SKENDERBEU POLISEMIK

Debati për librin e Schmitt-it në mediat deri më tash nuk ka pasur të bëjë shumë me historinë si degë e dijes; por vetëm me historinë si minierë për mitet dhe ideologjinë kombëtare të shqiptarëve. Vetë Schmitt-i është historian, por përfundimet, interpretimet dhe hipotezat e tij mund të shërbejnë për ta revizionuar ideologjinë kombëtare, ose atë [...]

4 Komente

Nje dite, kisha dale per nje shetitje buze lumit dhe, papritur, shoh nje shok te hershem te femijerise. U gezova shume. Gjithmone kisha pasur respekt per Mevlanin, nje njeri i mire dhe i urte.

U ndalem dhe u pershendetem me plot mall, kujtuam shoke te tjere, ca te martuar e te mbytur ne halle, e ca te tjere qe nuk iu gjendej nami e nishani.

Ne nje cast, Mevlani me pyeti : Stefanaq, me se merresh tani, c'pune ben ?

Atehere, duke kthyer koken majtas-djathtas per t'u siguruar qe nuk po na pergjonin, i thashe :

"Jam Skenderbelog, studioj Skenderbeun. Nga te gjitha anet dhe kendveshtrimet. Kur hyj ne shtepi, ha nje molle skenderbegase dhe pastaj i futem punes. Tre ore, kater, pese... derisa te vije Donika dhe te me therrase per buke. Nje sallate skenderbegase, nje supe kastriotase, dhe pastaj dy copa te mira mishi gjoniane. Pastaj shtrihem ne divan dhe fle pak. Me te me zene gjumi, ulem kembekryq me Skenderbeun dhe nderroj dy fjale. Bisedime koke me koke, te tjeret i nxjerrim jashte. Skenderbeu me pyet si i kam femijet, Gjergj I, Gjergj II, dhe Gjergjin III. Pastaj une e pyes nese i ka mbushur hambaret me drithe per dimer apo jo. Dhe se ne pranvere do t'ia mesyje Sulltan Murati, dora vete. Ai ferkon pak mjekren e gjate dhe me thote : Mos u merzit Stefanaq, Skenderbeut nuk ia ha qeni shkopin, do t'ia dale dhe kesaj rradhe. Pas dy oresh ngrihem. Donika me sjell nje gote konjak skenderbeg dhe e pi me nje gllenjke. Pastaj iu futem studimeve. Ne darke mberrijne Vrana dhe Gjorgu, fqinje pallati, dhe bisedojme per taktikat e Skenderbeut. Keshtu Mevlan, ndihem mire, jam ne kulmin e fuqive te mira mendore."

Mevlani me degjonte me vemendje. E sigurte, duhet t'i kisha bere shume pershtypje. Me thote : e kam ditur gjithnje qe ti do te beheshe dikushi ne jete, ke qene gjithmone i dhjetave. Une jam bere farketar, shton ai. Oh sa mire ! kerceva une nga ngazellimi, a nuk me mbath kalin dhe nisemi per Kruje ? Dhe ne keto fjale, ia kisha ngulur syte Mevlanit qe me veshtronte me nje sy te dyshimte. C'ke, Mevlan ? Jemi apo s'jemi shoke ? Te nisemi, vella. Po, me thote Mevlani, vella te kam por u bene dy muaj qe e kam shitur farken. Ti e di, hallet, femijet...

Mevlan ! thirra une, a don ti me i luftu Turqit ? Po besa boll, ma priti Mevlani, por halli qe s'po shoh asnje rrotull. Aty e mora vesh qe Mevlani kishte lajthitur dhe nuk e kishte mendjen te me ndihmonte.

U skenderbegosem (dmth i dhame pallen njeri-tjetrit) dhe u ndame.

Kur u futa ne shtepi, gjej Mamicen me gjithe bebe, Gjonin XIV. He moj bije, si je, si eshte Gjoni ? Mire baba, me thote, por burri me ndau. E kam tmerr te degjoj kesi muhabetesh, njerezit duhet te jene pak idealiste dhe te mos merren vetem me halle shtepiake, jo burri e jo bebja, jo vjehrra e jo kunati. Njerezimi ka nevoje per nje shkundje te forte. T'iu futemi studimeve dhe ta shoshisim mire ceshtjen e Skenderbeut. E ardhmja jone varet nga kjo. Ne themelet e trojeve tona do te luhet ardhmeria e planetit.

