Të nisësh nga e para

Të nisësh nga e para

Slavoj Zizek 

Në tekstin e tij të mrekullueshëm paçka të shkurtër "Shënime të një Publicisti”- të shkruar në  Shkurt 1922 kur Bolshevikët  pas fitores së Luftës Civile kundër të gjitha gjasave, duhej të tërhiqeshin në  Politikat e Reja Ekonomike duke lejuar kështu një hapësirë  shumë më të gjerë të ekonomisë së  tregut dhe pronës private -Lenini, përdori analogjinë e një  alpinisti i cili duhej të tërhiqej nga përpjekja e tij e parë për tu ngjitur në majën e një mali , për të përshkruar se cfarë do të thotë “tërheqje” në një proces revolucionar, dhe se si kjo mund të bëhej  pa shkaktuar tradhëti për çështjen :

    Le të imagjinojmë një njeri duke iu ngjitur  një mali shumë të lartë të thepisur dhe të pashkelur ndonjëherë. Le të supozojmë se ai ka kapërcyer vështirësi  dhe rreziqe të papara dhe ka arritur me sukses që të ngjitet në pikën më të lartë të arritur ndonjëherë nga  pararendësit e tij, por që akoma nuk ka arritur majën. Ai e gjen veten në një pozitë të atillë që jo vetëm është e vështirë por edhe e rrezikshme për të vazhduar në drejtimin dhe përgjatë rrugës që ka zgjedhur, për të mos thënë e pamundur. [1]
    Në këto rrethana, Lenini shkruan:  Ai është i detyruar të kthehet prapa, të zbresë dhe të kërkojë një tjetër shteg, ndoshta më të gjatë por një shteg të atillë që do i mundësojë arritjen e majës. Zbritja nga lartësia që askush para tij nuk e kishte arritur ndonjëherë provon se ndoshta është më e vështirë dhe e rrezikshme për udhëtarin tonë imagjinar , më e rrezikshme se sa vetë ngjitja –ndoshta është më lehtë të rrëshqasi por nuk është aq e lehtë të zgjedhi një terren të sigurtë; aty nuk egziston më ajo dehja prej ngazëllimit të ngjitjes lart, drejt qëllimit etj. Ai duhet të lidhi rreth vetes një litar dhe të qëndrojë për orë të tëra i ngjitur pas shkopit në mënyrë që ti krijojë vetes mundësinë e hapjes së një rruge të sigurtë për të kaluar, në të njëjtën kohë i duhet të kontrollojë nëse litari vazhdon të jetë i lidhur në mënyrë të sigurtë apo jo; Ai duhet të lëvizi me ritmin e kërmillit duke zbritur poshtë , duke ju larguar majës duke ju larguar qëllimit; dhe ai nuk e di se kur do përfundojë kjo zbritje shumë e rrezikshme dhe e dhimbshme,ai nuk e di  nëse egziston një mënyrë e tërthortë të cilën mund ta përdori për t’ju ngjitur majës me më shumë guxim ,më shpejt dhe gjithashtu më drejtpërdrejt.

Është e natyrshme për një alpinist që e gjen veten në një pozicion të tillë të ketë  “momentet e dëshpërimit”. Brënda të gjitha gjasave momente të tilla do të jenë të shumta dhe të vështira për tu suportuar nëse ai do dëgjonte zërat e atyre që janë poshtë, në një distancë të sigurtë  që duke përdorur një teleskop shikojnë zbritjen e tij të rrezikshme: Janë zëra tingëllues që ulërasin me ngazëllim por nga ai dashakeqi. Ata thjesht nuk duan ta fshehin këtë ngazëllim; ata turfullojnë gëzueshëm duke bërtitur : “Ai nuk do të rezistojë më shumë se një minutë, do bjerë! Mirë ti bëhet të çmëndurit “ Të tjerët përpiqen që ta fshehin gëzimin dashakeq duke përdorur të njëjtën sjellje ‘si Judas Golovloyov’,  pronar toke famëkeq dhe hipokrit i paraqitur në novelën Familja Golovlyov të Saltykov-Shchedrin:

    Ata zëra rënkojnë duke ngritur sytë nga qielli me trishtim a thua po thonë “ na vreros shumë që të shikojmë të justifikuara frikërat tona ! Por, a nuk jemi ne që kemi kaluar të gjithë jetën duke përpunuar një plan të matur për t`ju ngjitur këtij mali, duke kërkuar që ngjitja të shtyhej deri sa plani ynë të ishtë i plotësuar deri në detaje? Dhe, nëse ne protestuam me pasion kundër ndërmarrjes së këtij shtegu , të cilin ky i çmendur tani po e braktis (shikoni, shikoni ai u kthye! Po zbret! Edhe hapi i vetëm që ndërmerr po i kërkon orë të tëra përgatitjeje! E megjithatë ne kemi qënë të abuzuar nga të gjitha anët dhe përsëri kemi kërkuar moderim dhe kujdes!), edhe pse ne në mënyrë të vazhdueshme dhe të zjarrtë e çensuruam këtë të cmendur dhe lajmëruam të gjithë ata që mund ta mendonin për ta imituar apo ndihmuar; e bëmë këtë për arsye te besnikërisë tonë kundrejt planit madhështor për ngjitjen e këtij mali dhe me qëllimin e ndalimit të diskreditimit tij!’

