Të rinj dhe të kalbëzuar

Botuar tek gazeta Shqip

Në opinionin publik shqiptar ka mbizotëruar vazhdimisht mendimi se ardhja e të rinjve ka për të qenë çelësi i kthesës së përmirësimit të veprimtarisë të elitës politike. Mirëpo të qenurit i ri nuk është garanci por thjeshtë mundësi. Është mundësi që një i ri të mësojë prej gabimeve të më të vjetërve e të mos i përsërisë, mundësi që të eci pëprara pa qenë i shantazhuar prej veprimeve të pandershme apo të paligjshme që mund t’i jetë dashur të bëj në të kaluarën. Kjo është një përparësi thelbësore e krahasuar përkundrejt shumë politikanëve të vjetër të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë njolla të së kaluarës, mbase edhe jo plotësisht për faj të tyre. Prandaj publiku shpreson se duke mos qenë asnjëhere në pushtet këta të rinj janë ende jo të korruptuar edhe do i rrezistojnë tundimit.
Mirëpo kohëve të fundit është manifestuar një valë zhgënjimi përkundrejt performancës së politikanëve të rinj që tregon se iluzioni i publikut shqiptar për rininë si garanci ka qenë i tepruar. Megjithatë për një pakicë individësh, përfshi këtu mua, kjo gjë nuk përbën një surprizë por një dëshmi të mungesës të një sistemi meritokratik të karrierës brenda partive politike. Është pikërisht kjo mungesë që nxjerr në pah jo më të zotët dhe më të papërlyerit, por servilët e liderëve, ata që me zellin më të madh rendin të marrin bekimin dhe stafetën e shefave. Për ta parë të ilustruar se si rinia jo vetëm që nuk është garanci por po rresht së qenuri edhe mundësi në Shqipëri, do ishte me interes që të shihet se çfarë aspiratash karriere kanë vetë të rinjtë.
Në fakt po t’i hidhet një sy mënyrës se si kultivohet apo farkëtohet rinia jonë me të vërtetë të kap pikëllimi. Duket qartë që rinia është duke ndjekur modele të shtrembëra, shëmbuj të gabuar frymëzimi, dhe devijanca të shndërrura në normë. Një demonstrim flagrant i ndjekjes së modeleve të gabuar të suksesit është edhe përzgjedhja e degëve univërsitare të studimit. Po të shikohet më vëmendje se cilat janë degët më të preferuara për të rinjtë shqiptar për të studiuar dalin se janë shkencat politike, jurisprudenca dhe gazetaria sepse në opinionin publik janë modeluar si protagonistë të lakmueshëm politikanët, juristët dhe gazetarët e fuqishëm e të pasur.
Për ti bërë një analizë domethënëse kësaj tendence do të hynte në punë libri Freakonomics. Ky është një ndër librat më të suksesshëm i viteve të fundit në botë shkruajtur nga Steven Levitt dhe Stephen Dubner. Në këtë libër flitet mes të tjerave me hollësi për financat e shpërndarësve të thjeshtë të drogës të cilët ndryshe nga sa hamendësohet masivisht, në fakt nuk janë të pasur. Madje të ardhurat e tyre janë shumë të ulëta. Përllogaritjet e tij Levitt i ka bërë duke përdorur hulumtimin në terren që ka bërë Vancatesh, një sociolog i të njëjtit universitet. Ky ia doli të fitonte besimin e të vëzhgonte nga afër veprimtarinë e një bande tipike që merrej me trafikun e drogës në Chicago, madje mund që të shtinte në dorë edhe librin e llogarive të kapos së bandës. Pagesat që secili shpërndarës merrte ishte qesharake madje shumë prej shpëndarësve të thjeshtë jetonin akoma në të njëjtën shtëpi me prindërit ose bënin një punë të dytë të ligjshme pasi përndryshe nuk mund të mbijetonin dot.
Pjesën e luanit, e shtinte në dorë kryetari i bandës i cili jetonte në shtëpi marramendëse, bënte një jetë luksoze dhe kishte makina të bukura e femra të panumërta. Pjesa më të cilën paguheshin gjithë anëtarët e bandës ishte minimale dhe ishte vetëm një fraksion i totalit të të ardhurave që sigurohej nga banda. Sikur të mos mjaftonin të ardhurat e ulta, normalisht ushtarët e bandave duhet të dekurajoheshin edhe prej rrezikut të madh me të cilin përballeshin gjatë aktivitetit. Sipas studimit dilte se mesatarisht anëtarët e bandës ishin arrestuar 5.9 herë, ishin plagosur apo lënduar 2.4 herë dhe mesatarisht 1 në 4 vritej.