Po shkoj tani, dua te mbaroj kumtesen qe kam ne dore : "Skenderbeu dhe Japonia e shekullit XV". Kam gjetur ca materiale ku thuhet se Gjergji yne gezonte dhe titullin Samuraj, dhe japonezet e therrisnin Skender-san. Do t'ju njoftoj kur ta mbaroj.

Mirupafshim trima, ju skenderbegos te gjitheve.

Tani qe qenkan hap prap dyert e kesaj teme, po e ripropozoj kete shkrimin e Kondrapedalit per artikull me vete. smiley

Tregojne se nje bashkesi diku, dikur, i falej nje idhulli te cilin e kishin vendosur ne nje piedestal aty,  bash ne sheshit kryesor dhe ne cdo pervjetor  organizonin ceremoni per nderimin e tij. Por nje dite aty pari kaloi  nje studjues i huaj i cili kishte degjuar dhe ishte  mahnitur nga ky idhull. Studjuesi e  kishte per zemer zberthimin e domethenies se idhujve dhe ne bisede me anetaret me  mendjeholle te fisit,  hodhi disa ide te cuditshme te cilat permblidheshin ne termin "idhulli polisemik"

1.Idhulli -tha studjuesi -syte i ka blu ndresa nje pjese e bashkesise jane syzinj.Nuk e kuptoj se si pjesa e syzinjve i falet nje idhulli syblu?

2.Hunda e idhullit ka permasa pak mbi mesataren e hundes se zakonshme dhe kjo duhet pare: sepse ka rrezik qe hundemedhenjte e fisit ta perdorin kete fakt si tregues te epersise karshi pjese hundevogel te fisit.

3.Emblema ne mburojen e idhullit eshte nje shqend  me dy koka.Kjo shpjegohet me rolin  e dyfishte te idhullit dikur: Njera koke simbolizon shtypjen e te pabindurve brenda fisit ndersa tjetra ishte kunder fiseve grabitqare qe lakmonin tokat tuaja.

4.Shpata e idhullit eshte marke veneciane ndersa perkrenorja ka simbole pagane. Ju kujt i falenismileyhpates apo simbolit pagan?

5. Shikoni me kujdes   idhullin: ne njeren dore mban shpaten ndersa ne tjetren topuzin. Kjo nenkupton mesazhin :me shpate priten kokat e kundershtareve  kurse me topuz qellohen kokat e pabindura. Beni nje bilanc per kokat e prera dhe ato te goditura dhe do kuptoni se sa keq ka ndikuar idhulli ne historine tuaj.

Pastaj studjuesi i cuditshem vazhdoi me pese pika te tjera  qe zberthenin nenkuptimet e pese pikave te para.

Kaq u desh.Idhulli perbashkues papritur u be molla e sherrit. Plasi debati dhe zenkat mes anaterave mendjeholleve te fisit.Dikush propozoi te zvogelonin hunden e idhullit.Dikush hodhi mendimin qe idhullin ta benin syzi si shumica e fisit.Por syblunjte kercyen perpjete duke equajtur kete revansh ndaj tyre.

Dikush tjeter hodhi idene e cmontimit te idhullit dhe rindertimin e tij me argjil, pa detajuar tiparet, si nje shenje konsesusi dhe pamundesie interpretimi nga rrymat brenda bashkesise. Debati vazhdonte i ndezur ndersa studjuesi, duke nuhatur se idhulli mund te mos gjendej me aty, beri nje foto per ta patur si deshmi te kontributit te tij ne clirimin e fisit nga diktatura e idhullit..

Ne qofte se ky liber i z. Schmitt, i vjen publikut per njohen e mitit, per vlersimin qe duhet ti bej Shqiptari figures se Skenderbeut si mit, ka gabuar qe ne nisje.

Gjergj Kastrioti nuk eshte mit,eshte nje hero si gjithe herojt, mit per ne eshte Hamza Kastrioti.

Hamzaja eshte ideali i Shqiptarit, nuk merret vesht se perse don te luftoj( edhe pse nuk ka bere asnje betej) , arma e tij me e fuqishme eshte shamija ne maje te shtizes, qe tregon se nga fryn era, pjesmarres ne te gjitha festat fetare, kur bie fjala per te ngrene eshte i pari, jeton nen emocione te forta, sepse nuk e din me ke do jete neser, ndihet i lodhur edhe pse ska punuar kurre, kur  largohej nga Skenderbeun e bente ne emer te popullit, eshe kur bashkohej , po ne emer te popullit, ishte i merzitur nga populli se nuk i kuptonin idet e tij, ngaqe nuk kishte ide.

Hamza Kastrioti ka qene , eshte, dhe do jete, MITI yne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).