Për fat të mire –vazhdon Lenini - udhëtari ynë nuk mund ti dëgjojë zërat e këtyre njerëzve të cilët janë  “miq të vërtetë” që flasin e  diskutojnë përsa i përket idesë së ngjitjes; nëse do i dëgjonte ‘ata ndoshta do i neveriteshin’- Dhe thonë që neveritja nuk të lejon që ti kesh idetë e qarta dhe hapat e sigurtë, sidomos në lartësi’ 
Natyrisht, një metaforë nuk përbën provë: "çdo analogji është çalamane’.  Vazhdon të gërmëzojë Lenini situatën aktuale duke e konfrontuar me Republikën fëminore Sovjetike.

    Proletariati i Rusisë ngrihet në një lartësi gjigande përsa i përket revolucionit të  tij, jo vetëm kur krahasohet me 1789 dhe 1793 por edhe kur krahasohet me 1871. Ne duhet të përkujtojmë atë cfarë kemi bërë dhe atë cfarë nuk kemi ndërmarrë, duhet ta bëjmë këtë gjë në mënyrë të ftohtë dhe të paanshme, sa më qartë dhe konkrete . Nëse e bëjmë këtë, atëherë do të kemi mundësinë ti kemi idetë e qarta. Nuk do vuajmë as nga neveria as nga përzierja apo iluzioni e dëshpërimi.

Pas rënditjes së arritjeve të shtetit Sovjetik që nga 1922 , Lenini shpjegon çfarë nuk është bërë:

    Por ne nuk kemi përfunduar akoma së ndërtuari as themelet e ekonomisë socialiste, dhe fuqitë armiqësore të kapitalizmit në agoni mund të vazhdojnë të na privojnë për këtë. Ne duhet të vlerësojmë në mënyrë të qartë dhe ta pranojmë në mënyrë të sinqertë; Nuk ka absolutisht asgjë të tmerrshme, asgjë që mund të krijojë terrene legjitime për dëshpërimin më të vogël për të pranuar këtë të vërtetë të hidhur; sepse ne gjithmonë e kemi nxitur dhe përsëritur të vërtetën elementare të Marksizmit – se përpjekjet e përbashkëta të punëtorëve të disa vëndeve të përparuara janë të nevojshme për fitoren e socializmit. Ne jemi akoma të vetëm në një vënd të prapambetur, një vënd që ishte shkatërruar më shumë se sa të tjerët, por ne kemi kryer një marrëveshje të madhe.

Përvec kësaj, Lenini vë në dukje se “ ne kemi ruajtur të paprekur ushtrinë e forcave revolucionare proletare; kemi ruajtur  aftësitë e tyre manovruese; kemi mbajtur të qarta idetë tona dhe mund të llogarisim në mënyrë shumë të kthjellët kur, ku dhe sa larg të tërhiqemi (në mënyrë që të hidhemi përsëri në sulm); ku, kur dhe si të kryejmë punën për të ndryshuar atë që ka ngelur e pa përfunduar. Dhe në përfundim ai thotë:

    Janë të dënuar ata komunistë që mendojnë  se është e mundur të përfundojnë ndërmarrjet si puna e kësaj që duhet për marrjen e vendimeve për të kompletuar themelet e ekonomisë socialiste (në vecanti në një  vënd të vogël fshatar) pa bërë gabime, pa tërheqje, pa ndryshime të shpeshta për atë që është  e papërfunduar apo pika të tjera të konceptuara dhe të  realizuara gabim. Komunistët që s’kanë iluzione , që nuk japin rrugëdalje nga dëshpërimi si dhe ruajnë fuqitë dhe fleksibilitin e tyre ‘për të filluar nga fillimi’ duke e provuar vazhdimisht duke ju afruar një detyre me të vërtetë të vështirë, këta komunistë nuk janë të dënuar (dhe brënda të gjitha gjasave nuk do të veniten ) .     

Dështo më  mirë 

Ky është Lenini në në formën Becketiane më të mirë, duke kumtuar linjën nga Worstward Ho:  “ Përpiqu përsëri. Dështo përsëri” [2]  Përfundimi i tij-për të filluar nga fillimi- e bën të qartë se ai nuk po flet thjesht për të ngadalësuar dhe përforcuar  atë që tashmë është arritur, por për kthimin mbrapa dhe zbritjen në pikën e fillimit: njeriu duhet të fillojë nga fillimi, jo që nga pika deri ku ka arritur me sukses në përpjekjen e parë. Në termat e Kierkegaard , një proçes revolucionar nuk është një progres gradual por një lëvizje e përsëritur, një lëvizje që përsërit fillimin përsëri dhe përsëri.
Georg Lukács  përfundoi  kryeveprën e tij Pre-Teoria marksiste e Novel  me fjalinë e famshme: "Rrugëtimi  është i gjatë,udhëtimi fillon’ " Kjo është  ajo cfarë ndodh në momentin e humbjes: rrugëtimi i një përvoje revolucionare të vecantë ka mbaruar, por udhëtimi i vërtetë , puna e rifillimit sapo ka filluar. Ky vullnet për tu tërhequr në asnjë mënyrë nuk nënkupton  një hapje jo-dogmatike kundrejt të tjerëve, një pranim kundrejt kundërshtarëve politikë .’ Ne e kishim gabim, e ndërsa ju kishit të drejtë në paralajmërimet tuaja , prandaj hajde të bashkojmë forcat’. Përkundrazi, Lenini insistoi që momente të atilla janë kohëra në të cilat është e nevojshme disiplina maksimale . Duke ju drejtuar Kongresit të 11-të të Partisë Bolshevike disa muaj më vonë, në Prill të 1922 ai argmenton :

