-them me vete-

  
Them me vete,
edhe ky një ditë do të bëhet shenjt
do ti fashosë gjynahet me buzëqeshje
dhe Atdheun tim prapë mua do të ma shesë
në dy qese,
shtrenjtë Atin
e më shtrenjtë Dheun.

  
Them me vete,
Të tjerë a më dëgjojnë?
A mos i vetëm jam dënuar të shoh;
Këtu ëngjëjt ecin këmbadoras.
_____

8 Komente

"A mos i vetëm jam dënuar të shoh;
Këtu ëngjëjt ecin këmbadoras."

 

Me pelqen si krijohet menjehere raporti me lexuesin nepermjet ketij imazhi. Menjehere, nuk je vetem (o poet); me e pakta ke nje turme vojeriste ne sidelines, e cila po ashtu thote me vete.

me la pa fjale, shume e arrire

Nice.

Strofa e dyte me duket e tepert  dhe prania e saj ne kete poezi me sjell ne mend ato peshat  e vogla fare, me te voglat ndoshta 10 gramshe  qe shitesit i vinin nga ana e peshores ku ndodhej malli (nga ana e djathit psh)  per te arritur ekuilibrin e duhur. Mendoj se  poezia qendron mjaft mire vetem me pjesen e pare. Keshtu me thote kjo radakja ime prej  amatori.

 

ke te drejte, dhe mua me pelqeu shuuume fare e para, sidoqofte e dyta nuk ia prish bukurine

Mua me duket se autori na vendos perpara nje problemi etik. E ben kete si ne strofen e pare, ashtu edhe ne te dyten.

Poezia i ngjan figures (mbretit, fantit, dames...) ne lojen me letra: strofa e pare eshte spekulare me te dyten. 

Vetem se te kjo poezi-karte, figura e pare eshte perfundimisht kokelart (ndonese e dyshimte, koka e tradhtarit eshte perfundimisht e lartesuar prej aureoles se shenjtit: te jete Krishti thua?), tjetra eshte kokeposhte (engjejt ecin kembadorazi: a s'eshte Luciferi nje engjell i rrezuar?).

Keshtu qe personalisht ekzistencen e strofes se dyte e shoh krejt te justifikuar... Flm

ti jap nje pese une kesaj sa pa u bere nami ketu...

dhe Atdheun tim prapë mua do të ma shesë

 

në dy qese,

 

shtrenjtë Atin

 

e më shtrenjtë Dheun.

Prekese keto vargje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).