Telebashkia, Mr. Kriza, GShkoza, Bogdani dhe të tjerë

Kamerat udhëtojnë kudo ku shkon Edi Rama. Lajmet janë himn i punës së tij të lavdërueshme ( të asaj të tanishmes, se me të shkuarën po merren Gerti Bogdani e Gazeta Shqiptare). Emisionet janë të ngarkuara me elozhe për “kreun e socialistëve” (togfjalësh i ardhur në majë të hundës); e dirigjimet e të gjitha gjërave të transmetueshme e të pa-transmetueshme, lindin vetëm nga ai, kryebashkiaku, pronari i Telebashkisë, i njohur ndryshe si “Top Channel”.

S’janë akuzat e mia, jo. Kryeministri m’i tha këto xhevahire tek kuvendonte tek televizioni kombëtar e shumë i pavarur Klan të enjten që sapo kaloi. Atje edhe më ndriçoi kur më tha se televizionin që s’merret me njerëzit e vdekur, (se s’ka lezet), e quajnë “telebashki”. Kurse pronarin e saj Mr. Kriza.

Mua m’u dukën shumë interesante të dyja.

Ka kohë që më bezdis Mr. Kriza në fakt. Është shtuar alergjia ndaj tij kur Bogdani nga PD-ja e GSH-ja nga Shkoza filluan të gërvishtin plagën e një njeriu që Mr. Kriza e la në krizë fatkeqe, ish bashkëshorten e tij, Matilda Makoci. Ajo për mua ka qenë një ndër aktoret më të dashura. Dhe gjithmonë më del parasysh me fytyrën e trembur e sytë e hapur nga frika teksa hedh rrobat në lavatriçe tek filmi “Hije që mbeten pas”. Mbase nuk po aktronte. Shumë i thellë ai tmerr në sytë e saj për të qenë thjesht aktrim.

Por, Mr. Kriza e shkatërroi atë grua, më thotë Gert Bogdani. Sot ajo jeton keq, më thonë ata nga GShkoza. Kurse Telebashkia s’më thotë asgjë. Jo se kam kuriozitet të tepruar, por, më ka pëlqyer shumë ajo aktore...dhe atëherë nuk e njihja Mr. Krizën. E kur ai arriti të shuajë dritën në sytë e saj, ç’mund të më bindë mua se nuk do i vërë kryq dhe të ardhmes sime? Lajmet e porositura të Telebashkisë do më bindin? Po kur ky njeri është treguar i rrezikshëm me familjen e tij, ç’do ta pengojë atë të jetë i tillë me mua si qytetare, kur vetë të bëhet kryekrizë? Një njeri që nuk ruan dot familjen e tij, si mund të kryeqeverisë një popull të tërë?

Telebashkia hesht për këtë pikë. Ashtu si heshti për ish armikun e Mr. Krizës, Z.Fatos Padrino Nanon, që Telebashkia nuk ia nxorri fytyrën në ekran sa ishte akoma pronari zgjuar. Në lajmet e pasmesnatës po, por në kryesoret ëhë, s’ka numra.

Dhe sot, më 14 Mars, Telebashkia e mbushi me vepra të tij edhe ditën e verës. “Rock the block”, “Viva Ciljeta me idiotësitë e veta”, “Ekspozitë nudo në Iliria” e “Lum ne c’na jep telebashkia” ishin lajmet kryesore në televizionin më të shikuar në vend.

Bashkia kishte organizuar një lumë me aktivitete piktoro-fshataro-zgjedhoro-lekiste sot. Shoku kryeministër me shokun kandidat për bashkë-qeverisës kishin shkuan në Elbasan, kështu që Telebashkia e kishte tërë Tiranën për vete sot.
Edhe shyqyr, se do kishim ngelur pa informuar për gjithë ato aktivitete të rëndësishme që burojnë nga mendja e kryetarit.