    Kur një ushtri e tërë (dhe ketu po  flas në kuptimin figurativ) është në tërheqje, ajo nuk mund të ketë të njëjtin moral si në momentet kur po përparonte. Në çdo hap që hidhet do gjendet një gjendje depresioni… Dhe këtu ndodhet edhe rreziku serioz; është tmerrësisht shumë e vështirë të tërhiqesh pas një fitoreje të madhe në avancim . Gjatë një përparimi fitues , edhe në rastet kur disiplina nuk është maksimale, gjithsecili shtyhet përpara vullnetarisht. Gjatë tërheqjes, disiplina duhet të jetë më e ndërgjegjshme dhe është njëqind herë më e nevojshme, sepse kur e gjithë ushtria është në tërheqje , nuk dihet se ku duhet ndaluar. Aty shihet vetëm tërheqja ; në rrethana të tilla dëgjohen disa zëra të kapur nga paniku i mjaftueshëm ky, për të shkaktuar një largim në rromujë. Rreziku këtu është shumë i madh. Kur një ushtri e vërtetë është në tërheqje (zbrapsje) , armët e rënda janë të mbajtura gati dhe në shënjestër, dhe kur një tërheqje me rregull degjenron në një të rromujshme dhe pa rregull jepet komanda për të hapur zjarr është pothuajse e drejtë.

Pasojat e këtij qëndrimi ishin shumë të qarta për Leninin. Në përgjigje të “predikimeve” të bëra nga Menshevikët dhe Revolucionarët Socialistë – ‘Revolucioni është zgjatur shumë. Atë cfarë ju po e thoni tani, ne e kemi thënë prej kohësh, prandaj na lejoni ta themi përsëri’ – tha ai në Kongresin e 11-të të Partisë:

    Në përgjigje të saj ne themi : ‘Na lejoni që t’ju vëmë përpara një skuadre pushkatimi për të thënë këtë. Ose, do përmbaheni në shprehjen e pikëpamjeve tuaja, ose nëse këmbëngulni të shprehni publikisht pikëpajmet tuaja në rrethanat aktuale  kur pozicioni ynë është shumë herë më i vështirë se sa ishte kur rojat e bardha na sulmuan, atëherë duhet të fajësoni vetëm veten tuaj nëse ne ju trajtojmë si elementët më të këqinj dhe dëmtues të rojeve të bardha '[3]

Megjithatë  ky ‘terror i kuq’ duhet të dallohet nga ‘totalitarizmi’ Stalinist . Në kujtimet e tij, Sandor Marai  dha një përkufizim të saktë përsa i përket ndryshimit. [4] Edhe në fazat më të dhunshme të diktaturës Leniniste, kur ata që kundërshtuan revolucionin ishin të privuar brutalisht nga e drejta e tyre për të folur (në mënyrë të lirë dhe publike) , nuk ishin të privuar nga e drejta e tyre për të heshtur: Ata kishin të drejtën e ndrydhjes në një mërgim të brëndshëm. Këtu është treguar një episod nga vjeshta e vitit 1922 kur nën investigimin e Leninit, Bolshevikët po organizonin të famshmen ‘Avullore të Filozofëve’ . Kur ai mori vesh që një Historian i vjetër Manshevik nga lista e atyre intelektualëve që do përjashtoheshin ishte tërhequr në jetën private duke pritur vdekjen për shkak të një sëmundje të rëndë, Lenini jo vetëm e hoqi atë nga lista por urdhëroi që atij ti jepeshin kupona shtesë për ushqimin. Në momentin kur armiku dha dorëheqjen nga lufta politike, aty ndaloi edhe armiqësia e Leninit.
Megjithatë për  Stalinizmin edhe një heshtje e tillë tingëlluese është shumë. Jo vetëm që i kërkohet masës së popullit që të tregojnë suportin e tyre duke ndjekur mitingje të mëdha publike por edhe artistët dhe shkencëtarët duhej që të bien në kompromis me veten duke marrë pjesë në vlerësime të tilla si firmosja e lavdërimeve zyrtare ose duke i ofruar premtime boshe Talinit dhe Marksizmit zyrtar. Nëse në diktaturën Leniniste ti mund të vriteshe për atë cfarë mund të kishe  thënë , në Stalinizëm mund të qëlloheshe për atë cfarë nuk e ke thënë. Kjo u pasua deri në fund: vetvrasja, tërheqja përfundimtare e dëshpëruar në heshtje, ishte dënuar nga Stalini si akti i fundit dhe dhe më i lartë tradhtar ndaj Partisë.  Ky dallim mes leninizmit dhe stalinizmit reflekton qëndrimin e tyre të përgjithshëm ndaj shoqërisë: për formistët, shoqëria është një fushë e pamëshirshme e luftës për pushtet,  një luftë që është pranuar hapur,  konflikti ndonjëhere është pothuajse i padukshëm, i ripërcaktuar si ajo e një shoqërie të shëndetshme kundër asaj apo atyre që janë përjashtuar prej saj – parazitët, insektet, tradhëtarët të cilët janë më pak se sa njerëz.
Ndarja  e pushteteve sovjetike? 
 

