Të rinjtë në politikë janë sexy…


Po. Ky mendim u formua nën nevojën e ngutshme për një kompliment, pas traskriptimit të debatit televiziv Opinion nga t_red, që më pas më shtyu të shikoja gjithë emisionin e Blendi Fevziut.

Unë e them fillimisht, mbaj anën e Gertit (the Bitch) Bogdanit, po duke qënë më pervers se ai dhe njëkohësisht më i sinqertë, pas debatit, pranoj se e vetmja gjë interesante e fytyrave që pashë do të kishte lidhje me seksin… Nuk e di pse, mbase sepse e prishën gjithë emisionin duke bërtitur, duke sharë, duke sugjeruar pozicione... etj. Ndodheshin si në një dhomë gjumi të paktën në kufijtë që i kam vendosur unë llogjikës.

Ajola psh mu duk sikur po kërkonte shallin poshtë krevatit, Erisa kishte hip mbi krevat e po hidhej pupthi, Juela asnjëherë e kënaqur..., Arbri duke mësuar përmendsh Kamasutrën teorike, Elkida nuk po dinte çfarë të bënte e ndodhej në pozitë të vështirë, ndërsa Gerti po i përgjonte të gjithë nga vrima e çelësit...

Politika e të rinjve është shumë eksituese..

Të gjithë ata që kanë thënë se këta të rinj nuk kanë vizion, janë të gabuar. Busulla arriti të depërtojë brenda mendjes së tyre dhe të shtrojë para jush ëndrrat dhe vizionet e secilit për një Shqipëri të lirë (dmth në NATO).

Ëndrrat e të rinjve:

Ajola e ka ëndrrën në sirtar, pikërisht shallin e juristes, të cilin do ta shikojë në sfilatën e fundit të Versaces për periudhën Pranverë- Verë 2009. Ëndërron të sfilojë vetë, e para në rradhë pas datës 28 Qershor, në mes të dy njerëzve, njërin që ka zgjedh për partner dhe tjetrin për lider.

Juela ëndërron të mos gërhijë më natën pas datës 28 Qershor. Ëndërron të jetë e para që do mbajë fjalimin e fitores dhe vendin e saj të punës. Në një të ardhme jo të largët, ka dëshirë të bëjë një operacion plastik në hundë, për t’i ngjarë sa më shumë Berishës.

Erisa ëndërron të plasin fishekzjarre sa herë ajo të hidhet pupthi, ëndërron t’i ngrejë peshë zemrën e rëndë liderit të vet që ai pastaj ta ngrejë në duar duke i thënë: Je pesha më e bukur e jetës time (pas Monikës). Mendon të shtojë ca kile, ndryshe Monika do e marrë inat dhe ka rrezik të ngjallet zili mes çiftit dhe partisë, që është një forcë e madhe dhe e rëndë në politikën shqiptare.

Arbri gjithë çka thotë ëndrra i ka... Çfarë ëndërron natën i mollois ditën. Ëndërron ama që shumica e shqiptarëve të ëndërrojnë si ai, në një të ardhme ëndërruese jo të largët, por as të afërt. Ëndrra e tij afatshkurtër është ajo e të ëndërruarit që të paktën 2% e shqiptarëve të ëndërrojnë si ai në 28 Qershor. Me këtë do ishte shumë i kënaqur.

Elkida ëndërron të bëhet miss Fushata dhe si çdo miss kërkon paqen në botë, lufton kundër varfërisë, në krah të liderit të saj sheik Mediut.

Ndërsa Gerti ëndërron të gjejë çelësat e të gjithë vrimave nga po përgjon të tjerët, të ketë material mjaftueshëm që t’i kapë gafil të gjithë kundërshtarët politikë të Sali Berishës.

(vijon me vizionet, po të jem në qejf...)

32 Komente

"Je pesha më e bukur e jetës time (pas Monikës)."