E tek shoh Telebashkinë dirigjuar nga Mr. Kriza (gjithmonë sipas kryeministrit, tek i cili nuk ka krizë të ma tundë besimin), më vjen keq për manipulimin që votë-dhënësit panë edhe me sy bulevardit. A akoma më keq, që rrugës për në shtëpi nuk shohin atë ndryshimin që shohin prej Klanit.

Po mbi të gjitha më shqetëson e kaluara e Mr. Krizës që lajloset nga Telebashkia. Aty, veç aty rrinë shqetësimet e mia.

Tani, rrinë pak edhe tek televizioni kombëtar e i pavarur Klan, që nuk ka të ngopur me shifrat e investimeve në Shqipërinë që ndryshon; edhe tek yjet e rëna të qeverisë e të pushtetit; edhe tek inteligjentët e politikës, tek pretenduesit për deputetë; tek të gjithë filozofët shqiptarë të shekullit XX e XXI, tek shkalla e laaaaaartë shumë e moralitetit të kryeministrit tim... Por jo, asgjë nuk më duket aq interesante sa Telebashkia dhe Mr. Kriza.

Interesante, si hije që mbeten pas!

18 Komente

T_red, ke një drekë të pagume...  Naaa, moooj, jo nga unë (që mund të ta ofroj, por jo për shkrimet smiley ), por nga Thought Police smiley

t, ndoshta jam "i dehur" nga dita e veres (qe nuk e kalova ne Bashkine Tirane) ndaj me rreshqiti mesazhi i shkrimit (vec acarimit tend te drejte dhe te qarte). Si miq qe jemi them se nofkat qe dalin nga goja e Gert Bogdanit nuk te shkojne ty.

Te kam shume xhan.

Edrus, jo dreke, por meriton shume me teper.  Te zgjedhe cdo dhurate qe te doje dhe e ka te garantuar... smiley

Dy shqetesime qe T_red i ka shprehur me siper, na japin nje doze te mire njohje per kete person qe kerkon voten tone per te drejtuar vendin.

Edi Rama me akuzat monstruoze qe ka bere kunder bashkeshortes se tij dhe qe ka shkaktuar probleme tek kjo femer, tek kjo zonje, tek kjo nene, tek kjo aktore qe e njohim te gjithe, paraqet rrezik, ose me e pakta shqetesim tek qytetaret se ky person kur eshte sjellur ne ate menyre me njerezit e tij me te afert, mund te beje dhe shkaktoje shume me teper dem dhe probleme per qytetaret e tjere.

Akuzat qe jane bere nga Rama ndodhen ne procesverbale gjyqesh qe jane botuar ne shtypin shqiptar. 

Shqetesimi i dyte, qe ne fakt ka kohe qe dihet, eshte censura qe ushtron Edi Rama.  Kjo me Nanon ishte rast flagrant i fresket por kjo ndodh ne vazhdimesi.

Rama aktualisht vetem me pushtetin jo te pakte qe i jep bashkia, kontrollon media, dhe jo thjesht si mbeshtetese te tij, por ju dikton cdo gje, ju jep urdhrat per te censuruar Nanon dhe keto media e zbatojne me verberi.  Imagjinoni se c`mund te behet ne Shqiperi sikur ky person te kete pushtet me te madh, do te duhet te dalim rrugeve per te drejten elementare per te folur, por do te jete teper vone.

Nga kush eshte postuar shkrimi? Nga redaksia e RD? Ca pika loti rane mbi qelq ...kur shkruhej artikulli mami grinte qepe

kjo eshte e verteta me e drejte . nuk kisha lexuar nje analize me te bukur ndonjehere. shqiptaret kane nevoje per media qe japin lajm e jo per telebashki apo teleqeveri por top chanel eshte bere i padurueshem dhe une besoj dhe shume mafioz dhe eshte per ta patur frike sec mund ter bej nje njeri si edi rama qe shan te gjithe , shan meten shan nanon shan berishen shan shqiptaret kur dikur ne nje bunker shkruante ,,, e la bythen per nje vize,,, dhe mbi te gjitha mohon djalin e tij dhe shkaterron jeten e nenes se djaslit te tij. ky eshte nje rrezik per kete vend e larg qofte qe te na drejtoje nje njeri si ai.