A ishte i nevojshëm kalimi nga Lenini tek Stalini? Përgjigja hegeliane do të shkaktojë domosdoshmëri prapavepruese; pasi ndodhi ky kalim, sapo Stalini fitoi, ishte e nevojshme detyra e nje historiani dialektikësh që të konceptojë atë ‘të bëhen’ , duke sjelle jashtë të gjitha  pasiguritë e mundshme të një lufte që mund të kishte përfunduar ndryshe, sic veproi Moshe  Lewin  në luftën e fundit të Leninit. Lewin ,pikë së pari theksoi këmbënguljen e Leninit mbi sovranitetin e plotë për  subjektet kombëtare që formonin shtetin Sovjetik – nuk ështe çudi që në një letër të Byrosë Politike në 22 Shtator 1922, Stalini akuzoi në mënyrë të hapur Leninin  për ‘liberalizëm nacional’. Së dyti, ai theksoi modestinë e Leninit kundrejt qëllimeve: jo socializëm , por kulturë , arsim universal, efikasitet,teknokracinë,shoqëri bashkëpunuese të cilat do tu mundësonin fshatarëve për tu bërë ‘tregëtarë të kulturuar’ në kontekstin e NEP (Rregullorja  e re per ekonominë) . Kjo ishte padyshim një pikëpamje shumë e ndryshme nga ajo e ‘socialismit në një vënd’. Modestia ndonjëherë është abitërisht e hapur: Lenini, tallet me të gjitha përpjekjet për të ‘ndërtuar socializmin’ , ai luan në mënyrë të përsëritur me temën kryesore të mangësive të partisë dhe insiston në natyrën improvizuese të politikës sovjetike duke e përforcuar më shumë me thënien e Napoleonit ‘On s’engage . . . et puis on voit’.(angazhohemi … dhe me pas shohim)
Lufta finale e Leninit kundër rregullave dhe rendit burokratik shtetëror është shumë e njohur; ato cfarë janë ,më pak të njohura janë shënimet e kthjellëta të Lewin ku thuhej se Lenini kishte qënë duke u përpjekur ti ndërronte formë  rrethit të demokracisë  dhe diktaturës parti-shtet me propozimin e tij për një trup të ri rregullues ” Komisionin Qëndror të kontrollit”. Ndërsa kishte pranuar plotësisht natyrën diktatoriale të regjimit Sovjet, ai u përpoq që të vendoste një ekuilibër midis elementëve të ndryshëm, ‘sistemin e nje kontrolli reciprok që do shërbente me të njëjtat funksione – krahasimi nuk është më shumë se sa një përafërsi  - sic është edhe ndarja e pushteteve në një regjim demokratik’. Një komision qëndror i zgjeruar do hiqte linjat e politikës si dhe do të mbikqyrte të gjithë aparatin e Partisë. Brënda tij, ky Komision do të: 

    veprojë si një kontrollor i Komitetit Qëndror  dhe të degëve të tij- Byronë Politike, Sekretariatin, Orgburonë…. Pavarësia e tij do të sigurohet dhe do jetë e garantuar nga lidhjet e saj direkte dhe të drejtpërdrejta me Kongresin e Partisë , pa ndërmjetësimin e Byrosë Politike dhe të organeve të saj administrative apo të Komitetit Qëndror [5]

Kontrollet dhe balancat, ndarja e pushteteve, kontrolli i përbashkët  – Kjo ishte përgjigja e dëshpëruar e Leninit përsa i përket pyetjes: Kush do kontrollojë kontrolluesit? Ka dicka surreale, pothuajse imagjinare në këtë ide përsa i përket Komisionit Qëndror të kontrollit: një organ i pavarur , edukues dhe kontrollues me një kënd apolitik , që konsiston në një përbërje prej mësuesish të mirë dhe teknokratësh, për të mbajtur nën kontroll Komitetin qëndror të politizuar dhe organet e tij – me pak fjalë, ekspertizë neutrale që të mbajë egzekutivët e partisë në linjë. E megjithatë e gjithë kjo varet nga pavarësia e vërtetë e Kongresit të Partisë – tashmë e dëmtuar nga ndalimi i fraksioneve (de facto ), të cilat lejojnë Aparatin e Partisë të kontrollojë Kongresin dhe të shkarkojë kritikët e saj si fraksionistë. Naiviteti i besimit të Leninit tek specialistët është shumë goditës nëse kujtojmë se ajo erdhi nga një lider i cili ishte plotësisht i ndryshëm dhe në dijeni të të gjitha depërtimeve të luftës politike, të cilat nuk lejonin asnjë qëndrim neutral.
Drejtimi në të cilin po frynte era  ishte i dukshëm në propozimin që bëri Stalini në 1922 për të shpallur Republikën Socialiste Federative Sovjetike si edhe qeverinë e republikave të Ukrainës, Bjellorusisë, Azerbajxhanit, Armenisë dhe Gjeorgjisë.
                Nëse ky vendim konfirmohej nga Komiteti Qëndror i RCP, nuk do të  bëhej publik, por do       të komunikohej në Komitetet Qëndrore të Republikave për ta qarkulluar në të gjitha organet Sovietike, komitetet egzekutive qëndrore ose Kongreset e Sovietikëve të të ashtuquajturës Republikë , gjithçka do kryhej përpara mbledhjes se të gjitha Kongreseve Ruse të Sovjetikëve, ku do të deklarohej dhe shpallej dëshira e këtyre Republikave. [6] 
 
Bashkëveprim i autoritetit më të lartë me bazën e tij jo vetëm është shfuqizuar – në mënyrë që autoriteti më i lartë thjesht e imponon vullnetin e tij – por, duke e shtuar më shumë dëmtimin, është riorganizuar si e  kundërta e saj: Shefi i komitetit vendos atë cfarë dëshiron, në mënyrë që baza të vendosë autoritetin më të lartë të saj.
Takt dhe terror  
 