Mund t'i thote dhe : Sa e lehte je ti, Beti... ups, Erisa. smiley

Po te lutem, hidh ndonje poezi a ndonje gje tjeter interesante,  se po na ze peshku duke lexuar vetem per Ajola& Co. E gjithe ceshtja eshte se sado te ngrijme sallate ne ketu, te flasim me edukate ose jo, te mbrojme njeren ose tjetren pale, te gezohemi per ato qe thone, te trishtohemi apo te zhgenjehemi, punet i kane vendosur te tjeret se si do te shkojne. Kam pershtypjen se ata thone me mendjen e tyre "Qente duan te lehin... po le te lehin, se do vije dita e do lodhen. Tek e fundit, une e gjeta nje vend ne parti a ne shoqerine civile, ata qe jane maje Amerike a gjetke, le te vijne po te jene te Zot". Vjen dot ti J, apo 97, apo Blendi qe eshte ketu, e te tjere te perballeni me ta ashtu sic duhet, me kembe ne toke, e pa endrra ne diell te beni dicka per ta ndryshuar gjendjen? Bujrum. Une per vete, s'e bej dot, s'kam parti, as shpatulla te ngrohta, s'kam as dhunti per te mbajtur ligjerata pa fund neper debate pa koke.  Maksimumi qe mund te bej eshte t'u jap ndonje lek lypsareve te vegjel ne fillim te muajit, se po erdhi fundi, aha... E keni parasysh shprehjen "te eshte bere surrati si fund pesembedhjetediteshi"?  Kete e thashe gjoja per te vene buzen ne gaz,  por gjendja eshte per te vene duart ne koke. Keshtu e me keq e ka surratin Tirana e vertete, Shqiperia e vertete. Ejani, pra dhe beni dicka! Druaj se do te flisni, vetem do te flisni... se marifetcinjte e vjeter do dine si t'ju perpunojne, do t'ju pelqejne dhe juve shallrat firmato, zgjuarsia ime eshte me e madhe se jotja, shkolla ime eshte me e mire se shkolla jote, tv ku flas une eshte me i mire se ai ku flet ti, makina ime eshte me e bukur se jotja... mandej, kolltuku im eshte me i madh se yti. Eh, ketu tek ne eshte fare e lehte te biesh pre e kapadaillekut, mendjemadhesise, sepse ketu te jep tru dhe nje gdhe fare ( ose te shet pordhe, po sikur s'po me pelqente fort ta perdorja) , dhe ti si kunderpergjigje i kthehesh me nje arrogance me te madhe, se tek e fundit, ke bere shume klase shkolle me shume se ai.

Duhet perulesi, modesti, ( me pelqen shume fjala italisht umilt&agravesmiley  mendoj une qe te pranosh dhe arritjet e tjetrit, dhe gabimet e tua. Kete gje nuk e njohin fare te rinjte e sotem.

P.S. Permendja e emrave eshte thjesht rastesore dhe pa asnje dashakeqesi. xhan te gjitheve. smiley S'jam as gazetare, as kalemxhie, por sec me shkrepi ne koke te shkruaj dhe une nje rresht ne keto faqe lume qe keni shkruar ju.

 

   Përshëndetje Aida. Sa shumë ke shkrujt!! Po mirë ke bërë, të themi edhe ndonjë gjë tjetër, përveç shakave. Duke e njohur veten, për zotin, nuk dua shumë gjëra nga jeta, veç të kem të drejtën të jem i lirë gjithnjë të shkruaj e të veproj për çfarë të më dojë zemra pa i dhënë llogari kujt aty lart, apo pa u hedhur pupthi për të arrit lart, le më shallrat që i kam zët. Zët i keq këto ditë se ndoshta mungesa e një të tilli më bëri një çikë me grip. E në fund që thua ti Aida, për veten do doja edhe një copë të vogël parajse me pak njerëz të zgjedhur rreth vetes. Nuk pretendoj shumë në fund të fundit. Se jo kushdo që shkruan pretendon të japë zgjidhjen, kjo po që do ishte përsëri naive... 

Fundja një xhaxh që e du fort, thotë "If u ever fix it up, I still dont care".

E pashe qe e kisha bere carcaf, u cudita dhe vete smiley, por nuk ishte aspak personale, as ndonje mani a dell "te dukem dhe une njehere ketej". Vetem se jam shume e lodhur nga fjale e llogje pa fund, kur perdite me ikin dritat, s'kam uje, kur bie shi, duhet te kapercej pellgje e te hidhem pupthi ( po c'te hedhur se, behesh akrobate duke kapercyer pellgjet ketu), kur s'bie shi, pluhuri me ngjit ne fytyre, kur me duhet te punoj 2-3 punera ( jo se ju s'e beni) dhe te marr ca shperblime qesharake, dhe prape kur vjen fundi... Parole, parole, parole... nga te gjitha anet. Ishte rastesi qe shkrova nen shkrimin tend, pasi kisha dite qe notoja ketu per te gjetur dicka qe te me largonte nga frustrimet e mia, ndoshta jo dicka te lehte, por tek e mbramja, letersia eshte ajo parajseza ime e vogel, qe e gjeja here pas here tek peshku, ndaj dhe shkrova "hidh ndonje poezi a dicka tjeter".