Lexova ne BBC se Parlamenti i Ukranes ka rekomanduar qe kryetari i Bashkise se Kievit te shkoj te vizitohet per nje evaluim mendor tek nje mjek psikiater. Me shtyu kjo te shikoj perse eshte bere kjo kerkese ndaj Z Leonid Chernovetskiy  nje ish bankier me vone i kthyer ne politikan si k/bashkie ne Kiev. Lexova e lexova dhe te them te drejten nuk pashe ndonje arsye perse ishte bere kjo kerkse. Z Chernovetskiy  ka kerkuar te rite ca taksa, te vendose nje pagese per ata qe vizitojne varezat, etj etj. Pyes nje mikun tim amerikan nese i duken atij  keto arsye te forta per ta shpallur Chernovetskiyn si te cmendur.

-Po - mu pergjegj miku dhe filloj te me shpjegonte se keto masa ne kohe krize , keto ritje taksash etj etj ....... vetem nje i cmendur i ben.

U largova nga miku im amerikan  duke menduar perse mua nuk me duken keto veprime prej te cmenduri ndersa tij po? Dhe fillova te analazoj cilat mund te jene per mua veprime qe ti etikoj si veprime prej te cmenduri

Psh.

Berisha permend fjalen "Tredhje" ne nje miting popullor ku ne podium ka edhe femije 5-6 vjecare.

Kjo po thashe me vete kjo eshte cmenduri dhe Berisha duhet vertet te vizitohet per cmenduri. Por rijta e takses se ujit apo elektrikut qe propozon Chernovetskiy nuk me duket cmenduri e krahasuar me tredhjet e Berishes

Pastaj  mu kujtua ajo skena ne parlament ku Berisha shan me nene e moter nje MP. Ah po kjo eshte vertet cmenduri dhe  jo vendosja e  nje pagese ne deren e varezes.

Mu kujtua Edi Rama tek vizita qe i beri  presidentit me atletet me pluhur  Idiodsi me brire mendova. Ky njeri duhet patjeter duhet te vizitohet te mjeku psikollog dhe jo ky kolegu i tij  Chernovetskiy qe kerkon te rite taksen e saceve televize.

Pastaj mu kujtua figura e Rames ne mbedhjen me Qeverine e Berishes  per sheshet e ndertimit ku paraqietet Edi duke shkrojur  SMS dhe tallet dhe pa asnje lloj edukate qytetare per te mos thene me teper etike politike flet e buzeqesh me ironi kur K/Ministri ( edhe ky i cmendur per mendimin tim) ishte duke folur . Kjo po, kjo eshte per te kerkuar vizite tek mjeku jo kerksa e Chernovetskiy per te ritur taksen e ngrohjes.

O Zot thashe me vete prandaj mua nuk me duken cmedurira keto veprimet e Chernovetskiyt sepse une kam pare, degjuar e lexuar me keq se ky K/bashkise se Ukranines. 

Ne shqiptareve veprimet e Chernovetskiyt na duken normale sepse jetojme ne boten tone te tej-cmendur, keshtu cdo cmenduri me pak se kjo tona na duket normale. Me keq akoma tek ne nuk ka kush ti kerkoj Rames e Berishes te vizitohen tek mjeku psikiater sepse ata qe duhet te bejne kete kerkese jane vete per tu vizuar atje. Ju kujtohet I Meta dhe kariget e thyera ne palmanet? Po Topalli dhe kapja prej zhelesh e MP te tjere. Po Ylli Pango dhe Pangosja e tere shoqerise shqiptare qe   i pergjigjet veprimeve te tij  me "Te isha une nuk kish me e lone te ikte pa ja bo njehere, ky Pangoja nuk qeka tregu burre por ka vepru si pederast qe e la me i ik ajo der femra pa e ........"

Ne jemi te  tere te cmendur ndaj kam kohe qe nuk kam kaluar nga peshku. Kam frike se edhe une jam pjese e kesaj cmendurie qe quhet rumpalle shoqerore.

