Suzana Selenica - Poetja qe vriste me fjalet me te bukura

Nga Roland Gjoza.Isha 16 vjec. Shkruaja shume. Me dilte gjak nga hundet. Ishin poezi thjesht djaloshare dhe intime. Kisha nevoje te ngutshme t'ia lexoja dikujt. Nje dite ne nje tavoline te Bibliotekes Kombetare gjeta nje fletore me poezi, nje fletore te vjeter. Lexova poezine e pare dhe ndieva te me kaplonte gripi, nje temperature e lehte, pak ethe rreqethese. I kam ruajtur disa poezi te atij blloku, i vodha si nje hajdut.

Trendafili eshte nje mendje e prishur prilli
Asgje me shume se nje kravate e palidhur
Asgje me shume se nje fustan
I mbledhur shuk ne fund te kembeve
Mbin atje ne mes te gishtave, zgjatet perpjete
Ne mes te kofsheve pelcet.
.Kjo poete ishte Suzana Selenica, krejt e panjohur sot. Ajo erdhi pas pak dhe nuk tha asnje fjale. Disa poezi t'i kopjova, i thashe.

Pallatet jane fiziologjike
Me i vertete eshte spitali
psikiatrik
Bulevardi eshte si nje jashteqitje
E endrres per t'u bere Xhon Lenon
akrobatik.
. . . . . . . . . . . . . . . . .

Qytetet nisen te njeri- tjetri
Po s'mberrijne askund, as ne ferr
Rruges takojne Kinostudion
Punishten e endrrave prej letre. .Ajo nuk fliste. Ishte e bukur. Kete hollesi nuk e harrova. Lidhej me moshen. Per te me foli Bedri Myftari. Ai shkruante tregime perplot ndjenje, qe iabotonte Kadare te Drita. Ai i shkruante ato me laps i fshehur pas makinave te vjetra te shtypshkronjes Mihal Duri. Punonte linotipist turni i trete dhe shkruante tregime. Roland, ajo ia lexon ato poezi kujtdo, po eshte pak errezikshme kjo. Shkruan me dore te lire si ne, i shikon gjerat kokeposhte, ka shume absurditet dhe paradoks. Degjoje kete:
Ti me thua se me do,
Keshtu s'guxon as Shekspiri
Ati, biri, shpirti
Farmacia, spitali, trendafili
Xhon Lenon, Gulaku dhe shkrimi
Qe s'u be dot imi
Se do gjak qingji.
Ti me thua se me do
Eshte alarmante kjo
Do te therras policine.
.Ajo ishte nje vajze pak si prej ajri, shfaqej pa u vene re, si ajo macja eshtepise dhe ikte tines pa u ndjere si nje mi. Keshtu erdhi dhe shkoi. Shkruante tmerresisht kunder rrymes, pa menduar t'i pershtatej rregullave per te botuar, shkruante thjesht per t'u shprehur. Suzana ishte ne moshen e lajthitjes nga ndjenja e tepert. Kishte sy te bukur plot trishtim. Une atehere shkruaja per Bethovenin dhe novela per gjera qe s'ndodhnin kurre. Nuk e njihja jeten. Lexoja shume. Ajo lexonte shume gjithashtu. Nuk do ta harroj nje dite vjeshte..Une do te vras me fjalet me te bukura
Dhe do te varros ne shpikjen me te madhe
Eshte me e bukur ringjallja
Dy here do te them te dua
Para dhe pas vdekjes prej puthje
Une do te vras me fjalet me te bukura.
Kete e thote libri me i forte
Qe akoma s'eshte shkruar.
.
Kjo lloj poezie shkruhet sot. Me vjen keq qe kane humbur. Keto i kisharuajtur diku dhe s'do te kujtohesha per to sikur te mos shkruaja nje tufeme ese per disa miq shkrimtare e poete, te cilet regjimi i denoi padrejtesisht si grupi i te rinjve. Kjo vajze qe humbi qysh atehere, pikerisht ate dite vjeshte te trete, m'u kujtua me nje dhimbje siajo qe na kaplon per nje te aferm. Ai djale qe iu afrua asaj ndoshta ishte fati i saj i mbrapshte. E thashe pak me lart se ajo s'druhej t'i lexonte poezite. Ai qe nje djalosh i gjate, simpatik me nje pardesy, qe i perthyhej nga era. Per here te pare e pashe qe ajo qeshi. Ndoshta dashuronte. Ndoshta dashuronte per here te pare dhe na harroi. Iku. Si ajo vjeshte e trete me aq drite prej vdekjes. Vjeshta vdes me drite. Une shkruaja si i shkalluar. E beja letren rulete dhe vrapoja te takoja miqte. E hapja ate leter delikate dhe lexoja me nje fryme ate qe kishashkruar. Nje nate mora vesh lajmin se Suzana ishte arrestuar dhe ishte esemure. U kujtova per vargjet e saj qe i ruaja ne nje dosje. Me erdhi per teqare. Dhe vertet s'i mbajta dot lotet. Ne ate kohe kisha lexuar Gjeniun e Teodor Drajzerit dhe s'me hiqej nga mendja ajo qe thoshte Juxhin Uitlla, se qe te beheshe artist duhej te njihje jeten. Iu vardisa tim eti qete me merrte me makinen e urgjences, te njihja jeten. Nete infarktesh, hemoragjish, fruthi, dizanterish, epilepsish, te cmendurish. Nje nga keto net ishim ne spitalin psikiatrik. Atje babai ishte i njohur. E kishin frike, mbreterit dhe kalifet, gjeneralet, Bajroni, Kaligula, shpirtrat e sketerres. Te cmendurit kishin nofka te medhenjsh. Babai u bente nga nje gjilpere dhe i qetesonte. Mbreterit dhe gjenite e botes flinin. S'kishte me cmendine, po nje kopsht femijesh. S'kisha pare fytyra me naive e te pafajshme. Atje m'u tek ta pyesja per elektroshokun. Nuk e kisha pare kete aparat te frikshem. Na futen necmendinen e burgut ku ishte me e lehte te behej nje elektroshok. Atjekishte shume gra si fantazma, hije te perhimta, qe hiqeshin brane ne pllakatgri. Nje infermier pasi degjoi c'kerkonte babai vrapoi midis grave rrembeunje prej tyre dhe e solli duke e terhequr zvarre ne kthinen ku ndodhejelektroshoku. E shtriu me dhune, e lidhi ne ate shtrat metalik tetortures, ndersa ajo kundershtonte pa shume force me nje shprehje pajete. Infermieri u ngrit mbi te , sepse ajo nuk hiqte dore nga kundershtimidhe i vuri gjurin mbi gjoks. Dy pllaka metalike u puthiten pas temthave tesaj. C'pamje e llahtarshme, me vinte per te vjelle, dridhesha nga nje dhimbje fizike e paprovuar me pare, jo nuk e dija se punet do te ndodhnin kaq shpejt. Ishte ajo, Suzana, poetja e absurdit, shoqja ime me e mire. Kur u bera gati te therrisja, te ndaloja ate krim barbar perpara syve te mi, aparati u ndez dhe une pashe si u perpelit ajo me force perdisa sekonda, pastaj ra ne fashe. Infermieri shau neper dhembe se ajo s'jepte shenja jete. Ndoshta kishte vdekur. Une therrisja si ne jerm. Ai dheim ate filluan ta shtypnin me force ne kraharor. Babai e shante. O budalla, po kjo qenka shume e re. Djali e njihka, qenka poete, c'bere o malok! Ajo erdhi ne vete. Nuk me njohu. Ia mbatha.

