TESTAMENTI I RI (Ungjilli sipas Saktivistes)

TESTAMENTI I RI (Ungjilli sipas Saktivistes)

Arbër Zaimi, Andi Kananaj, Leart Kola, Miladin Fili,

Prelud

Zoti, Perëndia ynë në hije, është kryetar i opozitës, se qeverinë e ka Satanai. Zoti e ka shpallur veten si e keqja më e vogël. Ai vjen vërdallë duke hapur llafet se ata që e besojnë do të shpërblehen mirë. Do të gjejnë punë në parajsë. Për lehtësi shpjegimi zoti mund t'iu tregojmë se ka qenë ish-basketbollist, ish-piktor dhe ish-ministër, punë të cilat i ka lënë përgjysëm se kishte plan më ambicioz në mend. Perëndia është bërë i njohur për të gjithë pas publikimit të fotove primordiale, para se të shpikej gjethja e fikut. Foto për të cilat askush nuk do të ishte krenar (por thuhet se e kishte fajin deti i ftohtë i rivierës franceze, si dhe femrat e shëmtuara që vinin vërdallë). Miqtë pranë partisë së tij deklarojnë që asnjëherë përfundimet nuk mund të nxirren në gjendje rënie të lirë, dhe është gjithnjë çështje këndvështrimi politik. Gjithsesi ky problem ka për t'u zgjidhur në mandatin e ardhshëm elektoral.

Satanai është kryeministër i botës sonë të vdekshme. Satanai kohët e fundit është bërë xheloz për presindentin e USB, Alban W. Bushi, golshënuesi më i mirë i kombëtares kuqezi. Satanai ka dëshmuar që zotëron të njëjtat reflekse me presidentin Bush, pasi në vitin 1997 ka shmangur me mijëra këpucë të hedhura drejt tij, dhe jo vetëm. E megjithatë, nuk pati të njëjtin mbulim televiziv. Që këtu vendosi t'i shpallë mediat si mjet të degjenerimit dhe korrupsionit. Satanai paradite englendiset me dy djem të rinj e të gjatë, të dy me çehren e bardhë të elbasonlliut. Dy çunat njihen në qarqe të caktuara si njeriu i pastashutës, dhe ministri i hekurt, që do vazhdojë të jetë ministër dhe me pranga në duar. Zbavitjen që i ofrojnë paradite, kryeministri ka vendosur tua shpërblejë, duke i nxjerrë më shpesh në një televizion mik, tek emisioni i një moderatori mik.

Biri i zotit, i njohur si qengji i perëndisë (që pi 99 nëna), në fillim kur lindi ishte naiv, dhe nuk e dinte që Zoti do ta sakrifikonte për mëkatet e popullit. Por më vonë e kuptoi që ky plan kishte benefite. Farisenjtë duan ta vrasin, por edhe Krishti nga ana e vet dëshiron t'i vrasë farisenjtë. Është një luftë për bukën e gojës.

Samsoni dhe Dalila, bashkëpronarë të partisë së Farisenjve, si dhe të Juda Iskariotit, të cilin e blenë për festat e vitit të kaluar, me ulje çmimi, 30 aspra. Samsonit i hanë duart për punë. Dalilës gjithashtu. Por ka rënë aktiviteti, sepse perëndia bashkë me Satanain kanë vendosur të heqin qafe boshtet e treta. Samsoni ka qenë shtangist, dhe mendon se po të dojë mund të mbajë mbi shpatulla gjithë shtetin, mjafton që ta paguajnë mirë. Galilei thotë që bota është rrethore, dhe Samsoni nuk mund ta mbajë asnjëherë, sepse ajo qëndron e mbështetur në asgjë. Samsoni shpall si të pavlefshëm të gjithë farën e fisin e Galileit, Arkimedit, Pitagorës, Hysamedin Ferit, dhe Xhordano Brunos.

Juda Iskarioti, një ish dishepull i krishtit, vendosi të militonte në partinë e Farisenjve nga Skrapari. Synimi i tij në jetë është 30 asprat. Ai mendon se "Yes ëe can" funksionon vetëm nën hijen e Samsonit të LSI-së që kërkon shtylla për të rrëzuar. Juda Iskarioti nuk e var veten në asnjë moment, sepse nuk e bren ndërgjegjja, të cilën nuk e njeh si term. Mungesën e ndërgjegjes Juda Iskarioti e ka paraqitur si zhvillim të natyrshëm të teknologjisë nga versioni fillestar të testamentit (që mendon se është shkruar nga Dan Broën), në një Upgrade.