Një tipar i mëtejshëm i betejës finale të Leninit që na e tërheq vëmëndjen është fokusimi i papritur përsa I përket educates dhe mirësjelljes. Lenini kishte qënë thellësisht shumë i mërzitur nga dy incidente: në një debat politik , përfaqsuesi i Moskës në Gjeorgji,  Sergo Ordzhonikidze, kishte goditur fizikisht një anëtar të Shefit të komitetit Gjeorgjian; edhe vetë Stalini kishte abuzuar verbalisht kundrejt Krupskaya (duke zbuluar se ajo i transmetonte Trotskit, letrën e Leninit me propozimin e një pakti kundër Stalinit). Incidenti i fundit bëri që Lenini të shkruante thirrjen e tij të famshme:

    Stalini është shumë  i vrazhdë, dhe kjo e metë, megjithëse mjaft e pranueshme në  mesin tonë dhe në marrëdhëniet midis nesh komunistëve, bëhet e patolerueshme për  një Sekretar të Përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse unë sugjeroj që shokët të mendojnë një mënyrë për të hequr Stalinin nga ai post dhe ta zëvëndësojmë me një person tjetër i cili me gjithë respektin ndryshon nga Shoku Stalin përsa i përket superioritetit, që është më tolerant, më besnik, me i sjellshëm dhe i vëmëndshëm kundrejt shokëve, si dhe më pak tekanjoz. [7]   

Propozimet e Leninit për  një Komision Qëndror Kontrolli dhe shqetësimi i tij që civilizimi duhet ruajtur, në asnjë mënyrë nuk tregon zbutje liberale. Në një letër drejtuar Kamanev nga e njëjta periudhë, ai thekson në mënyrë shumë të qartë se: ‘Është një gabim shumë i madh të mendohet se NEP i ka dhënë fund terrorit; akoma do të kemi mbështetje të terrorit në përgjithësi dhe atij ekonomik në vecanti. Megjithatë, ky terror, i cili do i mbijetojë reduktimit të planifikuar të aparatit të shtetit dhe Cheka (policia sekrete Ruse), do ishte më shumë një kërcënim se sa një aktualitet; ashtu siç rrëfen Lewin, Lenini gjeti një mënyrë, përmes së cilës të gjithë ata që [sipas NEP- Politikave Europiane per Ekonomine)] tani do të dëshirojnë të kalojnë limitet e caktuara nga shteti për biznesmenët, mund të rikujtojnë në mënyrë taktike dhe me të përshtatshme, ekzistencën e kësaj arme të fundit. [8] Lenini këtu kishte të drejtë: diktatura i referohet çrregullimit bazë të fuqisë së shtetit dhe në këtë nivel nuk ekziston neutraliteti.
Pyetja vendimtare është “çrregullimin e kujt”? Nëse nuk është i yni, atëherë është i tyre?
Në ëndrra, kjo për të përdorur shprehjen e tij, përsa i përket regjimit të punës së CCC-së, në tekstin e tij përfundimtar të vitit 1923 “Më mirë pak, por më të mirë” , Lenini sygjeron se ky organ duhet të drejtohet tek:

    disa gjysma humoristike mashtrimesh, dredhi, pjesë të këtyre mashtrimeve ose dicka të atij lloji. E di se në shtetet e matura dhe të rëndësishme të Europës Perëndimore një ide e tillë do ti tmerronte njerëzit dhe as edhe një zyrtar përsëmbari do e merrte parasysh. Megjithatë, shpresoj që nuk jemi bërë akoma aq burokratë dhe se në mesin tonë diskutimi i kësaj ideje do të ngrinte vetëm e vetëm dëfrimin.
    Me të vërtetë, përse të  mos kombinojmë kënaqësinë me dobinë? Përse mos të përdorim disa dredhi humoristike apo gjysëm argëtuese që të vëmë në dukje dicka qesharake, dicka të dëmshme, dicka gjysëm-qesharake apo gjysëm të dëmshme etj? [9]  

A s’është kjo një pahijshmëri në katror përsa i përket ‘seriozitetit’ të pushtetit egzekutiv koncentruar tek shefi i komitetit dhe Byroja politike? Dredhi, aftësi dinake  - një ëndërr e mrekullueshme., por megjithatë një utopi. Dobësia e Leninit - vazhdon argumendin Lewin- ishte se ai megjithëse e pa problemin e burokratizmit e zvogëloi peshën dhe dimensionet e vërteta që ky problem kishte: “Analiza e tij shoqërore u bazua vetëm në tre klasa shoqërore – punëtorët, fshatarët dhe borgjezët – pa marrë parasysh Aparaturat Shtetërore si një element i veçantë social që kishte shtetëzuar sektorët kryesorë të ekonomisë". [10]
Bolshevikët shpejt u bënë të  vetëdijshëm se pushtetit të tyre politik i mungonte baza e ndryshimit shoqëror: shumë nga klasa punëtore në emër të të cilëve ata kishin ushtruar sundimin e tyre ishin zhdukur në Luftën Civile, prandaj ata ishin duke udhëhequr një pushtet të zbrazur nga përfaqsimi social.Megjithatë duke e menduar veten si fuqi politike e pastër dhe që impononin dëshirate  tyre në shoqëri, ata u lartësuan që nga ‘’zoterimi’ de fakto i tyre dhe u sollën si ruajtës, kjo nga mungesa e fuqisë së forcës prodhuese – burokracia e shtetit ‘do të bëhej baza e vërtetë sociale e pushtetit’     