Kush do ti kerkoj Edi Rames dhe Sali Berishes te viziotohe te mjeku psikiater?

Toko, shpeshherë komentet e tua janë të tillë që do të meritonin të ishin artikuj më vehte... bile jo për të zënë vënd tek "letërsia" apo "mos humbisni", por për të ndenjur tek faqja kryesore për të paktën 2 muaj rrjesht!

Oh my god another one!!!   smiley

T_red shame on you!!  

 Njehere,diku,ne nje kafe me nje ish kryetar te nje dege te PD dhe njekohesisht kryetar komune,qe me vone u be dhe debutet,po benim nje bisede per korupsionin.(Ne ishim kundershtar politik po kjo s'na pengonte te pinim kafe dhe bisedonim).Si njeri shume i kulturuar dhe i sinqerte qe ishte besonte se me pak pune edhe mund te zhdukej,vetem se duheshin''pastruar'' institucionet prej te korruptuarve.Mbaj mend qe i bera nje propozim:-Ti pastroje shoqerine dhe une institucionet.

Toko komplimente per komentin.

 

 Toko, une s'e di sa kohe ke ti pa shkuar ne Shqiperi, por kjo eshte pasqyra e njerezve atje. Nuk e di nese ka ndonje studim mbi traumat qe kane pesuar shqiptaret ne kalimin nga komunizmi ne kapitalizem dhe traumat qe vazhdojne te pesojne, po kjo çoroditja e pergjithshme eshte si vorbulle qe sa here qe shkoj atje vertitet vertitet dhe duhen shume energji per te mos rene brenda.Ketyre qe i kane mbushur ditet per te dale ne pension s'ka ç'u duhet dhe psikologu, po eshte gjynah kur te rinjte i perpin kjo vorbulle dhe maksimumi i sheh te nxjerrin koke tek tuk duke u perpelitur, po pa fuqi per te dale prej saj.

 

T_red marredheniet brenda nje çifti jane te pagjykueshme.Mund te gjykojme punen e personit per postin per te cilin paguhet, aq kemi te drejte.

Dmth tch eshte telebashki sepse nuk ka trasmetuar nanon???

Hajde llogjik hajde.. Ku jeton ti lal se ketej nga Shq Nano sperben me lajm.

hmmm, t_red,

Mos u merzit.

It's nothing personal, it's just electoral campaign !! smiley

më vjen keq për manipulimin që votë-dhënësit panë edhe me sy bulevardit. A akoma më keq, që rrugës për në shtëpi nuk shohin atë ndryshimin që shohin prej Klanit.

po pra po. Por po ti shikoje dje votë-dhënësit, 99% duke ngrene akullore rruges per ne shtepi, ndergjegjesoheshe se kush eshte perberja e elektoratit shqiptar. Ska cudi pastaj qe rezultatet jane keto qe jane. Fukarallek i madh smiley

 

t_red, nuk me pelqeu hic ky shkrim, ke shkruar sa per te kaluar radhen. Do e kuptoja nje revolte ndaj Rames bazuar ne metoden drejtuese te tij, arrogancen, keqorganizimin e PS etj. por ta sulmosh duke u bazuar ne histerizmat e Bogdanit me duket shume e ceket dhe naive. Sa kollaj ta akuzosh tjetrin se cmendi te shoqen para 17 vjetesh, pa marre fare mundimin per te bere pyetjen "Sa e predispozuar ka qene e shoqja per tu cmendur?". Nuk e di historine e vertete dhe as me duhet fare ta di qe nuk eshte hic pune e imja te rremoj ne detajet e jetes se dikujt. Me aq sa degjoj Bogdani me duket rreth disa qindra here me histerik dhe i rrezikshem se Rama. Sa per TCH, ai ka zgjedhur nje krah te caktuar politik sic ka zgjedhur Klani krahun tjeter, asgje anormale ketu. Dihet boterisht qe edhe CNN mban anen demokrate sic mban FOX replublikanet.

