Spektakli sapo ka filluar

Spektakli sapo ka filluar

Leart Kola

Gjatë protestës dy ditore e gjysmë që organizoi Opozita përpara Kryeministrisë u gjenda dhe unë, diku në periferi të turmës, duke tymosur një cigare rastisur në shoqëri të një aktori të mirënjohur të teatrit kombëtar. Të heshtur po shihnim njerëzit që përpiqeshin të shtynin kohën me veprime nga më racionalet si ecejaket në bulevard deri tek ato më iracionalet si psh. shkërmoqjet e masave të mëdha të bukëpeshkut me përdorimin e vetëm dy gishtave.

Në mes të kësaj atmosfere të çuditshme miku im aktor më thotë: Sa mirë që politika ka filluar të bëhet spektakël, se në këtë mënyrë dhe ne që për profesion kemi spektaklin, kemi filluar ta kuptojmë plotësisht. Papritur gjithë elementet e pakuptimtë deri atëherë të puzzle-it që kisha përpara u formuan plotësisht.

Asgjë dhe askush në këtë vend nuk e ka seriozisht politikën, dhe në asnjë formë nuk mund ta kishte seriozisht. Enveri i nxirrte masat popullore të formonin me lule emrin e tij. Sa seriozisht mund t’i merrte diktatori i tmerrshëm, i shkolluar në Francë fjalimet e traktoristëve në parlament? Jam i sigurt që shkrihej së qeshuri me filma si “Zonja nga Qyteti” ose më mirë me atë tjetrin “Shoqja nga fshati”, ai është më spektakolar dhe më iracional sigurisht.

Po mos më thoni që populli e merrte seriozisht këtë punë, ishte frika që i nxirrte që në mëngjes, që i bënte të mos kishin kritika (edhe pse e dyshoj fort që ka patur masa kritike, ndërkohë që edhe tani në tranzicion nuk kritikohen as Berisha as Rama në rrathët respektivë). Sigurisht kishte heronj që u dergjën në burgje, heronj që nuk merrnin seriozisht diktatorin, dhe që ishin aq të lidhur me idene e tyre sa nuk mund të mos e thonin, heronj që u kalbën në funksion të besimit të tyre. Janë po ata heronj që sot kalben në margjinalizmin e bibliotekave, në heshtjen e librave të cilat detyrohen t’i zhdukin nga mendja sapo të dalin jashtë derës së shtëpisë e përplasen me kapitalizmin alla-shqiptar, ashtu sikurse më parë përplaseshin me komunizmin alla-Enver.

Sa seriozisht mund të merren takimet mes studentëve rebelë dhe nomenklaturës në fillim të viteve ‘90, ku më shumë ide demokratike artikulonte Ramiz Alia se sa studentët. Cili ishte Vaclav Havel-i ynë në atë takim? Edhe 19 vjet më pas nuk e di askush se çfarë kërkohej në atë takim nga studentët, e për pasojë gjithçka që mbajmë mend është “se si filani apo fisteku ia dhjeu muhabetin Ramizit”.

Po pse ka ndonjë njeri me mend në kokë që të merrte seriozisht Suden? Sigurisht që jo, e dinin të gjithë që në start që ishte piramidë, por meqë nuk besojmë në asgjë, as në kapitalizëm, as në socializëm, askërkund, i futem lekët me shpresën që ai që do të ngelte pa i marrë të qe dikush tjetër. Të gjithë e dinin, e dinte Sudja, e dinte Berisha, e dinte gjithë populli, e prapë të gjithë bëmë sikur askush nuk e dinte, mu si në një shfaqje teatri ku aktori, habitet njësoj pas çdo skene pavarësisht se e di paraprakisht se ç’do të ndodhë.

A mundet që sot ta marrim seriozisht Berishën kur flet për moralin e Ramës? A mund të merret seriozisht Berisha kur flet për vlerat e familjes? A ka marrë ndokush me mend në kokë seriozisht fjalë të Berishës gjatë këtyre dy dekadave politike? Po Rama a e mori seriozisht Berishën kur na e ritha dhe një herë një histori që e dinë të tërë në këtë qytet kaq të vogël sa dhe monotonia ka filluar të duket interesante?

