Streets of absence

(rues de l'absence, Straßen der Abwesenheit, strade di assenza)

Festa mbaroi, lodhur vitrinat,
Fytyra ngrirë si parafinë.
Ajo që dua ka lënë qytetin
Dhe rrugët nisën të mbërdhijnë.

Një meter-maid që s’quhet Rita
Po vjen me gjobat për parkim.
Zjarrfikëset nguten flakë të shuajnë
Asnjë nuk rend drejt gjoksit tim.

Drerë të huaj bujtën parkun,
Ca vetmitarë, ca vet i dytë,
Festa mbaroi. Me krahë të lodhur
Po veshin drurët pardësytë

Të gjithë po ikin, dhe kremastaret
E varur duan shoqëri.
Ajo që dua ka lënë qytetin
Dritare’ verbër nuk sheh njeri.

27 Komente

Emiiiiiiiiii

Bobo sa stil i mirenjohur ai i dy strofave te fundit, dhe te mendosh qe ti o shok i dashur e ke tashme stilin tend.

Jo Emi jo smiley une kisha mall te lexoja nga ti.

M'fal nese te prish humorin smiley

S'do komentoj me tek poezite, te pakten deri sa te vije pranvera smileysmiley

Trop, ene n'monizem kishte dy jave "leje te zakonshme". Kaq pa meshir per mu? Kurr pushim un?

me pelqen si e ke pershkruar mungesen dhe  ndjenjen e deshperimit "desperation" qe te le ajo Çim.

shume e bukur Em dhe shume e rrjedhshme. alla shurdhe. tip Shpetim Dalipi. (ne perendim po e quajne Salvadore Dali)

Një meter-maid që s’quhet Rita
Po vjen me gjobat për parkim.
Zjarrfikëset nguten flakë të shuajnë
Asnjë nuk rend drejt gjoksit tim.

Si e thu ate fjalen ti: Kudos?

Ok, KUDOS to you! Per kontrapunktin smiley

 

Ca dmth KUDOS o cim ?

ëhëëëëë.

E kuptova. Rrofsh smiley

KUDOS për të tërë pra  smiley 

Flm, ene ty ene zanfit, qe po u perqafojshit aq omel te ajo fotografija ne mjes....  smiley  

Av. une ngela te kjo:

Festa mbaroi. Me krahë të lodhur
Po veshin drurët pardesytë

E drejtperdrejta: po veshin druret pardesyte, dhe jo diçka tjeter si pardesyte; me tregon shpejt se se me ç'poet kemi te bejme. Hile qe ti meson koha.

Nejse, kur pihet kafja s'perfliten ingredientet por shija qe te le..

Edhe kjo tjetra, fh:

Festa mbaroi, lodhur vitrinat,
Fytyra ngrirë si parafinë.

Kush mund te lexoje nje fytyre te tille? Fytyre fund-feste! stay away from it smiley

 

 

Dhe une kete strofen do citoja/vecoja, po e paska kap prej zhelesh Av e para. smiley

Një meter-maid që s’quhet Rita
Po vjen me gjobat për parkim.
Zjarrfikëset nguten flakë të shuajnë
Asnjë nuk rend drejt gjoksit tim.

Shume e bukur kjo. smiley

Flm, Av! Mqse jemi ktu dhe s'ka rrezik "gjylesh", po te them qe krahasimi i dashnise se 18-vjecarllikut dhe asaj shpise te zigzagu eshte komplet logjik (dhe jo vetem GREAT poetikisht).

S'te le njeri mer, me e shqiperu at krijim simas qejfit... vetem autorja duhet, thane... ti po perton (merret vesh, eshte si "dashni e kaluar" ajo poezi per ty), dhe nuk e shijojme ne shqipe te lire... Ka nji problem though: eksperienca e paket e real estate agent business per doren time... (se tani s'di c'bohet, mbase do kete).

 

  

Em, ma hodhe nji kunj si larg e larg e? smiley e me mire, e pranoj u tepru cik ai muhabet...epo si i thone, nobody is perfect pra, ose jo te gjithe do jemi jewish, apo nga ndonje vend tjeter smiley

desha me postu dicka, po erdhi shume rremuje, do mundohem prape

Ne jemi te durueshem, Av. Alamet lexuesish...  smiley   Don't take us for granted either...  smiley  

We're waiting, I meant...

Per vjersha e keni fjalen ju ? Well, let's go :

Nje dite dhe nje nate, bejne 24 ore,
Fustani i time shoqe, mjaft i perkore,
Stafeta e vrapimit, shkon dore me dore,
dhe orteku i malit atje lart mbi bore.

Por larg ne Azi, kriza ben kerdine,
Nuk di gje dajua, e mbaroi ushtrine ?
Termetet me pelqejne, me kujtojne rinine,
Receta e doktorit shpesh ka peniciline.

Por a s'me thua ti miku im Balzak,
I dhemb gje kermillit kur hyn nen kapak ?
Prit te dal tek dera, dikush ben tak-tak,
E zeze por sa shume, nafte ka ne Irak.

arr...mos u shty se ka ven per t'gjithe smiley

kur shkru kshu, pse nuk shkru edhe ashu e na i bjer edhe neve ti lexojme?

Une poet i madh, per inat kam qelluar,
Ndonese nuk di tjeter, veç kohen e shkuar,
Dashurise i kendoj me zemer te perveluar
Nusja vellobardhe atje mbi kale shaluar.

Eshte fat i madh, o shoke te jesh poet,
Se kodra duket mal dhe pellgu si det,
Mbi lulebeharin eshte ulur nje blete,
Tani pashe printerin, s'paska mbetur flete.

   

Ps: Em, nuk marr per granted as dhe nje mize vere, me kupton? Me lejen tende, kjo poezi hidhet ketu per te pershendet whisper djalin, qe zemrohet per i cik smiley Shpresoj te vije tamam kesaj here ( poezia).

 

pps; s'eshte e thene, po e hedh ne blog te vije si poezi. e kam une gabim, apo me pare ka qene nje opsion : rishiko shkrimin.

later

No problem, Av! E marrim qe andej.

FLM!!!

Festa mbaroi. Me krahë të lodhur
Po veshin drurët pardësytë

http://www.uwosh.edu/faculty_staff/johnsonm/Estonia/SillamaeForest.jpg

Ti kerkosh nje autori poezish te ruaj nje stil ne te gjitha poezite, eshte si t'u kerkosh te afermve te te vdekurit te mos stonojne, ndersa jane duke e vajtuar ate...

 

p.s

per tropizmen...

 

 

Ti kerkosh nje autori poezish te ruaj nje stil ne te gjitha poezite, eshte si t'u kerkosh te afermve te te vdekurit te mos stonojne, ndersa jane duke e vajtuar ate...

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).