Ishte me të vërtetë për t’u çuditur se përse gjithë ata anëtarë të bandës vazhdonin një aktivitet kriminal me kokën në rrezik jo vetëm prej policisë por edhe prej bandave rivale. I vetmi shpjegim është se këta individ nuk i mbante në këtë aktivitet rroga që merrnin si gangsterë të thjeshtë, por shpresa, lakmia dhe ambicia që ata vetë do mund të bëheshin kryetarë të bandës dhe të siguronin të ardhura të mëdha sikurse kryetari aktual. Probabiliteti i një gangsteri për t’u bërë kryegangster ishte jashtëzakonisht e ulët, shpërblimi nëse do të mund të avanconin në këtë lloj karriere ishte me të vertetë i lartë, mirëpo edhe rreziku me të cilin përballeshin gjatë kësaj veprimtarie ishte akoma më i lartë. Pra veprimi ishte irracional, i papërllogaritur, më shumë ishte emocional i motivuar nga grykësia e madhe dhe nga një model suksesi krejt pervers. Ky sistem i ngjan një lloj lotarie me premium të lartë dhe probabilitet të ulët fitimi.
Të kthehemi tek domethënia për realitetin shqiptar. Pjesa dërrmuese e të rinjve duan të studiojnë juridik me shpresën se do të shndërrohen në një të ardhme të afërme prokuror apo gjykatës. Sepse është evidente në shoqërinë tonë sa të fuqishëm e të pasur janë prokurorët e gjykatësit. Janë të panumërt studentët që futen për të studiuar juridik mirëpo numri potencial i atyre që do punësohen në sistemin e drejtësisë është minimal. Po kështu mbizotërimi i realitetit mediatik ku gazetarë të veçantë duken qartë se zotërojnë shumë famë, pushtet e pasuri dhe janë aktor vendimtarë në zhvillimet e vendit ka bërë që të lulëzojnë degët e gazetarisë si në universitet publike dhe në ato private. Rekordin padyshim e mbajnë degët e shkencave politike ku lukunia e të rinjve rendin me shpresën se do të bëhen politikanë drejtues. Përfolja apo akuzimi i ministrave të ndryshëm për afera me shumë miliona euro ka bërë që shumë të rinjve t’iu jetë ndezur zilia. Janë mijëra të rinj që fillojnë të studiojnë shkenca politike çdo vit ndërkohë që parlamenti ka vetëm 140 vende e qeveria 14 ministri. Kuptohet që shumica dërrmuese e atyre që do mbarojnë këto degë do katandisen pa punë apo do merren me gjëra vulgare shumë ndryshe nga fusha për të cilën kanë shkuar në shkollë.
Duhet marrë në konsideratë edhe fakti që një pjesë e mirë e studentëve vijnë me mangësi domethënëse prej arsimit parauniversitar dhe e kanë të vështirë të ndjekin degë të shkencave ekzakte apo shkencave të aplikuara. Prandaj edhe prirja e tyre drejt degëve shoqërore është e kushtëzuar nga fakti që këto degë japin njohuri që nisin nga një nivel bazik, dhe e mundësojnë suksesin në shkollë për studentë që kanë boshllëqe në matematike, fizikë apo biologji prej shkollës së mesme.
Megjithatë motivi kryesor nuk është racional por është ambicia dhe lakmia për të ecur në hapat e modeleve të protagonistëve të prodhuar nga shoqëria shqiptare. Është krijuar përshtypja që në këtë vend je i realizuar vetëm nëse ndjek modelet dominues në shoqëri të kapobandës, që konkretish në shoqërinë tonë janë një gjykatës apo prokuror i majmur, një gazetar i pushtetshëm,i lidhur mirë me kulisat e politikës dhe i famshëm njëherazi si dhe ç’është më e rëndësishmja një politikan i korruptuar me imunitet. Përfolja apo akuzat e shumta jo vetëm që nuk kanë çuar në masa kundër këtyre protagonistëve të kalbur apo nuk ka çuar në revoltimin e shoqërisë ndaj tyre, por përkundrazi, e ka bërë sjelljen e tyre të pranueshme. Ka topitur ndjeshmërinë e publikut, duke e normuar pandershmërinë dhe ka arritur në nivelin që të mendohet se ky vend nuk bëhet që nuk bëhet e kështu që gjithkush të mund të rrjep sa më shumë prej tij kur ti jepet mundësia. Deh ai që mund të rrjep shumë është individi i suksesshëm që duhet imituar. Krejt ndryshe nga modeli i zhvillimit dhe i suksesit te perendimit ku hamendesohet qe paratë e suksesi bëhen gradualisht, me punë të ndershme, me mund, me përpjekje, me këmbëngulje, me përkushtim, me talent, me iniciativë dhe me kreativitet. Nga shkollimi, te lexuarit, të nxënit dhe jo nga shtënia në dorë e diplomave dhe titujve të rremë e të pamerituar. Fakti që janë duke u shtuar valët e individëv që kanë siguruar diplomën shkollore pa iu nënshtruar integritetit akademik në një degë për të cilën skanë pasur vokacion por e që është zgjedhur si rrugën më të mirë për tu bërë kapobandë duhet të na vërë në kushtrim për të ardhmen. Rinia jonë duke ndjekur modelet imorale të konsoliduara ka shumë gjasa të mos jetë as garanci, as mundësi, as aset por një barrë, një kërcënim për të ardhmen e vendit.

