Teza mbi ilirishten? Hamp na gëzon

Nga Yllka Lezo
19 dhjetor 2008

Në ditën e parë të konkursit për veprën më të mirë albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese për shqipen” i profesorit të Universitetit të Çikagos, Eric Pratt Hamp.

Albanologu amerikan Eric Hamp prezanton “Studime krahasuese për shqipen” në konkursin për veprën më të mirë albanologjike. Vepra mbron tezën se shqipja është pasardhëse e ilirishtes

Në ditën e parë të konkursit për veprën më të mirë albanologjike u prezantua libri “Studime krahasuese për shqipen” i profesorit të Universitetit të Çikagos, Eric Pratt Hamp. Botimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është në kategorinë e kërkimeve gjuhësore ku jo gjithmonë mund të presësh të papritura shkencore. Vepra në fjalë, dhe sidomos referati gojor që mbajti Hamp, u vlerësuan nën zë dhe jo pa entusiazëm dje në Hotel Tirana. Ai argumenton origjinën ilirishte të shqipes. Duke pasur parasysh përcaktimet jo të sakta që janë bërë mbi pozicionin e shqipes deri më sot ai kërkoi që të njihen këto gabime. Ajo që i serviret lexuesit në këtë botim është një studim i detajuar i gjuhës tonë në rrafsh krahasimtar, që përfshin gramatikën, studimet dialektore, historike, marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinje, etj. Profesori 88-vjeçar i pranishëm në paraqitjen e librit e konsideron gjuhësinë si mbretëreshën e shkencave humane. Eric Hamp ka nisur ta studiojë shqipen që në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Cilësohet si njohës i mirë i të ashtuquajturave të folme skajore, si dialekti i arbëreshëve të Greqisë dhe Italisë, të zonave skajore gege në Maqedoni dhe Mal të Zi. Studimet e marrëdhënive të gjuhës shqipe me gjuhët e Ballkanit, dhe sidomos i raporteve me gjuhën rumune të cilat kanë rëndësi të posaçme në studimet e tij. Prof. Rexhep Ismajli, referuesi i veprës së Hamp-it në këtë konkurs dhe përkthyes i një pjese të “Studime krahasuese për shqipen”, shprehet që albanologu amerikan është në linjën e paraardhësve që mbështesin tezën e shqipes prej ilirishtes. Për rëndësinë që kanë deklaratat e djeshme të Hamp-it, vazhdim i koncepteve që mbron në veprën e mësipërme, gjuhëtari shqiptar nga Kosova i jep në këtë intervistë notën maksimale. -Ku bazohet Prof. Hamp-i për të provuar se gjuha shqipe është pasardhëse e ilirishtes? -Tezat e tij të botuara në shumë periodikë ndërkombëtarë pohojnë se gjuha shqipe është pasardhëse e ilirishtes. Kjo e fundit sipas Prof. Hamp-it ka pasur një lidhje të ngushtë me gjuhën romake. Ju e dëgjuat krahasimin e shembujve që ai solli për fjalë si thika në shqip dhe sika në latinisht, ngjashmëritë në kuadër të grupit veri indoevropiane të gjuhëve indoevropiane dhe në aspektin ballkanik. Pastaj në faza më të vona në lidhje me ilirishten dhe me bllokun e gjuhëve të vjetra ilire ku hyn edhe mesapishtja. Ai përmend disa fjalë për shembull si sibina kur krahason sibina në latinishte me thupër të shqipes. Ka edhe ndonjë fjalë tjetër të ngjashme. Hamp është një etimolog i klasit të parë në botë dhe natyrisht që kjo na gëzon sepse shohim që etimologji të tilla që ndonjëherë mund të jenë përmendur në albanologji sot marrin edhe vlerësimin e tij. -Ju i quajtët risi për albanologjinë deklaratat e tij të sotme? Pas vitit 1966 e më pas ai kishte një dilemë lidhur me ilirishten sepse në këto 40 vjet për ilirishten ka pasur një tendencë sipas të cilës ilirishtja qenkësh një emërtim që nuk shpreh një gjuhë tamam. Natyrisht që profesor Hapm-i ka kontribute të jashtëzakonshme në studimin e raporteve të shqipes me mesapishten dhe tani po e rikonfirmon gjithë këtë duke e lidhur me ilirishten. Një vit më parë, në një artikull të tij ai u shpreh i sigurt se shqipja dhe mesapishtja janë të lidhura mes tyre. Ndryshimi është se mesapishtja ka ardhur më herët në gadishullin e Ballkanit. Kjo do të thotë se paraardhësja e shqipes është ilirishtja, dhe është ajo që i ka pasur lidhjet e drejtpërdrejta me mesapishten. Çështja është pak komplekse por është shumë e rëndësishme në zhvillimin e shkencave albanistike në raport me qëndrimet që janë mbajtur disa herë në diskutimet evropiane. -A mund të merren si të vërteta shkencore fjalët e prof. Eric Hamp-it? Prof. Hamp nuk thotë çdo gjë, ai shpreh vetëm ato për të cilat është i sigurt. Është e vërtetë që etimologjinë për sibinat nuk e ka publikuar më parë, por për prejardhjen e gjuhës shqipe ka deklaruar dhe ka shkruar shumë artikuj dhe studime. -Në një të ardhme do të ketë një botim shkencor që do të përfshijë këto teza? Ekzistojnë mjaftë botime në lidhje me këto teza. Edhe vetë zoti Hamp kashumë shkrime, disa prej tyre janë përkthyer në librin “Studime krahasuese për shqipen”, ndërsa disa të tjerë janë shpërndarë në revista shkencore shumë të rralla dhe ky është një handikap për albanologjinë, dmth fakti që bibliotekat tona nuk kanë mundësi që t’i sigurojnë. -Me cilët nga paraardhësit është më afër me pikëpamjet që shfaq? Ka shumë. Ka një histori që daton që në shekullin e 18, nga Johan Tunman dhe pastaj në botën e sotme pas Çabejit kemi Vaclav Cimochoëski etj. Të gjithë ata që janë marrë me albanologjinë në një farë mënyre janë në këto rrjedha të të menduarit. Prof. Hamp-i ka këtë avantazh që depërton shumë më thellë në interpretimet para indoevropiane dhe të gjitha këto lidhje i bën bashkë -Nesër është votimi për veprën më të mirë albanologjike, ju çfarë note simbolike do t’i jepnit veprës? Më te lartën. -------------------------------------------Atmosfera Atmosfera e ditës së parë të konkursit të albanologjisë ishte ndryshe nga tubimet shkencore të këtij lloji ku të pranishmit flenë ulur. Kishte një model oganizimi dhe referuesit duhet të respektonin minutazhin në dispozicion. Pas prezantimit, auditori ishte i lirë të pyeste, por askush nuk pyeti dhe nuk pati kuriozitet apo ndonjë paqartësi për veprat dhe autorët që do të votohen nesër. U prezantuan vepra të albanologëve Eric Hamp, Victor Frideman, Kolec Topalli, Rexhep Ismajli etj. I veçantë ishte prezantimi i Eric Hamp-it që ndonëse në moshë të thyer mbajti të mbërthyer auditorin me tezën “Gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes”. Një tjetër vepër interesante që u paraqit në sesionin e kërkimeve gjuhësore ishte “Studies on Albanian and other Balcan languages” i Victor Frideman-it. Një studim për formën habitore nëtrekëndëshin e gjuhëve shqip, maqedonisht dhe turqisht. Gjatë prezantimit Frideman solli nota komike, si të ishte aktor i vërtetë, me shembujt e mënyrës habitore në këto tri gjuhë. Sot e kanë radhën kërkimet etnologjike, arkeologjike dhe historike. Premton që të ketë një diskutim interesant.