Gjon Pagëzori, njifet si numri dy i propagandës dhe marketingut të Zotit. Ai e shet veten për degustator vere, edhe pse me dy gota paloset. Edhe pse hiqet si kristian, shefin e ka çifut.

Niko Peleshi, i quajtur ndryshe Shimon Pjetri, kryetar bashkie në qytezën e Betlehemit, e njohur ndryshe si Paris i vogël. Njeriu që shpenzoi buxhetin e emergjencave për të blerë verë për rrobaqepëset që pagëzuar krishtin. Njeri i cili ka punuar me biznese të ndryshme deri sa ju shfaq drita. Me diplomë është agronom, me profesion është kuzhinjer, ka shitur komjutera, dhe është politikan full time. Këto profesione i ka shfrytëzuar për të organizuar panairin e Lakrorit, dhe me dy tepsi ngopi gjithë qytetin Lakrori ishte përgatitur me spinaq lazarati dhe quhej rastalakror.

Kjo është fjala e Zotit

Tre burra të mençur inteligjentë, largpamës dhe me vizion të qartë për sa i përket politikës së vjetër (jo ata që mendoni ju) një ditë të ftohtë dimri, u nisën për në Korçë. Ku i kishte drejtuar ylli (jo Fideli). Ylli i çoi drejt e te Panairi i Krishtlindjeve, në qendër të qytetit. Tre burrat e mençur, të tre myslimanë, që pinin alkool dhe bridhnin me femra, ishin duke kërkuar një fëmijë. Fëmijën e Premtuar të Politikës së Re. Kjo qe fjala e zotit. Tre burrat deri në atë moment, kishin ec me fjalën e yllit, dhe ende nuk e dinin nëse zoti ishte i ngurtë, i lëngët, apo psikedelik. Por qenë gati të besonin çdo pamje me ngjyra që i largonte nga e përditshmja gri.

Burrat mbërritën në Korçë të armatosur me një shishe rum kuban, dhe me ca puro që do i shpërndanin si dhuratë. Gjatë rrugës për në Korçë panë majat me borë të maleve kreshnike dhe pagane shqiptare, dhe lindi dilema, shkon Mali te Muhamedi, apo Muhamedi te Mali (kjo e fundit ka fizibilitet më të madh, dhe sens ekonomik). Për këtë arsye vullnetarët e Qemal Stafës zgjodhën të shkonin te Rama, dhe jo anasjelltas. Pavarësisht se vetë Qemali vdiq në një shtëpi me qerpiç, pikërisht se nuk pranoi të shkonte tek mali i kohës së vet, Enveri.

Zoti zgjodhi të dërgonte në Korçë, birin e tij të vetëm, e të parëlindur, për ta sakrifikuar, për mëkatet e Ladit, Redit dhe Janaqit që ishin zhytur në mediokritetin e jetës së degjenurar të alkoolit, kurvave dhe argëtimit pa fre, si të gjithë të majtët. Por i kishte premtuar birit të tij, që tre ditë pas zgjedhjeve, do ringjallej, dhe do të thërritej në kabinet si ministër i Kulturës, Rinisë, Sporteve, Turizmit, Monumenteve, Anglishtes, dhe shkencave të Aplikuara. Krishti reagoi duke thënë "Sorry Lal" po nuk i mbaj dot të gjitha. Zoti i tha, mban ti mban, se je çun i ri, kujt t'ia lë këto ministri unë, Gramozit? Gramozin e kam kryqëzuar disa herë, por nuk pati pasonjës. Gramozit vetëm po t'i çojmë kokën në Stamboll, trupin në Janinë, dhe shpirtin në BE dhe t'i bëjmë këngë elektorale më pas.

Sipas Gjonit 42:33% LSI-ja në Korçë kishte dërguar Judën. Juda do rrijë në Korçë tre muaj, në të njëjtin hotel në Betlehem, ku lind dhe Krishti, pra tek hoteli i Koçibellit, se është ngrohtë, lirë, ka porno, dhe mund të fusësh femra natën. Sipas fjalës së zotit. Juda mësohet se kishte marrë 13 aspra borxh përpara se sa të lindte Krishti, me idenë që do ta lante borxhin kur ta tradhtonte. Krishti lindi në mes të kafshëve. I pari që i buzëqeshi, ishte gomari, i cili po qeshte me diçka tjetër faktikisht (me zotin që u përmend më parë).