Askush s’merr seriozisht askënd, është i gjithi teatër, as politikanët nuk e kanë me të vërtetë, as analistët, as ata që bëjnë si të prekur, askush. E dinë që është shumë qesharake që të merret seriozisht, por kultura hollivudiane kërkon që të jenë prezent, pra populli që voton Berishen hap televizorin që të shohë se ç’do të thotë ndonjë gjë të re (mundësisht me bazë seksuale), e më pas presin po me ankth para televizorit përgjigjen e Ramës, që duhet domosdoshmërisht të jetë në lartësinë e duhur por kujdes, jo politike. Spektakolare, të ketë elementë të rinj që nëpër shtepi të kemi mundësi t’i komentojmë me familjen, komshinjtë apo kushërinjtë, kjo pra është teatri i munguar, kinemaja e munguar, spektakli diku do të bëhet, e meqë nuk investon Rama me Berishën për salla teatrosh, të paktën të na e bëjnë në televizor me deklarata për shtyp.

Larg qoftë nëse biseda fatkeqësisht shkon në probleme që kanë të bëjnë me super taksat që po paguan biznesi i vogël; ekonominë që mban një shtet në këmbë e që po falimenton dita ditës; si po rritet çmimi i energjisë elektrike; si do të ritaksohemi dhe një herë meqë na ra tuneli i Kalimashit; si po kalon një ligj antimafia që bie në kundërshtim të hapur me të drejtat kushtetuese dhe do të na vendosë lakuriq para një shteti abuziv.

Larg qoftë të hapet biseda për papunësinë, arsimin, shëndetësinë, se nuk të dëgjon askush, ose le të themi që të dëgjojnë për disa minuta e me një zë të bindur nëpër familje dëgjohen fraza të tipit: Na e hiq nga këto lajme se na mërzitën me këto broçkullat e tyre këta, çoje të shohim ndonjë telenovelë.

Por nëse bëhet fjalë për ndonjë insinuatë të Berishës ndaj gruas së Ramës apo Nanos (e keni vënë re çfarë fetishi kanë këta të PD-së me gratë e këtyre të PS) atëherë të gjithë janë të ngulur para televizorit për tu befasuar dhe kësaj here tamam ashtu siç kishin bërë një muaj më parë, ndoshta dhe me të njëjtën batutë.

Perversiteti i situatës lind nga lart poshtë, ata aty nuk besojnë në asgjë, nuk besojnë në kapitalizëm, në fashizëm, komunizëm, liberalizëm, besojnë vetëm në pushtet. Në një pushtet që duan ta fitojnë dhe kaq, të ndjehen të mëdhenj në këtë vend xhuxh, me një kompleks krejtësisht frojdian.

Të gjithë janë në kërkim të suksesit të menjëhershëm, duan të jenë të pasur, të respektuar. Nuk besojnë te asgjë, sepse të besosh në diçka do të thotë të jesh konsistent me besimin tënd e për pasojë të mos gjesh prehje për realizimin e tij, e mos pranosh asnjë kompromis, të mos përkulesh para asgjëje, këto janë mënyrat që i kanë bërë qytetet e mëdha, kjo është forma që e bën një shoqëri, një komunitet një grup, një qytet që diskuton për problemet e veta si një i tërë, dhe jo thashethemet e individëve. Por kjo kushton, se sot askush nuk e ka zili intelektualin që e kaloi jetën burgjeve, atë që dikur u dënua për besimin e vet, e vazhdon sot të kalojë jetën me një dhomë e kuzhinë nën pluhurin e librave të bibliotekës së tij. Heroi për ne ka qenë gjithmonë dikush tjetër, përpara ishte kryetari injorant dhe servil i kooperativës, sot shefi i korporatës (jo ndonjë ndryshim i madh apo jo?)

Në Romën e lashtë spektaklet organizoheshin pikërisht për t’i hequr mendjen publikut nga problemet e përditshme, taktikë e njohur diktatorësh. Edhe Enveri na ushqente me spektakle. Pluralizmi po na ushqen me të njëjtën mënyrë.

Prandaj të dashur spektatorë, zini vend, fikni celularët, mos bëni zhurmë gjatë shfaqjes, bisedat per çfarë patë mund t’i bëni pas saj, aktorët tanë janë gati për të dalë në skenë. SPEKTAKLI SAPO KA FILLUAR.

31 Komente

Laerto,shkrimi nuk ka te shame,por titulli eshte pak i fryre dhe nuk i shkon shume per shtat shkrimit,titulli i pershtatshem qe do ti shkonte ketij shkrimi mendoj une  do te ishte: " Po une si dreqin perfundova ne ate turme".

Jo per noj gjo po stanon pak qenia jote ne miting me menyren si e trajton ceshtjen.