Une do te vras me fjalet me te bukura
Dhe do te varros ne shpikjen me te madhe
Eshte me e bukur ringjallja
Dy here do te them te dua
Para dhe pas vdekjes prej puthje
Une do te vras me fjalet me te bukura

Kete e thote libri me i forte
Qe akoma s'eshte shkruar. .Ajo vdiq prej torturave sepse nuk tregoi asgje, nuk doli asnje emer nga goja e saj. Cmimi i Malit te Eshtrave qe shume i madh per te. Ne humbje iku, ne humbje vjen. Tani ne Nju Jork eshte vjeshte e trete. Vjeshta vdes me drite. Pas shume vitesh isha ne spitalin psikiatrik te Elbasanit. Hapem dosjet. Dosjet e te semureve. Atje qe shkruar; Epikriza: Agjitacione propagande (ky ishte emri i semundjes) Mjeket: emrat e hetuesve. Drejtori i spitalit, ministri i brendshem i asaj kohe. Firma. Vula. Tmerr. Dhe dosja e saj e tille duhet te ishte. Nje dosje e vjeter e verdheme ne nje raft spitali. Po dosjet dergjen per se gjalli e per se vdekuri, dosjet nuk hapen. Midis te zhdukurve eshte dhe ajo, poetja qe s'botoi asnje varg, sepse shkruante per sot, cuditerisht per sot, ajo e kohes se Bitellsave, ajo e vjeshtes se trete, dhe e vjeshtes se Nju Jorkut, qe e shoh perdite. Vjeshta vdes me drite. .

53 Komente

flm per kete prurje. S`di me c`fytyre do flisnin apologjetet e regjimit per kete menxyre. Ndoshta do hidheshin me ngut te benin krahasimet e rastit me kohen e tranzicionit, si ne nje reaksion te mbrapshte asnjanjesues moralo - etik, ku krimi mbetet gjithnje jetim.

poezite te mrekullueshme.

O Zot sa me ka prekur ky shkrim. Po c'te keqe mund te beje nje poet? Eshte per t'u vleresuar shkrimi i R. Gjozes, per te na kujtuar edhe njehere ate sistem vrases dhe gjakatar. Poezite e Suzanes jane deshmia e qarte e nje bukurie fatale. Per te vene duart ne koke e te leshosh kujen kur kthen koken prapa, dhe te mendosh se ka akoma nostalgjike....... Ah Suzana!

...dhe te mendosh qe ka akoma nostalgjike eshte pak ..

Po te shikosh qe pikerisht ata qe kane vene firmen dhe vulen ne diagnozen "agjitacion e propagande" te asaj qenie aq te pafajshme, sot i ke ose ne qeveri, ose "biznesmene" te kapur e te majmur!!!

O Shqiperi qe di vetem te hash bijte e tu!!! 

Avocados,flm jane teper te pakta per kete prurje,madje,do thoja qe jane te domosdoshme prurje te tilla,nuk duhet kuuuuuuuuuurre te harrohet e kaluara,respekt per dhimbjen e te heshturve.

Trendafili eshte nje mendje e prishur prilli

 

Ky eshte vargu me i madh i shkruar ndonjehere nga nje femer. Dhe nuk ka qene as 20 vjec. E jashtzakonshme!

Falenderimi i takon totalisht Roland Gjozes, qe nxorri per here te pare ne drite perla te tilla poetike, si poezite ne fjale.  Ka kohe qe Gjoza vjen me disa ese te shkelqyera per figura te medha te artit e letersise shqiptare: Lasgush, Kadare, Migjen, Viktor Qyrku, Bilal Xhaferri, Frederik Rreshpja, Xhevahir Spahiu, Suzana Selenica.

Eshte sherbimi me i mire qe mund ti beje letrave shqipe ne kete kohe.

 

 

Roland .....Me kete prurje  ajo duhet te ishte E PARA dhe e VETMJA DISIDENTE SHQIPTARE ...e paster e dlire dhe jo e DENJE per pena HIPOKRITE dhe te kurveruara  si jotja . Njerzit jane gjalle dhe sa me shume te biesh fantazi te semuresh psiqike si ky shkrimi yt , perfshi Bedriun , ti mbetesh nje llogjexhi i rendomte. Ose ne te kundert , ti ke nje qartesi te admirueshme per termin DISDENT. Dhe nga kjo prurje pevec "loteve" ti mbetesh arsyeja e ameshuar ku duhet te referohen qelqurinat dhe ofshamsit qe genjehen me cdo rresht lotesh.Me kusht qe keto lot te sillen njerezore nga te qarat e krokodileve .

Do te thoja nje prurje e thurur me mjeshteri e paragjykuar dhe e njohjes se drejteperdrejte....kapercimet ose nenkuptimet jane gjithnje te lloit ....s'ka nevoje se si eshte e verteta boll qe ngjarja ka ndodhur ne ato vite dhe une mund ti vesh cdo lloj manteli . Ruaju Gjoza se familja ndoshta nuk kerkoi te perflitej........ per nje fatkeqesi njerezore.

Me te vertete jane per tu admiruar ....ndaluar .... e medituar....per keto lloj penash adoleshente me faren e talentit dhe me punen qe do kryenin deri ne maja te letrave. Nje permbajtje e tille KURRE nuk do ta vriste vajzen per here te DYTE sic ka bere ne kete rast njeriu i letrave rolgjiza i nisur nga kushedi cfare motivi , por KURRE nga ai i propogandimit te vleres se poezise shqiptare.