25 Komente

Zoti Adri pershendetje,

Nuk eshte  mire keshtu. Per hir te nje pseudo-teorie miope e vetekenaqese, nuk mund ti ngjishet nje brezi epiteti i rendjes qorrazi (ose me keq – me ndergjegje) drejt imoralitetit. Perkundrazi, nje verejtes i holle si ju duhej te evidentonte pikat e forta te ketij brezi (po, brezi ne kuptimin e gjere te fjales) dhe te kerkoje mundesi permiresimi. Eshte e rendesishme te shohesh nje te ardhme, eshte e rendesishme te kesh nje pikesynim te mire.

> >

Argumenti i perzgjedhjes se shkollave, me shume se i gjetur, me duket i kerkuar. Ndjekja e shkolles nuk eshte rruga e lehte, ndjekja e shkolles nuk eshte taktika e atij qe enderron nje dite te thyeje ligjin. Perkundrazi, familjet i dergojne femijet ne shkolle, me nje fature sakrificash sepse shkollimi, sikunder e dini, nuk eshte me nje luks i panevojshem, por nje domosdosshmeri jetike per te gjithe te involvuarit.

> >

Te thuash se preferencat ne perzgjedhjen e degeve, behen mbi bazen e pritshmerise se nje dite do te behesh prokuror mafioz, gjykates i pangopur e gazetar delenxhi, eshte nje padrejtesi ndaj atyre qe jane idealiste e besojne ne kontributin personal ne shoqeri (sikunder edhe ju), ndaj atyre qe jane te pasionuar ndaj lendes/profesionit qe zgjedhin, si dhe atyre qe thjesht mendojne se nje karriere ne drejtesi, gazetari, ekonomi, shkenca politike eshte zgjedhja e duhur me mundesi me te mira punesimi e kontribuimi.

Eshte e lehte te gjesh fenomene negative ne çdo shoqeri; te gjesh e te promovosh pika orientimi positive eshte rruga me e veshtire por me e domosdosshme per tu ndriçuar.

> >

Dhe, te lutem, frenohu pak ne profilizimin e shoqerise shqiptare, edukimit familjar shqiptar si diçka ndryshe nga vlerat e mesuara ne perendim. lace>Polace>, ne baze te sistemit tone te vlerave ka qendruar me kohe, e vazhdon te qendroje ai besimi tek puna e ndershme, e mundimshme dhe krijuese. Keshtu jane edukuar femijet nga prinderit, me lejo te them, denbabaden. Dhe po, keshtu eshte jeta, kalohet ne kerkim te shanceve e mundesive, kerkon iniciative e talent dhe nje mozaik rastesish per tu bere i sukseshem.

