The zigzag

.......

48 Komente

B-I-N-G-O. Do kthehem prapë...

Teknika shumë e mirë. Jam kurioze për tingullimin në shqip. Nëse mundesh, përshqipe.

Shkruar bukur, por kurrsesi nuk me tingelloi si poezi  e  as si proze poetike, pavaresisht  menyres grafike te paraqitjes  dhe fjaleve me tingellim poetik te perdorura neper tekst.

( Sidoqofte me tingellon jo fort prozaike  ndjesia qe mbetet pas leximit... smiley )

Mendoj se perdorimi i nje infrastrukture te konsiderueshme  fjalish i ka mbytur  (prozaikisht) ato pak pasazhe qe percjellin poezi ne kete krijim (nese e konceptojme si poezi).

ps. Av, e kam lexuar edhe me pare kete krijim tendin (nese nuk gaboj) dhe edhe tani, si atehere,  jam kurioz  te di cfare te shtyn  artistikisht  ta paraqesesh si poezi dhe jo si  proze...

 

Avokados, kjo poezi eshte e jotja!? :O

Ja edhe ne shqip ne nje perkthim te shpejte:

marttagtype name="place" namespaceuri="urnsmileychemas-microsoft-com:officesmileymarttags">marttagtype>

Normal
0
unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>

MicrosoftInternetExplorer4

st1\smiley{behavior:url(#ieooui) }

Ju kurre  nuk e dini ndryshimin mes

nje njeriu dhe nje derri  deri sa ju  vendosni  te blini nje shtepi.

Pazari ndodhet  poshte. Katermedhjete shtepi te shikuara.

Pemet  po lulezojne. Shkelqim.

Femije te zhurmshem, bar, krimba, nje  avull i nxehte

nga dheu  dhe trupat. Nje rebelim i geneve.

Te kerkuarit  e  shtepise se endrrave me  sjell ndemend

dashurine e pare;E veshtire per te vendosur;

Isha  tetembedhjete  dhe s’dija  asgje rreth meshkujve.

Nuk kisha as nje agjente(marketingu- shen.i whisper) si Lorna.

Deshtova.

 

“Ka nevoje te pastrohet, por ia vlen(ose "por ka shume pune&rdquosmiley",

thote pronari. Ai  eshte ulur ne verande,

duke marre fryme me zor leviz qafen e tij  te trashe  dhe tregon me dore  drejt hyrjes. Ndjehem e zalisur nga era qe

vjen nga guzhina. Veshjet e mureve te shqyera,

mbi dysheme pisllek, pikturat ne varak me fytyra te lumtura.

Nje piano e vjeter e mbuluar nga pluhuri. Qilima(rrugica) dhe

perde te cngjyrosura. Nje kafaz zogjsh bosh.

Gjithshka histori tashme. Gjithshka –ne shitje.

 

E kam pare kete shtepi  edhe me pare te mbuluar

nga aroma e qumesht e bukes se bere vete. Nuk ka mbetur asgje nga ajo, pervec nje  pale duarsh te  buta si  ky oborr 

i paster dhe i  gjalle.

Nje lisharese  nen pemen e panjes ju ben

te mos ankoheni. lace wsmileyt="on">E kushlace> po e ben?

Une ulem mbi te  dhe papritur i them Lornes:

“E dua kete  shtepi. Le te bejme pazarin.”

Ajo  me sheh e tronditur. Une firmos.

Nje zigzag i shpejte mes tokes  se vagullt te

humbjes dhe  ngadhenjimit.

Awwwww..... the wolf in me howling to the moon!

Ti e ke bere ket? E cfare do, yje? Mire mer... po besoj ajo angullima henes duhet te kete me shume rendesi.

Respekt, fine Lady! R-E-S-P-E-C-T!!!

 

http://imagecache2.allposters.com/images/pic/EUR/2400-1339~Gray-Wolf-Howling-at-Moon-Posters.jpg

Ku eshte ajo vjersha me vajze dhe plazh e autores? Doja ti kisha per kollajllek te dyja ketu.

