Skënderbeu, ky titan.

. Mendime (pse jo edhe përsihatje)

. pas leximit të « Një sendërgjim njëqindvjeçar » të A. Klosit.

.

.

. I përkas një brezi – pikërisht ai i A. Klosit, përfytyrimi i hershëm i të cilit është ndërtuar mbi një varg figurash dhe ikonash laike. Nëse rregjimi i asokohe – ose pushteti popullor sikundër quhej, kish mundur të zbriste mbretërit nga froni dhe shenjtorët nga qielli, ai kish

17 Komente

Ja edhe fraza e fundit (që i ka shpëtuar automatit Peshku):

I njejti i rritur që sheh shënjtoren tek Zhanë d'Arka, heroin tek Uliksi apo titanin tek Prometeu...

Shume shkrim i dobet. Fjali te serzgjatura e te sterzbukuruara pa ndonje esence ne permbajtje.

Kur flitet per histori, nuk ka pse te behet letersi. I duhet lene kjo pune kompetenteve te flasin me fakte dhe nese edhe ju jeni kompetent te flisni me metodologjine e asaj shkence.

Nese doni te beni letersi, athere eshte pune tjeter. Ka tema plot.

 

 

Xixe, burimet e vizionit te Skenderbeut duhet te na kene mbrritur nga prifterinj trushkulur tip Dhimiter Frengu qe me 'nisjativen' e vet i kish derguar Mehmet Fatihut birit te Jelles, nje ultimatum qe linte Islamin e ti bashkohej krishterimit.smiley

Me burime te tilla nuk mund te behet shume. Sidoqofte, ambicja e 'singnor Scanderbegio' paskesh qene aq e madhe sa pasardhesit e tij i kane vene nje kurore ne perkrenare me nenshkrimin "Imperator, Benedictam Te". Ne fakt po ta mendosh, Bizanti kish pothuar marre fund..keshtu qe Skenderi se pat per gje te pervetosonte shenjen perandorake bizantine per vete. Ndoshta kish nderment vertet te behej IMPERATOR.

Xixa ! Do te duhet te te lexosh me shume  vemendje sepse e ke ngjeshur shume me shprehje LETRARE duke u futur ne shume linja.. Per nje gje jam i sigurte dhe Ju e keni prekur . Ky lloj Shmidi nga do qe te jete NUK ka PRURE asnjegje te RE ne historine e Skenderbeut dhe Mitin e drejte te Shqiptareve per te ...si filosofia baze e mosasimilimit nga pushtues shekullore. QENDRESA. Me hile ,me fermane ,me prita ,me pabesi me burrni ,me mercenarizem, me luftra me te pabindurt , me gjakmarrje apo cfare te doje e bardha zemer ,me gjithshka qe ka mundur populli MBIJETOI .Dhe ne nje cast te ndritur te Historise se tij u cfaq SKENDERBEU qe jo vetem tregoi se Populli jeton por mundet edhe te jetoje me vete i pavarur . C'ka ketu te re nga Zylo-Klosi . Sado me kulture qe je shprehur une them perkthimin e studimit te X-Shmitit botojeni ne forme Tazibaoje me titull Nje Akademi per KLOSET!

Mirë dhe drejt e ke o Xixë, po "homus obamicus" shqiptar ka edhe ai "vizione" si të Skënderbeut. Vizion+, TvKlan, TopKanal bashkë me "zanat" veline që dalin nëpër këto vizione. Skënderbeu në fjalë i historisë, trajtohet si "telenovelë që e kemi parë njëherë". 

Nderime. smiley

p.s Për Shën Gjergjin, nuk e di nëse je marrë me figurën e tij. Si psh si ka mundësi që atë festë e kanë dhe myslymanët shqiptarë? A ka ndonjë lidhje me Skënderbeun? Thonë që është festë e vjetër pagane, ilire. Sinjalizonte ardhjen e pranverës dhe vriste gjarpërin e dim(it)rit. Ortodoksia pati "vizionin" dhe ajo, ta shndërronte në shenjtor, me ushtë, me ikona e me ligje. Si shpjegohet psh që për pashkë festa e Gjergjit lëviz kur bie afër festës së ngjalljes?

Po a mundet të bësh histori me të tilla legjenda si e Skënderbeut, ô Idris?

