Skllavëria, vlerat e familjes dhe përmbajtja e kutive

Skllavëria, vlerat e familjes dhe përmbajtja e kutive

Ermira Danaj

Duke shfletuar një ditë një numër të një reviste franceze, lexova një editorial shumë kritik ndaj fenomenit “reality show”. Editoriali prezantonte një rast të jashtëzakonshëm i cili kishte ndodhur para disa kohesh në Shtetet e Bashkuara. Bëhej fjalë për një lloj loje me pagesë, ku burra amerikanë shkonin për gjah vajzash. Kjo e fundit është e thënë në të gjithë kuptimin e saj, sepse këta goxha burra shkonin në një park “gjuetie” ku gjahu përbëhej nga disa vajza të reja. Vajzat e reja paguheshin për të vrapuar nëpër park dhe nëse gjuetarët i kapnin mund ti qëllonin me “plumba” plastikë. Disa prej vajzave që punonin në këtë park si gjah njerëzor shpreheshin se ishte vërtet një punë e rrezikshme sepse disa prej tyre ishin lënduar rëndë nga plumbat plastikë. Por në fund të fundit kjo ishte puna që kishin gjetur, ishin mbi 18 vjec, dhe e konsideronin punë, përvec gjithë dimensionit poshtërues që kjo punë përmbante. Megjithatë, reagimi ndaj këtij argëtimi ishte shumë i madh, jo vetëm në Amerikë por edhe në Europë madje duke u konsideruar si kthimi i skllavërimit edhe aty ku flitet për demokraci apo të drejta të njeriut. Editoriali më shokoi sepse s’më kish shkuar mendja se disa “goxha” burra “perëndimorë” argëtoheshin dhe shpenzonin paratë e tyre duke ndjekur dhe gjuajtur me plumba plastikë gjah njerëzor duke u përpjekur kështu të gjenin burrërinë e tyre. Doja të shkruaja madje kohë më parë për këtë që kisha lexuar, po ngjarjet e shumta në Shqipëri ma hoqën nga mendja.

Skllavëria në Shqipëri

Para pak ditësh, duke ndejtur në shtëpi, më erdhi në vesh njoftimi i një rubrike televizive mbi disa fëmijë të cilët përdoreshin si qen gjahu në fshatrat e Lushnjës. Duke menduar se e kisha dëgjuar gabim ngrita zërin e TV me ankth, sepse nuk doja të besoja që në mes të Shqipërisë mund të ndodhte një gjë e tillë. Por ja që ishte lajm i vërtetë. Kronika tregoi se si fëmijët në disa fshatra të Lushnjës përdoreshin si qen gjahu nga gjuetarë italianë. Ata bënin fiks veprimet që duhet të bënte qeni, por mesa duket ishte shumë më lirë që të përdoreshin fëmijë për këtë. Thuhet shpesh se forca e punës në Shqipëri apo në vendet e tjera të varfra është më e lirë se sa forca e punës në vendet e zhvilluara. Por mesa duket këtë herë duhet të themi se njerëzit në Shqipëri janë më të lirë se sa qent e gjahut ne Itali?!! Ndokush nga ju mund ta ketë parë, por sa për ta risjellë shkurtimisht në vëmendje edhe njëherë, fëmijët e intervistuar treguan se si bënin rolin e qenve të gjahut me një pagesë prej 2 euro ose për ndonjë sanduic. Kjo “punë” e këtyre fëmijëve të moshës 10-14 vjec, përvec dimensionit skllavërues, poshtërues dhe johuman përmban edhe shumë rreziqe meqenëse disa prej tyre ishin dëmtuar fizikisht. Vërtet,  prej disa kohësh dëgjojmë lloj lloj lajmesh shokuese anekënd Shqipërisë. Por, kjo kronikë ishte absolutisht e tmerrshme. Fëmijë shqiptarë, në mes të vendit, të cilët nuk shkojnë në shkollë, por nuk punojnë as si barinj, nuk ndihmojnë as prindërit në bujqësi, por punojnë si qen gjahu për 2 euro.

Mes (mos) reagimit

Një lajm i tillë duhet ta kish pasur reagimin të menjëhershëm. Një lajm i tillë duhet ta kish shkundur mirë shtetin shqiptar. Por nëse do të ishte një shtet normal, në një botë virtual. Në Shqipërinë e sotme nuk ndodhi asnjë reagim. Askush nuk foli, as në median vizive, as në konferencë për shtyp, as në gazetë. Këtu asgjë nuk bën më përshtypje për opinionin publik sepse i është bombarduar hapësira me “vlerat e familjes” dhe me “vlerat e kutive”. Prej 10 ditësh tashmë dëgjojmë një zhurmnajë mbi vlerat e familjes në Shqipëri, e cila drejtohet nga pala qeveritare drejt palës opozitare në formën e mosrespektimit të vlerave familjare, të mosrespektimit të të drejtave të fëmijës, etj etj. Të paktën një gjë e arritën me këtë zhurmnajë, atë të zhvleftësimit të cështjes të dhunës ndaj grave. Me heshtjen e tyre ndaj një fenomeni të tillë ia kishin arritur ta kthenin dhunën në normale. Me këtë fushatë qesharake ndaj liderit të opozitës arritën ta zhvletësojnë edhe këtë kauzë dhe të bëjnë që askujt më mos ti duket serioze një cështje e tillë. Kosto të madhe kanë marrë përsipër këta politikanë!! Vërtet po flasin për mbrojtjen e ca vlerave familjare prej ca ditësh, por ama nuk thanë as një gjysëm fjale për skllavërinë në mes të Shqipërisë, pak kilometra larg zyrës së tyre. Bëjnë sikur flasin për mbrojtjen e fëmijëve, por nuk thanë asnjë fjalë për fëmijët e shkretë në fshatrat e Lushnjës që shërbejnë si qen gjahu ndaj disa zotërve italianë. Përvec emsionit të pasdites që denoncoi ngjarjen, nuk u dëgjua ndonjë zë i fuqishëm shqiptar për të denoncuar skllavërinë dhe shfrytëzimin e fëmijëve, as Ministri i Punës dhe i Shanseve të Barabarta (të paktën sa për t’iu shpjeguar këtyre fëmijëve se c’janë këto shanset e barabarta), as Kryetarja e Parlamentit që flet për vlerat e familjes  dhe as Presidenti që vec pak ditë më parë foli për të drejtat e fëmijëve dhe se sa bukur ne i respektojmë konventat në Shqipëri.