Av, Whisper, a mundet ta copy-paste njeri nga ju ketu te komentet? Ate me det ngjyre ulliri.

Flm!

Aha...Cim  smiley e kane zhdukur  pastruesit  gjate revolucionit te tyre kulturor, por futu e merre te blogu im ( po s'pertove) ate krijim really te mrekullueshem te avocados...IA VLEN!

smiley    smiley    lol...  hudhe pak linkun, please. Mos perto.

Cim, per antologji poetike te kalibrit te larte kjo  poezi-perle  e  avocados:

 

Per gocen qe lahet ne det lakuriq

goca rreshqet ne ujin e ngrohte, te gjelber si vaj
ulliri...pertej bregut Divjaka digjet
luspa insektesh e peshqish kercasin ne ajrin e nxehte
...dhe goca hyn thelle e me thelle... zberthen rripat
pas qafes dhe shpines, rripat e holle te mbathjeve...lengu i trashe, i kripur
i ferkohet kofsheve, buzeve te fryra te seksit ,
gjoksit te vogel. Mbeshtjell krejt kurmin e njome,
me peshperima mireseardhjeje...
.. sheh rreth e qark me droje, por njerezit
kane mbetur larg, shullehen ne reren e imet duke u shqetesuar
per artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpines...ndersa ajo si e cliruar
nga te gjitha peshat, derdhet e tera ne nje perqafim lektises
me detin... kjo duhet te jete orgazma, thote pas pak,
e habitur sesi njerezit nganjehere
e nderlikojne me shume se c'duhet jeten. Goca ben pirueta dhe qesh,
ujerat i sillen rreth kurmit si
krahet e djalit qe i iku...
piruete..piruete...piruete....krahet lidhen e zgjidhen,
symbyllur ajo puthet me rrezen e pasdites,
Eshte leng e tera - pjeshke e pjekur kopshti...
Eshte drite e tera - fryme lirie...lakuriq kercen e zhytet
nen vale, si femer delfini, goca....shtrengon fort
me nje dore kostumin e banjes... rripat e holle
ku pas pak shpirt do jape liria...

E bukur smiley

Keto poezite erotike jane pak tricky, qe te ruhet vlera artistike dhe sensi i poezise dhe te mos behet thjesht porn-ezi. Ketu eshte e arritur shume mire.

Dhe ti Whisper e qan kete zhanrin. smiley

P.S. Blogu jot rrjedh akoma ketu apo jo?

o xhib, lexo 2 rreshtat e funit ene merr sqepar te mire per te heq at gozhden e trarit qe te njulet ne vende nevralgjike, si tru, zemer, ose te dyja bashke!!!

Po pra emo, sidomos vargu i fundit shume i gjetur

ku pas pak shpirt do jape liria...

Po te ishte film duhet te kishte ndonje skene me vullkan ose dallge qe shperthejne, ose fishekzjarre, simbas rastit. smiley

Emo, sorry së pari, po tundimi është më i fortë se unë

E mban mend këtë këngën?

Fishekzjarre ne qiellin blu
po ndricojne sonte kudo
qesh vogelushi i nenes qesh
qesh ti sonte mos pusho

Sesi mu kujtu... lol.

 

S'dua t'ia di nese vjen anti-rrota e na i ve ne turren e druve keto komentet "high-five" te poezive.

Av, great e dashur! 

Sec kishte nje ndenje "Feeling Good" te Nina Simone. 

S'e kam imagjinuar ndonjehere si orgazmike kete perjetim (I'll try to imagine it that way next time smiley ), por padyshim si liri, e marr dhe e lene tek bregu i detit. 

U clirove nga fryka e?....   smiley  smiley   hallall atehere qe je nga XXXXX....  smiley  

Do ta redaktoja postimin por s'me la lol

Do t'i vija post-scriptum: On a second thought, mund te kete qene dhe orgazmike smiley.

