Të jesh i majtë në Ballkan, mision i pamundshëm?

Të jesh i majtë në Ballkan, mision i pamundshëm?
Nocionet e së « majtës » dhe të së « djathtës » janë shpeshherë të paqarta në Ballkan. Mbase, nocionet përkatëse janë diskredituar jo rrallë herë; si për shembull në Serbi, për shkak të regjimit të Millosheviqit. Megjithatë, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) është « rehabilituar » së fundi. Si partner i një koalicioni të ndershëm dhe duke përfituar nga « kumbaria » me Partinë Demokratike (DS) të të ndjerit Zoran Gjingjiq, ajo është anëtarësuar në Internacionalen socialiste...Ky artikull është pjesë e një botimi të përbashkët - të fondacionit « Gabriel Péri » dhe të « Courrier des Balkans » - i cili përpiqet ta analizoje gjendjen e tanishme të nocionit të majtë në Ballkan.

Jean-Arnault Dérens 

Konstatimi do të ishte i lehtë. Përpos disa nostalgjikëve që plaken, të cilët vazhdojnë ta ruajnë kujtimin për Mareshalin Tito ose Enver Hoxhën dhe ta kultivojnë ndoshta më tepër dhe para së gjithash nostalgjinë e rinisë së tyre, krijohet përshtypja se në Ballkan, e « majta » përkufizohet në disa klube afaristësh të dyshimtë ose në rastin më të mirë, në disa burokratë jokompetentë provincësh…

Ndonëse imazhi është i tërbuar, rezultati mbetet i pikëllueshëm. Partitë që njihen si të « majta » nuk kanë dëshmuar aftësi për t’i kundërshtuar nacionalizmat luftarak që kanë trazuar rajonin. Aq më keq, pikërisht duke u thirrur si parti e « majtë », Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Sllobodan Millosheviqit ka luajtur rolin e saj të njohur më se dramatik në shpërbërjen jugosllave.

Fraktura e majtë/ e djathtë, një çështje trashëgimore

Të njohura si të « majta » janë grupimet që kanë dalur nga ish-partitë komuniste, megjithëse jo të gjitha e menaxhojnë në të njëjtën mënyrë këtë trashëgimi, posaçërisht kur në të njëtin vend ekzistojnë disa grupime rivale të cilat e pretendojnë trashegiminë e ish-partive unike. Për më tepër, në të gjitha ish-republikat jugosllave, si në Kroaci ose në Bosnje, disa nga ish-kuadrot komuniste iu bashkëngjitën grupimeve nacionaliste që krijoheshin në fillim të viteve të ’90-ta. Ata përqafuan madje me vrull dhe shumë zell format më ekstreme të kësaj ideologjie të re. Një batutë e njohur boshnjake rezymon shkëlqyeshëm këtë gjendje. Një imam fillon predikimin : « vëllezër që jeni në fund të sallës iu përshëndes me ‘aleikoum salam’, besimtarët që jeni në mes iu përshëndes me ‘mirëdita zotërinj’, ndërsa ju që jeni në rendin e parë : ‘përshëndetje shokë’ ! »….

Është fakt se Partia e Aksionit Demokratik (Stranka demokratske akcije, SDA) e Bosnje dhe Herzegovinës ose Bashkësia Demokrate Kroate (Hrvatska demokratska zajednica, HDZ) kanë rimarrë kuadrot, strukturat dhe metodat e pushtetit, si dhe të organizimit të ish-Lidhjes Komuniste. Themeluesi i HDZ-së, Franjo Tugjmani (1922-1999), « babai i pavarësisë kroate » ishte vet një partizan i Luftës së Dytë Botërore, një gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe një militant komunist i « konvertuar » në nacionalist. Në anën tjetër, themeluesi i SDA-së, Alija Izetbegoviqi (1925-2003) ishte një nga udhëheqësit e rrallë pasjugosllav që nuk kishte qenë kurrë anëtar i partisë : tërë kariera e tij ideologjike dhe politike ishte zhvilluar në një botë intelektuale të dominuar nga islami. 

Në Kroaci, si në Bosnje dhe Herzegovinë, partitë social-demokrate (SDP) janë trashëguese të drejtpërdrejt të ish-Lidhjes Komuniste. Ivica Raçani, drejtuesi i SDP-së kroate, kryeministër i vendit më 2000-2003 ka qenë një nga protagonistët kryesor të Kongresit të XIV të Lidhjes së Komunistëve Jugosllavë në janar të vitit 1990, që ishte edhe kongresi i saj i fundit.     

Më pas, e rëndësishme është të rikujtohet se kjo Lidhje e Komunistëve Jugosllavë ishte e ndarë në disa Lidhje të Republikave Federative, përfshirë edhe në dy krahinat e atëhershme autonome të Vojvodinës dhe Kosovës, të cilat kishin gjithashtu organizatat e tyre të veçanta. Gjatë viteve 1980, federata jugosllave u shndërrua kësisoj në një « federatë të burokracive komuniste republikane », që i mbronte veçmas interesat e republikave përkatëse, gjë që nuk zhvillohej pa tensione dhe përplasje. Lidhja e Komunistëve luajti një rol parësor në pavarësimin e Sllovenisë. 

Pra, SDP-të e viteve të 90’ta paraqiteshin me të drejtë si grupime « nacionale », edhe pse partitë nacionaliste ia adresonin shpeshherë akuzën e perceptuar si poshtëruese, si « jugonostalgjikë ». Gjatë zgjedhjeve të para shumëpartiake kroate, në pranverën e vitit 1990, SDP-ja promovonte një program që supozonte më shumë një reformë radikale të institucioneve jugosllave se një shkëputje nga kuadri federal, gjë që i mundësoi edhe përfitimin e një numri të madh votash serbe.

Në kontekstin e luftërave të viteve të ’90-ta, SDP-të nga Kroacia dhe Bosnje e Herzegovina patën vështirësi të mëdha për ta promovuar një zë të veçantë. Fitorja e SDP-së kroate në zgjedhjet e 3 janarit 2000 ishte më shumë rezultat i vdekjes së Franjo Tugjmanit, por edhe e ripushtimit të tërë territorit kroat (1995) dhe reintegrimit të plotë të zonave serbe (1998).

Në Bosnje dhe Herzegovinë, SDP-ja do të merrë pjesë në qeveritë e luftës së Sarajevës, gjë që e përkufizoi vëmendjen e saj në rajonet e kontrolluara nga kjo qeveri, që ishin kryesisht në mesin e komunitetit boshnjako-mysliman. Edhe sot, SDP-ja paraqitet sikur një parti « unitariste », në favor të përforcimit të shtetit të centralizuar dhe kundër kompetencave të zgjeruara të të dy « entiteve », Republikën Sërpska dhe Federatën kroato-boshnjake të Bosnje dhe Herzegovinës, të cilat e përbëjnë shtetin që nga marrëveshja e paqës në Dejton (1995). SDP-ja synon një elektorat « qytetar », që i kundërshton ndarjet etnike, por pjesëmarrja e saj në qeveri (2000-2002) nuk ka lënë kujtime shumë të mira.

Trashëgimia e ish-Lidhjeve është kontestuar gjithashtu nga grupimet e tjera, shpeshherë të dalura strukturalisht nga organizatat e ndryshme të periudhës socialiste (organizatat e të rinjve, frontet e masave etj). Këto organizata kanë pasur përgjithësisht një audiencë mjaft të kufizuar. Më pas, kryeministri i fundit i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, reformatori kroat Ante Markoviq, nxiti themelimin e lëvizjeve reformatore, që patën shkurtëgjatësi, por që kanë mundur të transformohen nganjëherë në parti me inspirim social-demokrat. Kështu që në Bosnje, rryma social-demokrate është e ndarë në funksion të dy rrymave të saj: SDP buron drejtpërdrejt nga ish-Lidhja e komunistëve, ndërsa Unioni i Socialdemokratëve boshnjako-herzegovas - që drejtohet me vite të tëra nga kryetari i Tuzllës Selim Besllagiqi - mbetet trashëgimtari i lëvizjes reformatore. Ndonëse këto dy grupe janë bashkuar formalisht, ato vazhdojnë të kenë kundërshtime të fuqishme personale.

