Tavëll

Kur je beqar dhe prej pak kohësh në një qytet të vogël malor si F, mbrëmjet janë të zorshme për tu shtyrë. Vendi më i mirë për t’u strehuar nga pesha e akullt e qetësisë së rreme të rrugës bëhet interneti. Aty gjenden copëza familjeje, shoqëri të vjetra, iluzione miqësish të reja, lojëra virtuale... Loja ime e preferuar është tavlla; më së shumti ngaqë më kujton ato mbrëmjet e verës, kur mblidheshim te cepi i rrugicës me çunat e lagjes dhe hidhnim zaret mes dy bisedash mbi Formulën e fundit apo Lilin, fqinjën me ije joshëse, e cila na kalonte gjithmonë përskaj me një mirëmbrëma të thatë. Jeta ishte kaq e thjeshtë. Formula nuk varej prej nesh. Dhe Lili nuk na e varte...

Kështu, një mbrëmje nga ato me shi e mjegull, pasi kam dhënë e marrë mesazhe me universin tim nëpërmjet postës elektronike dhe gjithë faqeve publike ku lulëzon fotografia ime më e mirë, hyj në një dhomë virtuale ku luhet tavëll. Gjithmonë përdor emrin tim të vërtetë; më quajnë David. Gjej një tavolinë me një vënd bosh dhe filloj lojën. Pas shkëmbimit të përshëndetjes, tri lojësh të shpejta pa humbje kohe dhe një falënderimi, Gregu i Tmerrshëm - kështu quhet kundërshtari im virtual - e lë tavolinën dhe vendin ia zë Megi. Megi luan ngadalë. Megi bën gabime. Unë s’e njoh Megin. Dhe unë s’dua ta njoh Megin. Megi jeton përtej oqeanit, atje ku unë s’kam ndonjë dëshirë të ndodhem. Ndoshta kam, por jo me Megin. Përtej oqeanit, jeton një vajzë me duar të bardha e të holla, që s’i kam prekur kurrë. Ndoshta dhe Megi i ka duart të bardha e të holla, por unë s’kam ndonjë dëshirë ti shoh. Megi thotë se është në punë. Megi s’duhet të ketë ndonjë punë shumë interesante. Unë jam në shtëpi. Ia djeg gjysmat e gurëve Megit dhe ia fitoj lojën lehtësisht. Megi nxehet. Fillon të më thotë se jam i pacipë që ia dogja ashtu gurët dhe e mbarova lojën aq shpejt. Unë i them se mund të fillojmë një lojë tjetër. Por Megi s’do t’ia dijë. Më thotë se jam një egoist i paskrupullt, se mendoj vetëm për veten time, se jam njeri i egër dhe aspak xhentëlmen. Përpiqem të qetësoj Megin, duke i thënë se s’është me rëndësi, se ajo thjeshtë s’ka pasur fat kësaj here dhe se mund të lozim prapë. Por Megi shan nënën time në gjuhën e vet latine dhe del nga tavolina jonë virtuale. Unë filloj të pyes veten a jam vërtetë egoist i paskrupullt, njeri i egër dhe aspak xhentëlmen. Por një tingull më shkund dhe më thërret për një lojë me Anonimin Dramatik. Unë kam të kuqet. Ai ka marrë të zezat.

74 Komente

Ky shkrimi mban erë XYZ oj ti akll. Nuk e di pse po ai shkruan e bon gjona të tilla me tavëll online. smiley

 

Po nuk citohet ai...

është thjesht perceptim, ndjenjë... dyshim, brerje mendore etj etj.

 

po as titullin e ndonjë tregimi nuk na sjell dot? gjithësesi, ti mos u brej kaq shumë, se unë vetëm tre tregime i kam lexuar xyz (çështje kohe dhe gjërash të tjera të çmuara) dhe nja pesëdhjetë e shtatë komente (në fakt ka mundësi që këto të fundit të më kenë influencuar...). tani që e lexova fjalinë e fundit, mendoj se duhet të vazhdosh të brehesh, sepse është i çuditshëm fakti që ty të ngjan tavlla ime me tavllat e xyz. mund të ketë një mijë arsye. po arrite ti shkruash, aq më mirë për ty. smiley

Harrova te shkruaj, me browserin tim Opera, mezi hapet faqja, dhe ky shkrimi i kuq nuk me del mire ne Elinks, dukem sikur kam hyre ne faqe kamunistesh. E bardhe me te zeze eshte me bukur. Te kuq perdorin tabloidet.

Faqja me Opera "mezi" hapet ne fillim, kur e ke per here te pare (kjo eshte politika default e Opera-s, qe ne fakt mund te ndryshohet tek Preferencat).

Shkrimi i kuq ne elinks? elinks eshte b&z. E shihke te kuqen edhe aty ku s'duket me ngjan smiley

mund të ketë një mijë arsye. po arrite ti shkruash, aq më mirë për ty. smiley

no.

Sepse gjuha e shkruar është nënfunksionale e perceptimit mendor. Sado të lodhem me i shkrujt nuk do mundem dot.

Tani, mund të them shkurt se jam i paaftë ta shkruaj perceptimin, and we all will be happy.

... nga ana tjetër, nuk ka arsye për tu mërzit sepse

a) nuk dua të them as më shkon në mendje se je influencuar, apo ke kopju stilin.

b) Arsyeja që e shkruajta ishte se mos na punonit ndonjë reng, me marrëveshje dmth.

xhan xhan Akll. smiley

 

Skica e Akullnajes me pelqeu,

ishte dicka e shkruar bukur, por pa esence,

nuk kishte nje fund me mendimelenes, me te kondesuar, apo dicka tjeter me te thelle...

