Tek shprehem jo vetem virtualisht

Dola më herët nga shtëpia sot. Nuk e nisa sms-në time të zakonshme. As për gjëegjëzat radiofonike, as për të thënë se jam vonë, as për të pyetur ku po pihet kafja.

U ula gjithë zell në kompjuter. E shijova në çdo shtypje tastiere tekstin e dokumentarit që kam në dorë. Flet për vendin që e dua dhe pak e njoh, me ca thesare natyrore e historike që m’i paska mbajtur fshehur për shumë vjet.

Pas dy orësh e gjysmë përqendrim, vjen pushimi i parë. Kafen e pi në zyrë. Është e shkurtër dreqi. Edhe një kapucino të gatshme pas saj. Ndërkohë klikoj mbi shenjën “e“ dhe futem në botën virtuale.

Në facebook një njeri i mirë ka shkruar në statusin e tij se do ta fshijë faqen nga faqja e dheut, si i ka ardhur ne majë të hundës. Mbi 400 njerëz, mes tyre dhe unë, lexojnë se uria virtuale qenka velur në atë cep.

Në statuset e fundit dikush sapo falënderon të gjithë për urimet e ditëlindjes. Seç më shtrembërohet një muskul, po shyqyr, ditëlindja qenka sot. Që nga Tirana nis ca fjalë gjithë sheqer për në Odesa, e ja u bë. Postimi i parë që prej një jave.

Klikoj mbi peshk. Ca zihen, ca qeshin, ca kërkojnë të falur, ca kërkojnë që të kërkohet falje... Zanfina vë vulat e saj fotografike.

U bënë ca ditë pa e ditur pse zihen....E mbyll edhe peshkun.

Koha për përqendrimin numër dy. Lista e kandidatëve për zgjedhjet. Pse këta? Pse jo ca të tjerë? Pse jo gjithmonë të njëjtët? C’dreqin duan të rinjtë? Një orë kohë për të sistemuar rrëmujën e parakohshme, intensive dhe të stërgjatë të fushatës boshe.

Pushimi i dytë nuk ka kafe. Vetëm një klikim të dytë mbi peshk. Akoma po zihen…dhe janë të mërzitur pse zihen.

Bie telefoni. Qenkam vonë për të kthyer një përgjigje me e-mail. E-mailin akoma nuk e paskam hapur për sot. Ora 12.30. Ok. Njëra pas tjetrës hap 7 adresat e mia dhe përgjigjem nga një herë në të shtata. Shkurt, duke vazhduar të premtoj se do kthehem sërish më vonë.

I kthehem sistemimit të mendimeve që lashë tek zgjedhjet, duke parë edhe renditjen që do t’i bëj në publikimin e ardhshëm.

Një kafe ma kërkojnë tek rruga e Kavajës; tjetrën tek rruga „Sami Frashëri“, tjetrën këmbëngul që të vijnë tek fakulteti i shkencave, sepse më duken shumë gjëra të shpenzuara njëherësh nëse lëviz prej aty. Në kafe flasim për takimet e së enjtes në sallën e konferencave, të të premtes paradite në Bashki, të së premtes pasdite në redaksi dhe të së shtunës paradite jashtë orarit në katin e dytë të kafenesë së re me shumë hapësira pranë zyrës që kërkon rifreskimin e mënyrës së botimit për publikimet e saj.

Ok, të paktën me kafen shkoj mirë.

Në zyrë më presin jo fort mire të grupuara arsyet pro dhe kundër traktatit të Lisbonës. I kam vendosur shuk në mes të librit që kam gënjyer veten se do të lexoj sot në kohën e drekës. Nuk e hap fare. Është më mirë për kureshtjen që ndjell. Por „Jo“në e deritanishme ndaj Lisbonës e skanoj edhe një herë me sy.

Për të ndihmuar sfondin e heshtur, shtyp për të disatën herë në You Tube Sam Sparron. Ndërkaq, sigurohem edhe një herë se bllokimi mbretëron pa shqetësime në portat virtuale ku për dreq, lashë pak ujë te rrjedhë, edhe pse me vetëdije. Kontaktet janë të gjithë faqekuq. Unë gjithashtu.

Bie sërish telefoni. Më kërkojnë passwordin e kompjuterit tim të mëparshëm. Nuk e mbaj mend. U bënë tre muaj që nuk e përdor. Dhe „user account“-in e kam ndryshuar disa herë. Passwordin e administratorit gjithashtu....Nuk jam unë administratorja!
Premtoj te shkoj nesër që në mëngjes të shtyp gjithë passwordet që mbaj mend të kem përdorur që prej pas-ekranizimit të parë.