Më 5 Nëntor gazeta la Republica bëri një shkrim për këtë ngjarje “Ata fëmijë shqiptarë të përdorur si qen”. Por asnjë gazetë nuk foli më për këtë cështje, asnjë televizion tjetër nuk e vazhdoi denoncimin e tmerrshëm nga një television shqiptar. Asnjë konferencë për shtyp nga selia e opozitës, asnjë vajtje mes fëmijëve “skllevër” sic do kishte ndodhur në kohë fushate. Opozita thotë se jemi në kohë proteste, dhe mirë bën, se gjëra për të protestuar këtu ka plot. Por për fat të keq protestën e bën gjoja për votën e lirë, për përmbajtjen e kutive. (Edhe Pandora do i kish pasur zili kutitë e zgjedhjeve shqiptare). Opozita (jo populli opozitar, por liderat opozitarë të shumë spektrave) nuk gjeti kohë të protestojë për fëmijët e shkretë në Lushnjë as në formën e ndonjë konference për shtyp apo të ndonjë shkrimi të porositur. Opozita nuk gjeti kohë të protestojë për dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe përdorimin e turpshëm që po i bëhet kësaj cështjeje. Opozita nuk po proteston për varfërinë e paimagjinueshme që është në Shqipëri dhe që i detyron fëmijët të punojnë si qen gjahu. Opozita ka vendosur të flasë vec për kutitë dhe mesazhi i saj duket sikur është “derisa të happen kutitë mos jetoni, më pas shohim e bëjmë”.

Reality shqiptar!

E nisa këtë shkrim me lojën poshtëruese ku disa vajza punonin si gjah njerëzor. Bëhej fjalë për një lojë të ligjshme, në formën e lojërave “reality” pavarësisht se e cuar në ekstrem Në fakt të gjitha reality show-t kështu janë, me stafe të caktuara në prapaskenë për të imagjinuar dhe shpikur ide të cuditshme dhe ekstreme. Ndërsa në Shqipëri nuk ka nevojë për të shpikur asgjë nga këto ekstremitete, ne i kemi përreth, cdo ditë, më shumë se reale.

57 Komente

Ermira, flm per artikullin.  Eshte c'njerezore niveli i injorimit ndaj kesaj ceshtjeje.  Percundimit politik shqiptar po i shtohen dhe keto njolla.  Ndersa percundimi ligjor thjesht ri-konfirmohet.  

Shume e trishte! S'e kisha ndeshur me pare kete lajm.

 Mire opozita qe ka lajthitur, po a nuk ka ne Shqiperi shoqata qe merren me denoncimin e ketyre rasteve?

Nuk eshte thjesht ceshtje shoqatash kjo pune Iris, ne radhe te pare eshte ceshtje ligjore.  Pastaj edhe morale etj. 

C'opozite aman, s'ka kuti ne ate zone.  Keshtu qe o Berat c'e pate fat.  Ndersa pozita po vret mendjen cilat jane ato 5 vota qe votuan jo per Sali Berishen por per Berish Saliun. 

S'e kisha ndeshur me pare kete lajm.

Eshte prure (automatikisht) nga Peisazhet e Fjales dje a pardje: Jete Qeni

Nuk eshte dhe aq çeshtje ligjore. Parandalimi eshte gjithçka, sot e mot. Si parandalohet ? E lehte :

Nje permbysje zgupthi e lendeve mesimore. Nje rishkrim i ri me nje moral te ri. Ku te mos kete historira diskriminimesh te nendheshme.

Nje rishikim dhe nje kontroll i rrepte mbi MEDIAN (radio, TV, shtyp). Te gjitha budalliqet seksiste te medias, te kalojne nen nje nen te veçante. Dmth, keshilli i larte i Censures te merret me keto pune, fuqiplote. Mos u habisni : ska kurrfare rikthimi komunizmi, edhe Franca ka nje keshill mbikqyrjeje dhe censurimi mbi TV. Sidomos ate publik.

Shkurt fjala, duhen marre masa per ne tru. Dhe keshtu pas 20 vjetesh do te kesh nje shoqeri te edukuar dhe me sjellje te tjera.

Ministria e Arsimit dhe e Kultures e ka ne dore. Sa per Rendin, sigurisht qe ai duhet te beje punen e vet si ne çdo shtet te botes.

Ceshtje ligjore e kisha per femijet ne fjale, abuzimi nga italianet etj.  

Per te tjerat ne vija te pergjithshme jam dakort. 

Mesa di une ligjet jane Monda. S'besoj qe ka ndonje ligj qe justifikon kete pune te te miturve. Kur pyes per shoqatat, e bej sepse marrin fonde per kete gje, per te ngritur zerin dhe per te ndihimuar ne probleme te tilla (qofte dhe duke denoncuar moszbatiimin e ligjit). Qe nga momenti qe ky lajm eshte bere publik, e zeme se s'kishin dijeni, pse e lane te kaloje ne heshtje?

 p.s: e njejta gje per dhunen ndaj grave. Ose jane prononcuar dhe s'kam pare gje une, s'do ishte çudi. Mua s'me habit mosreagimi i opozites, me habisin me shume keto shoqata qe jane ne gjume.

Dakort Irushe.  Dmth shoqatat duhet te bejne te tyren.  Tani, meqe mediat tona jane pushtuar nga kutite, nuk e di nese psh jane bere aktivitete, organizime per dukurite ne fjale, dhe s'kane pasur jehonen e tyre, ose ben vaki kjo qe thua ti.

Por perpara se t'ua le barren shoqerise civile, une ia le ligjit.  Ligjet jane.  Por maliqet nuk ushtruan ligjin. 

Mos u shpupurisni shume. Sipas statistikave, ne krahasim me periudhen kur Perandoria Britanike ndaloi skllaverine, sot ka me shume skllever qe tregtohen (nivel boteror). Nje gje me habit me rastin e sotem te Shqiptareve: ne perandorine Osmane skllaveria ishte e ligjshme, por nderkohe individe shqiptare nuk u shitnin kurre pasi nuk vlenin 2 pare spec (dmth ishin te pabindur ose te vritnin naten). Te jemi zbutur kaq shume thua per pak me shume se 1 shek?