Duket i keputur ne mes, i paperfunduar.

Por kjo ndoshta ia shton edhe vlerat ketij teksti te mireshkruar...

urime...

akvll, duhet te formatosh hard diskun, besoj se me kuptove

zarathustra, sapo e kam formatuar të vetmin që kam, por nuk besoj se të kuptova. flm.

sigurisht q enuk mbaron ketu, akvll eshte duke eksploruar megin, e shiheni ju, pjesa e dyte, "megy, the revenge... " smiley

Sepse eshte ca ndryshe nga shkrimet e tjera te tuat, dhe ky s'me duket as mish e as peshk, por si thuhet ne keto raste "e rendesishme te marresh pjese"

p.s mos te ka hy ndonje virus

Mua s'më duket se ka ndonjë pjesë për të marrë këtu, përveçse nëse pjesë quhen komentet hermetike me fjalë njëkuptimëshe. Gjithësesi, çfarë e bën të ndryshëm nga shkrimet e tjera?

Me shumë kureshtje.

A.

 

Eshte gati i pakuptimte, apo ndoshta kjo ishte pjesa e pare........

Mendohet të vazhdohet ndonjë ditë, por nuk ka pjesë tjetër.

Po çfarë e bën pjesën gati të pakuptimtë (dhe jo krejt të pakuptimtë, psh.)?

Fqinja me ije joshese ,Lili.. si preceptim, duket sikur te jete nje  siluete  qe sherben vetem per qitjeje .

Lili nuk na e varte ,sigurisht qe Lili nuk ishte tabele ku mund ta qellonin te gjithe ,autori na e la Lilin pa e qelluar njeri ,edhe Megi me Tavell ,ngeli pertej Oqeanit .Ecer kuptimi ka shkrimi ?!!   Vetm se si oshte tavella ?

Mua ky shkrim me pelqeu. Eshte shkruar rrjedhshem dhe bukur. Nuk eshte letersi e madhe, nuk eshte tregim, as proze; eshte thjesht nje skice momentale e nje gjendjeje psikologjike, qe shume nga te ikurit e te vetmuarit e njohin mire.

Me duket se ajo qe ka irrituar kritikuesit e mesiperm eshte lehtesia qe percjellin shkrime te tilla, te cilat vetem interneti i ben te mundur. Ndoshta eshte i pabotueshem ne nje gazete, apo liber me tregime; ndoshta duhet pare si nje copez ditari, qe edhe eshte. Demokratizimi i te shkruarit nepermjet rrjetit, ku brenda nje kohe relativisht te shkurter cdokujt i jepet mundesia te kete nje tribune te shprehuri, eshte nje faktor i ri, me te cilin do na duhet kohe te mesohemi.

 

 

 

Une kam vendosur perfundimisht te mesoj te luaj tavell. Me emrin tim te vertete. 751613241.

Jam pergatitur madje ta shpartalloj fare te gjithe Meget e shpallur apo anonime qe do me dalin perpara (pas) ekranit virtual kur te kem kohe.

Po kam kaluar moshen me duket, e s'lejohen me regjistrimet. Mbase duhet te shoh me me kujdes zgjedhjen e Julit dhe gadishmerine e tij bardhe e zi.

Po 2A-B-D-ne nuk ma mban ta ngaterroj me XYZ-ne ama smiley

[...] lehtesia qe percjellin shkrime te tilla, te cilat vetem interneti i ben te mundur.

 

Pikërisht.

Teksti me lart nuk ka asnje lidhje me XYZ. Perveç faktit qe une di te luaj tavell shkelqyeshem. Dhe qe ftoj cilindo ketu per ta "zhdepur" njehere e mire ne tavell.

Kurse ne lidhje me ndonje nenkuptim vjedhje apo tjeter, come on çuna, mos u beni keshtu. Bejme shaka nganjehere por jo deri ketu. Se edhe nje tip me tha mua nje dite qe ia kisha lexuar tregimin. Ne nje kohe kur tregimet e tij nuk honepsen fare, te pakten une s'i kaloj dot me teper se tre rreshta. Akulli nuk ka asnje nevoje te kopjoje qofte dhe nje germe nga une, ashtu siç dhe une nga akulli. Eshte tjeter pune pastaj qe mund te kemi ndjeshmeri te njejte. Fundja, kjo eshte e kuptueshme : malet e Shqiperise lene te njejten gjurme mbi malesoret qe jetojne ne rreze te tyre. Eshte normale qe akulli te ndjeje si une dhe te mos ndjeje si arabi ne mes te shkretetires.

Me ka ndodhur njehere te loz kunder nje kinezeje, dhe desh perfundova i martuar me te. Kinezja ishte goxha femer, e divorcuar, me nje femije, dhe i urrente per vdekje meshkujt kineze. Duke qene se e kam gjakun e embel, ngjita pernjehere me te. Fundja, nuk ka asgje te keqe te martohesh me nje nene te re sharmante me nje femije, apo jo ? Pas disa bisedash per kenge dhe kengetare te ndryshem, per gjuhen shqipe dhe ate frenge, ajo me deklaron se ka frike te vazhdoje me tej me mua sepse Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Pekinit e kishte futur ne rreth te kuq : ajo fliste dhe dashurohej me nje Shqiptar dekadent qe banonte ne atdheun e de Maupassant. Si perfundim, me lot ne sy, ajo me dergoi nje mesazh copetues ku me thoshte se jeta eshte mizore, e pameshirshme dhe tejet e padrejte.