 Ene ti o Brad je pjese e kesaj shfaqjeje, mo u murzit.  smiley

Shume i hidhur dhe shume e vertete..

Po tek e fundit jeta eshte  nje teater mo Leart dhe njerzit jane aktoret e tij (W.Sh) Brenda ketij "TEATRI" te detyruar secili zgjedh nje rol. E kuptoj shqetsimin tend per ata qe brenda rolit luajne me rolin, xhonglojne dhe pastaj , pa pike turpi dhe sikleti dalin tribunave dhe na thone : Po kjo ishte loooojeee!

Ne pjesen e dyte ke notuar pak ne ujrat e temes se Bashes (perse nuk flasin femrat e Rames) dhe me tej nje arsyetim per kete kohe pa heronj, me njerez reale, secili sipas vendit dhe rolit qe i ka rene per pjese ne shkallet e spektaklit ku ndeshet Muji me Halilin. Dhe nje vajtim Ajkune.

 ne nuk besojme sepse jemi, por se kemi kuptuar akoma!

 

Sigurisht qe shkrimet e mendimet qe denoncojne realitetin jane gjithmone te lexueshme! Po pastaj? Duhet te fikim vertet celularet e te shikojme shfaqjen? Kete ne fakt po e bejme pothuajse te gjithe. Po cfare pastaj? Pastaj cfare? Kaq veshtire eshte qe ky popull te mund te ndergjegjesohet aq sa te tregoje forcen qe cdo popull ka dhe mund te kete ne vitin 2009?  Nuk besoj se kjo behet me shkrime qe mberrijne vetem tek disa njerez te arsimuar jashte shqiperise, te cilet perdorin internetin. Ne te kunderten, dakort jam, hajde shikojme shfaqjen, e me raste kur kemi ndonje koment te bukur per ate qe ne e shikojme si spektatore, hajde ta ndajme me te tjeret qe mendojne si ne, e te presim te na votojne 5 me yll te peshku pa uje!

une isha i pari qe votova, dhe votova 5 smiley

 

Cili qe thelbi i shkrimit? Qe politikanet tane bejne spektakel? Kjo eshte e vjeter sa vete politika. Tjeter gje ca?

Kurse me kete

Sa seriozisht mund të merren takimet mes studentëve rebelë dhe nomenklaturës në fillim të viteve ‘90, ku më shumë ide demokratike artikulonte Ramiz Alia se sa studentët.

Sdi cte them, jam pa fjale. Se c'keni nje gje juve komunistat e rinj remix, juve majtistat me te majte se e majta, qe sado dore boje e varak e llak te keni prap aty ke halja e te pareve tuaj do e ngjyeni doren here pas here.

Ca ka per te cutitur nga fakti qe studentat e nje vendi komunist si shqiperia dinin me pak nga politika sesa udheheqesi? A thua se qellimi i tyre ishte leksione per brezat e ardhshem, juve, mbi demokracine, dhe jo sjellja e saj, gje e cila ne fakt erdhi de facto pikerisht ate dite, ku pas takimit me ta Ramizi pranoi pluralizmin, kete sistem qe ju lejon dhe juve te hidhni qyrre mbi ata qe ishin shkendia e tij.

Dysh me bisht per kete paragraf. lol

Ok se tani po shikoj videon e takimit te Ramizit me studentet, s'e kisha pare me pare. Kam arritur deri tek pjesa e trete, dhe deri ketu qartesisht qe, pavaresisht qe ata s'ja kishin haberin nga demokracia e pluralizmi dhe kishin 4 dite e net me protesta e pagjumesira, del qe autori me kete koment ose s'e ka pare videon, ose ja ka futur si kau peles qellimisht, gjithsesi dicka teper e ulet per te vjellur vrer ndaj levizjes studentore.

Se sic duket deri ketu te pakten po i benin ata Ramizit shume me mire historine e pluralizmit sesa ai atyre. Dhe sidomos duke pasur parasysh poziten, duke folur para diktatorit komunist, kjo eshte per tu admiruar per me shume se nje arsye.

Qartesisht Ramizi jo vetem qe s'artikulonte demokraci, po mundohej ti leshonte nje fije peri dhe ti mblidhte 9 te tjera, sa me presione gjasme patriotike, sa me duhet ti bini shkurt dhe i nderpriste duke mos i lene te mbarojne pyetjen dhe duke ju "pergjigjur" me leksione per imponuar biseden, sa me lesh me qime te tjera.