 Ka ca kohe qe kam kuptuar qe italianet kane te drejte kur na thone " ALBANESE DI MERDA".  Ska pse te na ngeli hatri se  te tille jemi!  I sjellim "italianet" ne shqiperi se ketej nuk a rregulla. le te gjuajne ore ..cu be 2 zogj vrane nuk na e ndotin ambjentin ata se nuk perdorin zagar gjahu qe  dhjesin arave por perdorin femijen e vellait tim. Madje jane edhe shpirt mire se i blejne nje sanduic 50leksh.

Sjellim edhe aglezin neve qe tna i perdhunoj femijet. PO cte keqe ka??! i mori nga rruga dhe ju dha nje cati nen koke. Madje ai do sillte edhe shoket e tij qe ti mbanin ngrohte femijet , se ne shqiperi ska drita.

per te mos folur per prostitucionin... jo per gje por ajo gje i pelqente motres se kushuririt. vete i hengri asaj ...donte te bente dashuri qe 17 vjece. ta bej me lek te pakten te kenaqi pleqte e europes dhe meshkujt manjake. 

Ti Monda thua qe ne shqiperi ka nivel injorance???!!! po studente shqiptare jane me te dalluarit moj neper bote. jane me te zgjuarit te gjithe shkencetare behen ...

 

:'(

Lidhja dikriminim i femrave/femijeve -pastaj heshtje , zhurma kutihapse dhe gjithcka nje reality show , ok nje kendveshtrim per te treguar se ku jane problemet e per cfare behet zhurama.

 

Megjithatë, reagimi ndaj këtij argëtimi ishte shumë i madh, jo vetëm në Amerikë por edhe në Europë madje duke u konsideruar si kthimi i skllavërimit edhe aty ku flitet për demokraci apo të drejta të njeriut. Editoriali më shokoi sepse s’më kish shkuar mendja se disa “goxha” burra “perëndimorë” argëtoheshin dhe shpenzonin paratë e tyre duke ndjekur dhe gjuajtur me plumba plastikë gjah njerëzor duke u përpjekur kështu të gjenin burrërinë e tyre.

Megjithate kendveshtrimi per kete fenomen me duket klishe dhe ne kufijt e retorikes qe ushqen Platforma e Pekinit. Te drejtat e grave, mosdiskriminimi, shanset e barabarta etj.etj.

Po cfare eshte ky "argetimi" burrave perendimore perpara  argetimit  me permasa planetare te meshkujve sikurse eshte prostitucioni legal dhe ai ilegal.? A nuk eshte kjo nje skllaveri ? Aksioni per barazi gjinore edhe ne vendet me te emancipuara me duket i minuar perderisa po aq legal, dhe madje me ndikim mjaft te fuqishem, funksionon industria  e reklames, tabloideve, pornografise,  ku imazhi femres  hidhet ne treg si objekt seksual, objekt joshjeje dhe hedonizmi erotik.

Bota po kthehet ne nje burdello dhe monogamia po perdoret  si "gjethe fiku" perballe ketij "qyteterimi" Edhe shanset e barabarta jane nje flluske sapuni ne shtratin enje shoqerie te orientuar nga neoliberalizmi ekstrem. Per derisa premisa eshte se njerzit jane te pabarabarte dhe lejohet polarizimi shoqerise, shanset e barbarta jane flluska dhe vetem flluska.

Bingo!!!!!!!!

Aksioni per barazi gjinore edhe ne vendet me te emancipuara me duket i minuar perderisa po aq legal, dhe madje me ndikim mjaft te fuqishem, funksionon industria  e reklames, tabloideve, pornografise,  ku imazhi femres  hidhet ne treg si objekt seksual, objekt joshjeje dhe hedonizmi erotik.

 

Më 5 Nëntor gazeta la Republica bëri një shkrim për këtë ngjarje “Ata fëmijë shqiptarë të përdorur si qen”. Por asnjë gazetë nuk foli më për këtë cështje, asnjë televizion tjetër nuk e vazhdoi denoncimin e tmerrshëm nga një television shqiptar. Asnjë konferencë për shtyp nga selia e opozitës, asnjë vajtje mes fëmijëve “skllevër” sic do kishte ndodhur në kohë fushate. Opozita thotë se jemi në kohë proteste, dhe mirë bën, se gjëra për të protestuar këtu ka plot. Por për fat të keq protestën e bën gjoja për votën e lirë, për përmbajtjen e kutive. (Edhe Pandora do i kish pasur zili kutitë e zgjedhjeve shqiptare). Opozita (jo populli opozitar, por liderat opozitarë të shumë spektrave) nuk gjeti kohë të protestojë për fëmijët e shkretë në Lushnjë as në formën e ndonjë konference për shtyp apo të ndonjë shkrimi të porositur. Opozita nuk gjeti kohë të protestojë për dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe përdorimin e turpshëm që po i bëhet kësaj cështjeje. Opozita nuk po proteston për varfërinë e paimagjinueshme që është në Shqipëri dhe që i detyron fëmijët të punojnë si qen gjahu. Opozita ka vendosur të flasë vec për kutitë dhe mesazhi i saj duket sikur është “derisa të happen kutitë mos jetoni, më pas shohim e bëjmë”.

 

S1-po shikoj prej bires se çelsit.

S2- mire po ben, he, shikohet gje?

S1- eh,eh, shikohet.

S2- e çfare po shikon?

S1-biren e çelsit shikoj.

Kjo eshte kultura dhe pregatitja e intelektualizmit atdhetar.

Eshte shteti moj çupe, eshte shoqeria moj çupe , qe duhet te merren me kete problem.

Din ti çupe kush eshte shteti?

Shteti eshte ( ne kete rast) Bashkia, Komuna ku ka ndodhur ngjarja, prokuroria, rendi, gjykata, si edhe shoqeria civile ( pika , masmedias  Shqiptare duhet ti them shoqeri civile).

Kur shteti ( keto qe cilesova me larte) bejne punen e tyre, po mungesa e ligjit pengon qe te arrihet rezultati i deshiruar, kerkohet nderhyrja e qeveris.

Nga njera ane kerkohet qe KM te krijoje hapsire qeverisje, nga ana tjeter e kerkoni ne çdo vend e kuvend.

Per çfare do protestoje opozita, se keto femije jane fukarenj, ( ke dokumenta qe verteton gjendjen e tyre ekonomike?).

Opozita do protestoje se qeveria nuk edukon prinderit e ketyre femijve?

Dieta ne ushqim eshte keshilla me e mire. Aciditeti shkaterron ate qe nuk eshte formuar asnjeher.

 

Si qenka pushteti lokal dhe shoqeria civile more ti qe din?