Për arsye infrastrukturore (një pilaf i gjatë në Elbasan) tre burrat e mençur nuk e gjetën Krishtin në Korçë, sepse Krishti bredh lule më lule. Niko Peleshi, i cili ishte një peshkatar i thjeshtë, punopnjës pambuku në fermat e panxhar sheqerit, vendosi të bëhej dishepull i Krishtit, mbasi kishte qenë në fillim dishepull i Herodit, që ngaqë gjeti dashnore të re, iku në Austri, si politikë e vjetër. Krishti e shpalli Peleshin si Pjetër, dhe i tha, mbi këtë gur do ndërtohet kisha ime. Peleshi nuk e kuptoi metaforën, por më të njëjtin gur ndërtoi një dyqan kompjuterash, e më vonë bashkinë.

Ambasadori i USB, Ponc Pilati, kur dëgjoi gjithë muhabetin, vendosi që ta dërgonte krishtin tek emisioni i njohur Pesë Pyetje nga Baraba. Baraba bënte pyetje tepër të mërzitshme, dhe Krishti tek pyetja e tretë vendosi të dorëzohej dhe të shkonte në kryq.

Për në Golgotë, Krishti zgjodhi rrugën e tretë, e quajtur rruga e Kalvarit, që më parë ishte rrahur dhe nga Toni Bler. Gjithë këtë rrugë e bëri me kryq në krahë, dhe me një fëmijë rom në krahun tjetër. Para se të kryqëzohej Krishti ndërroi statusin në Fejsbuk, ku ftoi të gjithë simpatizantët e G99 të ishin të pranishëm në ceremoninë e kryqëzimit e titulluar guximi për t'u sakrifikuar. Juda tentoi të rriste pazarin deri në çastin e fundit, por asnjëherë nuk i dhanë më shumë se 30 aspra. Gruaja e Samsonit, Dalila KM mësohet t'i ketë thënë, vertet je intelektual, por ne kemi dhe Panon, kështu që tridhjetë boll i ke, se do dhe Pano pastaj. Lekët i kemi për fushatë.

Në kryq bashkë Krishtin shkuan dhe dy hajdutë aparatesh fotografike nga qyteti N. Gjatë kohës së kryqëzimit Niko Peleshi bleu të gjitha gazetat Koha Jonë, që kishin nxjerrë si lajm të parë hilet e Krishtit dhe të Zotit, në emër të shtimit të numrit të besimtarëve dhe shumëfishimit të peshqve dhe shisheve të verës. Vetë Nikua u bekua nga zoti me aftësi çudibërëse, të cilat i shfaqi duke shndërruar në verë të kategorisë së dytë të gjitha lekët e fondit të emergjencës. Mrekullia tjetër ishte Llukani, që vendosi të lërë pa bukë skllevërit e vet.

Satanai ndërkohë bën dyzet minuta vrap në ditë, dhe tenton të hyjë mik për Samsonin, i cili nuk di të mbledhë dy plus dy. Krishti takon Ladin e Korçës dhe e pyet se pse ladi kritikon perëndinë dhe jo Satanain. Ladi i tha që Satanain e njohim të gjithë se ç'mut është, hallin e kemi se dhe perëndia po del po ashtu.

Dhjetë Urdhëresat për Popullin e përzgjedhur të së Majtës

1. Nuk do të kesh asnjë perëndi tjetër veç meje, deri ne korrik(per zgjedhje)

2. Mos e përmend emrin e zotit, ne prokurori dhe ne mos e bej Tag ne fejsbuk

3. Kujto me nostaligji Fatos Nanon

4. Kujtohu që të shkosh tek takimet e G99, te lajmeruara ne chat.

5. Mos vidh voten, se ka formule.

6. Mos kryej veprime të ndyra(hahahahaha)

7. Mos bej seks(shko te PD)

8. Mos dëshiro mallin e tjetrit(po ta kaloi vete terhiqe)

9. Mos dëshiro gruan e tjetrit (se të gjitha njëlloj janë)

10. Mos jep komisionerin (D'Hondt dhe Sainte Laguë)

25 Komente

Ju dhashte zoti (jo ai i shkrimit)  shnet e pare o cuna... (Pare me shume se nga shneti jeni top) lol

po po u dhente zoti... tani qe e bene lecke edhe zotin... smiley

me pelqeu shume shkrimi e lexova dje dhe kam qeshur me ze te larte...

po ky miladini kush qenka, paska akoma djem te rinj me kesi emrash, revolucionaresh !!!

 

ne emer te atit dhe te birit te shenjte, jeni lider!

bukur shume bukur.