    Nuk egziston një gjë  e tillë si pushtet ‘i pastër’ politik, i lirë nga cdo bazë sociale. Regjimi duhet të gjejë baza të tjera sociale përveç aparatit që ndrydh vetveten. ‘Zbraztësia’ në të cilin regjimi Sovjetik dukej që ishte pezulluar shpejt u mbush edhe në qoftë se Bolshevikët nuk e kishin parë akoma apo nuk dëshironin ta shikonin. [11]

Ndoshta, kjo bazë do të kishte bllokuar projektin e Leninit per Shefin e Komitetit (cc). Është  e vërtetë , si në mënyrën anti-ekonomike dhe atë deterministe, Lenini insistoi për autonominë e politikës por ajo cfarë ai anashkaloi përsa i përket termit të Badiou, nuk është se si cdo forcë politike përfaqëson disa forca sociale apo klasa por se si kjo forcë politike është gdhendur direkt në nivelin e përfaqsuar vetë, si një forcë sociale të saj.  Në këtë mënyrë lufta e fundit e Leninit kundër Stalinit i ka të gjitha shënjat e një tragjedie të vërtetë:nuk ishte një melodramë në të cilën personazhi i mirë lufton të keqin, por një tragjedi në të cilën heroi bëhet i vetëdijshëm që është duke luftuar  pasardhësin e tij, dhe tashmë është shumë vonë për të ndaluar shpalosjen fatale të vendimeve të gabuara të ndërmarra prej tij në të kaluarën.
Një  shteg tjetër.  
 
Pra, ku jemi ne sot, pas “obscur désastre” (fatkeqësisë së errët)  të vitit 1922? Sic ndodhi në 1922, na rrethojnë  zërat që vijnë nga poshtë me ngazëllimin e lig: “ Serves ke te drejtë, të çmendurit të cilët donin të impononin vizionin totalitar të tyre në shoqëri!’ Të tjerët përpiqen të fshehin ngazëllimin e tyre dashakeq; ata rënkojnë duke ngritur sytë nga qielli me trishtim a thua po thonë “ na vreros shumë që të shikojmë të justifikuara frikërat tona! Sa fisnik ishte vizioni juaj kur krijuat një shoqëri të tillë! Zemra jonë po rrihte me ju, por arsyeja na tregoi se planet tuaja do të përfundonin në mjerim me një jo-liri të re!. ”Duke hedhur poshtë çdo kompromis me këta zëra joshës, ne patjetër duhet të fillojmë nga fillimi – jo për të ndërtuar mbi themelet e epokës revolucionare të shekullit të 20-të, i cili zgjati që nga viti 1917 deri 1989 ose më saktë që nga 1968, por le të zbresim në pikën e fillimit dhe të zgjedhim një shteg tjetër.
Por si? Problemi përcaktues i Marksizmit Perëndimor ka qënë mungesa e subjektit revolucionar: si ka mundësi që klasa punëtore nuk e ka kompletuar kalimin vetja tek për vete dhe i ka veshur vetes termin agjent revolucionar? Kjo është pyetja kryesore ( pais raison d’être – arsyeja e të qënit)  përsa i përket referencave psikoanalitike të Marksizmit Perëndimor, i cili ishte shkaktuar për të shpjeguar mekanizmat e pavetëdijshëm të dëshirës duke parandaluar kështu rritjen e ndërgjegjës së klasave, të cilat janë gdhëndur në të qënit situatë sociale të klasës punëtore. Në këtë mënyrë e vërteta e Analizës social-ekonomike të Marksizmit u shpëtua: nuk kishte asnjë arsye për ti dhënë terren teorive revizioniste përsa i përket ngritjes së klasës së mesme. Për të njëjtën arsye Marksizmi perëndimor u angazhua në një kërkim konstant për të tjerët të cilët mund të luanin rolin e agjentëve revolucionarë, duke zëvëndësuar  kështu klasën punëtore që nuk ishte e gatshme të merrte një rol të tillë: Fshatarët e Botës së tretë , studentët dhe intelektualët, të përjashtuarit. Është ndoshta e mundshme që ky kërkim i dëshpëruar për agjentët revolucionarë është forma e e shfaqjes të së ashtuquajtur opozitë: frika se mos e gjenin , apo se mos e shikonin aty ku ishte duke trazuar. Duke pritur për dikë tjetër për të bërë punën për ne është një mënyrë e racionalizmit të pasivitetit tonë.
Është krejt kundër këtij sfondi ajo cfarë Alain Badiou sygjeroi, pohimin e hipotezave të komunistëve. Ai shkruan :

    Në qoftë se ne duhet të braktisim këtë hipotezë , atëherë nuk ka më vlerë të bëjmë asgjë në fushat e aksionit kolektiv. Pa horizontin e komunizmit, pa këtë Ide, asgje historike dhe politike nuk do jetë interesante për nje filozof.