A e din ti se c'ligje shkelen ne kete rast, apo fol te flasim meqe kemi internet? E din ti more Lume se kush nderhyn kur abuzohen femijet? Pushteti lokal ee?

Dmth garantimin e zbatimit te kartes se te drejtave te njeriut e asaj te femijeve (te dyja te shkelura ne kete rast), si dhe shkeljen e do ligjeve shqiptare e garantoka ajo komuna e divjakes dhe TvFieri?

Sol.

Per ngjarjen e ndodhur , kam komentuar nje here.

Kete koment e kisha kunder shkrueses, ngaqe logjika e perdorur eshte e njeanshme, mbase jo e qellimshme, po mosnjohjeja e funksionit te ashtuthençit "shtet".

Ne kete rast eshte , rendi, prokuroria, gjykata qe merren me çeshtjen.

Ne qofte se e kerkojme nga qeveria, kushdo qofte e majte apo e djathte, apo nga opozita, nuk bejme asgje me shume se u japim mundesi ketyre te lartpermendurave ta perdorin per fushate , e jo si problem qe kerkon "zgjidhje".

Meqense nuk kuptoj artikullin, merre mundimin dhe me thuaj si mendon ti se qeveria e zgjidhe kete problem, duke hequr opcionin " dorheqjen e qeveris" sepse e di se eshte e para qe te vjen nder mend.

Idjotizem me brire !

Numer nje kur abuzohet me femije behet direkt ceshtje ligjore procedim penal dhe jo komunal ose mediatik or LUM_SEMANI. Meso pak ligje pastaj te shkruac.

Ajo komuna ose (sociali)eshte e fundit ne trajtimin e ceshtejes nese nuk eshte bere e ditur me perpara ,dhe nese kane informacion bejne kallxim ne polici ok.

Se nje njeri ben shkelje te te drejtave te femijeve nuk ka te beje me Komunen ose baskine apo me KOMUNALEN

Lume!

Ne radhe te pare duhet ta dish qe ky uhabet ka vjet qe vazhdon. Dhe nuk e zbuloi policia, po ca gazetare (na fakt nuk ndodhte fshehurazi).

E di ti qe veprat penale i zbulon policia, jo gjykata (qe jep vendimin) dhe as prokuroria (qe ngre akuzen)?

E di ti qe policia ka te drejte te nderhyje ne raste te tilla, madje ka detyre te nderhyje? Si mendon ti nese ndodh nje perdhunim (sic eshte dhe rasti, edhe pse s eshte perdhunim seksual, eshte perdhunim moral), duhet pritur nderhyrja e gjykates, prokurorise, komunes dhe televizionit?

Or lum miku, shteti eshte ai qe vendos REND, perndryshe ndodhin te tilla gjera me femijet dhe jo vetem.

Pastaj, ja u zbulua muhabeti nga mediat, prokuroria i var trapin, gjykata i var trapin, cfare behet? E di ti qe shteti merr persiper rolin e nxitesit (ashtu sic ka zgjedhur te marre persiper rolin e frenuesit ne ceshtje te tjera, si ajo e Gerdecit psh). E di ti qe ngrihen komisione parlamentare, e di ti qe Ministri i Drejtesise bashke me ate te Rendit duhet te alarmohen dhe ta bejne ceshtje kete gje qe te mos kete nga te shkoje prokuroria? Ambasadori shqiptar ne Itali duhet te bente gjemen (e di ti c do ndodhte po te ishin shqiptare gjuetaret dhe italiane femijet??)

Po me ket idene tuaj te mbrojtjes te gjithckaje nuk e keni mire (ashtu sic nuk e ka mire pala tjeter me idene e hedhjes poshte te gjithckaje, llogore qe ju i nderroni pa u shqetesuar, bashke me pushtetin)

Jo se me shqeteson ky problem, jam rritur nen thundren e perdhunes te ofendimit idiotesk.

Lexoje o i ndritur  shkrimin me siper, dhe me duket se , kur thuhet , rendi, porkuroria, gjykata, flitet per ligjin, e jo si medon ti prokurorin apo gjykaten per dreka e darka ne restorante luksoze.

Puna nuk ju ka pelqyer kurre, ( se nuk ka si spiegohet dyndja e madhe drejt firmave piramidale) , te pakten trurin veni ne pune, nuk eshte ndonje lodhje e madhe, mos e harxhoni kohen duke rritur ndjenjen e urrejtjes kundrejt atyre qe nuk mendojne njesoj si ju.

Do e kisha per nder te kem nick edhe Lumiseman.

Do i kerkoje admineve , te me japin te drejten te perdor si nick, te gjithe lumejt e Shqiperis.

Lumi eshte liria !

Akoma jemi ne stadin se "si duhet" te jete shteti!

Tani, per te fol meqe po flasim, ketu ka dy probleme te rende

1-varferi e skajshme qe çon ne kete faze

2- mungesa e denimit nga klasa politike ( beja shaka! ) e nga ajo civilja.

3- mos fillimi i hetimit ( nese do kete ndonje krim ne kete mes, gje qe nuk eshte e thene te jete, duhet me u mundu pak me gjet ku me u pak ) por kete ne nuk i dime, ndoshta kane filluar hetimet

 

Qeveria ka detyre te paren, shoqeria te dyten,  prokuroria te treten.

Sol.

Prap je gabim.

Policia eshte  e "shtetit" e jo e qeveris . Qeverit ndryshojne, roli i policise nuk ndryshon.

Komisiaratet, nuk quhen " komisiaratet e qeveris me vendodhje ne X vend, po komisiariati i X vendit".

Kur behet fjale per nje "krim" qe ka ndodhur, ( sipas artikullit, mbase vazhdon te ndodhe) , qeveria nuk ka asnje mbeshtetje nga ligji ku mund te beje nderhyrje. Nuk mund te largoje nga detyra asnje punojse policie deri kur prokuroria e gjykata ( ne qofte se merren me çeshtjen) te kete arritur te jape mendimin apo vendimin e hetimeve.

Dhe e fundit, nga nje artikull, nuk mund te besh " revolucion" pa arritur te zbardhet e verteta, gje qe i perket prokuroris.

Kjo eshte arsyeja qe mbeshtes "tezen shtet" , deri ne ate pike ku kerkohet " ndihma" e parlamentit si edhe e qeveris.

 

O zoti Lume, policia eshte pjese e administrates shteterore, drejtohet e menaxhohet nga ekzekutivi qe eshte QEVERIA.