Po s'te le ti emo te clirohesh, dhe ato xxxxx (rated) e pasqaruara mer lal, te fusin ne telashe ala porno qe i shkon mendja xhibit, e jo ne vete-liri-erotike smiley.  (Me ate vete-liri, pa aludime allau na rujt smiley)

Seriozisht tani, edhe njehere, teper e bukur.  Rrofsh Tani qe e solle smiley

 

Ore ate pyetjen siper e kisha seriozisht. A eshte kjo poezi e shkruar nga Avokados apo eshte sjelle ketu nga avocados. Pyes sepse me duket e pamundur nga menyra e shprehjes dhe e kompozimit qe te jete shkruar nga shqiptar.

Ju falemnderit per mendimet. I vleresoj te gjitha.

PF, po e marr si  kompliment, thanks.

 

S'e kisha mendu qe e diela do u mbyllte classy!

Flm, whisper! Flm, Av!

Jo, Xhibo, jo smiley   nuk rrjedh  e as do rrjedhe me ne kete akuarium pa uje...Pas permbytjeve te fundit i vura dige i nisur nga qellime humanitare (lol)

av, sorry per daljen nga tema, por besoj se pastruesit  do bejne me te drejte punen e tyre ne kete rast...

E ca fitove qe i vure dige? Per inat te mulluxhiut e nderpreve rrjedhjen dhe ti? smiley

lol

per aresye  humanitare dhe higjienike , dhe jo per dava mullixhinjsh dhe vjehrash, Xhibo smiley

s'eshte veni ktu dhe e zonja e temes t'na e boj hallall; e funit her jasht teme: do doja ti shikoja prurjet e tua ketu, whisper. mbase e rishikoni ket muhabet bashke me adminet; une do ja u sugjeroja. Le te emancipohemi te gjithe nga nje cike, them une. Qe "te mos vdese lirija", apo jo (xhib, pres miratim ktu nga ty  smiley   ).

Amen!

Dmth dhe per emancipin, po dhe specifikisht se dhe une do desha te lexoja prurjet e Whisper, sidomos ato letrare. Dhe ato jo-letrare gjithashtu, dhe ai s'besoj se e ka (ose s'duhet ta kete smiley) problem ta kritikojme si per ato qe s'jemi dakort, ashtu dhe per ato qe jemi.

 

P.S. Dhe tani qe u emancipum, le te kendojme te gjithe Kumbaya. smiley

Avocados, padyshim eshte kompliment, por me shume eshte cudi. Eshte nje menyre te shkruari qe me cudit, sepse eshte komplet menyre tjeter te menduari e shkruari nga jo qe une mendoja se nje njeri me background shqiptar mund te shkruante. Kjo s'ka te beje fare me kuptimin se "te jashtmet" jane me te mira, por tek menyra e te menduarit.

Well, Avocados urime. Do kisha qejf te lexoja sa me shume gjera te tilla!

Xhibo, e funit prej meje per sot ktu:

Ja dhe ilustrimi i poezise me det.

Av, ndjese per terheqjen e paqellimte te vemendjes nga Zig-zagu! Por gjerat e bukura ndonjehere rrine bashke per sinergji.

Deri neser!  smiley 

Monda,

Ska gje, ty nuk te ve re se je ende e re ne kete punen e yllkave. Tre heret e para, nuk do te t'i shenoj. Por pastaj edhe ti me shoqet... Te kujtohet ai plaku i Shkodres ?
- Ku ishe moj bije ?
- Me shoqet, baba.
- Me shoqet, me shoqet, nuk e shikon c'behet perjashta moj trularaske ! (dhe bam nje mashe ballit).
_____________________________________________________

Ne lidhje me poezine, ia vlen te ndalemi mbite, per ta lexuar nja dy-tre here, mos me teper. Ama ne leximin e pare, pershtypja nuk qe e keqe.