Isha dakort me te, ashtu eshte, jeta eshte e padrejte. Pas tre ditesh, u njoha me nje franceze qe me shpartalloi nga xhepat. Tani po ndjek nje kure desintoksikimi, ne shoqaten e alkolikeve anonime.

Ika tani se me pret Bordeaux.

 

sipas mendimit tim, kjo eshte pjese hermetike. alla akvll, ose me sakte alla teori ajsbergu, e sigurisht me efektin e deshiruar letrar "pasqyre" une ca nuk gjeta aty brenda psh, ndersa akvllnaja kam pershtypjen se e ka shkruar per qejf, per klimen qe ka rrefimi brenda, ngrohtesine...

per hemingway plau ishte plak, e deti det, per nejrezit ca nuk sihte... le te marre secili ate qe do, jo?

Teksti me lart nuk ka asnje lidhje me XYZ. Perveç faktit qe une di te luaj tavell shkelqyeshem. Dhe qe ftoj cilindo ketu per ta "zhdepur" njehere e mire ne tavell.

Akll ja një arsye pse më shtyu të mendoja se shkrimi ishte i XYZ, po nuk kam pasur ndërmend aspak të them se është kopjuar, jo!! Nëse e keni lexuar postimin tim në këtë mënyrë, më keni keqkuptuar.

t_red, këtej tavlla është sport kombëtar. smiley

akull, me pelqen ky version. votova perseri.

i ngjan pak bar peshkut kjo tavlla jote. inate, miqesi, gerricje opinioni dhe komente ndersa presim te mbaroje qendrimi i perkohshem ne boten reale jo interesante.

 

Falemnderit o njerëz për mendimet dhe kohën që morët për ti shkrojtur.

J, unë prapë jam e pakënaqur me artikulimin tënd, se tavëll loz dhe Edrusi, tavëll loz dhe ti, tavëll loz dhe vetë...vetëm t_red s'dika tavëll më duket, po dhe kësaj do ia mësojmë.  Po unë them se ti ke lexuar shkëmbimet mes meje dhe xyz-së në frëngjisht, dhe ke kujtuar se po thurim kompllote bash para kurrizit me luspa të Peshkut. Kjo i është shtuar konstatimit se personazhi është mashkull që jeton vetëm në një qytet të huaj dhe që loz tavëll online (kush e gjeti veten të ngrejë dorën!), që mund të jetë dhe rasti i xyz-së, por, e para, s'është e thënë që dikush të shkruajë vetëm për vete, dhe e dyta, ti harron të mendosh se unë mund të mos e njoh xyz-në përtej shkëmbimeve publike para syve si gogla të Peshkut. Gjithësesi, unë s'mërzitem për sa kohë ti i çpegon mendimet e tua.

 

Ja t'ia shtojme pak misterin mesazhit te akullit :

Bon, ma petite choupinette, t'en fais pas, les gens confondent tout. Tiens, regarde, qu'est-ce que t'en dit si on jouait pour de vrai ? Pour de vrai, en ligne donc, bien sûr, t'es trop loin pour que je vienne chez toi avec mon echiquier sous le bras : toc-toc, t'es là ? Ouvre-moi que je te mets une patate en backgammon smiley (tu le vois déjà J. avec un dictionnaire sur sa table en train de fouiller nos amourettes coquines ? smiley)

Akull, me ke demaskuar keq fare, ku me ke pare duke lozur tavell ? Mos jeshe ti ajo qe rrafa ate nate, 5-2, dhe qe kishim vene nje bast : kush humbet i thur nje poezi tjetrit ? smiley

(tu le vois déjà J. avec un dictionnaire sur sa table en train de fouiller nos amourettes coquines ? smiley)

Oui oui,  me dictionnaire në doire unierue.

Duke transkriptuaire se ça llafosirni juve.

Sinqerisht më thuaj, nuk të ngjan stili me ato të tuat?

Po të mos ishte vendos emri i autorit XYZ do thosha e ka shkruar.

Se mua kështu më duket.

 

Po na thuj pra pse të duket? Ritmi? Hallakatja e personazhit nga kujtimet te realiteti? Sipërfaqësia e tij?

xyz, volentiers, mais je n'ai pas accès aux jeux depuis chez moi. Et depuis le boulot, je n'ai jamais le temps pour ça.

Boll tani, se e fulliqëm fare dhe J. ka gjëra të tjera për të bërë veç hapjes së fjalorit.  smiley

@akëll... kur lexoj kshtu gjojnash:" Eshte tjeter pune pastaj qe mund te kemi ndjeshmeri te njejte..." ... M'vjen era propozim muve smiley

@XYZ, kur dhe si të duash... të boj terbiet që të të mos shkojë nërmen as me i prek zaret herë tjetër me dorë smiley

P.s: Kur do organizojmë ndonjë kampionat në tavëll online? Ti Akëll je personi mo i përshtaçëm për të mledh kallaballikun, ene masnej mjafto me caktu orën dhe ditën (natyrisht ndonjë të djelë me shi smiley)

J.,

Nese te duket se ngjan, une e marr si kompliment. Fundja, nuk jam i çuditur edhe po te jete keshtu : afersia gjeografike na ka ndjekur gjithandej. Ka mundesi (hamendesim ky) qe te kemi pasur te njejtat referenca, ajo gjate rinise se perjetshme te saj dhe une gjate pleqerise sime te hershme smiley.