Duke filluar qe nga penat e vlera te Peshkut tek Losti e me rradhe askund nuk gjen nje fjale per VARGJET

Idris, se pari te falenderoj per konsideraten. Se dyti desha te te korrigjoj njecike, sepse une kam thene "nje fjale per VARGJET", thashe thjesht qe jane te mrekullueshme, sepse s`ka fjale ndonjehere qe te pershkruaje ate lloj bukurie te rralle.

Une apo ndokush tjeter qe kapemi pas aspektit politik te krimit qe eshte bere, sigurisht qe e bejme kete dyfish te yshtur prej bukurise se ketyre vargjeve te cilat nuk e pane driten e botimit sa qe gjalle e ndjera.

tani e pashe qe kam bere monolog

e fundit nderhyrje: kam po aq neveri sa ti, Idriz, per penat qe dridhen ne ere. por ketu nuk qe vendi, fare, po fare po te them, te flitet per to. Ne fokus eshte Suzana Selenica, per te cilen ca thone vdiq nen tortura, ca te tjere qe e helmuan. Pra e kane shndrruar nje histori kaq te re, already ne legjende. ketu eshte tmerri,- per ata qe u intereson pikpamja politike

une kam pare dhe shoh krejt tjeter gje ne kete prurje. Tmerrin e pakryerjes se nje arti te madh.

respekt per te gjithe ketu

 

Lost ti je i tille dhe s'ke nevoje ta percaktoj une . Flet e shkruara jote ku shpreh mendimet dhe per mua Je i tille. Te lutem kuptome drejt , shpesh e beni kete lloj nderhyrjen qe une e quaj "kurveri mendimi'. Ndoshta fjala eshte e rende por LEXO Edrusin nje pene tjeter te vlere si Juaja se cfare thote. Nje dore e padukshme krijon raporte KURVASH ne te shprehur. Perse duhet patur merak apo nuk e di cfare (frike ?????) nga mendimi ndryshe ??? Se lind kunderti ??? Le te ikin te dobtit ! Lind Sparta bij me te mire se ky! Por me shtruar do thoja se keshtu u be per Nelajn e keshtu per Trebeshinen , keshtu per cdo lloj "talenti" qe u zbuloka dhe nga .....Bedri Myftari nje vlere qe i ul nivelin Peshkut edhe si permendje emri . Ne kemi nevoje (mendoj) per vargje dhe jo te "vrare" . Ne kemi nevoje per lot por ,me se shumti per afirmim te mendimit poetik . Dhe e keqja eshte se nje mendim i tille "mbytet" nga dufma e """"antikomunizmit"""" ???? nje dufme injorantesh e pijanecesh qe kundermon edhe kur ne vargje  mba era TRENDAFIL.

Riktheji te sipermet Avocados  smiley ne se do te jesh tek njerzit qe te ka mbytur tmerri i madh i artit te palexuar ,( dhe pabotuar do shtoja une) sic thua dhe leri LEGJENDAT se nuk di asnje gje per to pervec se nga fantashkecurit rolgjiza ose manipulatoret e kohes. Kjo e sipermja  e Gjozes NUK eshte ART dhe nuk flet PER ARTISTE . Po te pelqeu ty ashtu eshte smiley.

Fat i trishte, fati i Suzanes. Nje trajtosh nje femer ne ate menyre, aq me teper nje poete, kjo eshte veçori vetem e juntave, Pinoçeti e dinte mjaft mire kete gjuhe.

Shqiperia ka nevoje te njohe poetet e vet, te damkosur dhe te padamkosur, te gjalle dhe te vdekur, ASGJE E KEQE NUK I VJEN NJE POPULLI NGA POEZIA DHE POETET. Perkundrazi, shpirti i tij lartesohet.

_____________

Te vij tani ne nje problem qe me duket tejet interesant. Jo se gjendem i prekur personalisht (Gjoza te me vije anes sot e sa te jete jeta - megjithe librat dhe kumtesat e njepasnjeshme), por ka ca gjera qe te fusin ne mendime. 

Babai e shante. O budalla, po kjo qenka shume e re. Djali e njihka, qenka poete, c'bere o malok!

Babai e shante. Eshte normale, te gjithe baballaret tane kane share, te pakten nje here. Edhe nxehen, edhe shajne, asgje per t'u permendur. O budalla, shan babai. Edhe kjo eshte normale, dikush mund te shahet fare mire si budalla. Madje, ketu me duket se shahet fare pak sepse budallenjte jane me te shpeshte se te mençurit. Kur shan dike budalla, gjasat qe te kesh te drejte do te jene te medha.

Pastaj babai vazhdon : C'bere o malok ! Babai vazhdon te shaje. Ne kete pike, babai e ka lene historine e individit te pashpirt qe i ka vene gjunjet ne gjoks fatkeqes, dhe tani hidhet ne historine kolektive te nje grupi te tere.

Tipi i pashpirt eshte zhveshur plotesisht nga pergjegjesia e tij si individ dhe tani eshte i strehuar nen pergjegjesine kolektive te banoreve te maleve. Qe nga ky çast, i pashpirti eshte shfajesuar : ai nuk vepron keshtu ngaqe eshte budalla (apo shtaze), por sepse ai eshte malok.

Nje sharje e ngjashme do te ishte kjo ne rastin kur nje shkrimtar i huaj, duke folur per nje tutor shqiptar stacioneve te Brukselit, do te shprehej : kush e ka bere kete masaker ? Ah po ! ai shqiptari, eshte normal, s'ke ç'pret tjeter.

Asnje shkrimtar i huaj nuk merr persiper te fuse ne romanin e vet nje fjali te tille. Eshte e papranueshme, qofte nga ana morale e qofte nga ajo penale. Cilido shqiptar mund ta padise shkrimtarin e huaj dhe t'i kerkoje llogari per keto dy rreshta.

Nje kriminel ne Bruksel, nje xhelat ne Elbasan, nuk jane asgje tjeter veçse nje kriminel dhe nje xhelat. Krimineli qe ka masakruar nje prostitute nuk ka vepruar keshtu ngaqe, si shqiptar qe eshte, ai nuk mund te vepronte ndryshe, por sepse krimineli kete gjuhe njeh : gjuhen e krimit per interesa te tijat (ne rastin tone, para).

Me vjen çudi nga lehtesia me te cilen ca shkrimtare shqiptare hedhin mbi leter fjali te shpifura per te cilat do te duhej te kerkonin falje publikisht, ne mos me teper.