Në peshk akoma bëjnë sikur zihen.

Kosova u bë një vit e pavarur. Shqipëria u afrua edhe një ditë drejt zgjedhjeve.
Sot më kanë kërkuar edhe këshilla miqësore. Dhashë përfundime personale në shkëmbim. Por i pata të thjeshta. Kapërdiheshin me një gotë ujë. I ftohtë do ishte më i mirë.

Ndjej dëshirë ta gjuaj drejt më shumë sesa fort topin e bowling sonte. Dhe të qesh me gjithë shpirt tek bëj strike me 9 pila të rrëzuar. Të qesh po aq fort sa fundjavën e kaluar në Ulqin; atë të mëparshmen në Ohër; tjetrën në Firence, në Milano, në Tiranë, në Vlorë, apo kudo-qoftë. Të buzëqesh, të përqafoj, të përplas duart, të mos pushoj së foluri, të shoh e të ndjej rrokullisjen e topit që prek destinacionin që i jap.

Vendosim të luajmë tek pista numër 10.

Mbi kompjuter zverdhin si zakonisht shënimet për urgjencat e nesërme. Para se të iki, kontrolloj për forcë zakoni....Peshqit akoma po zihen.

Bowling fillon në orën 21.00....!

13 Komente

Moooooss.

Kam harruar sahatin Rolex 3000 eurosh, mbi pianoforte.

U bënë ca ditë pa e ditur pse zihen....E mbyll edhe peshkun.   Maje hap t_red ..mo e myll se ja po munohem me ta thene pse zihen..Morali eshte "Per Muhabetin qe behet (nderhyhet ) KOT" Ndonje Peshk i vjeter edhe e ka lexuar. Them se ka shume qe nuk e kuptojne dhe prandaj nuk e njohin shprehjen "me Fal" te pakten si shprehje "Qe kur doli PARDONI, u shua dhe burri zakonit" smiley ..dmth ai qe te "vriste per nje llaf goje". Pra per muhabetin e pata....

Dy shoke te ngushte ktheheshin nga kurbeti . Punuar e sakrifikuar mo sa s'ka ku te veje. Te pandare ne cdo hall etj etj. Kishin fituar dhe jo pak por nga 100 (ose sa te duash ti ) FLORIJ. Nje shume pasanikesh per kohen. Aty ne te hyre ne kufi teMemdhembjes ne Pyllin e ...shohin nje mender MUT. " "Ky qenka e c'qenka" thote njeri. Tjetri pa mbaruar mire llafin hidhet " Ta ha une. C'fare me jep?".... dhe pa e zgjatur i pergjigjet i pari ( i bindur qe s'do ndodhte) "Une ..te jap 100 FLORIJ"! Pa mbaruar mire fjalen ju pervesh vllai dhe e fshiu me taban... Nxorri tjetri 100 florijte dhe vazhduan rrugen .Dhe ja c'mendonin. Ai qe kishte 200 florij.. "Kjo qenka pune. Nje kurbet i ter dhe mezi fitova 100 florij ....me nje Mut te ngren fiton 100 florij"...Ai qe nuk kishte me florij " Po mua c'mu desh. Ja e hengri mutin ai po pse ti jepja 100 florij ???? Dhe keshtu na mbrijne ne fund te pyllit te ...kur ai pa florij bertet " Ja ky qenka MUT .Me i madh se ai i pari.Ta ha une ,c'fare me jep"? Ai dyqindshi kuptohet qe i dha 100 florij dhe rituali u perserit... Kur me se fundi njeri prej tyre , para se te ndhaheshin shprehu me ze mendimin qe u ziente. " E c'fituam.Hengrem nga nje MUT dhe prap nga 100 FLORIJ kemi" Mos ik nga PESHKU t-red. Nga lufta vec ay largohet...Por kjo eshte per HYMNIN smiley

japonia gatitet ti bjere kines... mesuesi i biologjise, qani kekezi ka therur prape mace ne ore te meh-simit (less-on)... takse. permbarim. prone. ika nga nyc sot ne mengjes, nuk qe shume ftohte, nja 37 grade fahremundinali... edhe thash ne kolumbia te merilendit do jete me ngrohte... c'ne... rruges zu bora, a thua se nuk shkoja drejt juges... halle halle kjo dynja... sa me pane te zyra mu versulen (jo nga dashnija modhe, por kush e kush te kpuste naj llokem projekti... edhe te kohes sime gjoja te lire)... mir u thash te gjithve.. nuk prish qef... u futa te peshku.. as sherr asgjo.. s'ka lezet, bllog pa sherr nuk ka, themi ne shqipot... me vone bo vaki ja ka kellcit dikush...