Seriozisht tani, me pelqen nje stil i tille shkrimi. Po te kishte shkruar dhe me gjate, do ta lexoja patjeter. Moti i mire duket n'sabah, thone katundaret e mi. Kurse ca e cave, bah ! s'arrij dot t'i kaloj dy rreshta.

Bon, akvll, comment ça se fait que depuis chez toi tu n'y a pas d'accès ? T'as tout ce qu'il faut au niveau de logiciels ? Mais c'est vrai que, moi aussi, ça fait un bail que je suis pas passé par là. C'est chez yahoo, non ?

 

STILI akvll.

Ta shpjegoj unë nëse ti më përshkruan stilin tënd të të shkruarit.

 

 

 

Plasen çokollatat dhe te peshku beta smileysmiley

J, po na thuj ti njëherë ça është stili dhe pastaj duke pa e duke bo. Po para se të hudhesh nëpër studime krahasuese të stileve, do të ishte mirë t'i lexoje të dy të krahasuarit (dmth jo vetëm njërin, që i bie të jetë xyz).

Edrus, mua kur lexoj gjëra si "kur dhe si të duash",  sesi më vjen...smiley

xyz, tu rrit nera për fjalët e mira dhe që nuk mërzitesh që J. të krahason me mu.smiley

apple... ke menje për qytet?smiley

Molle moj molle, a je aq e helmuar sa ç'thuhet ? Mos ke ardhur valle te me tundosh ? Cili gjarper te dergoi te me prishesh mendjen ?

Ah Eva Eva, si nuk u lodhe se mashtruari Adamin e gjore...

Nje poezi te vockel frenge, te sajuar nga perkujdesjet e mia modeste :

Pomme, ceci est votre nom coloré de rouge

et tu viens près de moi pour que je bouge

et voilà l'heure d'enfoncer mes dents blanches

laissant ton jus couler comme une avalanche.

mmmmmm paska çokollata per te gjithe sot smiley.

pershendjetje mw - xyz,

Adami vetem i gjore s`eshte smiley. Pale kur i hypen delli i poezise, s`le Eve ne kembe s`le smiley.

p.s. shume e lezetshme poezia vockel lolsmiley

Apple, i permbysa germat MW sepse ai profili qepare, ska bir nene qe futet ne te. Ja sa te shkoj te pyes njehere nga kryesia, a mund ta kem me ate qe kisha apo me vane mesazhet private per lena.

Ja dhe nje poeziçke te vockel, meqe nja dy-tre Eva i palosa smiley

 

Adam, tu te souviens quand Eve t'a embrassé

Je t'aime, Adam, disait-elle, et toi tout dépassé

Ah ! c'est donc cela ce qu'on appelle amour,

Viens ma Eve chérie,  viens ma belle de jour !

 

 

 

 Akull, kam filluar te behem tifoz i jot. Shkruan shume bukur.

O kalamaja, ndjesi dhe gjendje te tilla kalojme te gjithe, dhe me nje kujdes ne formulimin e fjalive, mund edhe te ulemi e ta shkruajme. Ku eshte e vecanta dhe e papamja ketu??

Nuk eshte se kam ndonje verejtje per te shkruarin e akvll, po pse duhet patjeter te shkruhet ne kategorine e Letersise, kur mund te krijohet nje kategori tjeter dhe ta quajme p.sh. "Pervojra Personale"..?

Se si shume i kemi bere lemsh keto nocionet e letersise, artit dhe kshu lloj profesionesh. Nga njera ane mund te them qe "keni nje fare te drejte"! Jetojme ne kohe pak te ngaterruara, kur behet kengetare e"famshme" edhe nje qe kakarit si pule e trembur. p.sh.

Po pak me shume respekt per veten para se t'ju rrembeje pasqyra e thote "ju jeni i lindur per art".. come ooon!

Apokalypsis,

E papamja është se s'e kemi parë më parë, as nga ti, as nga ndonjë tjetër (me sa di un&eumlsmiley. E veçanta, se ti nuk do i rendisje fjalët njëlloj si unë, sepse nuk je unë (gjë që nuk është as e keqe, as e mirë, por thjeshtë fakt).

Sinqerisht, nuk e di a është letërsi kjo, por di që s'është përvojë personale. Jo se ka ndonjë rëndësi të madhe, por që të propozosh ndonjë kategori tjetër. 

Të më ndjesh nëse të fyeva profesionin artistik që mund të kesh me shkrimin tim, por s'qe absolutisht qëllimi im kur e postova. Unë u kënaqa duke e shkruajtur dhe ky është tregues për mua se  edhe dikush tjetër mund të gjejë qoftë dhe një fije kënaqësi duke e lexuar dhe ndoshta ndonjë gjë për të menduar (po, po, ka aty për të menduar!).

Që u tregon të tjerëve se po pëlqejnë diçka të ngjashme me  kakarisjen e një pule të trembur, më duket pak si fodulle nga ana jote. Se ti as nuk e kritikove pjesën, vetëm the që s'të pëlqeu. Po ky s'është ndonjë kriter vlerësimi me sa di unë.

p.s. Dhe të betohem që pasqyra ime është memece.

 

PF, të falemnderit!