Shkurt, ky shkrim me duket si nje qarravitje femijesh se nuk i pelqen dita me re sot por ndoshta kjo eshte nje menyre e mire per te prishur monotonine.

Pershendetje.

T_red-it i duhet ngritur permendore ne blogosferen shqiptare.  Me kete shkrim qe ka bere ka qendruar fort per ato te drejta dhe shqetesime qe nje vajze si T_red, nuk mund t'i pranoje kurre t'i shkelen.

Ka folur per njeriun qe qeveris Tiranen dhe drejton opoziten shqiptare dhe qe problemet e tij familjare, jane te asaj shkalle sa duhet te perbejne shqetesim qytetar. 

Njerez qe kane hyre ne histori per keq, kane pasur pothuajse te njejtat probleme me familjen dhe femrat ne jeten e tyre, si ky zoteria qe diskutojme ne.

Kulmi i kesaj qendron ne censuren mediatike qe ushtron ky zoteria.  Keto duhet te shqetesojne te majte dhe te djathte, pasi lirite dhe te drejtat, media e lire si faktor i rendesishem ne demokraci, nuk jane vetem per te djathtet apo te majtet, por te gjithe qytetaret e vendit.

 

Pavresisht se une sot ramen do e votoja, jam dakort me T-red (nese nuk e kam perceptuar gabim sensin e shkrimit)

 

Une dua qe Rama VETE te harxhoje 3 minuta kohe dhe fare thjesht te thote dicka te tipit:

UNE NUK I KAM BERE ATO QE THOTE BERISHA, UNE NUK DO TE MUND TI BEJA KURRE ATO QE THOTE BERISHA! PIKE.

 

Vertet behet fjale per jeten private por pushteti qe ka dhe qe kerkon eshte publik dhe votuesi ka te drejte te garantohet PERSONALISHT.

Nuk do e bente per t'iu pergjigjur berishes por per te qetesuar T-Red (dhe shume te tjere) qe duan garanci personale nga Rama.

 

Une dua garanci personale persa i perket karakterit te cdo kandidati ne liste, une dua premtime dhe program qeverises, une dua te di perpara se te votoj.

 

 

 

 

Te dashur te zhgenjyer,

Per sqarim, lexoni postimin e desdemondes dhe te genes. Ose mundohuni te lexoni sic kane lexuar ata!

Vetia kalimtare : a=b, b=c, atehere a=c.

Une dua Matilda Makocin,
T_red do Matilda Makocin,
atehere
une dua T_red.

Well, me pelqen tiredi kur shkruan keshtu. Le qe Matilda Makoci ka qene vertete nje aktore shume e mire, ne mos me e mira ne brezin e ri (Bulku, Alikaj e shoqe, ngelen pas).

Le qe Matilda kishte nje pamje te brishte dhe te prekshme, por edhe zeri mjaft i qarte, i kuptueshem dhe tundues (psh kjo Bulku nga zeri eshte kot, flet si ne qyp, filmat e saj i shihja me titra poshte, s'merrja gje vesh).

Qe t'i kthehemi artikullit, po ende me Ramen merren ca mbushtetes te tij ? Po si nuk u lodhet me ate njeri mo xhanem ? Me kokebosh e me kokekungull nuk behet.

Si perfundim, do te ishte nje mrekulli po ta shihnim Matilden ne ndonje film te tanishem, nje rol te "prere" per te.

ore cpune keni me jeten e tjetrit? un sikur te martohesha me ramen, do i rremoja per jeten e tij, po jo kur e zgjedh si kryetar bashkie ose jo. un do t6e isha sh e fyer nqs do kisha ndonje problem familjar dhe dikush te pa permendte perte me degraduar publikisht. nuk mendoni se edhe rama mendon keshtu?

 

ky gerti pse i thote rames "pervers"? ky gerti ka qen sekretar i rames ne bashki 3 vjet rresht. tani ca do? i pelqen me shume rroga e re?

 

ne cilin vend te botes esht i pranueshem 1 fjalor i tille? askund. vetem ne shqiperi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).