Gjykatat, qe thua ti, nuk kane asnje mekanizem qe te fillojne vete punen, ceshtja ne gjykate cohet, dhe jo vetem nga prokuroria.

Nuk po kerkon njeri revolucion, po kerkohet thjesht funksionimi i shtetit dhe zbatimi i ligjit, me fal neqoftese te duken shume.

E di ti qe me LIGJ ministria e arsimit eshte e DETYRUAR qe te gjithe femijeve shqiptare t'u jape arsimin e detyruar nentevjecar? E ke vrare ndonjehere mendjen perse nuk ndodh kjo ne rastet e lypesave, shitesve te cigareve, shitesve te bajameve e te tjere shitesa te vegjel ne mes te Tiranes, hapur e nen diell?

E di ti qe me LIGJ ndalohet punesimi i minoreneve nen 14 vjec? E di ti qe diten nen diell femijet punojne, dhe s'can kush koke?

Cfare bejne gjithe ata police te rendit qe kane per detyre me LIGJ te ndalojne shkeljen flagrante te ligjit, pra edhe abuzimin e femijeve qe ndodh ne syte e tyre, cfare bejne gjithe ata police te policive financiare (qe duhet te kontrollojne dhe aktivitetet financiare qe punesojne femije), cfare bejne sherbimet sociale, cfare bejne administratat shkollore qe duhet te raportojne per femijet qe nuk paraqiten ne shkolle, cfare bejne zyrat e gjendjes civile qe ende nuk kane regjistruar me qindra femije te lindur ne Tirane psh, thjesht pse jane Rome, ose jane nga fshatrat e veriut a te jugut, cfare bejne zyrat e ndihmes sociale e mjekesore, qe duhet te regjistrojne rastet e femijeve te abuzuar.

Hajt tashi mos me jep leksione mua per ndarjen e pushteteve, se jam dakord me te, po ndarja e pushteteve eshte bere qe te funksionoje me mire shteti, jo qe t'i lesh topin ne dere pushtetit tjeter!

 

Sol .n.. Cfare bejne gjithe ata police te rendit qe kane per detyre me LIGJ te ndalojne shkeljen flagrante te ligjit, pra edhe abuzimin e femijeve qe ndodh ne syte e tyre, cfare bejne gjithe ata police te policive financiare (qe duhet te kontrollojne dhe aktivitetet financiare qe punesojne femije), cfare bejne sherbimet sociale, cfare bejne administratat shkollore qe duhet te raportojne per femijet qe nuk paraqiten ne shkolle, cfare bejne zyrat e gjendjes civile qe ende nuk kane regjistruar me qindra femije te lindur ne Tirane psh, thjesht pse jane Rome, ose jane nga fshatrat e veriut a te jugut, cfare bejne zyrat e ndihmes sociale e mjekesore, qe duhet te regjistrojne rastet e femijeve te abuzuar.

E drejte, keto jane mekanizmat dhe institucionet qe nderhyjne,veprojne, parandalojne sepse cdo ngjarje, problem eshte diku ne nje vend konkret, ne nje lagje komune ose bashkie, madje edhe kur kjo mund te ndodhi para kryeministrise.

Kur keto struktura jane jofunksionale, inaktive, indifirente, kur qeveria ben sehir ose mjaftohet me retorika per parajsen dhe mirakellin dhe kur per femijet qe braktisin shkollen, shfrytezohen, dalin ne rruge dhe lypin, perfshihen ne pune te keqia, ne rrjete kriminale, shperndarje droge,semuren, nuk kane te siguruar minimumin jetik etj. etj. OPOZITA  duhet te nderhyje sepse tek e fundit hapja e kutive apo cdo kauz tjeter , kete qellim ka, ti sherbeje jetes dhe nevojave te njerzve.

 

 

Nuk po kerkon njeri revolucion, po kerkohet thjesht funksionimi i shtetit dhe zbatimi i ligjit, me fal neqoftese te duken shume. (Sol).

Me kete fraze jemi duke thene te njejtat fjale, shteti.

Kur thuhet "shtet" , flitet per ato struktura qe nuk jane as te majta as te djathta.

Me ne fund u kuptuam.

Shtysen per tju vene artikullit, e mora nga prujrja e "saktivistas", ku motoja e juaj eshte " duam parajsen nga qeveria e Berishes ( me ato 30 kerkesa se si duhet te punoje qeveria),po Ne ( e majta Saktiviste) nuk ju premtojme parajsen". As Pd-ja nuk ka premtuar e premton parajs.

 

 

ore a e kupton cfare paradoksi jeni ju berishistet? Une nuk dua parajse nga askush, une paguaj taksat ne shtet qe te zbatohen ligjet. Nuk me intereson mua kush eshte aty. Tani eshte Berisha, dhe une po te tregoj qe femijet po perdoren si qen, ndersa ti me flet per parajsen.

As nuk kerkoj parajse. Kerkoj zbatim te ligjit.

Saktivista nuk po te merr taksa, e nuk po te hyn ne votime, e kupton sa absurd behesh me ato qe thua, or Lum?

Se kuptoj pse iken nga tema or Lum Buna. Ti po ben lojra fjalesh jo shteti jo qeveria.Po flisnim per nje ngjarje penale qe sipas rradhes se asaj kodosh pune eshte shkelje penale qe denohet me ligj e si rrjedhoj eshte organi i policise qe duhet te nderhyje per te zbatuar ligjin dhe kaq. Cpune kane tani moralet e pa nevojshme., duhet te zbatohet ligji dhe kaq, policia nuk duhet dhe nuk ka te beje me bindjet politike por duhet te zbatoj ate kodosh ligji.

Une paguaj taksa, kerkoj zbatimin e ligjit. sol.

Cilin ligj kerkon te zbatohet nga qeveria?

Pse merrni ne qafe njerzit me fjale boshe, me idiotizma, e palaçolleqe.

Ti qe ne kete rast kerkon zbatimin e ligjit ( slogan idiot) , Ramizi ky njohes i mire i demokracis e ka perdorur Shqiptarin si qen gjahu, per vite te tera.

Nese e ka bere, merre e coje ne gjykate, Ramizin shokun e Saliut e ke!

Plasi syte, po te perdoren femijet shqiptare si qen. Jo dje. SOT.

Ligjet ti permenda, ke karten e te drejtave te njeriut dhe karten e te drejtave te femijeve te nenshkruara nga shteti yne, jane ne fuqi.