Kësisoj, shënuesi kryesor që e mundëson identifikimin e partive politike në të majtën e skemës politike mbeten më shumë prejardhjet e tyre se programet ose përzgjedhjet e tyre politike. Rastet e Serbisë dhe Malit të zi paraqesin megjithatë veçori të thella.

Rasti serb

Është në Serbi ku nocioni i së « majtës » është ndoshta më i zhvlerësuar, ngase ai mbetet i ndërlidhur me regjimin e Sllobodan Millosheviqit dhe të partisë së tij, Partia Socialiste e Serbisë (SPS), trashëgimtarja e drejtpërdrejt e Lidhjes së Komunistëve të Serbisë (Savez Komunista Srbije, SKS).

Në strategjinë e tij për ta marrë pushtetin, Sllobodan Miloseviqi ka filluar njëherë ta merr kontrollin mbi SKS-në, para se ta shtrijë atë në organizatat e partisë nëpër krahinat autonome të Vojvodinës dhe të Kosovës, si edhe në Republikën e Malit të zi. Kësisoj, ai kontrollonte katër burokracitë republikane, që ia mundësonin katër nga tetë votat në instancat federative. 

Politikisht, ngritja e Millosheviqit është shënuar në dinamikën e një dialektike të menaxhuar mjaft mirë: me njërën dorë, shefi i Beogradit rehabilitonte dhe eksitonte nacionalizmin i cili ishte goditur nga një ndalesë të gjatë nën Titon dhe me dorën tjetër, ai paraqitej sikur mbrojtësi i Jugosllavisë federative dhe socialiste përballë  « secesionistëve » sllovenë, kroatë ose shqiptarë të Kosovës. Kjo politikë ia ka sjellur mbështetjen përfundimtare të Armatës Popullore të Jugosllavisë (Jugoslovenska Narodna Armija, JNA), e cila kishte strukturat e saj komuniste dhe gëzonte de fakto statusin e një entiteti federativ autonom. Pas Kongresit të XIV në janar të vitit 1990, drejtuesit e JNA-së, nën impulsionin e gjeneralit Veljko Kadijeviq qenë joshur nga opsioni puçist për « shpëtimin e federatës », mirëpo ky projekt nuk u realizua kurrë.   

Përkundrazi, në fund, ata iu bashkëngjitën projektit politik të Millosheviqit i cili në ndërkohë e përfitoi sërish një pjesë të rëndësishme të opozitës nacionaliste. Njëherësh, më vitin 1990, kjo opozitë e perceptonte Millosheviqin si një trashëgimtar të sistemit përbuzës komunist. « Gjenialiteti » i Millosheviqit ishte që të grumbulloi rreth vetes grupet e ndryshme që krijoheshin, si dhe t’i dërgoi grupet e tyre të armatosura - që buronin shpeshherë nga tifozët e klubeve të futbollit - në vijat e para të frontit në Kroaci.

Vojisllav Shesheli, që mori drejtimin e Partisë Radikale Serbe (Srpska radikalna stranka, SRS) ishte njeriu që e mundësoi këtë rikuperim politik, derisa një bandit i madh, që kontrollohej nga policia sekrete, Zheljko Razhnatoviqi, më i njohur nga nofka e tij si komandant Arkani, mori për detyrë themelimin e grupeve të para paramilitare. I dalur nga theka e njëjtë nacionaliste dhe monarkiste, Vuk Drashkoviqi ishte i vetmi që kuptoj manipulimin dhe që bashkoi rrymat e atëhershme opozitare.

Gjatë tërë vitet e ‘90-ta, skena politike serbe mbeti ngushtë e kontrolluar nga Sllobodan Millosheviqi, nga Partia e tij Socialiste të Serbisë (Socialisticka Partija Srbije, SPS) dhe « satelitët » e saj : SRS-ja, e cila duhej të zotëronte fushën politike të së djathtës dhe Lëvizjen Jugosllave (JUL), të udhëhequr nga bashkëshortja e shefit të Beogradit, e cila duhej ta zotëonte fushën politike të së majtës.

Kjo dikotomi pikëtakohej edhe në republikat e tjera jugosllave të përçara nga luftërat. Derisa partitë serbe të Kroacisë dhe Bosnjes, themelimi i së cilave ishte nxitur nga Millosheviqi, referoheshin në një nacionalizëm romantik, në monarkinë dhe në Kishën ortodokse, ato gëzonin mbështetjen e ish-kuadrove të JNA-së të krijuara në shkollën komuniste. I tillë ishte rasti i shefit ushtarak të Serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiqit, që qe i « obliguar » të kompozoj me folklorin çetnik megjithëse prindërit e tij, partizanë komunist, ishin ekzekutuar nga çetnikët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përballë këtij sistemi mbizotërues, opozita ishte e pafuqishme. Derisa referencat ideologjike e shumë udhëheqësve të kësaj opozite i klasifikonin në të majtë – siç ishte rasti i Zoran Gjingjiqit (1952-2003) –, ata duhej të denonconin të « majtën në pushtet », e cila përfaqësohej nga çifti Millosheviq-Markoviq. Jashtë kërkesave demokratike, kjo opozitë nuk mund të formulonte asnjë program të vërtetë. Ajo ndahej edhe në çështjet thelbësore, si në marrëdhëniet me nacionalistët serbë të Bosnje dhe Herzegovinës, të cilët vet Zoran Gjingjiqi i mbështeti në vitin 1994 - para së gjithash me një oportunizëm politik të pamenduar mirë - pasi që Millosheviqi qe distancuar nga ta,

Në Mal të zi, partia nuk vdes kurrë !

Mali i zi është një shembull ekstrem dhe unik i paparë askund në Evropë, përkatësisht të mbetjes në pushtet të ish-partisë komuniste pa asnjë ndërprerje kohore. E riemëruar Parti Demokratike e Socialistëve (Demokratska Partija Socialista, DPS), ish-Lidhja Komuniste e Malit të zi (SKCG) nuk i ka humbur asnjëherë zgjedhjet që nga fillimi i sistemit shumëpartiak. Vërtetë, partia ka pësuar disa fraksione. Më vitin 1988, « revolucioni antiburokratik » i famshëm, që ishte kurdisur nga Beogradi, mundësoi eliminimin e gardës së vjetër të partisë malazeze, e cila u zëvëndësua nga kuadro të reja, atëbotë besnike të Sllobodan Millosheviqit. Ata quheshin Momir Bulatoviq, Millo Gjukanoviq, Filip Vujanoviq, Svetozar Maroviq… Ishin këta që e menaxhuan transformimin e SKCG-së në DPS, duke i qëndruar besnik Beogradit deri në mesin e viteve të ’90-ta.

Në atë moment, grupi i udhëhequr nga Millo Gjukanoviqi filloi që të distancohet nga Beogradi, duke i bërë lajka perëndimit dhe duke i rimarrë për llogari të tij tezat e pavarësisë, që deri atëherë promovoheshin vetëm nga Aleanca Liberale e Malit të zi (LSCG), të krijuar më vitin 1990 nga ish-kuadrotë e rinisë komuniste, si Sllavko Peroviqi. Ky zhvillim ekonomik i DPS-it e provokoi ndarjen e elementeve besnike të Beogradit, të cilat e themeluan Partinë Socialiste Popullore (SNP), nën udhëheqjen e Momir Bulatoviqit. Pas vitit 2000, kjo parti afrohet me rrymat nacionaliste serbe të Malit të zi, duke u përpjekur që t’i referohet Sllobodan Millosheviqit. Kjo krijoi edhe një ndarje të re : Momir Bulatoviqi i mbeti besnik mentorit të tij duke e themeluar partinë minore - Partinë Kombëtare Socialiste (NSS) dhe duke ia lënë kontrollin e SNP-së, Predrag Bullatoviqit (këta dy të fundit nuk kanë lidhje direkte familjare).
SNP-ja përpiqej që t’i përbashkonte referencat « jugosllave », përkujdesjen sociale dhe angazhimin « unionist » në dobi të ruajtjes së lidhjeve në mes Serbisë dhe Malit të zi. Megjithatë, beteja unioniste bëri që ai të lidhet me grupimet nacionaliste serbomëdha, si grupet që bashkohen sot rreth Listës serbe të Andrija Mandiqit.