Por ka dicka qe me terhoqi syrin : e kam fjalen tek dashuria e nje 18 vjecareje. Kam frike se eshte krejt ndryshe nga c'thuhet ne poezi. Nje 18 vjecare (apo 18 vjecar, njelloj eshte) nuk ka probleme te tipit : me ke do te bie ne dashuri per here te pare. Kjo histori iu perket vetem ca me te rriturve, psh 30 vjecareve apo me tej. Nje djalosh apo nje cupke gjimnazi BIE NE DASHURI pa kurrfare medyshje mbi tipin me te cilin do te bjere keshtu, eshte INSTINKTIVE, e pallogaritur, e paster, pa kurrfare prapamendimi. Nejse, keshtu mendoj.

Por ne pergjithesi, me pelqen (ndonese s'kam hyre ende mire ne zemreket e saj).

Rrofsh antirrote per keto leshimet smiley.  Per mashen ama, bring it on smiley.

Ndersa per poezine, pershtypjet e mia i lashe per ate qe solli whisper (te Av).  Ne pergjithesi seksionin e letersise e lexoj ne heshtje.  Por disa prej tyre, me tundojne.  Kjo ishte nje nga te ato. 

   Monda, bo sa prekesh ti moj gocë!! smiley Mos u bëj shumë emotive, apo është trick femëror ky? smiley Ja, ia dhe të drejtën antirrotës për të lujt ekspertin. smiley

Të duhen ca injeksione indiference.... (po mos u ndiko shumë as nga kjo lol).

ose... merr shembull:

Por ne pergjithesi, me pelqen (ndonese s'kam hyre ende mire ne zemreket e saj).

Ti më dukesh i vesh me brekë, penevrekë e dy palë poture antirrotë... këtu po të kërkohet të hysh në det lakuriq. Vështirë më duket mu...

 

AV, të dyja poezitë janë SHUMË TË BUKURA. Achtung: Unë nuk bëj asnjëherë kondrapedalin gjëkundi, kështu që merre seriozisht.

   Më kujton vegjëlinë vende vende poezia e parë. Kisha shkuar njëherë në një fshat të largët, dikur kishte patur edhe shkollë 8 vjeçare. Kur shkova unë ishte rrënuar i gjithi, vetëm dy familje. Po ishte aq i bukur sa të merrte mendjen... Gjithë ato pemë e drurë frutorë të lënë vetëm, mbuluar nga ferrat. Historia e gërmadhave fliste, e thoshte shumë... 

E dyta më kish shpëtuar pa e lexuar më parë. Vlon prej feminitetit... vetëm një femër mund ta shkruante kështu.

Ia kam thënë edhe Emos njëherë (sesi ra muhabeti për femrat e tregimeve të Kadares&eumlsmiley, provo shkruaj për femrën si femër. Më tha se do shkruante, po si kam lexu gjë...

J., kshu tha nje mik i nerum: kadareja ka qen dhe eshte Mendimtar, jo fems (nuk di e ke te qarte kuptimin arkeologjik te fjales "fems&quotsmiley; pranej nuk para gje shume ashujshe te vepra e tij...  smiley   ndersa nje tjeter shok me thojte: a nuk te bo pershtypje qe femra e kadarese eshte ne pergjithesi ne ate stad qe shikon kembet (sidomos gjysmen e siperme te gjymtyres dhe rrethinat) se mos eshte shendoshur me shume se c'duhet...

Une te sjell naj krijim ty, por a nuk te duket se ja prishem temen te nderuares sone mjaft edhe me kaq?  smiley 

J.  Edhe pas Zvernecit, mos kujto se je i lire te me vesh kufizime englendisje smiley

@ Av, per poezine ne anglisht, nuk duhet te perkthehet vetem nqs ka ekspert perkthimesh (tip xyz te anglishtes.)  Humbet shume ne perkthimin fjale per fjale si ai bere me poshte nga lost (me gjithe idene e mire.) 