Te ngrihet nje malok dhe te shkruaje ne nje roman qe beratasit jane zgjebsha dhe duhen pushkatuar te gjithe, ose nje baba te porosise te birin qe mos u miqeso kurre me nje fierak ngaqe ata jane te gjithe mafioze dhe vrases te pashpirt, kjo pra nuk do te duhej te trondiste askend, sepse, eshte krejt normale qe ne romanet shqiptare te gelojne sharjet e ulta kundrejt njeri-tjetrit.

Megjithate, nese keto fjale i kane siguruar Gjozes ndonje favor material apo shpirteror (ndoshta eshte ndjere me mire, ndoshta teksti eshte shitur me teper dhe ka blere 2.5 kg buke me teper), atehere nuk ia ve re sepse e di mire per çka eshte i afte njeriu. Shkurt, zere se nuk fola. 

Idriz, nuk e kam idene kush i fshin, une nuk kam akses te tille

me vjen keq qe me drejtohesh keshtu.

 

Idris, e pranoj qe une nuk i njoh emrat e shumte qe ti permend, e as rrethanat e tyre, aleancat, e bashibozuklliqet qe bohen nga te kater anet.

 

Nuk di te jem shprehur kunder mendimit ndryshe, e aq me pak besoj se kam shprehur "kurveri mendimi," sic thua bujarisht, kur shpreha indinjaten per shuarjen e nje talenti qe une vete e perceptoj vetem prej krijimit qe na u ofrua ketu.

 

Ne kemi nevoje per vargjet po aq sa ajo nevoje na u mohua per ata qe i shkruan. Eshte kollaj te mbyllesh syte e te thuash qe paskemi nevoje per afirmim te mendimit poetik, (fshati qe duket s`do kallauz) por qe te mohosh ca te verteta te hidhura te se kaluares per hir te ketij afirmimi, kjo, i nerum Idris, eshte perversiteti i radhes.

Ka ardhe dita te zihen shqiptaret per ARtin smiley

@ avocados,

Por edhe dicka tjeter: Bedi Pipa, Musine Kokalari, Suzana Selenica e te tjera qe nuk i njoh, por qe duhet te kene ekzistuar patjeter, me bindin perfundimisht se ka pas ekzistuar nje truall i mahnitshem mendjesh femerore....qe me ben sinqerisht krenare.

Ky lloj kuptimi nga ana juaj edhe mua me ben ndjehem shume krenar...falemnderit.

@ idriz,

nervozizmi juaj per fshirjen e komenteve tuaja ofenduese e perbuzese eshte i vockel, o zot sa i vockel, perballe nervozizmit tim ndaj denimit te dyte, VRASJES ME HARRESE...

Avocados ...mund te jem pak i "rende" ne te shprehur por ne raportet qe jane krijuar sot manipulimin me faktet duke i shtremberuar  e shndruar nga natyrore ne shtrate politike , realitet e prura duke cfrytezuar dhe jo percjelle   te  "verteten" duke  e futur ne "shtrate"lotesh e "of-ahesh"  vetem si aftesi e sperdredhjes se penes dhe te gjuhes ,eshte NJE KRIM per kohen  ku askush nuk te detyron te shprehesh ndryshe. Dhe c'eshte me e keqja , argumenti me "zigarete" e te vertetes se KESHTU ka NDODHUR eshte nje nga PERVESITETE  me te medha kur interpetimi i nje fenomeni letrar apo  te ndonje vepre letrare percillet si elemente POLITIk kur s'ka vend fare per te tille . Prandaj dhe e quaj "Kurveri e Mendimit" .

Dhe per hir te nje brezi qe duhet te rritet pa PARAGJYKIME por ne vleresime reale te NGJARJEVE , per te mos kaluar ne peshtyrje e ne mallkime , ne megallomani "Disidentesh" e ne individe te "persekutuar" qe kane qene MAJA e letersise botrore , jam i krahut qe duhet me shume peshorja te anoje JO nga ADMINISTRATORI qe fshin , qofshi edhe JU . Anen tjeter te Peshores le ta mbaje kush te doje dhe une kete kerkoj , qe te vij e te flasim pa e fshire kur eshte fjala per keto raporte.

Atehere thuaj Florian mos u fshih ." Jam une qe i fshij per kete arsye .Me pelqen te nanurisem ne HIPOKRIZI MASHTRIM e GENJESHTRA "! Kush te ka penguar UNE ??????? Kurren e kurres . Une doja ta dija kush qendron ne kete ane te peshores dhe tani jam i qete perse fshihemi..... Ka shume rendesi njohja e se vertetes fh, ne kete rast pavaresisht nga shprehjet letrare qe perdor gjemojne si te atij "gjymit ". Filosofi e sugjestionimit  qe perdorni Ju me lart duke permendur "perbuzje e ofenduese" eshte filosofi e femijes qe bertet "olele gjaku". Te falemnderit qe u shfaqe se po behesh me te vertete e padurueshme...monolog pa mbarim.....

edhe nje here e jo me tjeterhere Idriz.

ne shkrimin mesiper z.Gjoza paraqet ngjarjen siç e di dhe e ka jetuar.

Ju ktheheni me fanfara sharjesh e bërrylash, e ndotje cinike. Pa argumenta. E perseris PA ARGUMENTA. pa fakte.

Vetem me ngutin e pakuptueshem prostatesk.

Une s'do te uroja Prostat per ty por vetem si pene e vlere te clirohesh nga hipokrizia dhe kurveria e kohes. Ja fakti I Gjizes......Atje qe shkruar Epikriza ..... Produkt qumshti te prere GJIZE...pra cdo lloj epikrize qe ti ke qejf te vetmashtrohesh nga vendime gjyqesore ne vendime mjeksore..

""" Hapem dosjet. Dosjet e te semureve. Atje qe shkruar; Epikriza: Agjitacione propagande (ky ishte emri i semundjes) Mjeket: emrat e hetuesve. Drejtori i spitalit, ministri i brendshem i asaj kohe. Firma. Vula. Tmerr.  Hapem dosjet. Dosjet e te semureve. Atje qe shkruar; Epikriza: Agjitacione propagande (ky ishte emri i semundjes) Mjeket: emrat e hetuesve. Drejtori i spitalit, ministri i brendshem i asaj kohe. Firma. Vula. Tmerr. Dhe dosja e saj e tille duhet te ishte. Nje dosje e vjeter e verdhe me ne nje raft spitali. Po dosjet dergjen per se gjalli e per se vdekuri, dosjet nuk hapen. 