Kur të gjithë biografët e tij - që nga më i vjetri deri në më të freskëtin - nuk janë në gjendje të gjejnë në ç'vit ka lerë burri? Edhe sikur të shfletojnë të gjitha fondet sekrete të Vatikanit, të Athinës, të Ankarasë dhe të Beogradit se bashku?

Kur, pasi ke bërë shumën e të vrarëve arbër në fushën e betejës, përgjatë 25 vjetësh, ata të dalim më shumë se e gjithë popullsia e vendit?

A i ke lexuar monografitë e F.S. Nolit mbi të? atë të 1921, të 1949 - bile edhe tezën e tij të doktoratës në Boston Mas? Të duken si histori të mirëfillta? A kujton se ishte budalla Noli kur shkruante të tilla "vepra historike"? Aspak. Së pari ai ishte patriot i çështjes, së dyti shkrimtar (dhe mê tej edhe peshkop) - dhe së fundi historian. E pra, ai zgjodhi jo pa qëllim zhanrin 1/2 histori 1/2 letërsi, vetëm e vetëm pêr tê kapërcyer këtë vështirësi të mitit Skënderbe. Dhe them me plot gojën se ja ka arritur qëllimit. Sikundër them se vepra të tjera si ajo e Schmittit dështojnë ende pa u shkruar. Pasi nuk arrijnë të sjellin asgjë të re - ose pothuaj asgjë, krahasimisht dijeve dhe bindjeve tona.

Ky është qëllimi i këtij shkrimi, që ai beu i Stambollit - i dalë nga oasisi i Anadollit- e mer për histori. Gjynah që ju ndalën këmbët pranë këtij shkrimi dhe jo andej nga Bar Peshku. Aty të paktën do t'i kish futur ndonjë dopjo për të forcuar vështrimin.

Respekt Xixa!

Ndoshta Klosi do të bënte mirë të lexonte dhe në gjuhë të tjera përveç se gjermanishtes... sepse, edhe me aq italisht sa mund të dijë çdokush (vetëm duke lexuar gazetat shqiptare) do t'i tërhiqte vëmëndjen që ndokush pak më i pjekur se 34 vjeçari Shmit, ka thënë: «Skanderbeg, atleta di Cristo» ... dhe nuk besoj se e ka cilësuar të tillë sepse i dërgonte dhurata ose sepse i përkthente biblën në shqip.

Xixa, shikoje dhe këtë...

Vertet qe shkrimi eshte pak i ngateruar artistikisht. Por mendoj se gjithe zhurma per Skenderbeu e bere ditet e fundit eshte vazhdim i zhurmave te meparshme per , Mozaikun tek Muzeu Komebtar, LNCL, zhurma Qose Kadare, Zhurma e historise se Letersise Shqipe, etj etj qe permbildhen te tera ne zhurmen e madhe te Hisorine e Shqiperise. Dhe autori e sjell aryen per kete zhurme te pergjitheshme kur thote:

 Pa shkuar më thellë në analizën e periodës historike, të strukturave dhe të aktorëve – një përpjekje ndoshta po aq voluminoze sa edhe monografia e Schmittit, po i rikthehem asaj shprehjes fatlume të Klosit « ideologjia nacionaliste-komuniste » , të shëndrruar sot në një markë fabrike, në një stampë cilësie që të siguron mbi vlerat e « mallit » dhe mbi ndershmërinë e prodhuesit. ...... .

Dhe mendoj se autori e ka dhene pergjigjen pikerisht me poshte

 

Për fat të keq të Klosit, të gjitha trajtimet e historisë të lashtë dhe të mesjetës të viseve shqiptare të ndërmarra nga shqiptarët ngjasin mes tyre ; në të njejtën mënyrë që një pikë uji ngjan me një pikë tjetër uji, pavarësisht faktit që e para vjen nga burimi nacional-komunist dhe e dyta rrjedh nga gurra nacionaliste antikomuniste.

 "Komunizem" tregon nje lloj sistem politke qe eshte ndryshe nga sistemi antikomunsit. Por ne qofte se te dy sistemet kishin ne thelb fjalen "nacionale" atehere historia e shkrojtur nga te dy sistemet do te ngjajne si pikat e ujit pavarsisht se nga cfare burimi sistemi politik vijne ato. Ne rast se do te ishte nje sistem antinacional ( antikombetar) atehere ceshtja eshte ndryshe. Do te kishm dy  histori te ndryshme si nata me diten. 