Plus me duket se eshte shkruar per nje audience tjeter, jo-shqiptare, ndaj dhe dikush pyeti me lart nqs eshte e prure apo origjinale.  Kur them shkruar, dmth menduar, frymezuar, shprehur etj

Whisper, thanks per shqiperimin, por ka shume difekte dhe ne disa vende e ka deformuar kuptimin. psh, nuk thuhet Pazari ndodhet poshte- ideja eshte qe ka rene tregu, pra real estate market is down, dhe jo si vendndodhje. Po keshtu, vargjet e para, nuk mund te vijne ashtu ne shqip, sepse s'ka rrjedhshmeri. Ose,  duhet lisharesi te mban pa u ankuar, eshte folja hold- mban. Dhe me pas: Who else does that? Kush tjeter mund te te mbaje keshtu? ( pa u ankuar pra). Duke qene se eshte ndertuar mbi struktura te anglishtes, nuk mund ta perkthesh fjale per fjale. Prandaj dhe hezitova ta shqiperoj vete. Megjithate, vleresoj perkushtimin tend.

 

Antirrote- permendja e agjentes tek motivi i dashurise se pare, eshte ironik. nje loje idesh me pragmatizmin e sotem, ku per cdo gje na duhet nje agjent. Ndoshta s'ka dale aq e qarte, por kjo ishte ideja ime, pastaj nuk di a ke lexuar origjinalin apo perkthimin. thanks sidoqofte.

PF, rrofsh per komentin, u be kohe ketej, po na ngjitin gjerat vetvetiu, edhe strukturat e te menduarit.

Monda, J, Em, - falemnderit. S'ka problem keni liri me fole ketu...

Av, (ne rast se mund te kembengul), perpiqu ta perkthesh.

Thanks Karma, do mundohem, por s'e di sa do mund ta sjell tamam... Jane disa shprehje qe smund te vijne me po ate fuqi ne shqip... Do pershtatje me shume sesa perkthim.. thanks again.

per letersine amerikane, teknika qe perdor ti ketu, eshte shume e njohur dhe e levruar, por per poezine shqipe te pas 70 me (me nder) pulebardha qe fluturojne kaltersish blu e muzgjesh shpirterore cohash te mendafshta, eshte e panjohur fare.

mua me pelqen forma, prandaj dua ta sjellesh ne shqip ti (qe e ke shkruar).  urime dhe suksese.

e provova ne shqip, duke i qendruar sa me besnik origjinalit. (Nuk isha i sigurte per "hardly breathing" por besoj se edhe ashtu qendron).

 

Zigzagu

 

 

 

 

Kurre nuk e di dallimin mes nje njeriu

E nje derri, vec kur vendos te blesh shtepi.

 

Tregu eshte pertoke. Katermbedhjete shtepi te kqyrura.

Lulezojne pemet. Zbardhellen drita.

Femije zhurmatare, bar, krimba, nje sifon i nxehte avulli

Prej dheut, truptha. Nje revolte gjenesh.

 

Shtepizen e enderruar duke kerkuar, kujtohem

Per dashurine e pare; Ishte zor te vendosje;

Tetembedhjete isha, s`dija gje per meshkujt.

Seksere nuk kisha ahere, sic tani m`eshte Lorna.

Deshtova.

 

- Do pastruar ca, por ka gjith`ate duk,-

Thote pronari. Ai eshte i ulur tek portiku, mezi

Ndihet ndersa merr fryme, perdredh qafen e trashe

E tregon me gisht nga hyrja. Me perzihet prej duhmes qe vjen

Prej guzhine. Letra e murit vende-vende care, e ndyre dyshemeja, ca foto

Prej sepie me fytyra lumturore. Qilimtha dhe perde daleboje.

Nje kafaz zogjsh, bosh.

E gjitha - histori tashme. Per shitje, e gjitha.