Ka shembuj te keqij, ka shembuj te mire. Disa ndjekin te parat, disa te dytat.  

Nuk futen te gjithe ne nje trajsë, e tunden duke therritur: Mall i kalbur, kercenim per te ardhmen tone.

Nuk jemi (mer) aq milet i mrapshte.

> >

Ah po, per rinine e kalbur, ju jap te drejte vetem tek futbolli smiley

 

AMIN !

Te lumte dora fh,  se kisha qe ne mengjes qe me rrotullohej menja me ju pergjigj ktij kokeqypit qe gjer dje fatura ojq-sh ka mbush dhe se ka bo 2 lek pune te hajrit, por spo mundja dot me ju pergjigj me edukate sikur ti.

5*

Shume veshtire te gjesh gje te sakte ne gjithe kete shkrim, sado qe per cudi e lexova njehere e gjysem. Opinione shume subjektive, pergjithesime te gabuara, cdo gje shihet si element i shkeputur nga "dekori i pergjithshem". Cilat do ishin perfundimet nese do thelloheshe pak me shume te "Freakonomics"? A eshte i rendesishem fakti qe gangs jane te vendosura ne zona te varfera, me papunesi te larte, ku ligjin e ben i forti? Nese do i thksoje kete, lidhja qe perpiqesh ti besh me realitetin shqiptar do ishte e njejte?

O Tush une i shkrujta Nurellarit te blogu i vet ka ca ore po eshte akoma 'awaiting moderation' kshuuuu qeeeee:

Zoteri, besoj se dhe ju shkenca politike keni studiuar. Keni qene edhe tek KOP-i, fare prane protagonisteve. Nderkohe sot prodhoni shume shkencetare wink wink politike ne universitetin tuaj. Per arsyet e lartepermendura dhe per nje sere arsyesh te tjera me thelbesore qe kerkojne kohen qe nuk e kam, kam probleme me kete artikull.

Sigurisht qe keni te drejten tuaj te citoni koleget kunder argumentit ad hominem (madje ju mund te keni qene shume i zoti ne matematike) Sic ka te drejten cdo njeri t’a perjashtoje veten nga realiteti qe ekzaminon. Imagjino nje dite te bukur sikur persiHatjet tona te merrnin forme dhe per realitet te kishim nje vakuum.

@ parafolsit: me ket titull? dhe e keni lexu??? te fort jeni.

ps. e kom mor fjalen "rini" ne tituj shkrimesh per 5 vjetet e ardhshme. S'ma mo uj pilafi. kjo vlen edhe per llafin e lemerisur "identitet".

ps2: si e ka pas emrin ai qe knote kongen "lumsi ne, lumsi ti, shqiperi qe s'ke pleqni". nji menie me thot haxhi tafaj, por e kom 50-50.

 boje 100 - 0, haxhi tafaj e ka pas smiley

emi ka disa artikuj qe, kur shkruesi i ndjek me kujdes rregullat e 'academic writing' lexohen fjalia e pare, ndonje fjale per midis (debatable), fjalia e fundit.

artikulli i nurellarit e meritonte te veshtrohej kesisoj per backgroundin e autorit, sidomos lidhjet e tij me rinine. dmth, c'mendojne per te rinjte te rinjte qe edukojne te rinjte?

dhe sigurisht qe titulli i qelbur e beri punen e vet smiley

Mire. Kur nuk ke pas te drejte najher? Kur ta kam bere hasha? als National Reichtum sowieso... smiley   Vetem ne dialekt myzeqar mos shkruj po deshe. Me dukesh ashtu si un ty kur shkrujta i her me rime...  smiley  

hahaha po jo o em po flisja si beratse po nuk me doli mire me sa duket se kisha futur fjale te gabuara (po i pergjigjesha atij nokturnit gjasme). nuk e bej me, jap fjalen e partizanit te vogel.

fjalia e pare, fjalia e fundit e paragrafit, desha te thesha.

Duhet bere nje koleksion i titujve abuzive (shesin mire, te japin vemendje) si i ketij artikulli.

kam nje kolege une fringo te re, qe gjithe diten kendon nen buze kenget e BBF-se, ndersa mua me kalon gjithe dita duke mermeritur neper buze "zot ki meshire per mua"... anila nimani , zajmina, çiljeta... @ co...

