Small Bangs (intermezzo)

Ajo përplasi derën.
Bang!
Dhe më s’u kthye
Përsëri.
Nga njeri tjetri u larguan
Si galaktikat
Në gjithësi.

Yje të tjerë panë e takuan
Si përmes gacash, në shtegëtim,
Panë yje xhuxhë, yje të shuar
Dhe supernova në shpërthim.

S’dihet në ish
E domosdoshme,
Ndarje’ zemëruar
Apo qe ters.
A s’ka kështu, një Bang të Vogël
Çdo yllësi
Në univers?

11 Komente

 

S’dihet në ish
E domosdoshme,
Ndarje’ zemëruar
Apo qe ters.
A s’ka kështu, një Bang të Vogël
Çdo yllësi
Në univers?

E bukur.5*

PS:Cfar mbetet  pas  Small Bangs? Do me pelqente qofte edhe nje varg per reflektimin e ketij shperthimi yjor ne shpirt.

 

Emo 5yje xhuxhë  i here. Tashi per gallate; a nuk eshte BAM ky Bang-u qe fillon  tek dera? Bam-i i madh, vorrabangs, etj.

Me pelqejne shpejtesia e pjeses (intermezzo). Pjesa A s'ka keshtu... vjen era smajl. "Gacash" e pazevendesueshme, nuk gje llaf tjeter sikur "Bang" te besh smiley

goxha bukur t'ka dal kjo Çimo.

gjashtë

Manjolagjashtëdhet&nantë, në mënyrën si e the, u duk se fole për gatim.

Në fakt Emo kshu i ka kto "të lehtat". I shef aty brumin, ujin, kripën, zjarrin, drutë e furrës. E pastaj në fund erën e bukës.

Emo t'përshnes.

 

e vërtetë J. leximi më kujtoi këto

ndoshta prej bangs, small bangs... bo

mmm e lezetshme,

Por a nuk ka i cike si rime feminore ?

Xhanem dhe si poezi eshte pak feminore.

Sjell tjeter ajer anyway

5 minus per mua smiley 

Shume e bukur Emigrant. Sidomos kjo gjetja e paralelizmes te bang-ut te deres me bang-un e yjeve, dmth te vete jetes.

Pa lidhje; duke e lexuar kete poezine mu kujtua kjo kenga e bang-bangut. smiley

Ketu vlen shprehja "thjesht dhe bukur". Ka një risi fëminore, por kjo nuk ia humb vlerat. Nuk e kthen poezinë thjesht në një zënkë adoleshentësh, por e thellon mendimin.

Një perzjedhje e arrirë e Bang-ut.

Urime!

Em, kjo trego katunarizmin tat, patriotizmin tat, fiksimin tat pas "galaksisë" tate... po ka një infinit galaksish të tjera mor i uruar... akoma me "mitie" ?

Po çMitizohu bre Miti! smiley

Bukur Emigrant!!Shyqyr qe jeta eshte bere nga shume SmallBangs....Une per vete besoj ne nje te vetem Big Bang...................................

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).