Tagged and Sorry...

Për vonesën...

1.Cfare eshte dashuria?

2. Si e kupton diferencen mes dashurise, nje fiksimi te thjeshte apo cfaredo ndjenje tjeter te perkoheshme?

Cituar nga komedia “Edhe ashtu edhe kështu” (kini parasysh theksin e Mirush Kabashit kur ta lexoni):

“Dashuria e vërtetë, lind nga miqësia e vërtetë dhe është rezultat llogjik I kësaj të fundit”.

Dua të them se çdo orvatje për ta përkufizuar rezulton të dalë e paplotë dhe ndonjëherë qesharake, si rasti I mësipërm. Në tentativë gjithsesi do të thosha se varet nga komponentët, situata, përjetimi, fillimi, ecuria dhe ndoshta fundi. Në fakt, nuk besoj se ka detyrimisht diçka përcaktuese që i jep kurorë si dashuri e vërtetë. Nëse do të përpiqesha ta përkufizoja, do të thosha se e vërtetë është ajo që nuk vdes kurrë që nga ana tjetër kuptohet se nuk e njohim në fillim.

3.Arrin njeriu te vazhdoje te besoje ne dashurine e vertete mbas gjitha hereve qe ka menduar qe kishte te bente me dashuri, por qe zbuloi qe s’ishte?

Varet nga njeriu. Për mendimin tim do të duhet. Sepse vetë dashuria si ndjenjë më e thellë, dhe gjithpërfshirëse më shumë se koncepti i marrëdhënies intime midis dy personave është ndjenjë e bukur dhe na bën më humanë, më të mirë, më të kompletuar si njerëz. Aftësia për të besuar te ajo, është një arritje njerëzore dhe tregues shëndeti mendor.

4.Si mund te dime qe do zgjase; njerezit ndryshojne, si mund te garantojme qe s’do ndryshojne dhe ndjenjat?

Garanci nuk ke. Është mall me siguri të ulët dhe rrezikshmëri të lartë. smiley Megjithatë është dhe gabim të kërkohet siguria e mosndryshimit të ndjenjave. Nuk bën dot planifikime. Ajo që mund të bëjë dikush, është zgjedhja e duhur te personi tjetër.

5. Eshte dashuria nje e dhene ekzistuese ne zemer dhe qe thjeshte prêt t’I jepet njeriut te duhur apo njeriu I duhur gjeneron dashurine?

Dashuria sipas njerëzve të ndryshëm në karakter, mund të përkthehet edhe si nevojë shpirtërore, edhe si dëshirë. Unë do e përcaktoja si një vlerë që i është bërë “dhuratë” (duke qëndruar agnostik, nuk e di nga kush) njeriut, madje duke i dhënë mundësinë ta kultivojë atë. Sigurisht që është aty gjithmonë, herë shfaqet dhe herë duhet dikush për ta stimuluar.

6. Dashuria e stimulon dashurine; mund te dashurojme dike ngaqe ndjeme qe ai po gjeneronte dashuri ndaj nesh?

Sigurisht. Por jo në formën e thatë “unë e dua, apo do ta dua sepse ajo më do”. Vetëm kjo e dhënë, nuk ka ndonjë vlerë të vetën. Do duhet diçka më shumë se kaq.

7. Ca njerez thone qe dashuria vdes mbas marteses, te tjere thone qe rritet mbas martese, çfare rruge duhet te zgjedhe njeriu…te martohet me nje njeri qe I pershtatet, kompatibel dhe te prese qe ajo dashuri te rritet me kohen apo te martohet me njeriun qe dashuron dhe te ver ne rrezik vazhdimin e asaj dashurie?

Unë qëndroj agnostik dhe në jetë. Nuk kam ndonjë rrugë të planifikuar për të arritur deri në atë pikë sa të varet dashuria prej martesës. Martesa vetë nuk është formë dashurie, por formë bashkëjetese. Duke qënë e tillë dashuria nuk varet paraprakisht ose jo prej martesës. As duhet pare martesa si kufizim për dashurinë. Pastaj nuk është vetë martesa si institucion, por janë ndjenjat që lidhen me bashkëjetesën. Në rast se krijohet ndjenja e sigurisë së tepërt dashuria mund të vritet. Njeriun pranë nesh e marrim si të dhënë, dhe kështu reagojmë me pasoja të tjera, eventualisht duke humbur dashuri.

8. Pse eshte aq e veshtire per njerezit te shohin sesa ndjenje fisnike dhe e shtrenjte mund te jete dashuria?

Po sepse përmban gjithë ato komponentët e pasigurisë që folëm më sipër. Sepse është e veçantë, prandaj nuk mund të gjendet pas çdo cepi pallati. smiley Sepse shfrytëzohet me raste, keqkuptohet, dënohet. U falet atyre që nuk e meritojnë etj. Ndonjëherë gënjejmë veten se kemi dashuruar, jemi duke dashuruar etj.

9. Simpatia, miqesia, vleresimi,… mbajne ne vete nje pjese te mire dashurie keshtu qe si mund t’i japim pales tjeter mesazhin e duhur per llojin e dashurise qe ndjen ndaj tyre pa i vrare shpirterisht?

Mbaj distancën e sigurisë. smiley Nuk ka formulë as këtu (boh, edhe sikur studente matematike të ishe, nuk do bëje pyetje kaq të “ngurta” lol)

10. Duhet te kerkojme dashurine, t’a presim apo t’a harrojme plotesisht??

Ta kërkojmë me qiri, ta presim me thikë, apo të bëjmë lobotomi? smiley Asnjë nga të treja. Kërkimin pritjen apo harresën nuk arrij t’i perceptoj si qëllim më vete.

-Pyetje bonus: C'eshte dashuria per ty personalisht?

Undefined.Ose I know when I see it.

Anyway, besoj të kesh ngel e kënaqur prej përgjigjeve Minnie.

Disclaimer: Ky shkrim nuk është për konsum peshku.

1 Komente

Ky shkrim nuk është për konsum peshku.

pse ? apo peshqve iu o bo truni veq sali rama?

ps: shkrimi e meriton nji  pesë me yll.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).