Dhe ty qe te entuziasmojne e te prekin gjendrat e loteve  boll qe mashtruesit te jen """antikomuniste"""" apo jo ????? mundet te perkthesh ne shqip "faktin" e provat" e pakundershtueshme te Gjizes qe nuk jane vetem fantazi te semura te yshtura nga Bedri M....dhe ne asnje rast nuk e ka JETUAR....

"""" Dhe dosja e saj e tille duhet te ishte""""".Por te lutem mos i fshi ato argumentet e tua.......dhe te me kuptosh NUK je ti objekti , eshte menyra e te menduarit dhe komentuarit per vepren letrare.

Idriz jam dakort me ty lale.

eshte bere si te nje film ku piktori te shitej shtrenjte ne galerite e NewYork-ut duhte te ishte i ri dhe i vdekur.

Ky Bedri Myftari vetem sa ka nxire kujtimin e te ndjeres dhe dalim te ajo pyetja :

A ndotet argumenti nese parashtrohet nga njerez te piste?

sol-nocturnus

?

Idris,

 R,Gjozen ti nuk ke pse e quan 'Gjiza' se edhe ty mund te quajme :

"o idris ore idris /dy uje e nje oris"

Tani edhe ti ke te drejte te me quash si te duash po prit te sqarohemi nje here:

e para,shkrimi i Gjozes nuk eshte historik, eshte letrar dhe ajo ceshtja e epikrizes duhet lexuar metaforikisht jo ad literam.Por fakt mbetet qe ajo vajze e mjere pati ate fund tragjik per shkaqe politike.Letrari, ne kete rast Gjoza , perdor mjetet e veta per te theksuar idene e shkrimit.Dhe ideja eshte ajo qe mbron Avocados , qe eshte edhe arsyeja pse  e ka sjelle shkrimin.

e dyta,ti nuk mund te jesh kunder mbrojtjes se asaj vajze, nje 18 vjecare me shkendija talenti aq te dukshme e qe mund te ishte bere lavdi e letersise shqipe.Po te jesh kunder saj ti je edhe kunder F.Rreshpjes,   ( futet ne burg nje artist si Rreshpja ? lihet nje artist si ai te hiqet zvarre rrugeve pas daljes nga burgu?te lutem tani!).Je edhe kunder Migjenit, qe nuk u lejua te botoje dhe qe ai shtet i atehershem nuk dha dy kacidhe per ta sheruar, qe nuk shkruajti dy rreshta kur ai vdiq nderkohe qe duhej ta shpallte dite zie kombetare. Ketu mbrohet arti, talenti kunder rregjimit, kunder cdo lloj rregjimi qe e neperkemb.

e treta,dhe ketu ke te drejte qe edhe pas 20 vjetesh per fat te keq shume shpesh flitet akoma si ne mitingjet e 1991.Kjo menyre sjelljeje eshte mungese identiteti , eshte as me shume as me pak po ai argument si qemoti kur te tregonin biografine per te te 'bindur'.

gjithe te mirat

 

 

Loloto, që të jemi të sinqertë dhe me vetvehten tani: Pa dashur të mohoj vlerat dhe bukurinë e vargjeve të Suzanës dhe aftësinë e Gjozës për t'i kuptuar ato vargje në atë kohë (megjithse si bashkmoshatar me të... kam dyshimet e mija), ato vargje KISHIN DIÇKA NDRYSHE për kohën... ndryshe nga kanonet dhe rregullat në të cilën kishte hyrë poezia në Shqipëri, dhe diçka që ishte "ndryshe" do të ishte e pakuptueshme dhe perceptohej si rrezik për pushtetin.

Ato vargje mund të kishin vlerë dhe kuptim në një grup të caktuar... dhe më duket SHUMË LARG nga preteza që mund të revolucionarizonin mënyrën e të bërit poezi në Shqipëri (gjithmonë flas në kontekstin kohor... kur vetëm prej një ose dy dhjetvjeçarësh njerëzit kishin filluar të shkruanin dhe lexonin).

Edrus,

ne thelb nuk kam ndonje kundershtim me ty.

Se c'mund te ishte bere mbetet  nje pandehme,dhe une nuk shkoj me teper se "shkendija talenti te dukshem" .

Vetem se do patur parasysh ndryshimi nuk vjen me hop,jane te nevojshem nje sere hapash te njepasnjeshem deri sa te arrihet ne ate kompleks te te berit poezi ndryshe.Ajo vajze mund te ishte nje nga keto hapa,te vogla apo te medha. Kete mundesi s'kemi pse e perjashtojme.

 

Trendafili eshte nje mendje e prishur prilli.........

Dy here do te them te dua
Para dhe pas vdekjes prej puthje....

no comment

Loloto ummendova shume se a duhej folur me apo c'kisha per rastin konkret i thashe.E drejta Juaj te gjykoni si t'Ju duket me e arsyshme. Per me teper vleresoj verejtjen ndaj meje per shtremberimin me qellim te mbiemrit te z.Roland . Nukduhej te ndodhte . Na eshte dhene mundesia qe ta korigjojme postimin, por do ta le sic eshte sepse Ate mendim te sinqerte pata ne fillim por jo pa thene se nuk duhet te ndodh aq me teper kur "i nofkuari" nuk eshte prezent.

Vendosa qe te kthej pergjigje duke me shqetesuar vetem nje argument qe eshte TIPIK  i kudogjendshem ne disa debate sipas parimit " ti ke mendimin tend une tund koken time" dhe konkretisht e kam tek e dyta ....ku Ju ligjeroni pa Jua kerkuar njeri dhe pa u bazuar ne ndonje mendim te kundert me te duke mi atashuar mua ato "argumente". Eshte pikerisht kjo menyre tutele ose prej mesuesi e shprehur tek "e dyta" ajo qe shpesh shkakton polemika te pakendeshme...aq me teper kur del nga sinori . Por une nuk do te vazhdoj ne ate linje te fh ,sepse me kaq e quaj te mirkuptuar nga ana Juaj. Por eshte nje veti mizantropesh shume fyese kur i le bisedat tip monologu  nisur "nga e drejta e autorit" dhe per me teper ose tedenca fyerje ose megallomanie porosidhenesish ...prandaj duke menduar qe pjese ose dhe e tera mund te fshihen po e mbyll me falemnderit per kujdesin qe tregove ndaj THELBIT te prurjes sime qe vendos te treten ose te fundit por per MUA """"Last but not Last""""

Jemi mirekuptuar Idris.Sorry per ndonje teprim.