Shikoje dhe nje here o xhinxhile se deri tani nuk paske kuptuar asnje gje. E po nuk e kuptove prape, shihe 10, 100, 1000 here, deri sa te te hyje ne rradake. Ndoshta te shpohet kafka dhe te futet gje brenda.

Se sic duket deri ketu te pakten po i benin ata Ramizit shume me mire historine e pluralizmit sesa ai atyre.

e? ashtu të duket e? Populli ynë pluralist që nga kohët e lashta? Që në kohën e Skënderbeut?

Po të majtët radikalë, i dëgjove cilët ishin sipas Arben Imamit? Burokratët tha, ishin të majtët ekstrem. Ti i tha Ramiz Alisë, je i qëndrës.

vallahi, të të duken ok ato që thanë, është të mos besosh në evolucion fare.

***

gjithsesi, ia vlen për tu parë. Ishte moment shumë i bukur për pjesëmarrësit studentë, dhe historik. Lum kush ka qënë aty atë ditë dhe ka fol vetëm me zemër. Më bëri përshtypje ai çuni që tregonte sesi i kishin rrahur dhe i dridhej zëri. Ia vlen për tu hap temë më vete....

 

ajo qe ata  studentet e dhjetorit 90, ore Leart  Kola,  dinin nga demokracia vertet ishte e pamjaftueshme, por ishte shume me e mjaftueshme dhe e madhe  se sa ajo  qe dini ju  aktivistat  e saktivistat e 2009  nga komunizmi  juaj  i vonuar. studentet e dhjetorit 90   kerkuan nje sistem demokratik  te lirise qe nuk e kish pasur kurre  Shqiperia, kurse ju aspironi te realizoni nje sistem vrastar  si komunizmi qe per gjysem shekulli  e vrau dhe tjetersoi kete vend  dhe cdo vend te botes ku u aplikua.

ata kishin nje enderr, te paster, aspak vrastare, aspak te dhunshme, aspak vellavrasese, kurse ju saktivistat  keni nje makth te cilin doni  ta shisni per enderr. makthi juaj qe doni te shisni  per enderr  eshte i dhunshem, vellavrases, gjaksor. sado te dridheni e te perdridheni  me sofizma mbi marksizmin dhe bolshevizmin nuk ua hiqni dot DHUNEN nga thelbi  ketyre teorive  daleboje. dhe qe ne demorkaci te aspirosh si te realizueshme  nje kauze te dhunshme si  komunizmi do te thote me e pakta te jesh  aguridhe. po mire beni qe shkruani  pa pushim ne menyre qe te identifikoheni plotesisht  dhe pa kallaj si karagjoze.

të ndjehen të mëdhenj në këtë vend xhuxh

Leart, vendi yt vuan nga mallkimi qe nje zyrtar osman i dha Eqerem bej Vlores: "Shqiperia nuk ka hapesiren e nevojshme per egot e stermedha qe ka". Opcionet qe ke:

1) zgjero territorin

2) zmadho ekonomine

Pertej ketyre opcioneve retorika eshte vete spektakel. Une per vete, u kenaqa!

 O Leart, kur flet para kompiuterit, me nje tas qumesht te ngrohte perpara dhe nje cigare ne goje, jeta te duket shume e embel dhe idete shume te qarta. Problemi djale i dashur me ato studente, ka qene se ishin te painformuar per shume gjera, per shkak te atij sistemi te ndyre qe ti e adhuroke fshehtesisht. Atehere nuk mund te gjeje dot nje liber me figura, kurse ti sot sa here ste vjen ndonje mendim ne koke, konsultohesh me google. Vertete ato studente ishin te paqarte me Ramizin dhe jam i sigurte se po te ishe ti ne vend te tyre, jo vetem qe nuk do kishe fuqi te diskutoje, por nga frika se mund te haje ndonje plumb mbas kokes sapo te dilje nga aty, do beje cicin ne breke. Kam pasur respekt per idete e shkrimet e tua por tek ky shkrimi i fundit dukesh se po ben kthese (si nje komunist i vertete) drejt kraheve te Rames smiley

Kete analistin e politikes Shqiptare po e merr ne qafe ndonje beqaresh, qe i thote " sa djale i zgjuar je".

Te tjera jane thene, e kote te zgjatesh.

Dinte Ramizi me shume se studentet?

Natyrisht, per te vrare e prere Ramizi kishte kohe qe ishte kriminel i njohur.