S'po e zgjas me tej, se nuk i honeps dot sqarimet apo shfajesimet e gjata e pa buke. Shpresoj te me kesh kuptuar. And I think you do really care, ndryshe s'kishe pse shkruaje.

Aida dashje pa dashje e qendise per bukuri......  smiley

97-ta, pronto ! Alo, me thirri kush ?

Shoqka ime e mire, Aida ! 97-ta i ka bere mune politikes, qe nga mosha dy-mujore e deri ketu. Deri dy-muajsh, coku gerthiste nga pak, por pastaj u shtrua dhe u rrit si qingj.

Te vetmet debate qe mund te bej, dhe qe i bej fort mire (ti e di, modestia eshte nje shenje mbivleresimi i vetes, dhe une nuk e praktikoj fare), jane debatet letrare. Aty i jap shpates majtas e djathtas, nga te me doje kokrra e qejfit. Jam armik i perbetuar i te gjithe mustaqepadirsurve apo i baballarevetekombit qe ngaterrojne dy rreshta dhe hudhen perpjete kushedi c'bene. Nje te madh kane bere, hicgje tjeter.

Kurse nga ana e politikes, aty jam "lule" fare. Nuku marr vesh asgje. Deri vone nuk e dija qe Alfred Moisiu kishte qene president i nje shteti ballkanik. Le pastaj qe ende dhe sot nuk kam asnje kujtim nga periudha e Pandush Majkos ne kryeministri. Ca gjera i marr vesh me vite pas.

E qe thua ti, kush do te na shpjegoje ketu : nga vjen fjala "debat", dhe c'do te thote ajo ? Por ama, te na mbushe ketu jo me pak se nje gjysme dyfleteshi.

Nashti, po ju le te mire me merreni me breckat e Xuxes dhe mustaqet e paprera te Mecinit. Mos harroni dhe kacurrelkat e Eruses. Ne fund, lutuni pak dhe per "tullen" e Fuvziut.

Nje te madh kane bere, hicgje tjeter.

 

 

po ti qe shkon e ua komenton c ben, apo ke fiksimin te lesh gjurmen tende ?

nga komentet e menyra si u pershtat emrat ca figurave me karakterin qe kane treguar, nuk dukesh si person qe nuk te plas per politiken, perkundrazi...

Vjen dot ti J, apo 97, apo Blendi qe eshte ketu, e te tjere te perballeni me ta ashtu sic duhet, me kembe ne toke, e pa endrra ne diell te beni dicka per ta ndryshuar gjendjen?

E di si eshte puna, shoqke? Kujt dreqin i intereson te behet pjese e mykozes sociale-politike shqipetare? Ato qe kane prapanice/aftesi, çajne perpara ne vendin ku banojne; s'kane nevoje te kapen mbas kollares te babit apo krevatit te se dashurit per "t'u perballur" me Shqiperine. Shqiperia po terheq vetem mendjet e vogla karrieriste, te paafte per t'u integruar ne vendet perkatese, nuk po terheq trurin e vertete.

J. artikull sexy ; amatoret seksi te politikes aktuale, meritojne artikuj te tille.

S'të kam xhan... edhe pse kemi shkruajtur të njëjtën gjë (në të njëjtën koh&eumlsmiley komenti yt ka dalë para komentit tim... Jo për gjë, por kryetari im a ka kalin më të madh smiley

Po mi shoqke, kjo eshte e keqja, qe juve qe jeni te zote nuk jeni te interesuar te vini ne Shqiperi dhe shikoni rehatine tuaj, pa ne dreq vafshin te tjeret.

Aida, kur thua që "Vjen dot ti J, apo 97, apo Blendi qe eshte ketu, e te tjere te perballeni me ta ashtu sic duhet, me kembe ne toke, e pa endrra ne diell te beni dicka per ta ndryshuar gjendjen? Bujrum." më duket se flet pak e nxituar.
Sepse këtu askush nuk po pretendon që duhet të ishte në vëndin e atyre të rinjve atje (jo vetëm në transmision, por edhe në postet që ata kanë në partitë përkatëse).

Nga ajo "panoramë televizive", përveç karakterit të paformuar mirë (për të mos thënë të deformuar) të atyre të rinjve, del në pah SERIOZITETI me të cilën partitë politike shqiptare investojnë tek brezi i ri.