Ke nje sere ligjesh qe ndalojne punesimin e minoreneve, qe detyrojne shkollimin e tyre, si dhe qe ndalojne trajtimin cnjerezor te cilitdo njeriu.

Dhe mos me fol ne hatlla mua, jo po shteti, jo po andej po ketej. Shteti eshte i perbere nga njerezit. Dhe njerezit qe e perbekan kete shtet qenkan si ty, nuk e rruajtkan shume per femijet e fshatarit. Kete me thuaj, jo brockullisjet e mitingashit ideal. Se e felliqet edhe ate pak njerezillek qe u ka mbetur.

Te pakten ata femijet detyrohen nga mjerimi te bejne qenin, po juve c'ju detyron te beni zagarin e Berishes? Si ata te Sillos te gjuetia e fundit jeni bere, ne kerkim te derrit te eger.

o lumidrin, a je duke thene se eshte palacollek e idiotizem te kerkosh zbatimin e ligjit?

Sol, vazhdon me mentalitetin diktatorial.

Merre dhe dergoje ne gjykate; thote Soli.

Kush une ta dergoj ne gjykate?

Eshte prokuroria ore Soli qe te dergon ne gjykate, drejtesia,  e jo fronti popullor.

Ka nje proçedur qe duhet ndjekur per zbatimin e ligjit. Prokuroria eshte e mbushur me padi, jo per perdorim qeni, po per vrasjet qe ka bere Ramizi, per mos gjetjen e eshtrave te vrareve, etj, etj.

Po prokuroria vazhdon e qete sikur nuk ka ndodhur asgje.

Te bera nje pyetje, nuk me je pergjigjur.

Cili eshte ligji qe duhet te zbatoje qeveria ne kete rast ( duke i marre per te verteta ato qe shkruan gazeta Italiane)?

Ka nje proçedur qe duhet ndjekur per zbatimin e ligjit. Prokuroria eshte e mbushur me padi, jo per perdorim qeni, po per vrasjet qe ka bere Ramizi, per mos gjetjen e eshtrave te vrareve, etj, etj.

Po lene mer Ramizin ne pune te vet te kjo teme.

Zgjidhi mer vitet kur poston ne peshk. Nese eshte vit krize ky, shiko per vitin tjeter, ca problemi ka ketu ?

Hhahaha ej, po ti je gallate fare, te gjithe keshtu jeni ju te PD-se, te lidhur me ReLe?

O Lumidrin, po kur prokurorise (Silvija Kontit te Sales tat) nuk i do trapi me leviz?

E di ti qe ne gjykate ke te drejte te cosh padi dhe ti dhe une, dhe kushdotjeter ? Dhe jo vetem ne Shqiperi, po ne cdo vend te botes.

Ne diktature, or Lum i zgjuar, nuk priste njeri as prokurorin as gjykatesin.

Nuk mund te pritet te levize vete prokuroria nderkohe qe skllaverohen femijet or mik, cohet ministri X, dhe pas shfaqjes ne media te fenomenit, i kerkon prokurores te nise hetimet, zyrtarisht, ose con edhe padi ne gjykate po deshi.

T'i thashe pra ligjet, Karta e te drejtave te femijeve, Karta e te drejtave te njeriut (te dyja keto te ratifikuara nderkombetarisht, pra kane prioritet edhe ndaj ligjeve te tjera vendase - nese ke ndonje haber nga e drejta nderkombetare ti), si dhe ligjet e punesimit te minoreve. Mos me bej me keshtu pyetjesh nese nuk ke haber per cfare flet, ose futu kerko ne google qe t'i lexosh vete, se te pakten internetin duket qe di ta perdoresh (per kualifikime te metejshme nuk e ve doren ne zjarr)

Jam i sigurt qe do e denoni Ramizin me gjykatat e me prokurorite tuaja, po ashtu sic keni per te hapur dhe dosjet, po ashtu sic do rehabilitoni ish-te perndjekurit, po ashtu sic do shperbleni ish-pronaret, po ashtu sic respektoni minorancat dhe mendimin ndryshe, po ashtu sic lejoni pluralizmin dhe lirine e fjales, ju DEMOKRATET.

 

hurbo, 

duhet fillu nga peshku.

Kam fajsuar prokurorin gabimisht.

Per sqarim, Ramizi me shoke  mbrohen me kushtetut " nuk mund te ndiqen per krime, ato, qe ne kohen kur i kane bere nuk cilesoheshin  krime" .

Per kohen  Ramizit  qe Shqiptari te ishte "qen" e te vritej si "qen"  nuk perbente krim.Sipas mesimeve te diktatorit.

Mos abuzo me fodullekun tend pa kufi.

Per femijet  kam komentuar tek artikulli i ardhur dite me pare, pa dijenin se do vinte nje artikull i dyte.

 

Sa per Ramizin e shoket e tij zgjidhini ju problemet tuaja, vete e shani, vete e mbroni, se e keni baben shpirteror te Berishes.

une po te kerkoj vetem te hapesh syte si njeri e si shqiptar e te shohesh se cfare po ndodh, pa jam i sigurt qe ti, si shume te tjere, s'keni gje ne dore, dhe as kritike s'beni dot pasi konjuktura iu ka lidhur pas PD-se, sic ka lidhur gjysmen tjeter pas PS-se. Komb i lidhur jemi, e di une kete, po te pakten ketu qe je me pseudonim gjeje kurajon t'i thuash te zezes "e zeze"

 Ke durim sol,

Ti i thua femijet, ai te pergjigjet shteti. ti i thu po pra shteti, ai  te pergjigjet Ramizi. Po ti thush po pra Ramizi dhe jashtqitjet do te thote perendia.

emo, 

maje men ate qe me thane e qe ta thash. Poplli ha mun dhe shume e ka. Torta ndahet vetem ne 2 pjese.

eh mer chene, po jena popll me igrasi mer. Popll qe "ka marre uje", not water tight si me thon. I ke parasysh ato shpit e pocaqisme me themele cheap, qe infiltrimi kapilar i lagte pergjys gjith dimrit? Ene binte suvaja belldap! Ja ashtu edhe puna jon. Muhabet i vjeter ky, nuk osht sot. E di besoj at bejten e kahmotshme, "rrofte ducja, rrofte mbreti/ qe na pru sheqer nga deti/ nga 3 gram i merr mileti/ 3 kuintal Qazim Mulleti". Kshu kjo pune. Selanik e tatepjet, si ka qen do te jete. E kom thon, jena popll me "konduktivitet hidrik te se keqes" (percushmeri, per ta dallu nga pershkueshmeria dmth conductivity vs prmeability) - t'i them ngase e di qe e njef fiziken e trupave poroz. Ashtu jena! Rheumatizmen (PERDHESIN) ne palc. Popull difuziv (ne dallim nga "mass flow", kupton, si e kane ca shoqnira te mbrothesuara e per se mbari), c'ka shpjegon edhe inercine tone, edhe jeten me te shkuaren. Qe nga tanzimati ne fakt vjen ajo ftohme; une i di kshu ne parim, se hollsina pikante te jep Qafiri (arnauti) per ksi gjonash.