Ditet e fundvitit si zerat e bilancit, ku asnje kryepersonazh nuk mund te mungoje, me te bera e te pabera. Si ideja e "rikthimit te perjetshem" ky bilanci yne. Ciklik dhe i pandreqshem.

Pershtatur lezetshem ne perrallen biblike. Shume e gjetur, shume fare smiley

Three cheeres for the kings smiley

 

Ju falenderoj per komentet, shpresoj te kete sjelle buzeqeshje dhe ndonje reflektim aty ku duhet

...

1.Kujto me nostalgji Fatos Nanon dhe ...QEMAL Stafen.

 

Ne emen te atit,tbirit e tshpirtit tshejte, qofte levdu jezu Krishti (ai i shkrimit ). Amen! 

 

ej, pse fshihen komentet ne nje teme kaq te pafajshme? te pakten autoreve duhet t'u krijohet mundesia t'i shohin komentet.

 

Nejse, jam dakord me daniden, levduar qofte krishti i shkrimit, ngrenshi buke nga buka e tij dhe pifshi vere (nejse, leng qershie) nga ay...

me natyrshem me del fjala AMAN se sa AMEN per situaten e mesiperme

mire OK jam me ty, qe mund te te dale çfardo lloj gjoje ne vend te amen, po ate lengun e qershise nga e di ti apo e ke provu, qe nga ajo broke sdel vere ??

kristianet protestante mezi lagin buzen me vere, e jo me te pine...sic e thote dhe shkrimi ne nje pasazh te parrendesishem, me dy gota palosen...prandaj i bejne qejfin njeri tjetrit me leng qershie

hahaha, me pelqen. me thene te drejten nuk e di çbejne protestanet, per vete jam myslymane qe te thaj ne vere.

me pelqejne shkrimet e tua.

kjo puna e bektashinjeve me kujton mallakastren dhe dollite e tyre pa fund e pakuptim, mos te lutem!

po budiste, a gjenden perqark, se edhe urimet me sake nuk jane keq? apo vetem monoteistet domain i ketij shkrimit(+komentet)?

budiste gjenden, po jane komunitet i paperfaqesuar ne politike, ergo mungojne ne shkrim...pastaj budistet nuk urojne krishtlindjen...po do bejme nje shkrim dhe me figuracion d'harmik smiley

ne lindoret e eres se re ju falenderojme duke ju uruar te jetoni sa me shume jete revolucionare... smiley.  sa per perfaqesimin ne politike te budisteve...le t'ia leme ligjit lustraxhi ta thote fjalen e tij...ceshtje eksperiencash shumefishe...

Sol pa shih c'sukses. Shtohen rradhet e komuniteteve qe duan te jene te perfaqesuar ne shkrimet tuaja (edhe budistet!)  smiley

Do te jete mbase kjo hapesira juaj, qe terheq mendimet ndryshe smiley

hapesire demokratike dmth smiley

Budistet ne fillim do donin te ishin pjese, pastaj sa te ndiheshin te rendesishem do fillonin te na quanin "hapsire demokratike" e deshtuar, mbuluar me komplekse te medha si elefantsmileyEhh dhe budistet nuk do dilnin dot nga rreshti, do kuptonin si ecen politika e zotit per tu konformizuarsmileySketch, pashe postimet e tua dhe mua duken shume inteligjente(aq cudi mu duk, sa ne ket katror te vogel mos njiheshimsmileyNejse jeta eshte e gjate, dhe ka kohe gjithmone, si per tu njoh, si per tu bo budistesmiley)

Meqe u hodh si ide...keto dite hapen audicionet per partine e Budisteve te vertete, qe vertete duan te behen deputetsmileyPara shtepise se sol noxit, me banderolen, jemi te gjithe aziateike ne ket bote qyli, qe qyl eshte vetem kur je ne nje Parti seriozesmiley)Mos humbni kohe se ka vetem 99 vende, se nje e kemi zene une me Solin. Ne si njerez te gares do shtijme deri ne vdekje dhe po su dorezum do ta ndajme me pllakaton

Interesant fakti qe 98% e komentuesve jane me flamur shqiptare..  

Shkrimin do ta lexoj neser.. sorry se mos ju prisha pune me flamurin britanik.. 

ignorantia mos u perpiq kot te lutem... Te thashe neser do ta lexoj... Padyshim do jete dicka interesante...  

Mossssss  sol me mbake mende???  Fuckkkk ... 

Jo, realisht s'te mbaj mend, dhe shpresoj ta kesh kuptuar shakane me betonizimin e liqenit smiley

megjithate ishte shaka, mos u streso per ta lexuar shkrimin, avash avash, kur te kesh nge

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).