Shkrimi shfaq shqetesim per falsitetin e shumices ne politike e ne popull. Falsitet i gjithanshem ne fakt, me njerez qe shiten si nacionaliste dhe u duhet te justifikojne shitjen e territorit, apo me njerez qe shiten si te majte e u duhet te justifikojne pronat e Fidelit.

Por nje dimension tjeter interesant i shkrimit eshte denoncimi qe i behet injorances, neglizhences kulturore dhe peshtirosjes qe ofrojne "aktoret". Keshtu ata qe bejne sikur kerkojne pluralizem e demokraci kerkojne qe te kene mundesi te shkruajne ne ZP dhe premtojne besnikeri Ramizit, ndersa ata qe ishin gjasme komuniste ndertuan sistem klasash. Po keshtu dhe keta tani... po e kote t'i futesh shpjegimeve.

Klajdi thote a duhet t'i dorezohesh spektaklit, po mire mo Klajdi, c te bejme te ngrihemi te gjithe, te hedhim keta, e te na vijne disa po aq injorante sa keta? Revolucione idiote e injorante nuk shpjene askerkund, levizjet politike kane nevoje per njerez me mend, jo per keta trugoglat qe kemi!

Po ngrihu e hidhi keta, se pastaj po e bere ke mundesi te ngresh nje sistem qe nuk ka vend per injorante. Kush te tha ty hiq ca per ca te tjere smiley? ky nuk eshte revolucion. Bej revolucione me tru e me mend, jo injorante dhe idiote.Ose perndryshe, na komento sa here ke mundesi atje nga vendi i spektatorit. Dhe do votojme 5, gjithmone!

 

cilet keta? keta nuk i hedh dot, se jane aq shume sa moren 140 deputete ne parlament. dhe s'kam as ku ti hedh. une liroj hapesiren time te mendimit, te jeteses e te te shkruarit, tani per tani eshte qesharake te thuash ngrihu hidhi keta. kur te jene aq njerez sa duhet (jo aq gomere, se gomere ka plot, po aq njerez), atehere flasim per te rregulluar ndonje gje. Tani per tani, kemi gazeten dhe cdo hapesire tjeter qe do te mund te krijojme.

Per cilen gazete e ke fjalen smiley?

Nejse, "atehere" flasim prape. Deri "atehere" une do votoj "5 me yll" te peshku pa uje

 

Nje gje skam te qarte. Kete ushqimin e qenve, PD-ja e shperndan falas, apo sipas motos "kush punon, ha" ?

Eshte normale qe mund te mos bini dakort me nje ose dy detaje te shkrimit. Por, eshte njekohesisht qesharake dhe 2-fish e hidhur, kur komentet tuaja i ngjasojne fletrrufeve dhe ne njefare menyre jane paraprire ne shkrim. Smerreni me asnje nga problemet e verteta qe mundojne popullin sot, probleme te listuara per bukuri ne shkrim.

O xhibo, 

kot per kuriozitet, po a ske qen ti ai qe tallej me studentet e kohes se xhaxhit? Qe i quje bij komunistesh, punistesh etj etj? Goxha e hidhet kjo o xhib, demokracia shqiptare, femija qe lindi nga rrebelimi i komunisteve te rinj, kundra atyre te vjeter (gjithmon sipas teje).

Learto, 

sic thash me lart, 2-3 rezerva, po crendesi kane. Problemi seshte shkrimi, por vet realiteti. Mos i le te te bezdisin, keta kete pune kane, si pordhet neper breke.

Chene, pashë Fiksin pardje që thu ti... kishin vajt të filmonin për metingun. Në Fier kështu. Edhe del njëri, përgjegjësi i zjarrfikësve dhe i thotë kameramanit: Mos filmo këtu se është prona e prefekturës, ik filmo ata të PS, komunistat.

Me kët të fundit kuptova që lum lalaja, lum Salia, ka kthy pragun nga haleja.

 

 Mua artikulli me pelqeu, dhe ndonje detaj i diskutueshem, nuk e prishte teresine dhe vertetesine e tij. Sa per Ramo Derbederin, ne te gjithe ketu e dime se ai filloi terheqjen e programuar, dhe sa per ate takimin e studentave me te, dhe kjo -mendoj- ishte pjese e skenarit te tij, veç ne nuk e dime se kush ishin te futurit/te angazhuarit nga sigurimi dhe nomeklatura e asaj kohe. 