Megjithatë, Badiou vazhdon:  
 
     për t’ju përmbajtur Idesë, egzistenca e hipotezës nuk do të thotë se forma e saj e parë e prezantimit e fokusuar në pronën shtetërore duhet ruajtur ashtu sic është. Në fakt, ajo cfarë ne i jemi atribuar si detyrë filozofike, madje edhe punë, është për të ndihmuar modalitetin e ekzistences së hipotezës për të egzistuar.[12]  
Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm në mënyrë që mos ti lexojë këto rrjeshta në mënyrën Kantaniane duke e konceptuar komunizmin si një Ide rregulluese, duke ringjallur kështu spektrin e ‘etikës socialiste’ të barazvlefshme si normë priori apo aksiomë. Përkundrazi, duhet mbajtur referenca e saktë për të vendosur një antagonizëm social që gjeneron nevojat e komunizmit; e mira e nocionit të vjetër Marksian të komunismit jo si një ideal por si një lëvizje e cila reagon kundrejt kontraditave aktuale.Trajtimi i komunizmit si ide e përjetshme nënkupton që situata e cila gjeneron nuk është më e përjetshmë , dhe që antagonizmi ndaj të cilit reagon komunizmi do të jetë gjithmonë i pranishëm. Nga i cili është gjithmonë një hap larg leximit jostrukturor të komunizmit si një ëndërr e pranisë duke hequr të gjithë përfaqsitë e tjetërsuara; një ëndërr e cila lulëzon mbi pamundësinë e saj.
Megjithëse është e lehtë  të bësh shaka me nocionin e Fukuyama tek Fundi i Historisë, sot shumica është Fukuyamiste. Kapitalismi liberal demokratik është pranuar si formula e fundit e gjetur për një shoqëri më të mirë të mundshme; ajo cfarë mund të bëjmë është që të jemi sa më tolerante dhe kështu me rradhë. Pyetja e thjeshtë por me vënd e cila ngrihet këtu është: Nëse kapitalizmi liberal-demokratik është ndoshta jo më i miri por forma më pak e keqe e shoqërisë , përse ne nuk japim dorëheqjen në një mënyrë të civilizuar dhe të matur dhe ta pranojmë atë plotësisht? Përse të insistojmë në hipotezën komuniste , kundër të gjitha gjasave?
Klasa dhe të  zakonshmit.   
 