ps. rolexin the? edhe ti? ne te njejtin vend...

pps t_red, cheers!  smiley 

Cohem ne mengjes, vete ne pune.  Si harrova prape te ha mengjes?!  S'me ka mbetur me vecse te ve nje tabele te madhe mbi frigorifer: "Monda, cereal."

Monotoni ne pune, te njejtit njerez, te njejtat histori.  Laptopi hapur, fillon rituali i perditshem, BBC, The Economist, Shekulli ... shyqyr qe mbaruan zgjedhjet ne US, s'ka me kapercime nga nje bllog politike ne tjetrin.  Ia hedh syte ndonjehere Huffpo's, merren me shume thashetheme.  Ah, duhet marre motra ne telefon.  Do e bej me vone.  Si me mbeti ai artikulli pa lexuar?!

Gjermania do nacionalizoje bankat.  Ne Korce, 400 persona dyqind vjecare jane ne listat e zgjedhjeve.  GM, Chrysler kerkojne miliarda.  Kontrata per internet ne cdo shkolle ne Shqiperi u firmos ... filizat e PPU?!  Ayman Nour me ne fund doli nga burgu.  Gezohem.  Ullinjte do jepen me koncesione ... boh!

Peshku, si harrova peshkun?!  Qetesi, te peshku sot qetesi, asnje sherr, zhgenjehem.  Sot peshqit duhet te kerkojne te falur tek tema e Tushes qe s'kane bere asnje sherr!  Ndoshta eshte shpejt akoma, mos t'u bie ne qafe kot.  S'ka mbarur akoma orari i zyres se peshkut smiley !

sh sh sh .....Mbaje Zot!!Me ze te ulet..Idriz ;kjo e dy mergimtareve eshte nga ato vertet....po vertet...  smiley.M'thuj i here ti me ke je me ate qe beri propozimin i pari apo me ate tjetrin.....Tingellon si:"Proposta indecente".....  smiley

...caj flaket e para, caj te dytat, caj dhe tretat bashke me te katertat dhe i futem njekohesisht te pestave,.. shikimi po me turbullohet, kollitem, gjynjet po me jepen, rrezikoj asfiksim nga casti ne cast, jeta me kalon me shpejtesine e shpejte para syve; qe nga fotua bebe, ashtu me triko leshi ne lulishten me luledele dhe karafila, deri te M-Benz S550 Black Fourmatic 8 cilinders fully loaded ne garazh e ne fund te PPU. po nuk tutem! prape vazhoj duke care flake...vazhdoj...kur c'te shoh? Ai, i madhi, trimi me nam, ai, dora vete Beluli!
Belua rrinte ashtu sic i ka hije burrit, si kollos me shikimin lart, mu aty ne mes te flakeve! Syri s'ja bente terr, ne fakt qerpiket i ishin djegur, i ishin bere naaaa (gjesti me pellemben e dores)! smiley
U shastisa! ku e gjen te kete kurajo xhanem?!Ca heroi! Mor po trim te tille vallahi s'kisha pare ndonjeher! E marr kete trimin krahqaf qe thoni ju ....
pastaj me vjen nje bac e forte ne zverk! Hidhem perpjete, si lepur (i eger) i plagosur shkarrazi..
- He ore, - me vjen nje ze i njohur ne vesh - harakse?!  
e njoha zerin e "shefit te dikasterit qe drejtoj", - hidhi uje llacit shpejt se na u tha...

p.s. po qe me duket se ja 10u dhe vet origjinalit kjo. smiley
 

Zanfi, do rrish urte ti? smiley Pese groshe per emerinim tend vure ti? Dynjaja kane filluar te jene aq te zene nga vrapi linjor, sa nuk ndajne dot me as sensin e shkrimeve (unless you fill it with icons less pretty than yours smiley  )

Lavdi Zanfit smiley

rrofsh T_Red smiley

Po ketu c'te solli ty? smiley

Bere mire, se pashe edhe nje here xhozin gjithe muskuj smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).