Te manaxhosh si Ilda

LUSH eshte nje nga dukurite e reja ne boten e dyqaneve kozmetike.  Themeluar ne Angli mbi 10 vjet me pare, kohet e fundit po rritet tmerresisht shpejt.    Cdo produkt kozmetik e prodhuar nga kompania, kryesisht sapune dhe xhelra te ndryshem, ka karakteristike qe ingredientet jane natyrale dhe cdo cope sapuni ka fotografine e punetorit/es qe e ka prodhuar.  Emrat e produkteve jane nga me te ndryshmit, si psh: “Honey I washed the Kids” ose “Better than Sex.”

Dyqani i Lush ne Chicago, nje nga 2-3 dyqanet kryesore te kompaniese ne Amerike, eshte qe nga mengjesi e deri ne darke nje cmenduri e vertete, nga turmat e njerezve.   Dikush i merre ere coperave te ndryshme te sapuneve qe nga pamja e jashtme duken si embelsira te cilat te joshin ti fusesh dhembet.  Te tjere provojne kemra neper duar, e te tjere bejne masazhe dore me sapunra te bera me balte Maroku a Algjerie.

Ne mes te tere gumezhimes se njerezve e muzikes Dance qe bucet, degjohet nje thirrje “Kercim ne Dush!!”  …te 15 punetoret ndalojne ne vend e fillojne kercejne me levizje tip kombinimi Makarena+Disko+Rrobt.  Ky dyqan kaq intensiv manaxhohet nga Ilda, nje vajze qe eshte vertet e lindur per te manaxhuar.  Pasi vizitova dyqanin, dolem per nje dreke dhe po shkembenim historira nga eksperiencat tona te manaxhimit.   Disa nga proceset qe ajo ka implementuar me punetoret e vet nuk i kam pare ndonjehere.

Ajo qe mu duk ideja me gjeniale ishte dicka te ciles punetoret e LUSH i referohen si “E dashur Ilda. (Dear Ilda)”  Ne fund te cdo mbledhje javore me stafin, Ilda u shperndan punetoreve nje leter e nje laps.  Ne krye te letres shkruhet “E dashur Ilda”  …punetoret mund te shkruajn c’te duan.   Eshte thjeshte nje leter e hapur te cilen kushdo mund ta perdori per cdo arsyje. Mund te shkruajne gjera te kota e te plota — thjesht kjo eshte mundesia per te komunikuar hapur vetem per vetem me eproren e tyre.

“Gjergj, nuk e ke iden cfare shkruhet jave per jave!  Nuk ka jave qe te mos qesh e qaj ne te njejten kohe.  Dikush me shkruan per vuajtjet qe po kalon gjate ndarjes me te shoqin.  Nje tjeter me shkruan se si mezi pret te vij ne pune se eshte i vetmi vend ku paguhet per te kercyer per 8 ore.  E te tjere me shkruajne per gjera qe mund te ndryshojme ne dyqan per te permiresuar punen.  …por ajo qe eshte e rendesishme per mua, edhe arsyeja kryesore pse e bej kete punen e letres eshte sepse me afron jashtzakonisht afer me punetoret.  Nuk me shikojne thjesht si force autoritare ne pune, por edhe si dike te ciles mund ti flasin me konfidence.   E kam bere dyqanin vertet si qender terapie.  Kjo per punetoret e mi nuk eshte pune, por eshte nje vend ku mund te shpetojne nga hallet e dites e te defrehen ne atmosferen qe kemi krijuar sebashku.” thote ajo.

Jim Collins, ne librin e tij “Good to Great” thote qe manaxheret e nivelit me te larte nuk manaxhojne thjesht duke u varur nga autoriteti qe i jep roli, por manaxhojne duke motivuar e krijuar nje atmosfere ku cdo punetor e cdo mendim vleresohet.

Me pelqen shume te ndjek nga afer njerez qe shkelqejne ne manaxhim, marketing, biznes ..etj, dhe te mesoj prej tyre.  Po ne kete rast, me pelqeu edhe me teper fakti qe po mesoja nga nje bashkatdhetare.   Po ju ra rruga ne Chicago, mos harroni te vizitoni Lush tek Water Tower.

2 Komente

Shume mire e ben kjo, po padyshim nuk eshte e para qe perdor kete stil menaxhimi. Ne fakt shume nga kompanite me te sukseshme perdorin shume truke te tilla, qe disa here nuk jane thjesht truke.

Dhe menaxhim jo manaxhim. smiley

pati thene njeri, qe vrau veten duke iu ikur Nazisteve, per Fashizmin:

"Fascism sees its salvation in giving these masses not their right, but instead a chance to express themselves. The masses have a right to change property relations; Fascism seeks to give them an expression while preserving property."

 

dhe kjo puna e Ildes vecse nje lloj fashizmi eshte.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).