 

E kam pare tjeterhere kete shtepi, pushtuar prej aromash

te ngrohta qumeshti e buke taze. Shume larg prej saj! Asgje s`ka mbetur,

Vec keto duar te buta

Si ky kopesht; i kendshem e i gjallerishem.

 

Nje kolovajtese nen pemen e panjes te mban

Pa u ankuar. Kush tjeter do e bente kete?

Une ulem aty dhe befas i them Lornes: - E dua

Kete shtepi. Le te bejme nje oferte.

 

Ajo me kundron, e tromaksur. Nenshkrova.

Nje zigzag i ngutshem permes sinorit te vagullt

te deshtimit dhe fitores.

 

Av...smiley  E ritheksoj : Pjesa ishte e shkruar bukur dhe une si lexues e shijova. Nuk eshte thelbesore  nese ti e paraqet si poezi e une e lexoj si proze apo anasjelltas. Madje shoh (jo vetem te ky rast, por edhe ne te tjere) nje dukuri: Nese nje autor sjell nje proze dhe dikush i thote qe e lexoi dhe e shijoi si te ishte nje poezi  autori ndjehet i mikluar dhe i perkedhelur ne sedren artistike, kurse nese i thua qe poezine tende e lexova si proze autori mbledh vetullat dhe ndjehet i cenuar ne sedren e vet artistike, a thua se proza  eshte dicka e rendomte, kurse poezia  eshte e fisme, ne nje kohe qe dihet qe te dyja jane  dy gjymtyre te domosdoshme te artit letrar. Thuaji tere  diten ti autorit qe gjithsesi krijimi yt ishte i bukur, ai perseri do vazhdoje ngrysjen e vetullave per sa kohe qe ate qe ka paraqitur si poezi  ti ia  lexon si proze. Nejse...kjo eshte dicka qe shtrihet pertej vleres artistike te nje krijimi letrar.

Me vjen shume keq qe ta paskam  deformuar krijimin me perkthimin tim te bere me shume dashamiresi , por sic e thoja edhe ne koment ishte nje perkthim i shpejte. Por nuk besoj se ia humbi ai perkthim i imi nuancat poetike  krijimit. Perkundrazi tek tuk u perpoqa te fus ndonje nuance poetike  edhe atje ku nuk kishte ne origjinal.

Market is down. Market do te thote treg, tregti, pazar. Ne te folurin e perditshem  zevendeson fjalen pazar edhe ne kuptimin e vendndodhjes se pazarit apo tregut. Nuk thuhet "isha ne market-house"  ne te foluren e perditshme, por shkurt "isha ne market". Ate fjale ke perdorur ne tekst  dhe jo real estate market.

Who else does that? Meqenese fjalia pararendese ka dy nocione foljore , lisharsja qe mban dhe te mosankuarit, mund te perkthehej edhe sic e kam perkthyer une,  por sigurisht edhe ne kuptimin qe thua ti...

Sidoqofte  nuk besoj se perkthimi NE BAZE TE ORIGJINALIT do i shtonte apo i pakesonte poezine ketij krijimi, poezine qe une nuk e gjeta neper rreshtat  e rendditur si vargje. Ne mendje mund ta kesh pasur shume poetike, nuk e dyshoj kete gje, por  po gjykojme per tekstin e shkruar dhe jo cfare kemi ne mendje...Dhe ne ate tekst une personalisht nuk gjeta poezi. Sigurisht kjo nuk do te thote qe ti dhe te tjere te mos gjeni goxha poezi ne te. Gjeta nje narracion kryesisht  meditativ, por jo poezi. Jo cdo renditje rreshtash ne forme vargjesh  mund te quhet poezi. Por nese meditimi,mbresat  vetvetiu presupozojne  poezi atehere  jam dakort  me ty qe ky krijim eshte poezi.

Gjithsesi ke mundesi te deshmosh me perkthimin tend te asaj qe vete ti ke shkruar ne origjinal qe fajin e kishte perkthyesi qe ia hoqi nunacen poetike  asaj poezie...