Nga ana e tij, DPS-i është para së gjithash një klub biznesi dhe pushteti, që e ka sjellur Malin e zi në një kupë që i shërben pasurimit marramendës të drejtuesve të tij, të cilët vazhdojnë që t’i monopolizojnë të gjitha funksionet publike. Megjithatë, DPS-i qeveris vendin në partneritet me Partinë minore Social-Demokrate (SDP), një grup politik që ka qenë më shumë independentist dhe që ka ditur gjithashtu të udhëheq beteja shumë të nevojshme për Malin e zi (të drejtat e minoriteteve, feminizmin etj). Këto vitet e fundit, duke e ruajtur një sociologji të veçantë (partia numëron shumë anëtarë nga pakicat kombëtare), SDP-ja ka braktisur shumicën e veçorive të saj ideologjike për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejt në sistemin e pushtetit të vendosur nga Millo Gjukanoviqi. Drejtuesi i partisë, Ranko Krivokapiq, kryetar i Kuvendit, është njeriu i tretë i shtetit dhe i « sistemit » të Gjukanoviqit.

Dallime ideologjike ?

Në Maqedoni është sot e vështirë të gjinden dallime thelbësore programore midis Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (Socijaldemokratski Sojuz na Make donija, SDSM) dhe VMRO-DPMNE, emri i së cilës (Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë – Lëvizja Demokratike e Bashkimit Kombëtar Maqedone) rikujton « folklorin » patriotik maqedon gjatë fillimit të shekullit XX. Të dy partitë kanë pak a shumë orientime të njëjta, të drejtuara rreth mbrojtjes së shtetit maqedonas dhe të identitetit kombëtar. Synimet e tyre janë gjithashtu të përbashkëta : vazhdimi i privatizimit dhe tranzicionit drejt ekonomisë së tregut, integrimi euro-atlantik, etj – siç janë edhe metodat e tyre të pushtetit, që shënohen përmes një klientelizmi të rëndë.

Mbase, shumica e këtyre synimeve shënojnë një konsensus të gjerë në të gjitha shtetet e rajonit, ku pyetja themelore e integrimit evropian nuk është kurrë objekt i një debati të vërtetë politik. Realisht, polemikat ndërtohen vetëm në mënyrën e afrimit të synimit evropian, pa i parashtruar fare çështjet përmbajtësore politike dhe sociale të integrimit.

OJQ, « shoqëri civile » : paradigma të reja

Mirëpo , disa tema të rëndësishme politike barten nga disa aktorë të tjerë shoqërorë, të cilët e mbulojnë hapësirën e krijuar nga heshtja e partive, qoftë kjo mbrojtja e mjedisit, të drejtat e grave dhe lufta kundër modeleve patriarkale të acaruara nga vitet e luftës dhe kultin e dhunës, politike ose mafioze, apo qoftë edhe të drejtat shoqërore.

OJQ-të janë akuzuar shpeshherë si bartëse të vlerave ideologjike perëndimore, të « braktisura » mbi realitete ekzogjene. Është e vërtetë se këto OJQ gëzojnë shpeshherë financime të huaja (Bashkimit Evropian, SHBA-ve, fondacione private etj), e që kanë mundur të jenë objekt manipulimi politik (sipas skemës famoze, shumë shpejtë e demantuar, e « revolucioneve kolorite », modeli i së cilës ishte rënia e Millosheviqit në Serbi). Megjithatë, çdo qasje negative për këto OJQ do të ishte e gabuar, pavarësisht imazhit karikatural të « demokratëve profesionist » që paguhen mirë, domosdoshmërisht anglofon, e që kanë mundur të vetëshpallen si zëdhënës të një « shoqërie civile » shpeshherë e vështirë për t’u identifikuar…
Dilemat që i sjellin, si dhe energjia shoqërore që nxisin këto OJQ janë në fakt faktorë thelbësor të vitalitetit demokratik.

Në mesin e këtyre OJQ-ve, galaksia feministe është ndoshta më aktivja. Feministët e ish-Jugosllavisë, siç janë « Femrat në të zeza » të Beogradit, nuk e kanë pasur asnjëherë të vështirë që të ruajnë midis tyre lidhje aktive solidarizimi ndërkufitar, duke e përfaqësuar kështu një alternativë shumë politike kundrejt nacionalizmave të ndryshëm.  

Njëlloj, disa rrjete, si Iniciativa Qytetare (Gradjanske Inicijative) ka arritur që të federalizoj një numër të madh shoqatash lokale. Në këtë aspekt, mobilizimet mjedisore përfaqësojnë një fenomen të ri dhe mjaft premtues. Mobilizimet e viteve të fundit kundër projekteve të barrikaduara me pasoja të rënda mjedisore, si në Bosnje-Herzegovinë ose në Mal të zi, kanë mundësuar hapjen e debatit të ri mbi modelin e zhvillimit ekonomik të propozuar në shtetet e rajonit, mbi konfuzionin në mes interesave politike, ekonomike dhe mafioze…

Rimëkëmbja sindikale ?

Heshtja e përgjithshme e grupeve të quajtura të majta mbi çështjet sociale është mjaft e pakuptueshme, aq më tepër se shtetet e rajonit e kanë përjetuar « tranzicionin » drejt ekonomisë së tregut në kushte skajshmërisht të rënda. Rrënimi i pagave dhe pensioneve, papunësia masive (që arrin sot në më se 30% të popullatës aktive në Serbi dhe rreth 60% në Kosovë), zhvillimi i punës në të zezë… Në përgjithësi, partitë social-demokrate janë mjaftuar me shprehjen e një « shqetësimi » social duke rishfaqur njëkohësisht simpatinë e tyre për vazhdimin e tranzicionit ekonomik dhe duke mos u përpjekur që të kërkojnë marrëdhënie të veçanta me sindikatat.

Skena sindikale është vet e dominuar nga aparatet e periudhave socialiste, duke qenë e paaftë të zhvilloi një sindikalizëm kërkesash, si dhe e paaftë t’i adresohet punëtorëve të ndërmarjeve të reja private, shpeshherë punëtorë në të zezë dhe të privuar nga çdo sigurim social.

Këto sindikata riprodhojnë fraksionet politike ose nacionaliste që përçanë shtetet. Në Bosnje, kuadri i përbashkët i sindikateve është një hapësirë boshe. Realisht, sindikatat zhvillohen ekskluzivisht mbi bazë nacionale (sindikata e republika Sërpskës dhe ajo e Federatës, kjo e fundit është e ndarë edhe në kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë). Në Mal të zi, kundërshtimi midis rrymave idependentiste dhe unioniste përçan gjithashtu sindikatat, ndërsa sindikatat maqedone nuk kanë asnjë përfaqësim në mesin e popullatës shqiptare të vendit…

Ndoshta përvoja e një sindikalizmi më të zhvilluar alternatif është ajo e « Nezavisnost » në Serbi, e cila është krijuar si opozitë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Serbisë (SSSS) që ishte i lidhur me regjimin e Millosheviqit. Sindikata « Nezavisnost » ishte pjesë e « frontit » opozitar demokratik. Megjithatë, që nga vitit 2000, sindikata ka vëshirësi për ta ridefinuar rolin e saj. Ithtare e reformave dhe e privatizimeve, megjithëse sindikata është e vetëdijshme për detyrat që do të duhej t’i takonin si mbrojtja e të punësuarëve, mbrojtja e punëtorëve në të zezë etj; megjithatë, ajo nuk arrin akoma që të adaptohet me kontekstin e ri politik.  

Si të rindërtohet e majta politike ?

Rasti serb mund të merret si shembull për konfuzionin mbretërues. Partia Socialiste e Serbisë (SPS) ruan një bazë militante dhe një elektorat në plakje e sipër të nostalgjikëve të Millosheviqit. Partia peshon tanimë rreth 6% të votave. Partia Demokratike (DS) e presidentit Boris Tadiq është anëtare e Internacionales socialiste, por nuk po shfaq ndjeshmëri të veçantë sociale. Ajo përmbledh nën një kulm militantë me referenca të përafërta me të majtën evropiane dhe ultra-liberalë si zëvëndës-kryeministri aktual Bozhidar Gjeliqi.