Nëse politika ka arritur të joshë vetëm ambicjet e karrieristëve të tillë, atëherë vërtet mjerë medet për të ardhmen e vetë partive politike.

E mire, mos u shqeteso, te kam une xhan sa per dy. smiley

Sdq, jam shume dakord me ty dhe me ate cfare shprehe(bukur) mesiper: Shqiperia nuk eshte interesante per trurin qe ka arritur te kete nje karriere lulezuese me si pasoje dhe me te ardhura 10-fish me te larta se ato ne Shqiperi, me nje ambient social perparues, me nje fryme demokratike,...Shqiperia po terheq mendje-vegjlit karrieriste dhe medioker('me mire i pari i fshatit se i mesmi i qytetit') qe kane mbaruar studimet me kacidhet e bera nga 2-3 pune gjate studimeve ose me ato te prinderve te korruptuar ne Shqiperi(nje çift me rroge normale, qe merret me aktivitete te ndershme, s'mund te paguaje me mijera euro per te mbajtur pinjollin/-en me studime jashte)

Ngavash ti, pasunarja. Te paguarit e shkolles me leket e tua eshte dicka shume e vyer sepse te mbrujt si njeri te pavarur, te pergjegjshem, etj etj.

pastaj per ato te tjerat edhe pajtohemi, po pasi te terheqesh ate trapallikun me varfanjak qe the.

Hehehehe, kur lexova rruartin andej dhe Roseen ketej, thashe me vete paska gjet tenxherja kapakun smiley (ne kete pikepamje specifike.)

Mire o njerez te mire, Zoti i dha dhuraten me te vlefshme individit, ate te "free will" (jeni komplet te lire ta interpretoni edhe si titull filmi.)  

Jul, nice one smiley 

 

te rinjte ne politike jane sexy..

Pse c`fare i ben ata te jene sexy ?

Jane sexy apo jo varet nga standartet e secilit smiley Une personat pa shtylle kurrizore psh s'i quaj sexy smiley

Problemi eshte qe kane gabuar deren e studios, duhet te kishin shkuar te studio ku xhirohej emisioni 'une jam me e/i mire se ti...ke inat?'....

Ore mire Gertin, po ty kush te ka ngarkuar me keto pergjimet, e? smiley

Objektivi i Erises per te shtuar ne peshe ishe perle smiley

Une them qe per kenaqesine e Aides dhe per kuriozitetin e nje Aereoje qe ka sevda me shtepiaket, te ulesh perballe ne nje studio me karrige/kolltuke me keta qe te kane komentuar tek tema.

Je pak busy, e di, se te kane ftuar edhe tek oda jone sa te kthehesh, po ke energji e material per konsum ne te dyja debatat ti, s'ka gje smiley

 

thnx të gjithëve për komentet dhe vlerësimet. smiley

Ore mire Gertin, po ty kush te ka ngarkuar me keto pergjimet, e?

Pesë gërma t_red: G R I P I (për tju përgjigj edhe Zhakut, pse nuk e vazhdova). smiley

E kalova, e kalova. smiley Rrofshin portokallet e Greqisë. Siç e shef portokallet, janë multitask. smiley Unë nuk e di nëse do jem... dmth i aftë për material e energji ama, më duket se nuk jam as shumë i sigurt për çfarë bëhet fjalë...  (?)

Zhak long time no seen, vazhdojeni kush të ketë qejf. Thnx edhe njëherë.

 

per vleresim qe te kane bere mo o "ulli mbledhes" mos e pyet,ka ra te gjithe telef pas kesaj pacavures qe ke shkrujt.

ej, cik si jashte temes kjo, ndjese J, por ndoshta ka edhe lidhje me temen se ben fjale per egoizmin shqiptar.

Nuk e di nqse keni vene re, por jane ca njerez qe e kane zakon ti referohen vetes ne veten e trete, ne emer... ndoshta gabohem por kam pershtypjen se kjo eshte nje tendence me e theksuar tek shqiptaret.. biles do t'thoja se eshte nje tendence totalisht shqiptare. Psh nqs e kam emrin une ... e zeme Vangjel, ose Vango shkurt, atehere une do e perdor kete fjalen, Vangjel, ose Vango, nja 100 here ne dite, psh, "ca te te thot Vangoja ty"... ose "ej, degjo Vangon ti"... po kush eshte ky Vango o vlla? "Vango jam une... degjo Vangon ti". Ose, "Ej, Vangua nuk ka faj e? Mos ja hidhni fajin Vangos ju (se e njoh une Vangon eshte cun i mire)". Po kush eshte ky Vango o vlla? "Une pra... Vangua jam une.. Une jam Vango... degjo Vangon ti!". A ok! Ose.. "Kur te tha Vangua ty, ti s'e degjova Vangon. E sheh tani ca ndodh kur nuk e degjon Vangon?" Cili Vango o vlla? "Une pra. Njeh shume Vango ti? Ka vetem nje Vango." A ok!