 

Me kete titull qe z Nurellari i ka vene artikullit te tij, mendoj se po ofendon qidra te rinj e te reja qe kane pefunduar ose ndjekin studimet ne universitetet e vendit dhe ato nderkombetare, ku nje pjese e tyre edhe kane fituar medalje dhe tituj, Z Nurellari flet si E Hoxha dikure qe shkruantesmileye kapitalizmi eshte drejt kalbezimit.Ai e krahason te rinjte me gangstere e krye gangstere , Po vete ky zoteri ne cfar ketgorie eshte?Edhe ky eshte i shkolluar per shkencat politike, dhe eshte ne fillimet e karieres se tij.Nuk ndertohet e ardhmja me artikuj te tille inkurajues.

A ka ngleur ndonje autor apo analist shqiptar qe ia vlen te lexohet, pervec Kadarese se madh?

Jam dakort per titullin qe nuk eshte i sakte (por jo i papershtatshem). Duhej te thoshte se eshte modeli i kalbur, jo rinia. Por gjithashtu duhet thene se ka kapur problematike kyce, ate te modeleve qe ofron shoqeria shqiptare, te cilat nuk duhen nenvleftesuar sepse te jesh i ri do te thote qe ke mungese eksperience si ne veprime edhe ne arsyetim, pra je me shume i prirur te ndjekesh modele sesa te kryesh veprime racionale. Sa per ilustrim, Paul Krugman, kishte nje shkrim dje ne NYT qe i referohej pikerisht "modelit" te bankierit me titullin "Making Banking Boring". Pra modelet qe nje shoqeri ofron flasin shume per ate se c'fare eshte kjo shoqeri por edhe per ate se c'do te jete. Identifikimi i modeleve te "kalbura", nese do dijme te reagojme, eshte gjysma e punes.

P.S. Desha te shtoja qe shembja e modeleve te kalbura eshte gjysma tjeter.

Poema me bukur e Kadarese me te cilen mori fame ka qene;Shqiponjat fluturojne lart: ku shkruante:

Qe te te shkulin ty parti nga rrenjet

duhet ti ngrene nga varri

e te rivrasin te renet.....etj...etj.

Ndersa te rinjte e pare qe sfiduan bunkeret

e telat me gjemba si dhe sigurimsat e Ramiz Alise

ky shkrimtar imadh i quajti keta te rinj jashteqitja e kombit

 

Mati,

Meqense u nxite nga komenti im per te shkruar, te lutem lexoje edhe njehere sepse nuk kishte te bente me Kadaren. Eshte permendur vetem si simbol popullariteti. Nderkohe as tema nuk ka lidhje me Kadarene.

Autori ka shume te drejte mbi modelin mafioz te partive, politikes, drejtesise, apo me gjere, qe lulezon ne memedhe.

Besnikeria totale ndej bosit eshte celesi qe i ka ngritur robt, pa dallim ditelindje ne ato maja prej ku kane bere goxha katani. Me tej banda (dmth bosi) te mbron dhe kur dalin probleme. Hetimet mbyllen, prokuroret bejne "gabime," bile dhe kundershtaret "harrojne," e keshtu me rradhe. 

Megjithate, ka ca ndryshime nga modeli i vertete mafioz, ku vetem bosi perfiton. Ne politiken tone, edhe "ushtaret" nuk mbesin pa gje. Mesa duket eshte ceshtje rendimenti; thjesht pollitike nxjerr me shume. Ndryshim tjeter eshte se dhe bandat rivale nuk jane armike. Luftojne t'i zene vendin njera tjetres. Po vetem kaq. Nga ana tjeter ato jane te "meshirshme," kurre nuk e kthejne koken mbrapa, se bota eshte me rrota apo me rradhe.

Tashti, e kane fajit ato qe i ofrone keto modele, apo ato qe i pranojne, prap pa dallim ditelindje; kjo pune eshte si debati midis pules e vezes. Ne fund te fundit, shoqeria njesoj shkon per lesh dhe shkerllatokracia mbreteron.

 

 

Hmmm, analize nga Adri i mocem ...