Fraksioni i DS-it, Partia Liberal-Demokratike (LDP) e Ҫedomir Jovanoviqit grumbullon disa nga figurat e mëdha të disidencës anti-nacionaliste të viteve të ’90-ta, si Vesna Peshiqin, ish-drejtuesen e Aleancës Qytetare të Serbisë (GSS) apo edhe Zharko Koraqin, ish-drejtuesin e Unionit Social-demokrat (SDU). Historianja Llatinka Peroviqi, ish-drejtuese e rrymave « liberale » të viteve të ’70-ta të Lidhjes së Komunisteve të Serbisë është gjithashtu një figurë e afërt e partisë.

Referencat intelektuale dhe politike të këtyre personaliteteve të rëndësishme në skenën politike serbe ndërlidhen me marksizmin kritik të viteve të ’70-(sidomos në mesin e qarqeve që takoheshin gjatë seminareve verore në ishullin dalmat të Korçulës), si dhe rrymat që kanë rinovuar thellësisht të majtën perëndimore: feministët, ekologjistët etj. Sot, këta militantë nuk do ta kishin të vështirë të përcaktoheshin si social-demokratë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, LDP-ja shmang kujdesshëm pozicionimin në spektrin majtas-djathtas.

Përballë kësaj të majtes që nuk guxon të shprehet, nga ana e saj, e djathta serbe ka ditur ta menaxhoj shkëlqyeshëm adaptimin e saj pasmillosheviqian. Partia Radikale Serbe (SRS), përkrah Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) së Vojisllav Koshtunicës paraqitet natyrshëm si një parti ultrakonservatore dhe klerikale. DSS-i luan gjithashtu në aleancën ruse duke mos hezituar që të bëj marrëveshje të fshehta me SRS-në, megjithëse partia mbetet besnike në « legjitimitetin demokratik dhe evropian » që ia japin lidhjet e saja me Partinë Popullore Evropiane (PPE).

Në Kroaci, nëse SDP-ja mund të duket një parti social-demokrate shumë koherente me simotrat e shteteve të tjera të Evropës, nuk duhet të harrohet se disa forca të tjera politike gjinden gjithashtu në të majtën e skemës politike. Kësisoj, disa parti rajonaliste bartin kërkesa për decentralizim, si dhe tema të tjera, si shqetësimet mjedisore. I tillë është rasti me Forumin Demokratik të Istrisë (IDS) i cili udhëheq me institucionet krahinore të Istrisë me një shumicë mjaft të gjerë, apo edhe Partia kroate e Sllavonisë dhe Baranjës (HSSB). Në Francë ka mjat konfuzion midis rajonalizmit dhe nacionalizmit, ngase rajonalizmi perceptohet si një formë e « moderuar » e nacionalizmit. Në Kroaci, rajonalizmi dhe nacionalizmi janë antinomike : një projekt rajonalist synon t’i bashkoi të gjithë qytetarët e një rajoni rreth qëllimeve të përbashkëta, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare. Nga kjo pikëpamje, ata kanë marrë pjesë në rezistencën kundër nacionalizmit dominues të viteve të ’90-ta. Këto parti shfaqen shpeshherë më të afta se SDP-ja për të zhvilluar projekte të vërteta të zhvillimit ekonomik, gjithnjë duke i pasur parasysh sfidat sociale dhe mjedisore.

Më shumë se konfuzionet e lidhura me trashëgiminë ideologjike të viteve të shpërbërjes së federatës, definicioni i programeve politike të së majtës në Ballkan nënkupton marrjen parasysh të një serë parametrash të veçanta.

Qëllimet dhe kriteret që duhen rishpikur

Së pari, “tranzicioni ekonomik” mbetet larg së përfunduari në shtetet e rajonit, që ballafaqohen me privatizime të dhimbshme dhe shpeshherë mafioze. Partitë e majta, jo vetëm duhet t’i denoncojnë abuzimet dhe padrejtësitë e këtyre proceseve duke i marrë në konsideratë interesat e punëtorëve, por edhe të reflektojnë mbi modelin e zhvillimit ekonomik të dëshiruar për rajonin.

Partitë  e majta duhet gjithashtu që të jenë timoni i punës së domosdoshme të ballafaqimit me të kaluarën e afërt dhe të pajtimit rajonal, duke vërtetuar kështu ankorimin e tyre anti-nacionalist. Në këtë dinamikë, të gjitha sprovat e vështira të shekullit XX duhet që të riekzaminohen, e jo vetëm ngjarjet që kanë të bëjnë me shpërbërjen e Jugosllavisë. Kështu që pa kultivuar fare ndonjë “jugonostalgji” ose ndonjë kult « posthum » për Mareshalin Tito që nuk mund të ketë më kuptim politik,  ato duhet që t’i kundërshtojnë përpjekjet revizioniste të Luftës së Dytë Botërore, të cilat propozojnë rehabilitimin e rrymave çetnike ose ustashe.
Ato duhet gjithashtu që të hapin problematika të reja, si mbrojtja e mjedisit, por pa e harruar debatin thelbësor mbi kuptimin dhe përmbajtjen politike të integrimit evropian, e cila duhet gjithashtu që të mbështetet në një projekt të vërtetë integrimi dhe pajtimi rajonal, si çelës i së ardhmes së Ballkanit.
  
 Përktheu Belgzim Kamberi

42 Komente

Ato duhet gjithashtu që të hapin problematika të ......

shoqeruar me thenien se 'nostalgjia" per figurat historike nuk ka me kuptim si risi as si perseritje , mbetet edhe per te majten shqiptare nje domethenie e qarte dhe bosht i Levizjeve te saj drejt dominimit te skenes Politike Shqiptare .

Realiteti ne praktike ka treguar dhe tregon se e Majta eshte motori levizes i shoqerise . Ne se nuk do te kishte nje "tolerim" te ndergjegjshem ndaj PD , duke e lejuar nepermjet vjedhjes se votes te figurohej si nje force politike e smiley "rendesishme " sot do te kishim te figuruar qarte per mua :

Nje fraksionim e kolorit te majtash ne aleanca e kunderti , por asnjehere nje te djathte sharlatane si kjo qe i eshte imponuar Shqiperise me vjedhje e banditizem.

 or ti, PD nuk eshte parti e djathte (nga programi i saj), perveçse emrit te saj ndoshta.

ne shqiperi (dhe ne ballkan) nuk ka forca te djathta, prandaj dhe ai trongulli i huaj nuk sheh ne fakt te majte.

Përballë kësaj të majtes që nuk guxon të shprehet, nga ana e saj, e djathta serbe ka ditur ta menaxhoj shkëlqyeshëm adaptimin e saj pasmillosheviqian.

Kështu thotë kjo prurja . Realiteti është realitet dhe nuk varet shumë nga dëshirat. Kështu quhet edhe ne Shqipëri e djathtë . 

Ndryshimi është se ajo nuk di te menazhojë shoqërinë por të nxisë paligjshmërinë dhe kryesisht nëpërmjet VJEDHJEVE.

 Prandaj  mendimi im personal ësht se ajo përfaqëson  një të djathtë sharlatane ( as mish as peshk) e përfaqësuar nga figura kryesore po aq sharlatane . Kush ka dëshirë të shpikë ndonje teori le të " Lexoje Programet "

Te jesh i majte s'eshte aspak e pamundshme. Bile as te qenit komunist. Ke ne Greqi p.sh. parti komuniste.

Nga ana tjeter, te jesh komunist dhe te hiqesh si i majte progresist, kjo po qe eshte e veshtire ne Ballkan, pasi ne Ballkan komunizmin e nuhasin njerzit qe tutje tu. smiley

Nese ndokush ketu eshte thelluar ne shkrim akademik apo ne logjike formale, e kupton se sa flagrant shfaqet shkarja logjike e quajtur ignoratio elenchi. Ky gabim logjik eshte tejet i perhapur ne tavolina mediokre kafenesh, si dhe tek "diskutuesit e gjitheditshem qe vuajne nga shkarja e ledhit"

 o sol mos na u hiq sikur vetem ti je i mençuri ketu.