Te falenderoj per kendshikimin e psikologjise se turmes qe ke vecuar pa e shprehur si te tille per ndonjerin prej  kampeve gurethyes , dare mbajtes e dhembeshkulsish . Ne nje fare kuptimi njerzit jane  aktore dhe autore te cfaqjes ( jetes )se tyre .

Dhe keshtu duke ju cfaqur si ne pasqyre vetveten hap pas hapi mesojne ta luajne rrolin e tyre  me mire dhe me qarte perseri ne dobi te tyre.Kete dallova ne prurjen tuaj.

Se c'keni nje gje juve komunistat e rinj remix,........edhe ketu paskan ardhe te vjella fashistesh....Po sikur ke qene i vogel ne ate kohe ,themer Xhib, .....te zherthenin pantallonat per te bere cicin .

Eshte e cuditeshme dhe teper teper e cuditeshme kjo llogjike qe Xhibit , per hir te asaj qe ka shkathtesi ne te folur dhe chip ne te menduar i DUHET me PATJETER te kultivoje tek vetja nje si fare kulture dhe etike.

Kane qene shume here me te ashpra , shume here me pa llogjike , shume here me fyese , shume here me poshteruese , shume here me propogandistike e shume here ( si njesi matse) INJORANTET per Injorante qe operonin me kete lloj , fjalori e frazat ne ato kohe qe ti quan Komuniste.

Por dhe kaq te peshtire sa personaliteti jot bajat qe te ka ngele ne goje (komunist ???? )si cope mishi per buce neper dhembe, them se nuk ka qene.

Jashtezakonisht e dobet. Shkrim fare langaraq! Po nuk ka si te jete ndryshe kur i shkruan vetes nga nje artikull ne dite; kur perpiqesh te japesh mendim per cdo gje, perdite. Nejse, ne vija te pergjithshme, hajt, po e marrim si nje mendim personal, si nje kendveshtrim... Por qe nuk do te thote asnje gje absolutisht; edhe shembujt qe merren jane fluturimthi, krejt pare nga ana e gabuar, me syte e nje shurdhi dhe me veshet e nje qorri, gjithshka shkruar gagacerisht.

Dhe jam i mendimit, qe sic psakan cerrat e PD-se fetish per grate e PS-se, poashtu edhe shumica e peshqve kane fetish per budallalleqe me oke, per pacavure te tilla; dhe ju shoh gati gjithmone ne nje ekstaze gati masive sa here qe peshku importon automatikisht dokrra te kesaj natyre. As nuk guxoni te ngulni kembet ne toke per nje moment e te thoni nje gje per te qene, e ndoshta nuk ka te beje me guximin, ndoshta ka te beje me faktin qe nuk u shkon mendja, e kjo lidhet direkt me formimin.

Per mua eshte nje shkrim koke e kembe pacavure! Nje plehre "artistike".

Gumezhini o peshq, gumezhini pas cdo lloj budallalleku.

o zotrules na ndrico me ndonje gje te papame qe tna i zgjidhi hallet perfundimisht

smiley

Po nuk ka gjera te tilla o Dookso. Fakti qe ky shkrim eshte pacavure, dhe une them qe eshte, nuk dmth se duhet te dal se zben tani dhe te hedh nje shkrim tjeter. Ju kerkoni konkurrence ketu apo si? E lexuat qe e lexuat shkrimin, nuk eshte krejt dhe aq e pamundur qe ta shihni drejt.

Ngrihuni tani qe te gjithe ju peshqit dhe na thoni te verteten ketu; Cilin prej jush e kane nxjerre neper parakalime apo mitingje me zor! Cilin prej jush e kane nxjerre me zor ne parakalimet para Enverit! Se keto jane gjera qe i merrni si te qena dhe te sigurta, po na gjeni nje qe nuk paska qene dakord dhe qe e kane cuar me zor.

Pervec te tjerave(qe flet kjo pacavure), qe nuk dua t'u hyj se perfundon diskutimi si gjithmone, neper llogore.

 Ore, 

I zgjidhi qeveriu ato punet e dritave dhe ujit ne Fier? Se me sa kam degjuar u bene 4 dite qe grate lajne rrobat me uje te kripur.

Po opozita eshte ndjere gje per kete problem?

 Shume bukur Laert. I ke ven ca pika mbi i. Puna eshte qe njerezve nuk iu plas me per drejtshkrimin, e jo me nese i-te kane pika apo jo.

Bukur. E hidhur e vertete dhe e thene bukur

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).