The atheist bus campaign.


Një nga aktivitetet e fundit të profesorit të njohur Richard Dawkins, është pjesëmarrja në një fushatë ateiste në Britaninë e Madhe. Konkretisht për katër javë, rreth 300 autobuzë urbanë në Angli, do kenë të reklamuar në pjesën anësore të tyre shprehjen "There's probably no God. Now stop worrying and enjoy your life".

Kjo fushatë është ndërmarrë si replikë ndaj një të ngjashmeje teiste ku reklamohej një website me lidhjen JesusSaid.org dhe thuhej se të gjithë ata që nuk besonin do digjeshin në ferr.
Ngjarja në fjalë, ka shtyrë Sherine, një blogiste ateiste e Guardian të propozojë të njëjtën gjë. Propozimi ka gjetur mbështetje shumë të madhe dhe ka tejkaluar disa herë pritjen që kishin vetë iniciatorët. Tani shuma e mbledhur për këtë fushatë ka arritur 140.00o £. Vetë Richard Dawkins ka dhuruar 5.500 £ për këtë qëllim.

Mendohet që kjo fushatë të shtrihet edhe në vende të tjera të Evropës me Barcelonën destinacionin e ardhshëm.

Faqja zyrtare e iniciativës këtu.
Informacioni në wikipedia këtu.
dhe grupi në Facebook këtu.

4 Komente

animated gifs

 

 

buttons

Fckng A. smiley

Thuaju të klikojnë tek këto figurinat që ke sjellë, se nuk jam i sigurt a e kanë marrë vesh.

E dëgjova para disa ditësh këtë lajmin dhe ishin shumë interesante edhe komentet e diskutuesve... imagjino të bëhej një reklamë e tillë nga ndonjë OJQ në Shqipëri smiley

Edo, sensibilizimi është nevojë në Shqipëri. Gjithë bota perëndimore po përfshihet nga ide të reja racionale të tilla. Organizohen simpoziume, botohen libra, bëhen debate etj. Në këto marrin pjesë shkencëtarë dhe filozofë të njohur botërisht.

Te ne më shumë mbizotëron natyra indiferente karakteristike shqiptare dhe kujtohemi për problemet e mundshme fetare vetëm atëherë kur bëhen pengesa që duhen kapërcyer - si në rastin e artikullit që ke sjellë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).