çfare po thot ky artikull? hajd na e shpjego ti i zgjuti. dhe kur them se çfare po thote, ta kam llafin jo se çfare po thote per serbet apo greket, se nuk na intereson per aq kohe sa ti themi vetes shqiptare, po per ne shqiptaret.

cila eshte perspektiva jone po t'i marrim si te drejta ato qe thote artikulli ? dhe kur them perspektiva jone, kjo e pare jo ne plan kombetar por ne ate nderkombetar.

 

ps: francezet nuk jane te afte te analizojne vendin e tyre qe po shkon per lesh, e jo te merren me ballkanin.

 

Hendeku midis ndienjave te te majteve dhe te djathteve eshte thelluar shume. Une them se duhet te detyrojme ballkanasit te pranojne ideologjite e majta ne menyre qe te majtet te ndihen me mire dhe te barazohen me ndienjat e mira qe kane grumbulluar nepermjes shtypjes te djathtet.

pas renies se murit te berlinit (ne fakt qe perpara tij) e djathta boterore, e jo vetem ajo ballkanike qe behet e djathte vetem tek juntat militare (si ne rastin e greqise), eshte majtizuar, duke mos i lene me vend te majtes tradicionale (asaj per shembjen e kapitalit)

nuk po ka me te djathte ne france, ku u shpik komunizmi, e jo te kete ne shqiperi apo ballkan.

ne ballkan ka vetem NACIONALISTE. 

gjithashtu ato denglat qe futja ne europe do t'i zgjidhe problemet e ballkanit, njehere e pergjithmone, jane budallalliqet e radhes ose miopi politike. 

po jugosllavia ça ishte ? po bashkimi sovjetik ? a nuk ishte europa ne miniature ?

pse u prish, pse nuk i vellazeroi te gjithe ? atehere si futja ne europe do te mund ta beje, te pakten me ne popujt ballkanike?

Titulli duhej te ishte "Te jesh i majte ne shtetet e ish-Jugosllavise [...]"   

perjashto sllovenine dhe kosoven ...

Gjithsesi, autori nuk kerkoi asnje sugjerim kur i vuri titullin, interesante eshte analiza qe ai i ben levizjeve reformiste sociale, shoqerise civile dhe levizjeve sindikaliste ne ate rajon. Mendoj se ka disa ngjashmeri te medha me vendet shqiptare, ndoshta ketu mund te niste nje analize per ata qe jane te interesuar tek ndertimi i nje te majte efektive.

Sllovenia eshte anetare e BE-s, keshtu qe eshte e perjashtuar nga "sindroma ballkanike."  Ndersa Kosova eshte rast me vete. 

Megjithate c'mund te merret nga artikulli per t'iu pershtatur apo perpunuar ne realitetin shqiptar, jane ato aspekte qe vecove ti.  Te tjerat pastaj, jane copeza ish-jugosllave me dimensione apo pasoja te shperberjes.  

cfare eshte e majta/sepse nuk mendoj se e majta shqiptare ka ngeleur ne ne vend,dhe se mund te identifikohet me te majten e 1992!

Te pakten ne shqiperi e majta i ka kaluar disa faza,dhe eshte ne proces ne progres dhe ne harmoni me te majtat europiane!Vetem fakti qe nuk ka te njetin kryetar partie per keto 18 vjet!

nuk mendoj se e majta shqiptare ka ngeleur ne ne vend,dhe se mund te identifikohet me te majten e 1992!

Ke te drejte. Eshte ne fakt me radikale dhe komuniste ne persiatje. Nano mund te kete qene drejtuesi i nje partie (dhe kryeministri) me i shfrenuar dhe i korruptuar i ketyre 20 viteve, po as ai s'do bente ndonjehere ne jete thirrje per revolucion me kauze kutiste, aq me pak tani 20 vjet me pas. Rama nga ana tjeter eshte ceshtje me vete.

Tashi e majta e sotme ku ndryshon nga '92 ne perberje pervec qe s'ka Nanon ne krye po ka nje njeri akoma me radikal? Apo nga fakti qe Ruci e Gjinushi dhe ish-funksionare te tjere te regjimit komunist jane me lart ne hierarkine dhe ndikimet e PS-se sesa ne '92? Atehere i bie qe ndryshon nga e majta e '92 ne sensin qe eshte me e ngjashme me te majten para '92-se.

 nano ishte trashegimtar i partise komuniste (me funksione te larta, atekohe). rama mund te quhet i pari kryetar socialist i ri. pra vetem riperteritjen e ka bere me vonese partia socialiste, asgje tjeter.

gjithashtu po ta shohesh boten (apo kete çeshtjen) ne kuader me te gjere zhvillimi, rezultantja e te cilit eshte krijimi i NJE klase TE VETME te mesme, nuk ka me vend as per te djathte e as per te majte tradicionale ne politike. (ketu duhen ore te tera per shpjegim : sesi prej perdorimit gjithnje e me masiv te teknollogjise po zhduket klasa punetore tradicionale, pra punetori qe ka veç krahet e veta si force prodhuese, e per rrjedhoje po zhduket edhe borgjezia tradicionale, patronet po jane gjithnje e me shume funksionare me rroge te kompanive gjigande e multinacionale)

pra te gjithe po behen te mesem. kjo ben qe e gjithe politika te mos kete me rol te rendesishem ne asnje proceç zhvillimi ekonomik ose social.

pra ne daç sale, ne daç rame, ne daç obama ne daç bush apo ndonje tjeter, ndryshimet do te jene te padukshme. se forca krejt te tjera e kane marre drejtimin e puneve. 

sistemi na ka dale prej durresh ka kohe smiley

ne veç bejme gerr verr, llafe te kota.

 Te jesh i majte sot (ne shqiperi them) eshte sikur te jesh i vetem ne shtepi, por kujdes shtepia eshte ne hene...

tre jesh i djathet eshte te jesh ne toke por zbatica te derdh ne te majte...

ka paradokse shqiperia...

Artian, nese nuk i jep pergjigje pyetjes se cfare eshte e majta, nuk ke nga ta dish se c'po ndodh me te ne Shqiperi.

Ne nje perkufizim elastik, duke e marre politiken e qendres se majte si te mbeshtjelle rreth paradigmes se nje shteti social, me ekonomi mikse, ku balancohet sipermarrja private me veprimtarine e shtetit dhe me menaxhimin komunitar te prones se perbashket, kontrollim i pergjegjesise se biznesit, respektimi i shtetit ligjor dhe i lirive e te drejtave te njeriut, atehere ne Shqiperi do te shohesh qe te gjitha forcat politike qendrojne djathtas.

Gjegjesisht, PS dhe LSI, dy pretendentet per te qene te majta, jane parti thellesisht liberale, qe sa here kane mundur kane favorizuar liberalizimin e metejshem te tregut e te ekonomise (dhe me liberalizim nenkuptoj si privatizimin ekstrem, ashtu edhe favorizimin e kapitalit dhe vendosjen e kapitalit siper ligjit - shih marredhenien Rama-biznes apo Meta-biznes). Gjithashtu te dyja forcat ne fjale deshtojne te jene te majta dhe sa i perket shtresave qe perfaqesojne. Hulumto artian, dhe me thuaj interesat e cilave shtresa perfaqesojne pseudopartite e pseudo te majtes shqiptare.

Sjellja ndaj tregut dhe ndaj ligjit ne pergjithesi deshmon qe gjithe partite e derimetashme ne Shqiperi preferojne te vendosin kapitalin siper ligjit dhe pushtetin siper parimeve. Kjo i ben liberale dhe parafashiste (pra thelbesisht te djathta ne qenesine e tyre).

Dérens.

Me shume se analize, ben nje perqasje se si duhet te jete e majta ne ishjugosllavin.

Injoron kulturen e "majte" Titiste qe ka pasur nje ndikim te forte ne forcimin e Millosheviçit, kundrejt te majteve Boshnjak apo Kroat, qe nuk e prisnin nga "shoket e tyre te idealit" te kthehshin ne ustash e çetnike.

Ballkanit i mungon historia e se majtes Europiane.

Pushtetin e majta ( komunistet) nuk e moren me voten e lire, ( me deshiren e popullit) , e zaptuan nen shembullin Rus.

Historikisht e majte ne ballkan do thote " pushtet i marrun me dhune".

Ky eshte aspekti qe Berisha ka merita te medha ne krijimin e nje te majte Shqiptare te tipit Europian, siç eshte Ps-ja ne vazhdim, ku nga demostrata ne demostrate po tregon pjekuri politike.

