some like it differently

i gave him a song
he said thank you kindly
and then gave it to someone else
i gave him a smile
he treasured it for half a minute
then bent to collect from the rest
i gave him a verse
he wrote a poem of yore
and won a prize to hang on his wall
i gave him my back
he painted a picture
and [...]

13 Komente

I walked away
he cried for a day
then saved his tears for somebody else to dry

Prapa diellit vafte!

Cka ngjare ketu ? Me siguri qe do kem diçka per te thene, por s'di gje per ç'behet fjale. Fundja, ketu ne France eshte e pamundur te mesosh anglisht. Keta jane masakruesit me te medhenj te gjuheve te huaja.

Blete, ke rene ne ndonje lule te hidhur ?

A deshiron, Blete, te te rrefej ketu nje histori te bukur bletesh ?

ke parasysh ate thenien e famshme te Dumas (nuk jam fort i sigurt) kur deshi me msu anglisht:

anglishtja eshte frengjishte e folme keq...
 

Unë i mbaj gjithmonë veshët e sytë çelur, kështu që jepi.

Nje histori e trishte bletesh :

Ne nje koshere bletesh, jetonin dikur mijera e mijera blete te vockla te bukura, me barkun e tyre te pushte dhe te bute, me kembe te drejta dhe te fuqishme, dhe me nje hunde e cila nuk i mashtronte kurre.

Ne mengjes, disa blete, ato qe ishin me te pagjumat, ngriheshin qe pa gdhire dhe dilnin ne kerkim te kullotave te reja, qe pas gjetjes se tyre, te ktheheshin per te lajmeruar shoqkat e tyre punetore.

Ishte nje dite e bukur pranvere. Lulet ishin ne shperthim e siper, natyra qeshte shend e vere. Fjalia me lart ishte patetike por sidoqofte kjo iu pelqen shume bleteve, dhe nder to, dhe bletes sone. E cila u ngrit pra ate mengjes dhe, pasi iu hipi flatrave te lehta, mori rrugen per tek nje park aty afer. Sa u gezua bleteza kur pa ca lule te verdha te lara nga vesa e mengjesit !

Bleteza vajti te ulet mbi njeren prej tyre. Nguli kembet e saj te hajthme, dhe pastaj filloi te thithe nektarin. Por nje re e zeze po afrohej me shpejtesi. Nje hije e stermadhe zuri te erresoje petalet e verdha te lules. Ishte nje çift te rinjsh ! Te shtrire mbi bar, ata putheshin e putheshin dhe rrokulliseshin njeri permbi tjetrit, duke qeshur me ate te qeshuren e çmendur te nje çifti te lire. Bleta u tremb, ajo beri te ngrihet por hija tashme kishte kapluar gjithçka.

Ajo u mundua te rrahe flatrat por hapesira e levizjes ishte tkurrur vetem ne nje perthyerje kembe. Cifti i ri nuk rrokullisej me. Ai kishte vendosur te rrinte aty. Vajza, shtrire mbi djalin e ri me nje polo blu te erret, puthte papushim buzet e djalit. Djali, ne shpine mbi bletezen e vogel, i gezohej kesaj embelsie te panjohur me pare. Ishte dita e tyre e pare e njohjes. Ishin takuar ne biblioteke, duke kerkuar ca materiale ne lidhje me bletet. Studionin per botanike. Ata i donin shume bletet.

Pas puthjeve te zjarrta te djalit dhe vajzes, ata u qetesuan disi dhe rane ne mendime. Vajza ishte shtrire tashme ne shpine dhe veshtronte qiellin. Ajo mendonte per te dashurin e saj qe kohet e fundit nuk ishte me ai i pari. Ajo nuk e donte me ate. Por kjo puthje e forte shtrire mbi ca lule te verdha e futen thelle ne mendime. A ishte e drejte qe ajo te puthej me nje tjeter, qofte dhe nga dashuria, kur nderkohe ate e priste dikush tjeter ne shtepi, qofte dhe duke mos e dashuruar ?

Ne keto mendime, ajo brofi ne kembe. Ngrihu ! i tha djalit, me ka marre malli per nje akullore me luleshtrydhe. Djali pervijoi nje shenje pakenaqesie dhe u ngrit me mundim. Bleteza e vogel sapo kishte dhene shpirt nen shpinen e tij.

________________

Te pelqeu, Bleta ?

@Blete

Did you really ask for this?! Surprise

Yes, I did. And I enjoyed reading it too.

good for you

Po bile perputhet me moralin tim: mos u ngri kurre ne mengjes dhe mos dil vullnetare per asgje se jo vetem nuk ta dine per nder por edhe te Zgerlaqin pa pike meshire.

Siç thote dhe ajo shprehja : "E kishte rojtur nena per ty kete perralleze".

Me vjen mire qe kam ditur te te lexoj me miliarda centimetra larg.

Au revoir, ma petite abeille.

sakrifica nuk paguan, sounds like a contradiction in terms to me.

 Bleta nje pickon,kur pickon!Deshmitaret nuk kane rendesi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).