 

 

O kalamaja, ndjesi dhe gjendje te tilla kalojme te gjithe, dhe me nje kujdes ne formulimin e fjalive, mund edhe te ulemi e ta shkruajme. Ku eshte e vecanta dhe e papamja ketu??

Nuk eshte se kam ndonje verejtje per te shkruarin e akvll, po pse duhet patjeter te shkruhet ne kategorine e Letersise, kur mund te krijohet nje kategori tjeter dhe ta quajme p.sh. "Pervojra Personale"..?

Une mendoj se eshte letersi e mirefillte, dhe letersi e mire biles. Problemi qendron ne fragmentarizmin e copes. Ngaqe pershkruhet dicka fluturake i krijohet pershtypja lexuesit se eshte e lehte per t`u bere. Nese autori-ja do kishte shkruar poshte "fragment", ose "vijon", askush nuk do e kish kritikuar keshtu, per mendimin tim pa te drejte.

Problemi qendron ne fragmentarizmin e copes. Ngaqe pershkruhet dicka fluturake i krijohet pershtypja lexuesit se eshte e lehte per t`u bere. Nese autori-ja do kishte shkruar poshte "fragment", ose "vijon", askush nuk do e kish kritikuar keshtu, per mendimin tim pa te drejte.

 

Genau! Shumë vërejtje me vend!

 

 

 

J. Stili eshte puro Akvll. As qe nuk ngjason me ndonje gje tjeter pervec me stilin e vet. Per mua stilin Akvll e shpreh ne formule. (XYZ, fillo te mos lexosh qe ketu, se do lodhesh, do te keputen brinjet, e c'Adam do jesh pastaj, pa brinje). Me kujton edhe ate qenin dhe ate stolin dhe ate librin ke ai parku qe nuk me kujtohet titulli po nga Akvll per nga stili. Me kujton edhe nje tradite ala-Buzati, Borges, Calvino, per nga Formula. Nuk ka asgje jo letrare kjo pjese. Dhe nuk ka asgje per nga stili XYZse. Dramatikja eshte thelbesore per kete te fundit, ndersa per Avll eshte gjithmone duke u verdallosur anonimisht rreth pjeseve te saj, por pa u konkretizuar asnjehere.

Akvll, nuk te bera ndonje verejtje ne shkrim, se nuk shoh ndonje gje gabim ne te. Po prape sepse s'e quaj dot letersi. Ose ti mund ta quash, po hyn ne ate kategorine qe ty s'do te te pelqente te quhej..

Nese s'eshte pervoje personale ( se ti deklarove qe te pelqen tavlla jo per gje&nbspsmiley po eshte nje improvizim, perseri te them qe nuk eshte nje pjese qe pasi e lexon te te lere nje ndjenje, nje gjendje nje mendim, nje rimendim etj.etj. si keto qe te lene pjese te tjera, edhe pse mund te kene qene po kaq te shkurtra sa kjo e jotja.

Si lexues i thjeshte dhe me pervoje ne kete fushe, une kam vetem nje kriter per ta quajtur letersi. C'me le me pas ajo qe lexoj.
Do behej nje koment i gjate po te filloja te filozofoja se c'duhet te te shkaktoje nje e shkruar qe te quhet letersi.

Une s'te krahasova me pulat qe kakarisin, po besoj se dhe ti je dakort me keto kohet e sotme, kur talentet lihen ne hije dhe "ngrihen" vertete vetem pula e gjela qe kakarisin.

P.sh. jam shume i zhgenjyer qe na qenka best seller nje fare Dan Brawn, qe vetem shenje letersie nuk ka ai ne ato qe shkruan. Ja kunder kesaj ngrihem une Akvll. Kunder mediokritetit qe populizmi dhe "shumica" qe i pelqen e ngre dhe e ben profesional pa qene i tille.

Guy de Maupassant, ne studimin e tij mbi romanin, thote qe publiku i gjere, shumica e lexuesve, i thone shkrimtarit keshtu :

- Me ngushelloni.

- Me zbavisni.

- Me trishtoni.

- Me mallengjeni.

- Me beni te enderroj.

- Me beni te qesh.

- Me beni te rrenqethem.

- Me beni te qaj.

- Me beni te mendoj.

 

Por te rralle jane ata, sipas kopukut ne fjale, qe i thone shkrimtarit :

Me beni diçka te bukur, ne ate forme qe ju shkon me mire, sipas temperamentit tuaj.

 

Si thoni, ta mbillim ?

Nuk e di ç'të mbeti ty, Apokalypsis, nga shkrimi im (dhe pse mendoj se një gjë të ka ngelur, se ndryshe s'do shkruaje, po do merreshe me ndonjë send tjetër), por mua, nga komenti yt, më ngeli si kockë në fyt ideja se po i zë vendin ndonjë talenti të rrallë me ndihmën e fansave të mi të shumtë.

E vërteta e parë është se, talent apo pa talent, unë s'po i zë vendin asnjeriu; unë shkruaj në një hapësirë publike, ku ti ke zgjedhjen të lexosh ose jo, të interesohesh ose të kalosh te talenti i fshehur në ndonjë faqe tjetër të peshkut pa ujë ose të ndonjë vendi tjetër, ose të shkosh të blesh libra. Ti je i lirë o njeri, lëviz! Dhe talentet e vërteta janë të lira; le të shkruajnë! Rroftë interneti (se s'është bërë vetëm për të çatosur dhe për të lozë tavëll)!