Se c'mund te ishte bere mbetet  nje pandehme,dhe une nuk shkoj me teper se "shkendija talenti te dukshem" .

Suzana nuk eshte shkendije, por eshte YLL. Nuk ka nevoje te pish gjithe detin qe te mesosh se eshte i kripur. vargje si keto qe jane sjelle ketu, ka poete me 5 a 6 libra e nuk i kane bere e as kane per ti bere dot. sepse poet nuk behesh. Poeti lind i tille. poeti nuk eshte shkrimtar. e anasjellta edhe mund te ndodhe.

ca meditime nate keshtu...

ja naten e mire smiley

Avocados e Loloto, ju drejtohem juve, sepse Losti e PF e di që do më quanin komunist smiley :

-Sa mundësi ka që një "spiun" fshatar/bari/metalurg/matematicien ta ketë kuptuar thellësinë e vargut të Suzanës për ta konsideruar "armike" dhe denoncuar?

Me ktë nuk dua të them që:"Poetët janë rracë e keqe" smiley... por gjithsesi, inatet dhe xhelozirat i keni n'mes jush (nuk ja u solli as Skënderbeu dhe as Enveri... ashtu siç nuk mund të thoni që po ju çliron Sala (dmth periudha demokratike) smiley)

"All that is necessary for the forces of evil to win in the world is for enough good men to do nothing."

Edmund Burke

Nderkohe qe ne Europe te fusin brenda po te mohosh krimet e nazi-fashizmit, ne France te denojne po te mohosh masakren e armeneve nga Tuqia 100 vjet perpara, ketu tek Peshku jo vetem mohoen, por dhe justifikohen krimet e diktatures komuniste.

Dmth nje 18 vjecare duhej te vertetonte qe do te ishte ylli i poezise, qe te mos burgosej, e torturohej gjer ne vdekje!

Liria e fjales dhe e mendimit eshte e shenjte (kuptohet, jo ne diktatura), sic eshte dhe pergjegjesia per ata qe spekullojne me te.

Turp e faqja e zeze, jo per ata qe ..., se prej tyre s'pritet ndone gje tjeter, por per ata qe heshtin, si dhe per Peshkun.

 

 

O Robo, qeveria atëhere nuk pyeste as për Fadil Paçram e Todi Lubonja që kishin derdhur gjak për ta (dhe që ishin personazhe të kulturës) dhe jo që do të pyeste për "anonimët".

Në rastin e Suzanës (dhe falenderoj Avocados që na njohu me këtë fragment të jetës së saj) nuk mund të them se sa ka qënë e prirë të luftonte komunizmin me vargjet e saj... sepse vargjet e saj JANË POEZI PURO, pasqyrim shpirtëror në shkallën më të lartë dhe kanë vlera në çdo regjim dhe kohë.

Po të lexosh komentin tim pak para tëndit, do të shikosh që me mjaft "delikatesë" ja u lija fajin vetë poetëve. Me këtë nuk doja të thoja që mund ta ketë denoncuar Gjoza (si njohës i rastësishëm shkrimeve të saj), kadareja apo Agolli.... por PATJETËR dikush që poezinë e kuptonte smiley

Edrus,

Kemi diskutuar disa here bashke per diktaturen, komunizmin etj. Dhe me sa mbaj mend une, gjithmone kemi arritur ne perfundimin qe diktatura e krimet e saj kane qene kanceri i atij regjimi. Bile keto praktika kane kompromentuar dhe ca ideale utopike qe mund te kene qene ne leter.

Sidoqofte, dhe kete ta them fare sinqerisht, te lutem mos u bej pis ne kete muhabet. Ky eshte nje pozicion qe nuk mbrohet dot. Ky eshte krim dhe me ligjet e asaj kohe. Pacramin e Lubonjen nuk i vrau njeri, megjithse akuzoheshin per shume me teper se ca vargje adoleshentesh.

As ka rendesi fare kush denoncoi, spiunoi a sajoi, Kadareja, Gjoza apo Zoti vete.

Mjafton fakti qe nje 18 vjecare i merrej jeta ne menyre cnjerezore per disa rreshta, pavaresisht se c'ishin, poezi per Nobel apo zhgarravina.

Neqofte se nuk e kupton dot kete, s'kemi c'flasim me.

 

Rob, sepse e kam kuptuar dhe e di... prandaj çuditem se përse çuditeni juve.

Atëhere (si sot) ashtu funksiononte: O me ne o kundër nesh dhe demokracia kishte një emër që nuk linte shteg për mëdyshje (e si mund të lërë shteg fjala diktaturë?)... prandaj në vënd që të çuditeni me çudirat e asaj kohe, çudituni se përse sot qindra Suzana ngelen të panjohura për lexuesin.

Asgje s'ke kuptuar o njeri.

Edhe me ligjet e atij regjim nuk te merrej jeta per ca vargje, aq me shume nga nje 18 vjecare. Ndryshe s'do kishte burgje fare.

Kurse sot ka 1001 te zeza, por se c'thua s'ta var ne teneqe njeri.

Ky eshte nje krim i paster, e turp per cdo regjim, e ate vend ku ndodhi, e s'i ka dhene drejtesi.

Ose ne te dy jemi ne univerese te ndryshme, sic thone ca te kuantikes.

 

Më pëlqen idealizmi yt i pastërt... por do rritesh dhe do shëkosh që: Ligjin e bën Maliqi....

Imagjino AL Kaponen... kriminel i 101 të zezave... i rrasur brënda për evazion fiskal.
Qeverria e kap leprin me qerre dhe një cen ta gjen atje ku s'ta merr menia (dhe kjo nuk është vetëm karakteristikë e diktaturës së proletariatit smiley )

Te thashe njehere, mos u bej helaq me kete muhabet.

Neqofte se ligjin, apo krimin ne ate kohe, e paskerka bere Maliqi apo Enveri, pse i mbron ti. Jepi hakun njehere Atij, e hajde te shajme bashke Salen sot.

Po ti vazhdo te krahasosh nje 18 vjecare me Al Kaponen! Bile dhe ky i fundit u denua e u mbajt ne burg, nuk u ekzekutua, per ato qe iu vertetuan ne sallen e gjyqit.

Vertet qe duallen problemet.

Naten, dmth diten ty.