Mire se fodulla po edhe te poshter.

Artikulli nuk merr ne konsiderat si e trajton Shqiptari femijet, po fut ne mes politiken.

Ku e dini ju se kush shkruan pas ekranit te kompiuterit, se ka femije apo jo.

Ku e njihni ate qe shkruan, duke marre germat pompoze te shqipes per te thene gjera te shpifura, pa kuptim e pa sens.

Ne hater te se mires pranoj çfardo qe me etikoni, po te pakten ti Sol çuni jep pergjigje per pyetjen qe tek kam drejtuar.

 

cila pyetje?

na fal per poshtersine, eshte faji im dhe i gjithe saktivistas qe ata femijet ne divjake perdoren per gjueti shapkash.

cfare bejne sherbimet sociale, cfare bejne administratat shkollore qe duhet te raportojne per femijet qe nuk paraqiten ne shkolle

 

Meqe jam dakort me kete gje, kam nje pyetje une:  Doli artikulli ne gazete, doli ne tv kudo qe doli dhe kaloi ne heshtje. Zonja qe ka shkruar artikullin me te drejte, e shkroi sepse i intereson te flase kunder qeverise dhe opozites apo e shkroi se i intereson fati i ketyre femijeve ?

Ka sherbime sociale kjo zone? Kane emer ata punonjes?

 Une nuk i kuptoj keto artikuj te shkruar kshu, ose jam e limituar une( gje qe dhe ben vaki), ose ka ndonje gje qe s'shkon ne menyren sesi zgjidhni te denonconi, ndoshta sepse jane ekskluzivisht te drejtuar politikes dhe ne to une nuk shoh deshire te vertete per zgjidhje te problemit. Do kuptoja me shume dike qe thote: Trokita te zyra dhe s'mu pergjigj njeri! , sesa dike qe shkruan artikullin duke degjuar tv.

 

E ke ndjekur rastin ti apo ben sikur? Eshte vajtur eshte filmuar pra, eshte situate e deshmuar. Tani te drejten per tu shqetesuar e per te shkruar nuk ia mohon dot njeriut nga Tirana, Korca apo Shkodra. Nuk kemi c'bejme, njerezit qe u bie te trokasin neper zyra nuk shkruajne, po kjo mos do te thote qe ceshtjet duhen gelltitur ne heshtje, meqe nuk shkruajne vete ata qe e pesojne?

Mire qe s'dilni ndonje dite me teorine qe duhet te ankohen vete femijet dhe askush tjeter per kete ceshtje

 Une s'kam çfare te bej sikur. Pyes kur kam pyetje per te bere. Ashtu si duhet te pyesje dhe ti nese s'kuptove ate qe une shkrova. Me fal qe ju prisha rrjedhen e diskutimeve, s'nderhyj me!

Tani Sol & te tjere, une sherbimin s'e kam pare, ju lutem te me shpjegoni ça do te thote kjo?

 

Para pak ditësh, duke ndejtur në shtëpi, më erdhi në vesh njoftimi i një rubrike televizive mbi disa fëmijë të cilët përdoreshin si qen gjahu në fshatrat e Lushnjës.

 

sepse se marr vesh, çfare bejne praktikisht çunat e gjore, a e di njeri

 

 

historia eshte e shkurter, Italia vizitohet nga klube te ndryshme gjuetaresh te huaj, kryesisht italiane, qe natyrisht qe vijne ketej dhe respektojne sezonet e gjahut, qe te mos e demtojne natyren dhe qe sporti i tyre te vijoje te kete terren edhe me vone.

Per arsye te kostos se udhetimit e te ushqimit, gjuetaret italiane preferojne te mos i marrin me vete zagaret e tyre te gjahut. Keshtu, per te trembur gjahun e per ta sjelle ne qitje, vendosin te perdorin femijet e zones. Femijet lehin e bertasin per te trembur zogj e lepuj, e rosa, dhe si shperblim marrin ndonje sendviq, ose ndonje karamele a monedhe njeeuroshe. Por shperblimi me i bukur qe marrin femijet eshte sofizmi trashanik i atyre qe thone qe problemi nuk ekziston, por edhe nese ekziston, faji nuk ka zot, ai eshte strukturor... se as Ramizi...

kush e ma men filmin "gjuetia e funit"?

Nuk ka sarkazem me te modhe po ta menosh!!!!  smiley

 

Ok rrofsh per sqarimin sepse une kete nuk merrje vesh sepse nuk e ka thene askush hapur.

Femijet lehin e bertasin per te trembur zogj e lepuj, e rosa, dhe si shperblim marrin ndonje sendviq, ose ndonje karamele a monedhe njeeuroshe

Siç e tregonin gazetat italiane dukej sikur ishin thjesht çerra qe i shoqeronin, e qe pak a shume benin te njejtet gjera qe do benin femijet e ketyre gjuetareve sikur keta ti kishin marre me vete, pra me shume ai kurioziteti femijror edhe u bridhnin mbrapa.

Ne fakt eshte argument delikat sepse, nga ana tjeter, mund te imagjinoj edhe femijet qe bredhin mbrapa tyre per te marre a ndonje lek a per te pare si jane keta italianet, a se s'kane ça te bejne, sa i detyrojne gjuetaret e sa gjuetaret kane hallins e keta femijet s'po u hiqen qafe e u trembin gjahun, eshte apo s'eshte dinjitoze kjo pune, ça parashikon kodi jone per punen e te miturve, a quhet kjo "pune dinjitoze" apo jo, keto gjera nuk i di e nese njeri mi shpjegon e falenderoj. Por kjo pike mund te jete e diskutueshme.

 

Ajo mbi te cilen duhet te vrasim mendjen nuk eshte kjo ngjarje ne vetvete, por degjenerimi ekonomiko-social nga e cila rrjedh kjo ndodhi.