Shtepizen e enderruar duke kerkuar, kujtohem
Per dashurine e pare; Ishte zor te vendosje;
Tetembedhjete isha, s`dija gje per meshkujt.
_____________________________________________

Avocados, e perseris : keto vargje jane jo te puthitura mire.

Dashuria e pare e nje njeriu (vajze apo djale) eshte dashuria me fluturake, me qorre, me idiote, dhe me idealja qe ekziston. Ne dashurine e pare NUK KA kurrfare perzgjedhje, dhe kurrfare luhatje per te vendosur. Keto dy gjera jane te papajtueshme me njera-tjetren.

Vetem dashurite e dyta dhe te treta jane dashuri ku PERZGJIDHET, dhe ku rrime si hunj duke peshuar njerin dhe tjetrin.

Per mua, eshte nje gabim konceptimi.

Por perseri, theksoj se mendimi yt ka po aq te DREJTE te qendroje aty, pavaresisht saktesise se tij.

te premtoj qe do e rishoh. thanks again.

Whisper, nuk zura fare me goje gjekundi ne komentin tim ( hidhi nje sy prape po deshe) faktin qe ti nuk e quan poezi kete gjene. Per ty mund te mos jete fare as letersi, e une prape s'te them dot qe eshte e s'e luan topi. Sepse sic e thua vete, eshte krejt personal si perceptim, qofte ai poetik apo prozaik apo thjesht ligjerimor. Une s'kam asnje problem ne kete pike. Por e kam shume problem kur deformohet kuptimi i fjaleve ose e thene ndryshe perkthehet shkel e shko... Po te ishte per shpejtesi, e kisha bere vete. Nuk ka pse ndjehesh i lenduar, sidoqofte. Mendoj se me takon ta them kaq gje, kur eshte fjala per dicka qe me takon mua.

thanks

Per mua eshte letersi, e nderuar Av  dhe fakti qe ti fut tone ironike te kote ne komentin tend te fundit ( "PER TY MUND TE MOS JETE FARE AS LETERSI&quotsmiley tregon se je ti e lenduara ne kete rast edhe pse te sterdeklarova qe ME PELQEU SI KRIJIM ARTISTIK  edhe pse nuk e konsiderova aspak poezi. Pse m'u duk letersi shume e mire dhe poezi-perle  krijimi i vajzes qe lahet ne det ??? Pse me jane dukur te tille shume krijime te tua poetike te meparshme??? Think about it para se te leshosh shkarkesa ironike.

Mendova se po beja nje bashkebisedim  te ndershem dhe dashamires  me ty ( dmth me autoren)  ne lidhje me kete krijim ( dashamiresi dhe vleresim ndaj krijimtarise tende qe e kam deshmuar publikisht ne vazhdimesi, krijuese e nderuar)... Nejse...po e le me kaq kete  teme, sepse shoh me keqardhje qe bashkebisedimi  mori rruge tjeter...

Krijimtari te mbare, Av!

 

 

Merzitesh kot, sinqerisht, Ti e di sa te vleresoj... Une s'e kam problem te kerkoj falje, nqs te kam lenduar, dhe po te kerkoj, se je ne fushen time ketu.. e pata vetem qe mos krijohet precedent ne keto gjera, perkthim kur nuk ka siguri ne cilesine e tij. cfare te bej une qe me erdhi keq, si thua ti, mos e thosha ketu?

te pershendes

Eh mor Av!

Hall me burre, e hall pa burre

hall dhe mos martohesh kurre...

thone andej nga Jugu.

Av shume e bukur mua me beri shume fare pershtypje!