Po te krahasojme Ps-e '96 me kete te 2009 dallohet ndryshimi, edhe pse ka akoma zera te '96 si Edvini o Ruçi, shumica nuk mendojne dhunen, po dialogun , opozite tipike Europiane.

Prurja eshte shume e dobishme per kulturen tone te perditshme.

 Berisha nuk ka as nje merit persa i perket demonstrimit paqesor,perkundrazi Berisha,,eshte njeriu qe instaloi dhunen remujen shkatrimin e vendit kur mori pushtetin dhe deshtoi ne 97,PS po i jep leksione BERISHES,ne menyren e berjes se protestes!!!Po ai smerr vesh !

ne i dime si i ka bere protestat BERISHA,njesoj si Palestinezet,me xhenaze ne kurriz,dhe i xhym,perpara per te marr pushtetin,me zor,me kallac me gure,dhe me burgaxhinje..

...protestat e PS shume paqsore,pa shkatrime,pa dhunime!!!

 

 

duke e marre politiken e qendres se majte si te mbeshtjelle rreth paradigmes se nje shteti social, me ekonomi mikse, ku balancohet sipermarrja private me veprimtarine e shtetit dhe me menaxhimin komunitar te prones se perbashket

Argumenti kallampeshkist i rradhes. smiley

Ca do me thene "ekonomi mikse" sipas teje, se juve e keni dobesi perdorimin e termave evazive, sidomos kur thuan nje gje dhe nenkuptojne nje gje tjeter, qellimisht, si maske.

ku balancohet sipermarrja private me veprimtarine e shtetit dhe me menaxhimin komunitar te prones se perbashket

Pikerisht, vazhdimi i kallamizimit, dmth paraqitjes te idese tende per cka duhet te jete e majta sikur eshte e tille aktualisht. 

Kjo njehere e balancimit te sipermarrjes private me ate shteterore, sidomos kur flitet per ekonomi, dhe per me teper per "ekonomi mikse", eshte ne fakt realiteti i Kines, jo i te majtes perendimore apo asaj boterore ne pergjithesi. Pra eshte nje liberalizim i diktatures qe ka bere Kina ne fushen e ekonomise dhe financave, jo si parim apo keqardhje te shtresave (te cialt jane po aq te thelluara dhe mizerable, ato te uletat, njeheresh dhe shumica derrmuese ne Kine), po si perpjekje pikerisht per te vazhduar mirembajtjen dhe mbijetesen e diktatures komuniste, e cila gjithsesi s'mund te konsiderohet 'e majte' se eshte diktature, eshte kategori me vete.

Vulen e kesaj keshtjelle rere te ngritur ne mendjen tuaj dhe te paraqitur si realitet i te majtes boterore i ve shprehja "menaxhim komunitar te prones te perbashket" duke pasur parasysh qe flet per ekonomine. smiley

Te kishe shtuar ''tufezat dhe arrezat do ishe fiks me idene e Ramiz Alise per ekonomine demokratike te moderuar dhe mikse pas-komuniste.  smiley

 

ate lengun e bananes e pive? fillo leng kastraveci tani, se te ben mire per perqendrimin.

xhib, e bere boze lol. 

Po lexo mer xhan c'do te thote "ekonomi mikse" (perkufizim jo i shkruar ne gur) por qe mund te te coje me afer se Kina, psh ne US. 

Monda, shqip flasim apo jo? lol

tani kur tjetri thote "ekonomi mikse" ne te njejtin paragraf me "ku balancohet sipermarrja private me veprimtarine e shtetit dhe me menaxhimin komunitar te prones se perbashket" ca kuptohet me kete?

Gjithsesi kjo paraqitet nga Sol si realiteti i qendres se majte (left of center) sot ne bote. smiley

Kjo jo me qendren qe s'ka te beje fare (eshte me larg me te se shtepia e Sarah Palin nga Moska) po s'ka asgje te beje me te majten e sotshme period, ka te beje me komunizmin shqiptar ne vitet 1988-1991 dhe kalimin nga kooperativa ne tufeza e arreza. To a T. smiley

Ne nje perkufizim elastik, duke e marre politiken e qendres se majte si te mbeshtjelle rreth paradigmes se nje shteti social, me ekonomi mikse, ku balancohet sipermarrja private me veprimtarine e shtetit dhe me menaxhimin komunitar te prones se perbashket, kontrollim i pergjegjesise se biznesit, respektimi i shtetit ligjor dhe i lirive e te drejtave te njeriut, atehere ne Shqiperi do te shohesh qe te gjitha forcat politike qendrojne djathtas.

Balancimi i sipermarrjes private me veprimtarine e shtetit, ku me veprimtarine e shtetit nenkuptoj pikerisht kete, pra veprimtarine e jo kontroll/pronesi; do te thote pikerisht ekonomi mikse e qe pasqyrohet qe nga US, BE e me tutje. 

Menaxhim komunitar i prones se perbashket: ne nivel me lokal ke psh bibliotekat lokale, shkollat publike lokale etj ne US.  Prandaj ne US, kur je pronar shtepie paguan "taksa lokale". 

Dmth s'me tmerron togefjaleshi me lart, s'me kujton as revolucion te kuq e as te kuqerremte. 

Aty ku nuk jam dakort me Sol eshte qe i barazon (ne mungese te kesaj paradigme) forcat politike shqiptare me te djathta.  Te djathta krahasuar me ke?  

Me shume per shtat do t'u shkonte thenia e dites se Lubonjes, pra gjethe fiku per [...].

 sol,une bera nje pyetje,se nuk po e kuptoj jam konfuz,kur thuhet se e mjata e sotme te pakten ne shqiperi,identifikohet me komunizmin,ose me plejaden e ishkomunisteve qe kishin idhull enverin ose ramizin,ose nje sistem nje parttiak!

Ne kete aspekt e majta shqiptare,eshte shume larg te majtes radikale te ashper te enverit dhe ramizit!

Nuk di si funksionon brenda e majta,por shikoj se ne kete moment qe po flasim,me duket se ps nuk i ngjan ps-s se Nanos! Ndoshta do kohe qe te perfeksionohet,dhe kjo vjen paralel edhe me zhvillimin e vendit!Zhvillimi i vendit do te filloje kur nje PS si kjo e Edit, tani po hap nje shpres te re,ne qoftese do te rezoje njehere e pergjithmone,fallsitetin dhe kontraversin  zgjedhjeve,shqiperia nuk ka arritur deri me sot standartin e zgjedhjeve,jo per faj te popullit,por per faj te politikaneve,qe nuk kane standartin e moralit dhe te pjekurise,per zgjedhje te ndershme,kjo zdo mend,mentaliteti dhe etja per te mbajtur pushtetin jo me drejtesi por me pahir,mbetet akoma nje sfide.Hapja e kutise,dhe vendosmeria e PS dhe e Edit per te hapur kutite dhe per te vendosur njehere e pergjithmon,nje ligj ku te gjithe te kene frike dhe te denohen ne se e shkelin ligjin,ose procedurat e votimit,tregon se e emajta eshte ne nje faze tjeter!

Perderisa njerzit e perkrahin sot PS me nje shumice te papare,tregon se PS ka nje hop me te madh,se ckishte ne 1992.Vete proceset e veshtira per te dal nga tranzicioni,do ti bejne partite,te perfaqsojne me mire shtresa te caktuara,te cilat kane nevoje per zgjidhje te shume problemeve,Tani per tani,me duket se PS eshte ne nje faze te re,larg PS se Nanos!

Ndersa persa i perket Metes ti mendon se ai eshte pjese e te matjes?

Ai eshte nje mbeturine e produktit te ndryshimit te se majtes,pra nje plere qe do te humbas !!

Sol,

Jean-Arnault Derens eshte nje gazetar, mos gabofsha, i "Le Monde diplomatique". E kam perseritur 100 here ç'eshte kjo gazete. Ky ka shkruar dhe nje liber per Kosoven.

Sol,

Te lutem, hiq dore nga tipat e kesaj gazete. Persa i perket Shqiperise, Kosoves, Shqiptareve ne pergjithesi, keta jane te "demshem". Do thuash ti : po logjika ? OK, ja po te them une qe ketyre iu mungon dhe logjika.