 

Robi, poi interpreton komentet e mija sipas midesë tënde më duket.
Sepse nuk më rezulton që të kem mbrojtur asnjë dhe asgjë dhe as që të kem bërë krahasime... nëse të duket se kam thënë ndonjë gjë të tillë, shikoji dhe një herë komentet e mija dhe do të bindesh që janë pregjykimet e tua që i marrin fjalët e mija ndryshe smiley

 

p.s (i shkruajtur në një moment të dyt&eumlsmiley: Edhe kisha ka djegur libra dhe shkrimtarë... KANË HIKUR ATO KOHË, nuk rri të gjykojë më njeri se përse dhe se si e ka bërë në ATË KONTEKST KOHOR.

Edhe per kishen ato krime jane njolle e zeze; prandaj dhe kisha ka kerkuar falje ne shume raste.

Nuk ka kontest kohor qe justifikon krimin ndaj jetes se njeriut. Po u hap ai shteg, edhe Dolfi del qejfli pastertie ne kampe perqendrimi.

Ata qe nuk gjykojne krimet, qofte dhe historike, o i kane merituar, o do t'i pesojne ne te ardhmen.

Nuk te kuptova mire, ka mundesi te jesh me eksplicit. Dmth te denosh kete krim te regjimit te Enverit. Do te te nderonte goxha. Pervecse do te me ndihmonte mua te mos i merrja fjalet e tua "ndryshe."

Robi, për një si puna ime që kontribuon WWF për të mbrojtur balenat, kur më vjen keq për kafshët...është e natyrshme që ndëshkoj çfardolloj vrasjeje (në çfardo lloj regjimi apo demokracie), por jo për këtë të shkoj dhe të hap luftë me gjithë indigjenët që gjuajnë për tu ushqyer ose të gjykoj gjahtarët e Balenës së Bardhë.

Ky është ndryshimi... sepse shumë nisen nga ndëshkimi që duhet të marrin "gjahtarët" për tu kujtuar dhe sjellë ndërmënd viktimat dhe nuk janë viktimat ato që duhet të dilnin në dritë me gjithë madhështinë e tyre.

Edrus,

Te lutem, leri piruetat, me balena e indigjene.

Po te deshi qejfi mu pergjigj thjesht, dmth tulle, me nje po ose jo. A e denon dhe kete krim te vecante te kohes se Enverit?

Me tej merrem une me indigjenet po te rane ne qafe ty.

Ketu s'po merret njeri me "gjahtaret." Perendia, apo mema natyra, ne zgjuarsine e saj te pafund, ka shpikur vdekjen qe i lan gjithe hesapet. Ketu po flitet t'i jepet te pakten drejtesi morale viktimes, duke denuar, prap moralisht, me shume se gjahtaret vete, ligjin e gjahut ndaj Njeriut, jetes e dinjitetit te tij.

 

Është pikërisht kjo këmbëngulja juaj për të sjellë raste të veçantë dhe jo rastet e mijëra të tjerëve që kanë vuajtur në atë regjim që ju bën akoma më patetikë.

Siç thoja dhe më përpara, poezia e Suzanës (mjaftojnë dhe vetëm ato pjesëza) do të meritonte një faqe të artë në Antologjinë e Letërsisë shqiptare, por që të përmënden me tendencën për të goditur regjimin (që ka mëkatet e tija) më duket e ulët... sepse LARGONI vëmëndjen nga BUKURIA e VEPRËS së saj duke u marrë me "akrobacitë/piruetat" antienveriane.

Në të njëjtën mënyrë dikush tjetër do të thoshte: Asnjëherë ndonjë shkrimtar shqiptar nuk i është afruar Çmimit Nobel (që besoj se je dakort me mua që është shumë më i madh se emri në antologji) sa ç'i është afruar Kadareja, një poet i lindur, rritur e bërë famoz në vitet e Realizmit socialist (pra të atij regjimi).

Nuk e di nëse më kuptove akoma (apo t'u duk edhe kjo "piroetë": smiley

Ore mik,

As qe me intereson nese viktima ishte poeteshe apo mjelese lopesh. Mjafton qe ishte NJERI, qe u vra ne menyre barbare ne moshen 18 vjec se shkroi dicka. Kurse ti me flet per antollogji, poezi e cmim Nobel! 

E di c'i thone t'i nxjerrsh shpirtin ne tortura nje 18 vjecare apo jo? Mos mu pergjegj menjehere. Mbylli syte e imagjinoje pak. Ose mendo qe dikur dhe femija jot do te jete 18 vjec.

Une s'kam asnje kembengulje. As me detyrohesh gje. Desha thjesht nje sqarim, dhe ate ja ke vehtes; kur te vjen keq per balenat, po per kete fatzezen c'thua. Apo po u mbrojt ajo, larg qofte, i bie ca hije diktatures.

Atij regjimi ia ka vene damken, varrosur, e me tej squfurosur varrin historia; e s'ka c'i shton njeri me.

Po ketu po flisnim per njerzillekun ... ndaj robve, sidomos meqe ekzistoka ndaj balenave. Pra, per ca vlera universale qe na jep titullin njeri, ndaj te cilave, politika, parja, e vete Zoti, jane cingerrima, pa vene ne hesap fare poezi, melodi e sorrollop.

 

Robi, që të shkosh të flesh edhe ti o vlla se ngele pa gjumë smiley.

Jemi duke thënë të dy të njëjtën gjë : Një jetë e humbur për shkak të absurditetit dhe zellit të enveristëve të asaj kohe.
Nëse ti acarohesh kur dëgjon për krimet e atij regjimi pa dallim nëse është mjelëse apo poete (dhe nuk mund të më thuash që nuk e kuptoj... sepse gjyshi 55 vjeç dhe dajat rreth të 40 i hëngri veremi vetëm prej frikës që ju pati futur në gjak ai regjim), mua më acaron fakti se PËRSE TË MOS FLITET PËR POEZINË e SUZANËS por të futet në pislliqet pseudoideollogjike ky shkrim.

 

Nuk eshte jete e humbur, por e grabitur e nxjerre me tortura, vertet prej enveristesh vampire, por qe u kishte hapur rrugen shefi i tyre.

Te thashe dhe nje here, ne krahasim me kete krim, ato punet e poezise nuk i hyjne ne sy kerkujt, aq me pak Suzanes e te afermeve te saj.

Veri te lutem ne kandar. Nese ti mendon se poezite vlejne me shume se jeta e njeriut, prap shkuam ne universet tona paralele.

Robi, më duket se nuk do që ta pranosh qëndrimin tim pa diskutim... sepse nëse përsa i përket arsyeve tuaja jemi të DY nga e njëjta anë e kandarit, ti nuk do që unë të vë në kandar POEZINË.

