Të fshehtat që i kam besuar poetit Dhori Qiriazi në diktaturë, letra për Hekuran Isain

nga Robert Rakipllari

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare e quan të pikëllueshme që vdekja e një poeti të talentuar si Dhori Qirizazi ka kaluar në heshtje në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Kadare ka rrëfyer miqësinë me Qiriazin në ditët e vështira të regjimit, ku i kanë besuar njëri-tjetrit të fshehta që të [...]

16 Komente

"Midis të ftuarve Gunter Grass, Daniel Cohn Bendit, Jacques Rupnik, Andre Gluckmann, Vesna Pesiç, Georgy Konrad, Herta Müller. Forumi hapet me lexim teksti nga “Tri këngë zie për Kosovën”… Në Gjermani, ashtu sikurse në Francë, Kosova i ka ndarë intelektualët në dy kampe. Edhe në këtë forum ndihet nervozizmi kundërshqiptar. Në pushimin midis dy seancash ai shpërthen në një trajtë tejet vulgare: një serb e shan Hertha Müllerin me fjalën “kurvë”.”
Ky ka qenë incidenti. Para se të ndodhte dhe natyrisht para tij kam folur disa herë me Hertha Müllerin. E kishte mbrojtur çështjen e Kosovës në një mënyrë të admirueshme. Pas incidentit, sytë e saj të kthjellët u trishtuan shumë, por në sytë tonë ajo u bë edhe më e hijshme.

Te bashkohemi thirrjes qe ka bere Ismail Kadare .

Ti lutemi Perendis qe te na ktheje Dhori Qiriazin e te marre Ramiz Alin.

Amen!

Agesil... nese lexon ne kete forum, ngushellime me te sinqerta.

nga shoku yt i ngushte.

Nderim per jete Dhori Qiriazit, kjo pra ishte diktatura e E Hoxhes,presekutimi,burgosja,internimi,izolimi ndarja nga njerzit e dashur etj etj.E pra keto gjera nuk beheshin ne kohen e mbretit Zog,ne ate kohe kishte liri shtypi,fjale e mendimi,shqiptaret ishin te lire te shkonin kudo neper bote.E Hoxha kishte frike edhe nga te vdekurit e jo ma nga te gjallet.

Shume ngushellime nga Zoti ne zemrat e familjareve te Dhori Qiriazit.

Ngushellime familjes se Dhori Qiriazit.

Eshte botuar ky poet? Une nuk kam degjuar per te (jo se kam ndonje njohje te madhe te atyre qe jane botuar nga viti 1998 ne Shqiperi e deri tani), por s'me duket emer i degjuar. A u la ndonjehere qe te vizitonte te atin?

Me beka cudi letra e Ismail Kadarese. Brenda nje jave ketu tep PPU, shohim dy ane te Kadarese. Ndoshta nuk duhet ta gjykojme aq rende, pa i ditur te gjitha faktet.

Gjej rastin që familjes së të Ndjerit,Lirikut dhe Mësuesit të Popullit,Dhori Qiriazi,t'I shpreh ngushëllimet.Vet jam një nga ata që e kam dashur këtë Lirik të madh dhe Njeri babaxhan.Së pari,nga të gjithë gazetat,qe"Shekulli" që përmjet mikes sime(gjej rastin ta falënderoj dhe at&eumlsmiley,zonjës Meri Lala,u shkrua një kronikë e gjërë për të Ndjerin.Mandej,pati dhe gazeta të tjera.Nga krijuesit,shkroi vargje për të,liriku tjetër dhe përkthyesi,bashkëshoku dhe moshaatri i tij,Vangjush Ziko.Pse e doja  këtë poet,edhe unë i kam kushtuar disa vargje që janë botuar tek"fjalaelire" dhe tek klubi"Bota".

Me që"peshkupaujë" po e rihap këtë faqe për Poetin Dhori Qiriazi,po e risjell poezinë time.

                             Dhori Qiriazit

                                 (elegji)

Ç'është ky lajm që na tramaksi?

Vdiq,or vdiq,Dhori Qiriazi!

Vdiq Poeti,vdiq Liriku

E kë vargu i tij nuk piku?!

 

Kush e njohu dhe nuk e  deshi

Se gjithmonë buza i qeshi

Qe njeri babaxhan

Dhe kish zemër oqean,

 

Si mësues?Ku kishte shok?

Kur shpjegon,kthehej "ulok"

Vinte shpirtin kur shpjegonte

A kish nxënës mos e donte?!

 

Ç'them dhe unë?Qe shpirt njeriu

Ndaj Kolonja ulëriu.

Ulëriu që vdqi Poeti

Më Kolonjës kush i mbeti?!

 

Vdiq,po pas ka lënë një emër

Ndaj e kemi ne në zemër

Zemra dhëmb si prej plage

Se s'durohet dhëmbja e madhe.

 

Iku Dhori aq i mirë

E kam krahun si të mpirë.

Dora dridhet,më s'shkruan dot

O Poet,të qaj me lot.

 

Jo veç unë,po kush të njohu

Seç i thotë vdekjes:-Shporru!

Shporru ik,moj vdekjekeqa!

Nuk vdes Dhori.Rron në vepra.

           8 tetor 2009

Si je Papi? Nuk te kam pare ketej

p.s

po munde, korrigjoje ate "rron ne vepra" me ndonje gje tjeter  smiley (se eshte perdorur per enverin )

Flo!

Relativisht,si plak,jam mirë.Herë pas here xhëku shkoi nga mjeku.Seç vë ndonjë"andër"dhe e kaloj,ashtu,shqiptarëshe.Më vjen keq,për vërejtjen tuaj që s'mund ta ndreq.E di pse:ka lënë vepra,i pavdekshmi,Dhori Qiriazi dhe sa për analogjinë,besoj që je nxituar dhe,sa për vete,nuk e kapërcej dot.Aq më tepër në një çast të tillë...