Per me teper, mund te shikosh nje artikull te tij ketu :

http://209.85.229.132/search?q=cache:nwdLRmfk1YQJ:www.monde-diplomatique.fr/2009/05/DERENS/17115+jean-arnault+d%C3%A9rens&cd=3&hl=fr&ct=clnk&gl=fr

__________

Ka plot filozofe qe mund t'iu perqafoni idete : Habermas, Morin, e ndonje tjeter. Edhe keta flasin per vuajtjen e te varferve, Morin ka qene maoist dikur. Por ama nuk jane te dores ekstremiste te se majtes e cila, te pakten ne si Shqiptare, na ben shume dem !

Te gjithe majtistet ekstreme te Europes, dhe botes jane ANTI KOSOVE. Kush nuk e ka kuptuar kete, duhet te zgjohet dhe te hape syte.

Me pelqen Le Monde, por nqs ka nje trend te tille, atehere ca nga gazetaret duhen menjanuar.

PS: E ka thene me verte SB kete?

« S’il le faut, nous vendrons les bijoux de nos femmes pour finir cette autoroute », a déclaré le premier ministre albanais Sali Berisha.

Shume patriotike smiley.

Ngaterrohesh. LE MONDE eshte tjeter nga LE MONDE DIPLOMATIQUE.

Jane pa lidhje.

Le Monde eshte nje gazete qe te gjithe e njohin, ska nevoje te flas, por tjetra eshte drejtim krejt tjeter.

_____________

Finisterre,

Jean-Arnault Dérens e kompani, kur shkruajne per Kosoven, kane si ide drejtuese kete :

"Amerikanet i kane ngaterruar me keq punet ne Ballkan, kane ndjekur synimet e tyre imperialiste", e blablabla.

Dhe e bukura eshte ketu : keta e akuzojne UCK si marksiste-maoiste (dmth flasin me urrejtje per te), kur vete "le monde diplomatique" i perket se njejtes ngjyre politike. Atehere, ku duhet kerkuar kleçka ?

Kleçka eshte e njejta me ate qe i shtyn disa vende arabe te jene pro-serbe :

ANTIAMERIKANIZMI.

E perderisa antiamerikanizmi, sot per sot, eshte njelloj si te thuash ANTISHQIPTARIZMI (te pakten antikosovarizmi), atehere gjendja ftillohet shume shpejt.

Majtistet shqiptare mund te ndjekin idera te majta, por pa kaluar ne karikature duke shkuar dhe kunder interesave te tyre si komb. A nuk mund te kete valle majtist pro-amerikan ? Kaq e veshtire eshte te thuash : rrofte Amerika qe me ndihmon ne Kosove, dhe poshte kapitalistet qe shtypin proletariatin ?

Nese jo, atehere duhet zgjedhur.

A nuk mund te kete valle majtist pro-amerikan ?

Prap e njejta gje. Majtiste pro-Amerike ke sa te duash, te gjithe majtistet perendimore p.sh. pak a shume, pasi jane ne te njejten kategori, demokraci dhe kapitalizem.

Komuniste apo radikale te majte pro-Amerike nga ana tjeter eshte veshtire.  Keta tipa, qofshin eseiste apo frutaperime-iste, Ameriken e shikojne si kulmin, si simbolin e kapitalizmit, njeheresh si varremihsin e komunizmit ne Rusi e gjetke ne Evrope, ndaj eshte veshtire ti dale  kunji nga ... shpirti. lol

 O Xhibo, po te gjith majtistet pro amerikane jane o burre. Comski pse nuk shkon te punoje e te jetoje pergjithmone ne Korene e Veriut? Po ai barkderri qe ben filma kunder Amerikes, pse nuk shkon ne Afrike qe ti bien pak bythet?

Si tha ai labi dikur kur po kthehej nga sherbimi i pare jashte shtetit?

- Eh kapitalizem, te shkulca nga rrenjet e te marrca me vehte!

PF, qe te ndjek metoden tende (methodhos - pellazgjisht, mezi i udhes)

Kjo qe ben ti eshte ta trembesh kritiken e tjetrit duke thene se ka dhe me keq. Ose duke i thene po s te pelqeu ik. Kjo methudhe nuk merret me argumentin e kritikes, por i bie perqark. Si dhe paragjykon negativisht kritikuesin etj etj.

Nje shembull, kur shqiptaret ankoheshin ne kosove per te drejtat qe po u shkeleshin e lirite qe po u ngushtoheshin Milloshi shkonte e nxirrte serbet ne fushekosove dhe me brohoritje i tregonin shqiptareve se ku duhet te shkonin per te mesuar gjuhen e tyre, e per te patur lirite qe donin (jo ne kore, as ne kube).

e di qe ky lloj shembulli perben reductio ad hitlerum, po nuk kam c'bej kur ti ndjek nga pas gjibin smiley

 Sol desha vetem te bej pak humor. Keto lloj debatesh nuk me terheqin, te them te drejten. Pse te genjej, as Marksin nuk e kam lexuar, e as kam per ta lexuar kurre. Me sa duket njeriu me moshe fillon e behet seleksionues. Ja tani meqe ra fjale po lexoj dicka qe shpjegon parimet baze te hidraulikes. smiley Pune zanati. 

Sa per komunizmin, kur eshte larg bythes sime e jap voten me gjithe zemer. Po bej plane qe nga fillimi i vitit te shkoj prape ne Kube. Vend fantastik. Me duket sikur kthehem mbrapa ne kohe. I thashe edhe gruas: "Te shkojme ne Kube sa te jete gjalle xha Fideli, se po u be kapitaliste, zor se na puth me kemba atje. Sa kohe qe Havana eshte nje germadhe arkeologjike e lavdise se dikurshme, do ja gezojme plazhet, por sa te bjere Fideli, prit kur te hyjne e gjithe mafia kubaneze e ta bejne ne pese vjet, me te bukur e me te shtrenjte se LA.

Viva comunismo cuban! No pasaran!

hurbinek, se edhe nje here e ke hapur nje bisede te tille per chomskyn dhe per badiou-ne.

tani, qe te sqarohemi, ketij jean arnault derensit ku i punon e ema? po i ati? mos ndoshta ka pire alkol kur ka qene i vogel? mos abuzon gje me duhanin? mos ia dredh gje gruaja? Mos na i transmeton edhe neve te gjitha keto te keqija sic po na transmetokerka antiamerikanizmen dhe filoserbizmen??? (sic)

Nuk me interesojne keto gjera, dhe emri i autorit eshte vene thjesht per ndershmeri intelektuale. Artikulli eshte sjelle per te diskutuar fenomenin, jo autorin. Kur te kesh qejf te diskutosh autore, dergo nje shkrim biografik, dhe aty flasim me fakte pro e me fakte kundra.

gjithashtu kur te kesh qejf te diskutosh "antiamerikanizmin", e hapim edhe kete teme.

ja e hoqem dhe mondediplo-ne nga lista, do ngelemi vetem me rilindjen ne fund fare.

Nuk eshte puna aty, Sol. Nuk kam hyre kurre ne jetet private te njerezve, me perjashtim te te dhenave qe ata vete i kane perhapur. S'me intereson fare jeta private e JAD, as e jotja, as e ndokujt tjeter. Eshte jashte formimit tim.

Puna eshte ketu : ne spektrin e majtizmit europian, ka plot perfaqesues te tjere qe jane edhe me te zgjuar se keta ekstremistet, por edhe me ne perputhje me interesat afatshkurtra dhe afatgjata te Shqiptareve. Une e kam fjalen qe ju te beheni pak pragmatiste dhe te zgjidhni mentoret tuaj ne menyre te vetedijshme.

Majtiste, Europa ka plot. Madje disa jane te shkelqyer. Dhe me kete katrahure financiare qe po ndodh, majtistet do te shtohen, te pakten ne kritika. Me nje fjale, nuk eshte se ju vuani per tipa ku duhet "çukitur". Thjesht me ben pershtypje radikaliteti juaj. Nuk e kuptoj fare motivimin tuaj. Kjo eshte enigma ime qe nuk e zgjidh dot.