Shpesh e gjej veten te irrituar nga ky gjest. Nuk e di se cfare fshihet mbrapa ktij zakoni kompleks.. por me shqetson me thene te drejten, ne nje menyre qe as vete s'e kuptoj..me duket sikur i pandehuri kerkon te objektivizoj veten... te dal prej vetes e ta bej veten dicka te pertejshme, sikur vetja nuk eshte ai por dicka tjeter... ne kete menyre ky njeri mundet ta idhullizoj veten ne menyre incognito.. mgjths nuk jam i sigurte nese eshte aq e thjesht por gjithsesi.. eshte nje kompleks shqiptar.

Dikush nje here shtroi propozimin se kjo eshte nje shenje e pare e skicofrenise.. ndoshta ka te drejte, por gjithsesi kta qe njoh une nuk kan progresuar me tej ne skicofreni.. po aty kane mbetur.. duke iu referuar vetes ne emer. Satira eshte, kam kuptuar, menyra me e mire me kta. Psh kur e takon vangon i drejtohesh perhere ne veten e trete. "Hej, si thua do vij Vangua sot?" "Kush... une?" Po pra ti... Vangua.. ca ka ndermend te bej Vangua? Beji nanje zile ja ke numrin? "Kujt?" Vangos pra, kujt tjetri! "Po ti po tall k...n (me Vangon?). Mos o Zot! Vangua s'eshte bere per te tall gje me te!

e nejse me.. po kjo Ajola ca ka bere me?

lol më kujtove me këtë, një bisedë të vockël në chat para dy ditësh me një mikun tim. Në fakt siç do duket më poshtë, këtu të dy po i gjejmë emra njeri tjetrit. smiley

 

Emi.: ujulipiperiujulipiperihemo?

 me: hë mo   ku je ti?   ku je fsheh?   pa ty hëna më spo ndrin  a ke zemër a ke shpirt?  Emi.: ore xhevdet poeti rri urte te thashe se e di ti qe i kam zet poezite   more vesh mora thuaj   ashtu de  me: pse më? emomirë   si ke qënë o hysen?  Emi.: cte te thote xhevahirri ty mire beraqave mo  me: si të shkojnë punët o zenel? shëndeti së pari, puna, ajo goca?   a lodhesh a mërzitesh?  Emi.: mire shoku gani   puna jo keq sepse ka dhe me keq shendeti shkemb graniti   lodhem si nuk lodhem   edhe merzitem nga pak   me ate gocen mire mo   dmth e *i  me: të ka prek kriza e Krasniq? po shëndetin e mat ti lol se matës më të mirë se krevati nuk ka smiley si për gjumë edhe për atë punë tel  Emi.: ok man tani po e mbyllin prape bye  me: shëndet o shefqet   smiley

 

 

Për mënyrën e të shprehurit tani në vetë të tretë, Cezari fliste kështu. "Ai shkoi në Gali dhe bëri fushatë..." etj etj...

Duket e çuditshme në pamje të parë, të flasësh për veten në vetë të tretë, mbase mund ta bëjë dikush privatisht për të analizuar më mirë veprimet që kryen nëpërmjet distancimit. Po në publik... nuk di çtë them.

shtesë: Meqë më kujtoi Mrroku, ndonjëherë fëmijët e vegjël flasin për veten në vetë të tretë, po ia adresojnë teddy bear-it që mbajnë në duar.

Teddy is scared... Teddy doesnt like it. smiley smiley 

lol, teddy doesnt like it.

edhe ata qafthymit italjon me skizofreni... se edhe ata e kon qejf veten e trete, po s'e ngatrrojne me te paren si puna jone, por me te dyten.... lei e Vangjo? o Angjel?

Veta e trete! smiley

Hehehehehe!

George is very angry! George doesn't like it at all!!! smiley

o m'rroklla...po ik ere ver nai kabell..se le nom me antene dhe ne amerike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).