Ok, Ok, ndjese...

Gezohem qe je mire.

E kam njohur takuar dhe pire kafe . Nuk ishte i persekutuar, perkundrazi mbahej si nje qytetar i nderuar dhe i respektuar. Hynte dhe dilte Lirisht ne te gjitha kategorite e qytetareve, pa ndrojtje. Asnjehere nuk eshte denuar as internuar . Ka qene dhe mbetet pene e embel . Nuk ka nevoje per ta "ndyre" me etiketime antikomuniste ! Ishte qytetar i Lire ne nje vend te LIRE ! Per kete flet vepra e tij e lene e shkruar .

Ngushellime . Nje pene e ndjere larg jetes eshte nje dhembje per te njohurit , shoket , miqte dhe Familjen !

Avash o Idrizo, avash ti me ato vendet e lira... Ai sistem mund te kete patur shume gjera te mira, nga ato qe sot as nuk i enderrojme dot t'i arrijme, dhe qe para 20 vjetesh i konsideronim aq te natyrshme; por vetem i lire nuk ka qene si vend... i lire per ne si qytetare, por po, vend i lire nga ata qe bejne grekun dhe serbin te dhjesin gjak... por per ne nuk ka qene i lire!

Njerez si Dhori ishte gjynah te jetonin ne nje sistem te tille, e megjithate, ishin njerez te tille qe i jepnin nje fare fisnikerie, si popullit, ashtu dhe shtetit tone.

Eshte e drejta Juaj i nderuar Zotrules te kuptoni si te doni LIRINE ! Une per shembull e kuptoj si LIRI nga ZGJEDHA e HUAJ ! smiley. Edhe shume te djathte ketu qe akuzojne per mungese LIRIE , kur vjen puna tek servilizmi e nenshtrimi ndaj te huajve nuk jane dakort me LIRINE . Sidomos ndaj nenshtrimit te fqinjeve une nuk e kuptoj dot qytetarin Shqiptar te LIRE !

Fjala ishte per Dhori Qiriazin qe askush nuk e pengoi te krijonte i LIRE !!!!

U preft ne Paqe!

Ore qe kemi qene te lire nga zgjedha e huaj, kemi qene... nuk besoj te kete mbetur akoma ndonje paramec qe nuk e ka marre vesh kete... Ai eshte fakt qe nuk besoj se do kishte vend per diskutim... 45 vjetet e Gjeneralit eshte periudha e vetme ne keto 2000 vjetet e fundit qe shqiptaret kane patur me te vertete nje shtet komplet te lire.

Por Dhori mund te shkruante i lire nga kafsheria e kishes Ortodokse apo nga mustafanjte, muharremet dhe mahmutet e Anadollit... por ama i lire si shkrimtar nuk ka qene; te pakten ne profesionin e vet.

Ja psh... motrat Qiriazi, nder te paret shqiptare evangjeliste, qe dhe kane shkruar per keto gjera, dhe qe kane punuar aq shume... - a mund te ecte Dhori ne udhen e tyre? Pak me siper the qe e kishe takuar... dhe ke goje te vish e te thuash qe ishte njeri i lire? nje njeri me kulturen e tij, te eshte dukur i lire ty kur e ke takuar? mendimin nuk mund t'ja vidhnin dhe tja burgosnin... por mos harro, qe rrethi i Kolonjes ne ate kohe drejtohej nga nje injorant me nje gjimnaz gjysmak qe kish mbaruar 6 muaj kurs "Shkolla Enver".

Prandaj, po flas per nje liri, qe te ka munguar dhe ty, dhe qe ia ke ndjere mungesen mire, po mire fare... dhe ti e di mire per cfare e kam fjalen; jo per budallalleqet e dhe spiqerit apo lumilanes apo realistit...

Do kisha deshire shume te madhe qe te vinte Gesti ketu te na thoshte ndonje fjale.

Ti e di mor Zotrules qe une pelqej nje variant te "ne ato maja ...." por te Bertold Brehtit " Te shkurter e ke kemben me thoje zotr...."smiley

Ndoshta akoma nuk kemi nje perpunim linguistik te qarte per te perdorur fjalen LIRI si koncept i pergjithshem. Per shume arsye qe thua dhe ti , nuk ka qene veprimtari e pandergjgjeshme cenimi i disa te drejtave sic percaktohen sot . Liria per te leviz jashte shtetit  ??? Liria ekonomike (me te vertete pa pikpyetje )si dhe nje nga absurditette t me te medha qe akoma nuke kam kuptuar Ndeshkimi i Lirise te te shprehurit kur nuk shoqerohej me organizime e grupime per permbysje me dhune  

Demokracia thone eshte Kulture ...dhe them se ne akoma dhe tani nuk jemi Pjekur per te , jo me atehere me Xhikot e Shajet  qe ne paje u jepnin Litaren ( terkuzen ) dhe nga nje Plumb ! Une e kam fjalen per JETEN Reale jo ate Virtuale se si e mendoj  . Llafe bejme tere diten e naten por molla keputet kur PIQET ! 

Nejse Paqe per Dhorin dhe respekt per vepren e tij , qe ai e quante krijimtari te  LIRE!

Ngushellime Teta Letes dhe Blertes!  Me vjen vertet shume keq qe humbem shkrimtarin e dashur, dhe patriotin tim.

Do ta mbaj mend te qeshur, me fjale te ngrohta, i qete, gjithmone duke bluar poezi ne mendje.

Rest in peace Dhori Qirjazi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).