 

Ke te drejte Antirrota per dashurine e 18 vjecares,eshte pikerisht sic e komenton ti .Vetem se ne poezi nuk ka 18 vjecare. Ka kaluar shume kohe dhe personazhi poezise mund te jete ne cfaredo moshe. Po blen nje shtepi dhe eshte vetem. (Ky detaj eshte i rendesishem dhe te sugjeron nje zhgenjim ose te pakten nje dileme.) Eshte nje vleresim i mevonshem per ate kohe kur ka qene 18 vjec. Keshtu qe logjikisht nuk ka asnje kontradikte.Teknikisht eshte nje retrospektive:“Looking for the dream place reminds me
the first love” Po te mbash parasysh edhe nje tjeter: “I have seen this house before, covered by milky
and homemade bread smell. Far away. Nothing left
from it, but a pair of soft hands” qe pervec zhdervjelltesise qe i jep artistikisht poezise me thyerjetnga e tashmja  ne te shkuaren sherben sidomos per te profilizuar situatendhe filozofine e personazhit. Jane elemente per te argumentuar sjelljen e personazhit qe eshte i gatshem te bleje nje shtepi te vjeter vetem sepseterhiqet nga  nje lisharse ne oborr. Eshte ajo medyshje , ajo dileme, mundim qe na vjen shpesh perballe ne jete per te zgjedhur .Ai  ‘zigzag’ ne titull dhe i perseritur edhe ne fund te poezise eshte pikerisht kjo dileme. Qe e thene fare sintetikisht duke perfshire gjithe nuancat ,eshte te zgjedhesh midis : Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqur. Kjo eshte nje poezi e thelle prane se ciles nuk mund te kalosh dukeu terhequr vetem nga forma e jashtme apo ndonje metafore e bukur.Bile ne kete rast ceshtja poezi apo proze eshte nje nonsens.Ta kthesh ne proze do te duheshin nja kater faqe me teper me detaje, skena , interpretime etj, etj. Nese proza do te ishte nje reliev me male e pyje,lumenj e fusha ,poezia do te ishte vetem me majat me te larta. Do te ishte vetem esenca, thene ndryshe shpirti i prozes pa trupin. Ajo menyre te shkruari  e kesaj poezie 'e thjeshte','prozaike' me sa duket ka nje qellim.Avocados eshte e afte per metafora qe te shtangin, kurse ketu ka preferuarnje shkrim te tille qe te duket sikur po pershkruan nje shkretetire dhe papritur ,kur mund te te duket se vertete je duke u zvarrisur ne nje shkreti,te  del perpara nje oaz i gjelber : lisharsja ne oborrin e pasem. Nje antagonizem i ashper qe te imponon detyrimin se duhet te besh nje zgjedhje.  Pertej anes artistike ku avocados ka nje profil tejet  te vecante, ajo qe me ben shume pershtypje eshte problematika , si ne kete poezi. Eshte shume e veshtire te gjesh poezi te tilla sot; te mbysin ‘ah’-et e ‘oh’-et ,nje modernizem i shplare, ne forme e permbajtje, snobizem e narcisizem gjithandej. Dhe duhet shume talent te zgjedhesh per cfare te shkruash, te shohesh,perftosh,ndjesh atje ku te tjeret kalojne indiferente. Ndofta talenti i madh ketu fillon : te seleksionosh. Ne kete kuptim kjo poezi me duket shume me e rafinuar dhe me e realizuar se sa ajo per gocen e detit. Perkthimi sidoqofte edhe ne rastet me te mira ben te humbase dicka nga origjinali ; shpesh nuanca por qe mund te perbejne shijen e poezise. Tundohem te them se edhe gjuha e zgjedhur ka ndikim ne vete poezine. Me dy fjale, nese kjo poezi do te ishte shkruar ne shqip mund te kishim nje tjeter perceptim.  Avocados, shume urime. ps- emigrant, ilustrimi yt eshte fantastik.

Loloto, rrofsh, kjo lloj analize i ben nder poezise sime. Thanks again!

S'e di pse figuronte si teme e re kjo tek aktiviteti kur s'paska komente te reja... gjithesesi paska pasur gallate. lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).