8 Komente

Pas prezantimit, auditori ishte i lirë të pyeste, por askush nuk pyeti dhe nuk pati kuriozitet apo ndonjë paqartësi për veprat dhe autorët që do të votohen nesër.

Goxha discourse... ! Gezimi paskesh qene kolektiv.

ti do sjellesh traditen e peshkut dhe atje? Nje quickie fight sa per te nxjerr tensionin e dites, pa patur rendesi se c'teme trajtohet?

"hamp na gezon"   sesi me duket ky titull  smiley

Edhe mua "sesi" m'u duk, mirepo kur mendova tere keto xhevahire qe po degjojme kohet e fundit, jo vetem eshte per t'u gezuar, por per t'ia marre kenges. Shqiptaret duan te daling nga legjenda, Hampi i kthen mbrapsht. smiley si s'ka turp smiley

 

hamp na gezon"   sesi me duket ky titull 

Ne Hampi na gezon, por po ashtu na gezon edhe Hempi ( te pakten, na ka gezuar ne te ri smileyhttp://en.wikipedia.org/wiki/Hemp

Tani dy-lekshi im (nen efektin e sa-me-siper) per Etimologjine Popullore!

Fjala "thuper" nuk vjen nga fjala latine "sibina"!

Ajo, ne fakt nuk vjen nga asnje gjuhe tjeter, por eshte fjale vendase, dhe i perket fondit Indo-evropian. Vini re ngjashmerine e "thuper" me "shufer", (greqisht "soufla&quotsmiley, dhe thuper me shifer, me nje llaf, "i gjo e drejte ne e holle" 

Tani seriozisht...

Nga fjala latine "Sibina" vjen fjala shqipe "patinimi" (please ignore the gross inconsistency) qe me ane tjeter vjen nga fjala arberishte "pata", por jo (aq) ne kuptimin e shpezes, se sa ne ate qe "e pat" kopacin e tjetrin kur i bi n'toc, dhe e qit prej loje!

 

"Ajo, ne fakt nuk vjen nga asnje gjuhe tjeter, por eshte fjale vendase, dhe i perket fondit Indo-evropian. Vini re ngjashmerine e "thuper" me "shufer", (greqisht "soufla&quotsmiley, dhe thuper me shifer, me nje llaf, "i gjo e drejte ..."

Mroklla, pergezime per qemtimin . Me saktesimin qe "souvla" esht arvanitce e greqizuar. E ndersa ne e pjekim mishin ne hell (Turqisht) , greket e pjekin ne "Suvel". Dhe kur kjo suvel-shufer eshte e vockel, vjen llogjikshem "Souvlaki" 

Prej ketej rrjedh qe eshte plotesisht i kote gezimi i tregtareve te piteve me mish se po perdorin fjale te huaja per asortimentin e tyre gastronomik. E imagjinoj zhgenjimin e tyre po t'a dinin qe souvlaki vjen nga souvla arvanitase, qe rrjedh nga shufra shqipe, dhe qe ne shqiptaret e sotshem i themi (turqisht) HELL !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).