Nuk e di biografine e Adrit, dhe s'me intereson shume.  Nga shkrimet e tij kam ndjekur vetem debatin per voten e emigranteve.  Me respekt kam qene kunder idese se tij mbi kete ceshtje, duke e "kornizuar" thjesht si pikepamje ndryshe e jo si kalbezim mentaliteti apo metafora te tjera dramatike. 

Z. Adri, me ke prek telat shume, po shume, shume fare lol.  Se, si me te qeshur e me te ngjeshur ke cumbuar anetare te mi te familjes, shoqeri etj.  Edhe mua personalisht m'i ke denigruar fare fantazite e vegjelise (ta thom me vone) por per te tjeret me djeg me shume ama. 

Se qe thu ti Adri, vellai im ka mbaruar ate juridikun qe ti e paske shume zet.  Iu lut im ate te jepte provimin per prokurori, por kokerr dembeli im vella, s'e hengri ate pyke.  Keshtu qe gjithe endrrat dhe planet qe kishim per nje prokuror a gjykates n'familje iken per dhjam derri.  E vuajme shume, e vuajtem shume kur punoi ne nje pune ordinere ne nje kompani private, e qajme me lot dhe tani qe se ku ka zene nje qoshe anonime ne administrate.  Bile ne nje zyre qe deri dje s'kishte akoma as tavolina e karrige.  Kalbezim mer Adri, kalbezim, po s'te degjojne te rinjte sot, me qiqrat e tyre ne hell, dhe me pretendime allasoj.

Ndersa per gazetarine, kam nje shoqe qe mezi priti sa te mbaronte ate shkollen e gazetarise per t'i dhene fame vetes me te madhe se protagonistet e "Big Bro".  Per pasuri, s'e kam pyet per Zotin per llogarine e saj bankare, po here tjeter kur te llafosem me te, do ta thom ketu te peshku sa e qysh ka bere.  

The last and the least (qysh thone nga Freakonomics) me dogji dhe per veten me thene te drejten, dhe sonte kur te perqafoj jastekun naten, do ta shtrydh fare fare nga inati e t'i them si ia bere vetes, si e more ne qafe dhe vajte harxhove mendte e krese e studiove e hoqe te zite e ullirit (apo kokrren e qejfit) per nje dege kusheri me shkencat politike, duke e dit qe ka vetem 140 vende ne parlament, e 14 ne ministri.  Do me thote jasteku (po them une, se s'e di akoma fjale per fjale c'do me thote)

-po pse moj Monde zeza, po s'e mban mend nga u frymezove? 

I them jastekut, rri urte, se do na qesh dynjaja, llafet e jastekut nuk thuhen me altopalant, se te del kalbezimi sheshit.  Po jastek allasoj mer, telendar, s'i qepet goja. 

-te kane lene mendte e krese moj monde, po ne s'do ta mbash mend, ta thom une.  Kur ke qene e vockel ti, libri i pare qe ke lexu, version kalamojash, se me vone e lexove te gjithin, ka qene Iliada. Xhaxhi Ymeri kishte treguar alamet historie.  Ti, ne fillim u magjepse me perendite e perendeshat, kishin te forta shume, i lexove shpjegimet ne fund te librit, pa lexuar perrallen akoma, qe te merrje vesh te parin nga te dytin apo te treten.  E nejse, qe thua ti, pak veshtire ishte per t'u ckoklavitur, se lemsh i madh, mpleksje e madhe mes perendish, gjys-perendite dhe mortalet.  Nuk po ta kujtoj tere mpleksjen, le qe jo kohe me pare e pe dhe film, dhe e prishe ca gojen me Peterson qe ta kishte bere me lemsh akoma perrallen.

Por kur mbarove librin, dhe ia tregove mamit nje nate qe ajo flinte prane ne shesh prane teje, se ti ishe me temperature 40, e s'te qepej goja kur ishe me temperature (njehere me temperature e le mamin pa gjume duke i thene tabelen e shumezimit dhe te pjestimit nja 100 here.)  Ne fund fare, i the mamit: o ma, pse s'ka te mire dhe te keqinj kjo perralla?!  S'kishe dhe aq faj, ishe mesuar me Kesulkuqen apo Borebardhen.  Dhe vrisje mendjen, pse te vinte keq dhe i doje si Menelaon, Hektorin, Akilin, Priamin (per kete qave kur u lut per trupin e te birit) bile te erdhi keq edhe per ate pizevengun Parisin qe nisi gjithe ate mesele.  