Nuk është e mjaftueshme që vetëm të mbetesh besnik i hipotezës komuniste: duhet të gjesh antagonizmin brënda realitetit historik i cili e bën atë një urgjencë praktike. E vetmja pyetje e vërtetë sot është : A përmban kapitalizmi global antigonizma , të forta aq sa të parandalojnë riprodhimin e saj të pacaktuar? Katër antagonizma të mundshëm e paraqesin veten e tyre: rrezikun e shtuar për katastrofa ekologjike, papërshtatshmërinë e pronës private për të ashtuquajturën pronë intelektuale, implikimet social-etike të zhvillimeve të reja teknologjiko-shkencore, sidomos në biogjenetikë dhe forma e fundit por jo më pak e rëndësishme , forma të reja të aparteidit social – mure të reja dhe lagje të vjetra. Ne duhet të theksojmë se aty kemi një dallim cilësor midis tiparit të fundit, hendeku që ndan formën e përjashtuar nga ajo e përfshira, dhe tre të tjerat të cilat caktojnë territoret të cilat Hardt dhe Negri i quajnë “commons” (të zakonshëm) – substancë e ndarë e egzistencës së shoqërisë  në të cilin privatizimi është një akt dhune ndaj të cilit duhet të rezistojmë me forcë nëse është e nevojshme.
Së pari, kemi të zakonshmit e kulturës , format e socializuara në mënyrë immediate  të kapitalit njohës: së pari gjuhën, mjetet tona të komunikimit dhe edukimit por gjithashtu përdorin  edhe infrastrukturën sic është transporti publik, elektriciteti , posta etj. Nëse Bill Gates do i lejohej monopoli atëherë ne do të kishim arritur situate absurde në të cilat një individ do të kishte në pronësi indin e programit të rrjetit bazë të komunikimit. Së dyti, janë të zakonshmit e një natyre të jashtme, të kërcënuar nga ndotja dhe shfrytëzimi – nga nafta tek pyjet dhe deri tek vetë habitati natyror dhe së treti të zakonshmit e e natyrës së brëndshme trashëgimia e biogjenetike e njerëzimit. Ajo cfarë të gjitha këto beteja ndajnë është  informimi që kanë për potencialin shkatërrues – deri në shfarosjen e njerëzimit. Është kjo referencë për të zakonshmit ‘ e cila lejon reanimacionin e nocionit të komunizmit: duke na lejuar që të shikojmë shtojcën e tyre progresive si një proçes proletarizimi të atyre që janë përjashtuar nga vetë substance e tyre; një proçes i cili tregon drejtimin kundrejt shfrytëzimit. Detyra sot është që të ripërtërihet ekonomia politike e përdorimit – për shëmbull, atë të punëtorëve anonimë nga kompanitë e tyre .
Megjithatë, vetëm antagonizmi i katërt që është referenca për të përjashtuarit e justifikon termin e komunizmit. Nuk ka asgjë më private se sa një bashkësi shtetërore që e përcepton të përjashtuarin si një kërcënim dhe e zë meraku se si ta mbaj atë në një distancë sa më të sigurtë. Me fjalë të tjera, në serinë e katër antagonizmave ai midis të përfshirëve dhe të përjashtuarve është thelbësori: pa të, të gjithë të tjerët i humbasin format e tyre shkatërruese dhe armiqësore. Ekologjia kthehet në një problem të zhvillimit të qëndrueshëm, prona intelektuale në një sfidë komplekse ligjore, biogjenetika kthehet në një çështje etike. Dikush mund të luftojë sinqerisht për mjedisin duke mbrojtur një nocion më të gjërë përsa i përket pronës intelektuale , të kundërshtojë të drejtat mbi genet pa përballur antagonizmin midis të përfshirëve dhe të përjashtuarve.Për më tepër , ndonjëri mund të formulojë disa nga këto beteja në termat e të përfshirëve që kërcënohen nga ndotja e përjashtuar. Në këtë mënyrë, ne nuk do të arrijmë një të vërtetë të gjithanshme , por vetëm një shqetësim”privat” gjithmonë duke u bazuar në kuptimin Kantianian. Koorporata të tilla si Whole Foods and Starbucks vazhdojnë të gëzojnë favore dhe ndere midis liberalëve edhe pse të dy këto koorporata angazhohen në aktivitetet anti- unioneve; hileja këtu është se ata shesin produkte me spin progresiv: kafe të bërë nga bimë të blera me”çmime panairi”, makineri të shtrënjta hibride etj. Për ti rënë shkurt, pa antagonizmin midis të përfshirëve dhe të përjashtuarve ne do ta gjenim veten tonë në një botë në të cilën Bill Gates është humanisti më i madh , që lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe Rupert Murdoch do ishte ambjentalisti më i madh duke mobilizuar qindra miliona nëpërmjet perandorisë së tij mediatike.
Ajo cfarë duhet shtuar këtu  duke lëvizur përtej Kantit, është ajo, se egzistojnë grupe sociale të cilët për shkak të mungesës së tyre në një vënd të caktuar në “mënyrë private” të hierarkisë sociale, qëndrojnë direkt për gjithanshmërinë.; të quajtur ndryshe nga Jacques Ranciere, ata janë “pjesë e asnjë pjese” të trupit shoqëror.Të gjitha politikat me të vërtetë emancipuese janë gjeneruar nga qarku i shkurtër midis universalitetit të përdorimit publik të arsyes dhe universalitetin e “pjesë e asnjë pjese” Kjo ka qënë ëndrra komuniste e Marksit të ri – që të bashkojë universalitetin filozofik me atë proletar. Nga Greqia e lashtë kemi një emër për ndërhyrjen e të përjashturit në hapësirat e politikave sociale: Demokraci.
Nocioni mbizotërues liberal i demokracisë merret gjithashtu me ata të përjashtuarit porn ë një mënyrë  rrënjësisht të ndryshme: Ky nocion fokusohet  në përfshirjen e tyre, si zëra të pakicës. Të gjitha pozitat duhet të dëgjohen, të gjitha interesat duhet të merren parasysh, të drejtat e njeriut janë të garantuara për të gjithë, të gjitha mënyrat e jetesës, kulturat dhe praktikat respektohen dhe kështu me rradhë. Mania e kësaj demokracie është mbrojtja e të gjitha minoriteteve: kulturore, fetare, seksuale etj. Formula e demokracisë në këtë rast konsiston në negociatat e pacientit dhe kompromiset. Ajo cfarë humbet këtu është pozicioni i universalitetit  të mishëruar tek të përjashtuarit. Politikat e reja emancipuese nuk do të veprojnë më si një agjen social e vetëm, por si një kombinim shpërthyes midis agjentëve të ndryshëm. Ajo cfarë na bashkon është se në kontrast me imazhin klasik të proletarizmit që nuk kanë asgjë “për të humbur përvec zinxhirëve” ne rrezikojmë të humbasim gjithcka. Kërcënimi është se ne do të reduktohemi në një subjekt abstract Kartesian të shpronësuar nga të gjitha përmbajtjet tona simbolike , me bazën tonë gjenetike të manipuluar, vegjetim në ambjente pa jetë. Ky kërcënim i trefishtë na bën të gjithëve proletarë të reduktuar në “substanca të subjektivizuara” ashtu sic Marksi kishte shkruar në Groundrisse . Figura e “pjesës së asnjë pjese” na vë përballë me të vërtetën e pozicionit tonë; dhe sfida etiko-politike është njohja e vetes tonë në këtë siluetë. Në njëfarë mënyre ne të gjithë jemi të përjashtuar jo vetëm nga natyra por edhe nga substanca jonë simbolike. Sot, të gjithë ne jemi Homo sacer dhe evetmja mënyrë që të shmangim për tu bërë të tillë është që të veprojmë për ta parandaluar.
[1] V. I. Lenin, ‘Notes of a Publicist’, published posthumously in Pravda, 16 April 1924; Collected Works, vol. 33, Moscow 1966, pp. 204–7.
[2] Samuel Beckett, ‘Worstward Ho’, Nohow On, London 1992, p. 101.
[3] Lenin, ‘Eleventh Congress of the rcp(b)’, Collected Works, vol. 33, pp. 281–3.
[4] Sándor Márai, Memoir of Hungary: 1944–1948, Budapest 1996.
[5] Moshe Lewin, Lenin’s Last Struggle [1968], Ann Arbor, mi 2005. pp. 131–2.
[6] Quoted in Lewin, Lenin’s Last Struggle, Appendix 1, pp. 146–7.
[7] Lewin, Lenin’s Last Struggle, p. 84.
[8] Lewin, Lenin’s Last Struggle, p. 133.
[9] Lenin, ‘Better Fewer, But Better’, Collected Works, vol. 33, p. 495.
[10] Lewin, Lenin’s Last Struggle, p. 125.
[11] Lewin, Lenin’s Last Struggle, p. 124.
[12] Alain Badiou, The Meaning of Sarkozy, London and New York 2008, p. 115.

Përktheu Esmeralda Rrustemi-Hoxha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).