Te kam permendur para ca kohesh plot emra ketu, me lloj-lloj tekstesh. Qe jane dhe te majte, por edhe te degjueshem. Perse nuk beni njefare perzgjedhje ne "ideologet" tuaj ? Dakort qe ekstremi terheq dhe josh me shume (extreme games, psh). Por koha ecen ama, mund ta perdorni me me rezultat. Nejse. Une per vete nuk e lexoj Le Monde Diplomatique. As Marianne. As disa autore si Alexandre del Valle apo Xavier Raufer apo Patrick Besson. Ja keshtu, duhet situr lenda. 

"Jean-Arnault Derens eshte nje gazetar, mos gabofsha, i "Le Monde diplomatique". E kam perseritur 100 here ç'eshte kjo gazete. Ky ka shkruar dhe nje liber per Kosoven."

"Te gjithe majtistet ekstreme te Europes, dhe botes jane ANTI KOSOVE. Kush nuk e ka kuptuar kete, duhet te zgjohet dhe te hape syte."

E lexove artikullin ti Hurbi? se mua m'u duk interesant per vete...

 

Hahaha fjala 'merite' dhe birishe nuk perkasin ne te njejten fjali.

Qëllimet dhe kriteret që duhen rishpikur

Së pari, “tranzicioni ekonomik” mbetet larg së përfunduari në shtetet e rajonit, që ballafaqohen me privatizime të dhimbshme dhe shpeshherë mafioze. Partitë e majta, jo vetëm duhet t’i denoncojnë abuzimet dhe padrejtësitë e këtyre proceseve duke i marrë në konsideratë interesat e punëtorëve, por edhe të reflektojnë mbi modelin e zhvillimit ekonomik të dëshiruar për rajonin.

Partitë  e majta duhet gjithashtu që të jenë timoni i punës së domosdoshme të ballafaqimit me të kaluarën e afërt dhe të pajtimit rajonal, duke vërtetuar kështu ankorimin e tyre anti-nacionalist. Në këtë dinamikë, të gjitha sprovat e vështira të shekullit XX duhet që të riekzaminohen, e jo vetëm ngjarjet që kanë të bëjnë me shpërbërjen e Jugosllavisë. Kështu që pa kultivuar fare ndonjë “jugonostalgji” ose ndonjë kult « posthum » për Mareshalin Tito që nuk mund të ketë më kuptim politik,  ato duhet që t’i kundërshtojnë përpjekjet revizioniste të Luftës së Dytë Botërore, të cilat propozojnë rehabilitimin e rrymave çetnike ose ustashe.
Ato duhet gjithashtu që të hapin problematika të reja, si mbrojtja e mjedisit, por pa e harruar debatin thelbësor mbi kuptimin dhe përmbajtjen politike të integrimit evropian, e cila duhet gjithashtu që të mbështetet në një projekt të vërtetë integrimi dhe pajtimi rajonal, si çelës i së ardhmes së Ballkanit.      
     

 

 

 

 

Per fat te keq ka probleme te tjera shume me prioritare me te cilat te majtet duhet te merren me pare se te kalojne ne keto ceshtje-embelsira qe permenden ketu  Duhet filluar qe nga njeshi, demokracia ne partie e majta,  heqja dhe zvendesimi i te korruptuarve ne krye nga njerez me te paster, perpunimi i nje programi, e me rradhe. Por me sa duket   z. Derens ka fol vetem per vendet ish Jugosllave, per te cilat eshte specialist shume i mire   dhe e ka vendos gabimisht ate fjalen "Ballkan" ne titull. Nga ana tjeter ai qe e ka perkthyer shkrimin, z. Kamberi eshte perkthyes (rrogetar) tek Courrier des Balkans ku vete Derens eshte kryeredaktor, dhe ndoshta e ka bere kete punen e perkthimit   sipas udhezimeve te punedhenesit dhe jo per faktin se shkrimi ka ndonje vlere te madhe per Shqiptaret dhe ja vlente qe te punohej me te. Pra me pak fjale shkrimi s'ia vlen per tek "mos humbisni", Une per vete do e kisha humb me kenajqesi .

 

 

 

 

hajde hajde...c'qelbesira pjell ky batak thashethemesh qe quhet shqiperi

Belgzim Kamberi nuk eshte perkthyes por gazetar, dhe korrespondent i nje serie gazetash, shqiptare, kosovare e te huaja.

Ky shkrim ne shqip eshte botuar vetem tek GAZETA, dhe e vetmja porosi per ta sjelle ne shqip eshte nga redaksia e GAZETA-s, per arsye qe i kam shpjegura me lart.

Belgzim Kamberi eshte perkthyes per "Courrier des Ballkans " sic e thashe me lart.  Mund te kete perkthyer me  qindra artikuj atje nga shqipja ne frengjisht. Vetem ne kete moment nqs shkon tek portali Kosova i sitit ke 2 atikuj te perkthyer (traduit ) nga z. Kamberi dhe te shkruar nga gazetare te tjere. Tek portali Shqiperia ke 1, e tek i Maqedonise ke 1 tjeter.

Me lart shkruajta se

 

ndoshta e ka bere kete punen e perkthimit   sipas udhezimeve te punedhenesit dhe jo per faktin se shkrimi ka ndonje vlere te madhe per Shqiptaret

 

 Per  mua shkrimi s'ia vlente (dhe s'ia vlen) as te perkthehet ne Shqip e jo me te sillej tek Peshku dhe s'ma merrte mendja se dikush ne Shqiperi imund te paguante ose ti kerkonte si nder z. Kamberi perkthimin e nje shkrimi te tille te pavlere ... Por ja qe qenkam gabuar. Personat qe e kane sjelle ketu , qenkan te njejtet qe edhe kane bere kerkesen per perkthim. Shume mire, bravo ia arritet qellimit .... mi humbet 5 minuta kohe duke lexuar  per problemet e te majteve ne Serbi e Mal te zi  (qe s'jane as problemet kryesore qe ata kane )  dhe tani po mi humbni edhe 5 min te tjere.

Gjithsesi besoj se u sqaruam ? hajt pra diten e mire . 

 

 ___________________

Duke lexuar  shkrimin lart nuk e di pse mu kujtua artikulli i A Lames " Manuali konferencave" ku trajtohej edhe problemi i qasjes siperfaqesore te problemeve Shqiptare nga e huajt dhe Shqiptaret gjithashtu.

http://www.shqiperia.com/dir/AlbaniaOpin...

 

 

Nje pjese

Që konferenca të ketë impakt maksimal përpara komunitetit ndërkombëtar, ajo duhet të ketë një temë sa më pranë problemeve të të huajve dhe, për rrjedhojë, sa më larg halleve tona reale. Për shembull, të preferuara janë temat për trajtimin e pakicave seksuale, kur ne kemi plagë trajtimin e të tjera pakicave; tema për kushtet e jetës në burgje (mungesa e celularëve dhe televizorëve), në një kohë që ne kemi problem real azilet e pleqve dhe shtëpitë e fëmijës; tema për ndalimin e duhanit në qendrat e votimit, kur ne kemi hall vetë kryerjen e procesit të votimit; tema për shkollimin e fëmijëve të 10 familjeve rome të Bregut të Lumit, kur ne kemi hallin e shkollimit të qindra fëmijëve të ngujuar për gjakmarrje, e kështu me radhë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Sol, nuk di cili eshte roli yt te Saktivista, vec kam kohe qe dua te te them se disa nga faqet e para te Gazetes kane qene shume te qelluara. Kjo e fundit me Berluskën pastaj ishte e denje per faqet e "Il Manifesto", se besoj e di qe keta jane me nam per titujt dhe faqet e para ...

Shkrimi i Derensit m'u duk interesant per nga qasja: vecori te se majtes ne Ballkan... Pse jo? Nje analize e mire dhe e painteresuar mbi vecorite e se majtes ne Shqiperi s'do t'ishte hic keq!

flm, ajo ne fakt ka qene e parafundit smiley

"Il Manifeston", ta lexojme apo eshte antishqiptare si gazete? Se na ka kerkuar qe t'i dergojme dhe artikuj jo per gje, dhe duam ta dime se me ke lidhemi...

Sol, une jam a priori kunder cfaredo censure! Disa here mund te mos jem dakort me idete, por jemi te gjithe "te rritur e te vaksinuar" sic i thone ketej, keshtu qe ... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).