-Sa llafezan qe je mer jastek, s'kam nerva per brockullat e tua mer, se po kerkoj listen e deputeteve, e po shoh kujt do i ze vendin nje dite te bukur. Le qe ti s'di cfare flet, se tani m'u kujtua qe kur e lexova me vone, ajo perralla s'qe histori dashnie por pune taksash, qe si atehere, si tani, ajo dhe vdekja jane te dy gjera te sigurta.

-Mire mire, ashtu thua ti tani qe te kane lene mendte e krese e te femijerise, por atehere vrisje mendjen qe pse ky xhaxhi Ymeri ta kishte qendisur perallen ne menyre te tille pa ujqer dhe dele, por te gjithe me nga pak ujk dhe dele brenda, dhe arrite ne perfundimin qe kur te rriteshe dhe ca, do lexoje me shume histori, perralla, qe t'i kuptoje me mire marrjet dhe dheniet e trojeve dhe grekeve.  

-Ehuuu, mua me zien koka se s'kane dal akoma listat e plota te deputeteve, e ti me brockullit per xha Ymerin, Ymer agane, Mujin e Halilin e zanat e malit.  S'ta kam ngene hic, qenke kalbur fare fare, do blej nje jastek te ri ...

(The last but not the least)   

 

PS: Adri, se s'te le jastek llafazani, dhe desh harrova, aman bej sevap dhe na shtjello prisoner's dilemma ne artikullin tjeter, se ate e kam shume qejf. 

Titulli i shkrimit ashtu si thote selfma eshte abuziv.Permbajtja,jo!Ato qe shkruheshin nuk jane aq larg realitetit,ujku pak me lart e vuri theksin te modelet qe i ofrohen rinise shqiptare,qe ishte dhe boshti i artikullit te zotit Nurellari,pra e thene me pak fjale,modele te tipit,Veliaj,Xoxe,Bogdani,Spiropali, etj,gjenden ne ate status social jo per merita personale,por per lidhjet farefisnore,aftesite e tyre ne lajkatime,e lepirje ndaj figures se njeshit,dhe makuterise se tyre ne rendjen pas pushtetit(perfitimit),dhe ketu biem te gjithe dakord,qe keta te rinj ne fasade por te plakur ne shpirt e ide,jane sot modele te gabuar.Deri ketu z.Adri ne artikull fliste objektivisht dhe pa u shkeputur nga realiteti,dhe c`eshte me e rendesishmja pa bere retorike boshe,sic ben ne gjithe pjesen tjeter,kur flet se deshira e te rinjve per te qene jurist,gazetar, politikan,apo ekonomist eshte vecse nje deshire perverse,per te ardhmen e tyre si te korruptuar,gangstere,pizevenge,e gjithcka tjeter te ketij lloji,z. Adri mos valle tregu i punes aktual i ofron ketyre te rinjve 1 alternative tjeter? Pse ti ne universitetin tend nuk i ofron kete alternative,studimin e shkencave ekzakte?Sepse U.E.T eshte nje biznes dhe ti do te fitosh ate c`fare ke investuar,dhe aktualisht matematika,fizika,kimia nuk kane treg, keshtu kontribuon ne formimin e "gangstereve"te ardhshem.Ndersa tani na flet se keta te rinj duhet te investojne jeten e tyre ne studime qe sot ne Shqiperi te lene pa "buke".Prandaj duhet qe ti,dhe gjithe te tjeret qe jane pjese e ketij sistemi,dhe kane lindur nga ky sistem,te marrin pergjegjesi per te zgjidhur keto probleme sociale,dhe jo te flasin nga lart=poshte,sikur te ishin "un-a te kulluar"(H.Bergson),te paperlyer ne kete sistem.Do te ishte mire ti ndihmonim te rinjte,qe mos te konformohen,te ndjekin pasionet e tyre,te zbulojne talentin qe gjendet brenda tyre,dhe ta zhvillojne ate pertej interesave materiale,por kjo nuk behet as me fjale boshe,e moralizma,as duke i akuzuar si te paafte per te qene te lire ne zgjedhjet qe bejne.Por duke i ofruar mundesi reale,per te zhvilluar talentin e tyre,ti stimulojme ta bejne nje gje te tille.Juve ju eshte dhene mundesia ta beni dicka te tille,jepni shembullin te paret si U.E.T,mundohuni te shikoni pertej pragmatizmit fitimprures,jepini hapesire ideve qe pretendoni se keni per te ardhmen e rinise shqiptare,ky do te ishte kontribut real dhe jo artikuj retorike si ky i fundit. Joni