Tjetra e vërtetë është s'ka më lart gjëkundi shprehje të tipit "o akll, na e hoqe petllën!". Dhe nuk shoh ndonjë popullaritet alarmues; katër veta u shprehën dukshëm në mënyrë pozitive, tre të tjerë thanë se s'i gjetën asnjë kuptim, dy e komentuan seriozisht pjesën, por pa superlativa, nja dy-tre bënë llogje pa lidhje me temën, e kështu me radhë...

Nuk shoh, sinqerisht, pse bëhesh merak ti. (Dhe as pse fut Dan Braunin në këtë mesele.)

Falemnderit të gjithëve për mendimet mbi pjesën! I

 

 

Akull, te te rrefenje nje sekretke :

Mbreme isha ne dell poetik. Nuk e di ç'hengra apo ç'piva, por di qe kisha deshire te shkruanja. Cfare ? do thuash tine. Po nje leter dashurie me çupke, tepke me nje fjale.

Eh mire, fillova : ne fillim vura daten dhe oren, lart djathtas, pastaj majtas shkrova emrin e marreses. Pastaj, me ca germa te pjerreta 75°, shkrova keshtu :

E DASHURA IME... LIBERA

Pastaj fillova te shpreh tere zjarrin tim te fuqishem djaloshar kur, nderkohe, ndjej qe kam nxehtesi vertete. Ah kjo dashuria, mendova pak dhe vazhdova shkrimin. Por jo ! na paskesh qene kaloriferi qe ia kisha hapur gryken deri ne fund. U ngrita, e rregullova pak qe edhe mishi te piqet, edhe helli te mos digjet, dhe pastaj vazhdova...

Ec e ec, e ec e ec, ne njefare kohe mendova se eshte e mjafte, dhe se Libera ime e dashur do te palosej shakull kur te lexonte letren, aq te fuqishme e kisha qendisur.

Kur benje ta postonje ketu, me thote nje roje ketu tek peshku : jo, ju nuk keni te drejte te postoni ketu.

Nuk e ke idene ç'nerva me hipen. As te shprehesh dashurine nuk te lene keta, te pashpirt. Po a vritet dashuria qe ne lindje more te paudhe ? Nuk vritet, kjo dihet. Por ja qe keta ma vrane, njelloj si ate pellumbin postier tek filmi qe ia kam harruar titullin.

E qe thua ti akull, pastaj rashe gjume, dhe gjithe ç'kisha shkruar ne leter, me dolen ne enderr. Vetem ta dish sa e bukur dukej Libera ime ne vellon e bardhe ne Kishen e Zonjes se Paperlyeme te Serreqit te Pukes.

Por sidoqofte, e dashur akull, kjo nuk me pengon te them qe sot ben nje kohe e qelbur dhe mua me duhet te dal. Fryn ere e madhe dhe ti e merr me mend si do te jene bere floket e mi kur te mberrij tek vendi.

Je vais te laisser là, le temps presse.

Deshiron nje poezi ? OK, e di se deshiron :

Un petit oiseau sur un fil

devant la fenêtre d'un asile

pense à sa vieille oubliée

que la nuit l'a bien ramassée.

 

  

O po ti do vrare, aman derman smiley). Te keqen e Libera-s o XYZ, qe ty te le pa gjume. E shiko,mos harro te mbac kreher me vete, se helbete, era nuk pyet per floket. I pelqen t'i cpupurise nganjehere. Mos te flasim per hallakatjen pastaj....lol

Akull,hall me buke e hall pa buke. Duhet me shtrengu ushkurin mbi stomak ndonjehere.Mua me pelqeu pjeseza. Jo per te bere qefin ty,po vetes time.

 

xyz, kshu kur shkruan gjatë...smiley

p.s. tes p'tits poèmes déchirent. smiley

 

melard, të falemnderit që s'ma bën qejfin.smiley

Akull, e murre vesht per çmimin Goncourt ?

Atiq Rahimi !

Franko-afgan, zotni burre, e kam pare ne nja dy emisione letrare, me ka pelqyer per shpirtin dhe veshtrimin e tij.

Si thua, do ta fitosh ti vitin tjeter ? (Bej shaka, por desha te te bej nje clin d'oeil per afrikanet qe iu eshte mbushur mendja te gjitheve qe do te behen nje dite si Obama)

 

Sa art te varfer qe kemi,keta pseudoartiste qe mundohen te shkruajne ne shqip,pa ditur shqipen,jemi majmune qe rrjedhim prej njerezve qe ne nuk i njohim..Shkruajme e flasim per politke,a thuaj,skemi cfare te bejme tjeter.Politika na eshte kthyer ne nje obsesion te forte psikologjik qe na ben te harrojme gjithcka tjeter.Ushqehen iluzione delirante se pas fitores se kesaj apo asaj partie politike do te ndodhin cudira drejt permiresimit te jetes dhe te kushteve te saj.Pranohet ne menyre alogjike cdo argument i (pales sone) dhe hidhet poshte me perbuzje dhe ne menyre jo kritike cdo argument qe vjen nga kundershtari.Ka vetem pasion dhe jo arsye.Dilogohet me tjetrin,por ai nuk degjohet,Veshi eshte i mpire.Komunikojme me teknologjite e fundit,por smerremi vesh.emetuesi dhe resepteusi jane fjalet e nje fjalori te madh e gjenden ne faqen e fundit.Si lum ai qe ka arritur ne fund.