Po them vetëm që do të doja që POEZIA e Suzanës të vinte e gjitha nëse është e mundur.
Mua më emocionoi poezia... më pëlqen të shijoj poezinë e saj... më pëlqen të reflektoj nën peshën e fjalëve të saj... më pëlqen që të mos etiketohen vargjet e saj si antifashiste/antienveriste/antidemokratike... më pëlqen që të ngelen vargje të lira ashtu si shpirti i saj i lirë atje në parajsë ku ka vajtur...

P.s:ke një mesazh këtu tek peshku

Po ta lexosh me vemendje essen e R. Gjozes per Suzane Selenicen,  shikohet hapur jo admirimi dhe dashuria e Rolandit per Suzanen, por dashuria e  Rolandit per Rolandin. Vetem shiko se si paralelizon veten me Suzanen... "lexoja shume , edhe ajo gjitheashtu lexonte shume...)

Rolandin e ka zene nje mani te abuzoje me keto emra e telente, perfshi ketu edhe Migjenin, dhe essen e tij skadaloze -Deshtimet e Migjenit.

Roland Gjozja per mua eshte nje medioker dhe nje antikrisht i poezise dhe i poeteve. ne rastin konkret kete Suzanen e ka kryqezuar me shume teksa ka bere sikur po na e ringjall. E ka perdorur pra me kaq ligesi (te cilen kujton se nuk e shikojne lexuesit)  vetem e vetem per ta na bindur se ky ishte si Suzana, dhe se ky eshte (vone shume) nje antikomunist. Eshte thjesht nje mashtrues, dhe qenia me e patelentuar qe kam pare te guxoje t'i thote vetes poet, porzator , esseist, etj etj etj tituj pafund. Le me pastaj kur thone se ka bere burg politik edhe ky? madje gati gati pato vdekur dhe vetem as eshte ringjallur prej super"talentit"

...Kjo ese per S. Selenicen tregon edhe nje here mediokritetin , hipokrizine ,  e Gjozes.  Duhet te lexoni edhe essene per Migjenin  me gjithe nje poezi  te Gjozes me titullin'"Migjeni takohet me Roberto De Niron ne Ny".

Nese dikush me ndihmone se si mund t'i sjell ketu, dhe nese dikush eshte kurioz te shikoje me tej poshtersine e Rolandit  ne dem te letersise e ne dobi te tij , le ti lexojme.

Ama ka miq te forte nga ato qe ishin por edhe nga keto qe jane ( e qe jane pothuaj te njejtet)  qe nese dikush guxon t'i thote se c'lexon ne shkrimet e tij, te bejne gropen per Gjozen!

ha ha ha

 

Endrus, edhe pse suzana nuk ka shkruar anti askujt, sepse e para grate behen anti vetem mbas te 40 , nese .Dhe pikerisht ligesia e Gjozes eshte kjo, antiregjimizmi qe i ve poezise se Suzanes. Dhe e ben vetem e vetem qe te besojme se ky eshte tani nje i tille. Gje qe nuk eshte aspak e vertete! Por qe te besohet nje e pavertete , duhet te perdoret ne menyre te pameshirshme pikerisht Suzana Selenica, per t'u besuar por jo per te qene nje antienver, etj etj . Poezite e suzanes nuk duhet te preken nga njerez te tille, me qellime e per qellime kaq te vogla.

Asnej fjale nuk thote Rolandi per vleren reale te poezise te Selenices. Tregon me banalitet fakte historike  qe nuk i duhet nje eseisti te merret me to. Ky eshte nje 'eseist" qe duhet te shpalose letersine e mohuar. Jo nejrezit. Suzana ia ka kaluar njeriut, eshte poete!!! Cfare thote Gjozja per poeten???Ndersa thote kaq shume per njeriun dhe veten!

Te kish sjell poezite e saj nese nuk do kish dashur ose ditur te fliste per to!

Ky Gjozja vuan nga delir madheshtie  i paimagjinueshem. Plus qe duket qe nje qenie tmerrsisht e deshperuar.... qe kembngul  te beje veten te lumtur teksa te imponohet me esse te tilla, e me krijime "poezite " e tij te palexueshme!

I perkedhelin bishtin ca miq te vjeter.... por qe jetuan ne sistemin qe ky gjoja e urren neper essete si kjo per Suzana Selenicen.

Mace, ky është shkaku që më bëri të zgjatem me komente këtu:mjerimi në të cilën ka rënë e ashtuquajtura "elitë intelektuale" shqiptare...

Poetët nuk merren me poezinë...
Përkthyesit nuk merren me përkthime...
Shkrimtarët nuk merren me letërsinë...
Akademikët bëhen politikanë dhe gjithë të tjerët që merren me politikë nuk duan t'ja dijnë për të vërtetën dhe për artin e vërtetë.

Sporti më popullor dhe që përditë pjell kampionë të rinj në Shqipëri, është ai i shkëlqimit në luftën ndaj së shkuarës ... dhe për fat të keq nuk bëhet fjalë për 50 vjetët e fundit, por edhe më tutje smiley

"Atje m'u tek ta pyesja per elektroshokun. Nuk e kisha pare kete aparat te frikshem. Na futen necmendinen e burgut ku ishte me e lehte te behej nje elektroshok. Atjekishte shume gra si fantazma, hije te perhimta, qe hiqeshin brane ne pllakatgri. Nje infermier pasi degjoi c'kerkonte babai vrapoi midis grave rrembeunje prej tyre dhe e solli duke e terhequr zvarre ne kthinen ku ndodhej elektroshoku."

 Mua kjo pjesa me le pa fjale me te vertete. Ose s'shoh mire qe me mengjes, ose s'ka ne kete pjese fjale per te kerkuar falje per te tilla TEKA!

Ashtu eshte, kafsheri qe ky s'ka turp dhe na e tregon ketu.

Gjithçka qe ne ate periudhe (shume te afert)ishte poezi ,eterike,efimere,femrore,sentimentale ishte anti.Po te shohesh edhe tek poetet e denuar me pushkatim nuk ka shprehipisht desidence,grupe eversive,tentativa per te marre pushtetin me dhune.Thjesht kishte jete ,dashuri,dliresi.Elemente qe kundershtonin ne thelb krijimin e njeriut te ri,te Lej Feneve,Lajeve and co.Ne fakt po te lexosh blogjeve nuk eshte se krijimi i njeriut te ri nuk iu arrit.....per fat te keq

Nuk mund te shprehet me sakte thelbi i asaj kohe, Zane. Asgje per te shtuar, gjithçka eshte aty.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).