Un studioj per shkenca politike Z. Nurellari, dhe tu them dicka, jo vetem qe nuk ndihem e kalbezuar por jam shume e lumtur. Njekohesisht punoj  nje pune e cila me pelqen jashte mase dhe qe nuk ka lidhje direkte me shkencat politike . Por lejomeni tu them se ne fakt juve me keto tituj " flashy "  tregoni  njefare zhgenjimi personal.. mos valle ju vete duhej te kishit zgjedhur dege tjeter ??

Le te kthehemi tek rinia dhe zgjedhjet e saj, sidomos kur flisni per keto dege kaq specifike, me thoni ju lutem sa deputete kane studiuar per shkenca politike ? Me thoni ju lutem si ju duket perdorimi i termave ideor politike nga aktoret politike aktuale qe as vete nuk arrijne ti shpjegojne keto idera " ndarja nga  vjetra" psh ... apo e famshmja " third way " .

Njekohesisht a mund te jepni ndonje statistike per te argumentuar pretendimet tuaja? Te pakten  un personalisht shikoj shume te rinj, qe pervec atyre te tjereve qe ju lartpermendni,  bejne zgjedhje tek shkencat kompiuterike, finance, shikoj shume qe pas studimeve vijojne master, dhe shume te tjere qe vijojne dhe per doktorature.  Ndaj nuk i shoh absolutisht  te kalbezuar.

Dhe, media , apo the brain wash, sinqerisht u lodhem duke pare analiste mirepo ja sa me shume dilni juve bashke me ca te tjere, me sa duket aq me shume inspironi ( jo mua ne fakt).

Rinia jonë duke ndjekur modelet imorale të konsoliduara ka shumë gjasa të mos jetë as garanci, as mundësi, as aset por një barrë, një kërcënim për të ardhmen e vendit.

Uroj qe kjo rini te mos jete kaq paranojake sa juve sepse me duket se kalbezimi fillon qe nga mosfunksionimi i ekuilibrit mendor.

 

 

 

une me adrin e kemi mbaruar shkollen e larte brenda kater mureve, po pastaj une kam ike jashte shtetit rrefugjat adri ka nejte ne politike.

p.s. me vjen me qeshe me krejt keto rinine qe shajne rinine, sikur me vjen me qeshe per shqiptaret qe shajne shqiperine.

e une jam prej atyre te rinjve (a thua hala? deri sa te martohesh me ka trhane baba je kalamo) qe e ndjejne veten te kalbur dhe qe ne tirane e pijne kafen te ushtari se te kullat asht shtrenjte.

ehe more lale eh...

Është krijuar përshtypja që në këtë vend je i realizuar vetëm nëse ndjek modelet dominues në shoqëri të kapobandës, që konkretish në shoqërinë tonë janë një gjykatës apo prokuror i majmur, një gazetar i pushtetshëm,i lidhur mirë me kulisat e politikës dhe i famshëm njëherazi si dhe ç’është më e rëndësishmja një politikan i korruptuar me imunitet.

Jam dakord vetem me pjesen e pare te fjalise, sepse me pas lidhjen me juridikun, shkencat politike dhe gazetarine nuk arrij ta kap. Nuk eshte faji i studenteve qe sistemi arsimor universitar ne Shqiperi le shume per te deshiruar. Ata thjesht duan te shkollohen dhe keto tre deget qe jane permendur jane ato me te lehtat (jo se duhet te jene te tilla...psh. "juridiku i lehte" nuk duhet as te ekzistoje si togfjalesh por hajt me...) ndaj edhe zgjidhen ne mase nga ata qe duan te arsimohen edhe pertej te mesmes. Kaq.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).