Pranohet ne menyre alogjike cdo argument i (pales sone) dhe hidhet poshte me perbuzje dhe ne menyre jo kritike cdo argument qe vjen nga kundershtari

Mirë, Edvin, pas kësaj shfryrjeje, a kishe ndonjë gjë (argument) konkret në lidhje me pjesën, apo ishte e gjitha në përgjithësi?

Edvin, me pelqen nervi yt, kam nevoje per "gerrices" (ne kuptimin e mire te fjales) te tille.

A mund ta shkoqisesh pak me tej refleksionin tend, duke e lidhur ca me çeshtjen tone ?

Falemnderit.

edvini qenka ngritur nga ana e mengjer e shtratit. mos u merzit, se te tere kemi dite te tilla.

ne lidhje me pjesen e mesiperme, vazhdon te me pelqeje. akvll, ke dhe aftesine per te nxitur komente interesante smiley

Une petite poésie pour akull, vu que ça arrache mes poésies smileysmiley :

akull, tu te souviens de la dernière fois qu'on s'est vu ?

Toi en toute beauté se pavanant devant moi, tout perdu

et alors, attends, regarde ce qui s'est passé, regarde bien

Soudain, tu t'arrête, et ricane : XYZ ? Tiens, tiens !

___________

Libri per te cilin fola me lart eshte, sipas te gjitha gjasave, nje liber vertete i bukur. Atiq Rahimi, nje afgan mendjendritur, ka shkruar historine e nje gruaje te re afgane e cila ruan mbi kryet e burrit te vet te mbetur sakat, ne gjendje bimore. Dhe aty, ajo shperthen ne heshtje per te gjitha vuajtjet e saj te kesaj jete qeni : deshirat, shpresat, zhgenjimet, pikellimet, trupi, mendja, shpirti i nje gruaje afgane te ciles ia kane rrasur nje thes mbi koke duke e kthyer ne rangun e kafshes, mos me keq.

...

 

Me duket i tepruar mendimi :ose letersi e madhe ose asgje. Brenda asaj qe quhet krijimtari , letersia varion nga nje etyd, copez, tregimth e deri te romani epope.

Kjo qe lexoj eshte nje copez jete, nje sekuence  e perseritur, e vendosur ne dy kohe te ndryshme:loja e tavlles, nje nga argetimet e pakta(me c kuptojme) dikur mbremjeve, ne rrugicen ku jeta rridhte e thjeshte (e ndoshta ne izolim) dhe tani diku larg, po ajo loje argetuese ne shoqerine  virtuale per kompesimin e vetmise..

Perceptoj nje lloj ironie per obsedimin ndaj komunikimit virtual dhe keqardhjen per vetmine, te cilen nuk arrin ta mbushi dot asnje "formule" dhe as kontaktet iluzive te komunikimit virtual.  

E ndjej dhe e perceptoj pak te vagelluar kete atmosfere.Ndoshta me ca penelata me shume, gjithcka do ishte me e kthjellet.

 Spiritus, perceptimi yt është aq i hollë, sa m'i hoqi gjithë komplekset që më ishin krijuar nga ndonjë "çër desh me thënë autori". Falemnderit. 

Bletë e dashur, mua prapë më gëzoi komenti yt. Pa për Edvinin, shpresoj të mos jetë ngritur vetëm për të shkrojtur këtë komentin dhe për të përqafuar prapë jastekun.  

XYZ, më merr të ligat se unë jam e bardhë si borë. Dmth si akull. Bëj shaka. Nuk e njifkam këtë Rrahimin, po do ta gjej ndonjë ditë. 

Ju falemnderit shumë që më lexoni dhe merrni kohën të thoni çfarë ju ngjalli. I vlerësoj të tëra komentet, nga A-ja te Z-ja.  

 

 

Proza jote akvll, ka nje rrjedhshmeri te vrulleshme. Ne ate te mesipermen mua me pelqejne detajet :

Ndoshta kam, por jo me Megin. Përtej oqeanit, jeton një vajzë me duar të bardha e të holla, që s’i kam prekur kurrë. Ndoshta dhe Megi i ka duart të bardha e të holla, por unë s’kam ndonjë dëshirë ti shoh.

Ne dukje teper te thjeshta fraza si kjo e mesipermja kane ngarkese dhe flasin shume.

Djalli qëndron nëpër detaje. - thotë frëngu. Më gëzon që i ke vërejt, Izabel. 

Djalli qëndron nëpër detaje.

E thote ene frengu, ene inglizi. Kurse shqiptari thote: E tha, moj, e tha. Po kujt ja tha! Kujt ja tha!

Shpjegim: desha me e perdor kete shprehjen e djallit ne nje koment tek nje shkrim tjeter, keshtu qe mu bo qejfi qe e pashe te perdorur ketu. smiley

Përdore sa të duash. Po mu më pëlqeka më shumë varianti shqip. smiley

O,Akvll po leme rehat,c`pune ke ti me jastekun tim.Problemi eshte se ne kulturen tone,qe duket sikur i jep rendesi individit(ne rastin konkret shkrimi),ka shume sulme ndaj mendimit personal.Sulmet e shpeshta ndaj lirise se mendimit gjenden ne sugjerimet e shpeshta qe vijne nga stilet e mekanizuara te jetes dhe te reklamuara nga komunikimet masive,duken tek shpeshtesia dhe fragmentizimi i mesazheve qe ulin aftesne dhe mundesite per te analizuar dhe per tu thelluar tek rafinimi i teknikave te bindjes

Me fal shkrimi i mesiperm ishte per Blete-n

Ju falemnderit shumë që më lexoni dhe merrni kohën të thoni çfarë ju ngjalli. I vlerësoj të tëra komentet, nga A-ja te Z-ja.