 Opozita nuk po proteston për varfërinë e paimagjinueshme që është në Shqipëri dhe që i detyron fëmijët të punojnë si qen gjahu..

Cfare duhet te bej me shume opozita? Apo cfare te bej me pare? Kane folur me qindra e me mijra here, por nuk e ka fajin opozita kur ne ate vende nuk ekziston aspak "pergjegjsia". Nuk mban askush pergjegjsi! Nje sistem drejtesie kok e kembe i korruptuar dhe i varur politikisht ku merren vendime nga me te cuditshme dhe me pas justifikohen me "shtetin ligjor".  Ke dike minister dhe nje kryeminister  sot ne Shqiperi qe kane gisht ne vrasjen e femijve ne Gerdec dhe jo vetem qe shperfillin drejtesine, por edhe dalin ne media ku akozojne opoziten per mafioze.

Mundohuni te tregoheni me objektiv me keto shkrime, pasi aspak nuk i sherbeni ketyre femijve duke bere fajtore  te gjithe ne emer te "pa-anashmerise". Sepse kur nuk i dhimbsen femijet e ketij vendi Kryeministrit dhe ministarve eshte paksa hipokrizi te merresh me gjahtaret italiane te cilet pervecse jane me plot kuptimit e fjales KRIMINELE dhe KAFSHE, nuk mund t'jua leme atyre pergjegjsine.

 

 

 

thjesht sa per info per autoren e shkrimit, deri para 1 muaji ka qen kryetare e forumit te gruas ne ps, nuk u fut ne liste dhe tani esht be me blushin. u dorehoq si kryetare, ndryshe nga ajo e fresshit qe ka 3 vjet qe as shkon ne seli dhe vazhdon te rrije ne at post

Jo zemer, nuk eshte bere me blushin, e kam shoqe dhe kolege, besome per kete. Dhe blushi nuk eshte duke bere asgje!

per cfare ka folur me qindra mijera here opozita mo? jo po me miliona here?

Opozita varferine vetem sa e perdor, dhe gjithsesi e perdor shume keq pasi nuk denoncon as fajtore as faje...

pastaj opozita duhet te vendose nese do beje dezhurnin te pallati i dash pezes, apo nese do merret me popullin

Kambanat nuk bihen per shurdhet..!

Lexo se ke nje teme ketu ne peshk per ekonomine dhe nje tjeter per gjyqin e Gerdecit..Ke edhe nje fjalim dje per rrugen e kombit..Nese ti mendon se eshte per qellimime politike, tjeter gje.

Por nese politika nuk merret me femijet qe skllaverohen ne mes te dites (disa si qen e disa si hamall ne fabriken e gerdecit) nuk e kuptoj se per cfare eshte politika? Vetem per te sharre nga motra,nena dhe baballaret?  Apo per te thene se kush eshte femije dobic dhe kush jo?

Vertet qesharake ky muhabet.. Kur flet te thone si vin turp e bene per pike politike, kur nuk flet su vjen turp pse nuk flasin?

Kshu ndodh ku sistemi drejtesor eshte i pa afte dhe tejet i politizuar. A duhej qe prokuroria te arrestonte gjahtaret Italiane si edhe te merrte ne pyetje qe nga familjaret e deri tek policia lokale per kete gje?

 

Po mo po, per keto dhe vetem per keto duhet te flase politika...por duhet te jete konsekuente. Jo keshtu, kur eshte Rama keq i duhet populli, kur eshte mire I VAR TRAPIN dhe shkon ben biznes me Kocon dhe me Fidelin.

Nejse, boll fola per sot, jam i mendimit qe jemi nje popull teresisht apolitik, i qeverisur nga politikane apolitike. E vetmja gje qe mund te diskutohet ne kete vend eshte biznesi dhe siperfaqesia poetike e detajit!

se kuptoj kete llogjike ben biznes me ate apo ben me kete, jo kur eshte keqe kur eshte mire.. Ke dal komplet jashte orbite..  Bie shume ne kundershtim me veten ti, por kam frike se e ben pa qellim te keqe.. D.m.th. se kupton!

Me thjesht akoma.. A duhet te dale para gjyqit Sala me ministrat per shpifje ndaj opozites dhe disa biznesmeneve? Une po them gjyq ku te vendoset drejtesia!

Per shpifje ndaj opozites dhe ndaj biznesmeneve...? Po po, aaah sa me dhemb mua per shpifjen ndaj opozites e biznesmeneve.

Per mua nje pjese e mire (jo te tere) e politikaneve te opozites e pozites duhet te shkojne ne gjyq per pasurim ne kurriz te te varferve. Po ashtu nje pjese e mire e biznesmeneve duhet te shkojne ne gjyq per te njejten gje. Dhe te denohen vetem me shpronesim te prones qe kane fituar ne menyre te paligjshme, si dhe me peshtyrje publike nga ana e te gjithe atyre qe u kane prishur te ardhmen, te tashmen e te kaluaren!

Dhe une, o Liqen, nuk e shaj Ramen per t'u dukur i paanshem! E shaj sepse jam i majte! Rama per mua eshte nje e mire e madhe e kapitalizmit albanezo-mafiozo-punist qe ndertuan keto kohe berisha - nano e skotat e tyre.

 

 Cfare duhet bere ne kushtet kur pozita ofron "mirakellin" dhe opozita perdor varferine?

imagjinoj nje nisem per reagim qytetar, per nje aksion civil per mbrojtjen e te drejtave te femijeve. Edhe sikur nismetaret te kene besushmerine e nevojshme, kam frike se askush nuk do te luaj b..en per te protestuar. As edhe ata qe nuk  arrijne tu japin femijeve nje femijeri me mireqenie normale.

Kur shikoj sesi arsyetojne njerzia, sesi njeri ja hedh fajin pushtetit vendor, tjetri qeverise, dikush shoqerise civile, tjetri prinderve , nje tjeter e quan normal shfrytezimin e femijeve ..pra konsesusi nuk arrihet per shkak te konceptimeve dhe qendrimeve diverse.

Po ne praktike, imagjino c behet kur jane ne mes edhe interesat, rreziqet qe vijne per vendin e punes, mungesa e sensibilizimit, heshtja sepse prishet imazhi qeverise qe e kemi xhan, mungesa e kultures per ta pare shfrytezimin e femijeve si shkelje te te drejtave  dhe gjymtym i te se ardhmes se tyre, apatia, pasiviteti, verberia, nenshtrimi...

Imagine the people

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).