Akull, mua me ka ngece vleresimi pak me lart z-se me thene te drejten, edhe pse per te nisur nga A-ja nis.

S'e fal dot J-ne qe te ngaterron me Z-ne, por s'ta lejoj as ty si D te lejosh A-ne komshie (M ne gjuhen e memedheut) te dalloje cokollatosje mes tavell-njohesish qe synojne ta bejne edhe t-ne anetare te klubit te asaj dites me shi, ku E-ja do te jete ne qytetin e tij V ne pritje per te vene rregull ne oren e mesimit te tavlles.

Perfundimisht, ky admini P beri mire qe e solli ketu shprehjen e zotit J. V. se na kujton ta mbajme mendjen tek shqipja, qe per dreq, eshte e sofistikuar sa te doje shejtanka.  

Per pak sa thashe Dr. tek fundi, po e lashe smiley

c'eshte ki D-ja mi t-red se na shastise fare na shastise. smiley

Davidi, pra mo, Davidi është D-ja që thotë t_rebus. smiley

t_red, vetëm J.V.-në nuk e zgjidha dot unë. smileysmiley

p.s. atë punën e djallit e paska thënë Dekarti dora vetë. smiley

 

Et ma petite poésie, elle est pas jolie, elle, que t'as rien dit ? smiley

Qenka ngaterruar puna me ABCD, me mire po bej dhe nje poezi tjeter e po fle nje sy gjume :

Per kete Tired, kjo poezi :

U bene kohe qe kam dashur te thur

nje haiku

per ty

o e Lodhura ime !

Gjethja e verdhe ra perdhe

e merkure eshte sot dhe

shitesja e bukes nuk eshte aty.

Nje dite e pajetuar.

 

Ju pelqeu mo ? smileysmiley

Më fal o xyz, por po ma lexonte mamaja Peshkun dhe thashë të dukem pak serioze...

Më ngordh gjithmonë vargu i fundit i poemthave të tu. smiley

Para se te fik dritat dhe TV, dhe meqe nuk kam kurrfare kendi tjeter ku te konkuroj me poezite e peshkatareve, po shkruaj dhe poezine e fundit per sonte : nje ne shqip e nje ne frengjisht. Mos m'i fshini, jane frymezime çasti. Duhet te jesh kriminel te fshish vargje te improvizuara.

Vargjet shqip :

Kisha humbur ne kujtimet e mia, kur,

papritur erdhi prane meje dhe me tha :

po mire ti shoku XYZ, harrove kaq shpejt

qe sot s'me ke dhene asnje puthje ?

 

Vargjet frengjisht :

Bin... désolé, j'étais en retard

et le prof, un vrai connard

aime pas que je te fasse un bisou

le pauvre, qu'il est jaloux !

 

Naten e mire.

 

xyz, keto poemthat e tu rrinë më mirë në frëngjisht. kështu që hap një blog dhe ti dhe sille këtu dhe të dimë ku të të gjejmë.smiley

gjumë të ëmbël.

Jo, jo, blogje nuk hap, andejza e kam seriozisht. Ketu shkruaj poemtha te vockla vetem ne temen tende, kush te jete merak, ketu te m'i kerkojne rrenjet smiley

Por po m'i fshijne qafirat, me kujtohet ai plaku : po me uren ç'paten xhanem smiley

Ja psh, do ta bej racion, per çdo nate, nje poemth te vockel, kushtuar yve qe e dini vete, dhe te frimezuar nga ngjarjet e dites.

smiley

pse, xyzë, të duket se neve lozim tavëll këtu?

Me duket se ke qejf t'i ferkosh briret me mua ne tavell smiley. Mos u merzit, do te te vije rradha dhe ty. Per blogun, megjithe qejf por s'kam kohe, vertete. Kam ne dore ca "projekte" te vockla botimesh dhe me hane shume kohe.

Gjithsesi, ti deren e ke çele, apo harrove ? Merre dhe mollen me vete, po deshe. Le qe po ia thur nje poezi mengjesi, shpejt e shpejt. Nga darka kam ndonje therrime dhe per ty smiley

Poezi mengjesi per MOLLEN :

Où est-ce que je vais chercher tes racines, ma Pomme chérie !

je faisais un rêve et, reveillé comme j'étais, en pleine nuit,

ton nom j'ai appellé : Pomme ! attends-moi, ne pars pas au petit matin,

et toi, la cruelle : mon petit XYZ, mais d'où vient tout ce baratin !

 

Diten e mire.

 

 

 

"Mire e tha moj mire e tha, po kujt ia tha se" - edhe duhej J. B. - Jovan Bregu.

Akull, nje poemth te vockel para se te dal jashte ne te ftohte smiley

 

Do te vish ? i tha ajo atij.

Ku ? ngriti koken ai.

Tek une, sonte, tha ajo, duke e pare ne sy.

Po, do te vij, tha ai, duke e pare dhe ai ne sy.

 

Oh çfare poezie me doli ! S'ke faj ti qe me the me mire ne frengjisht, por e lashe keshtu ne shqip nga halli i fsheses.

Bonne soirée,

XYZ

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).