Keta te rinjte qe duan te ndryshojne  historine e shkruar nga sistemi nacional komunist  nese kane vertet pikereshit kete deshire nisur nga fakti  sepse historia e sotme eshte shkrojtur ne sistem politk te ndryshem nga ai i sotmi atehere  rezultati duhet te jete e njeta  Ne te dy rastet do te kishim nje  Histori nacionale shqiptare.  Cdo ndryshim   ne hisori i do te vinte ne pikpyetje misionin e verte e ketyre revizionuesve. Sespe ndryshimi do te kerkonte ndryshimin e temrit "nacional"  tek termi "antinacional" dhe atehere ceshtja ndryshon

Pra me pak fjale sa bejme kaq zhurme per Skenderbeun sot,  Mozaikun dje, letersine pardje, letersine nje jave me pare  ekshtu me radhe per 20 vjetet e fundit , le te shtojme pyetjen

Nese komunizmi ishte nje sistem nacional  apo nje sistem antinacional. 

Pergjigjja e kesaj pyetje do te sillte pergjigjet per tere zhurmat e tjere 

oasis,

Nje gje ta dine mire gjithe te perdellyerit e Turqerise: kur nuk e zhbene vetedijen kolektive te popullsise qe sot quhet shqiptare (pra shqipatrizmen si nocion jo detyrimisht semantik) per peseqind vjet, kur kishin edhe gurin edhe arren ne dore, sot as me Kloser, as me te tjere qe fare mire dihet kush jane, nuk kane per t'ia arritur dot!

 

Nje gje nuk e kam marre vesh une :

 

Pse behet gjithe kjo zhurme mbi menyren si u mor Kruja ? C'rendesi ka nese iu hyri Turqve me rradhe si Jacky Chan apo ia hodhi atij koketulit turk ?

 

Pse e kemi kaq te veshtire te pranojme qe dredhia ne luften tende per çlirim kombetar nuk eshte aspak turp ? Mendojme ne se o do te fitojme ne mbare boten me duele burrerore o te zhdukemi ? Po jo bre kaçatorra jo, keto duelet lerini per koherat romaneske, me Evariste Galois e me ate tjatrin, Pushkin lumemadhin.

 

Skenderbeu ia hodhi turkut, me nje ferman te rreme gjoja te vulosur nga Sulltani. Shume bukur. Madje ky variant me pelqen shume me teper. Qe do te thote qe Gjergji yne ishte dhe i zgjuar, dhe ka kursyer kushedi sa qindra jete arberish ate dite po te ishte dashur t'i futej palles.

 

Any objections ?

Nuk është te mënyra o XYZ po tek termi çlirimi i Krujës.

Shiko ça xhonglimi bën Kosi: Meqë e mori me ferman të rremë, do të thotë që nuk e çliroi.

Po çliroi quhet, edhe kjo puna e fermanit. Sepse, me sa di une, Gjergji yne me trimat e tij, pasi u fut ne keshtjelle, iu hyri vendçe atyre turqve qe ishin brenda, dhe pasi e pastroi vendin mire e mire, thirri popullin dhe iu tha :

"ecni çuna e goca, futuni poshte ne disko se ska kembe turku ska. Madje qerova dhe ca palaço nga te vendit qe ngado ku shkojne, vetem te ngacmojne çika dine. Ecni tani, kapuni dore per dore e te hudhim nje valle popullorçe, pak me vone ia shtrojme teknos".

Sa bisede boshe kjo puna a e çliroi apo s'e çliroi. Puna eshte qe u desh te vije Gjergji pa qe Arberve t'iu rikthehet dinjiteti. Kaq, ske pse kerkon me gjate. Gerr-verr kot me kot. 

Te gjithe e dine qe Kruja u rrethua 3 here, u luftua aty, e donte turku ta merrte prape. me 150 000 jenicere vinte... nuk e mori dot sa ishte Skenderbeu gjalle. Pra, Kruja ishte e lire(liri/lirim/c-lirim). Kush ka veshtiresi ta kuptoje kete????????

Doni te diskutoni terma kot me kot. Se aty mbahet historia, te termat. Po qe ky autori i artikullit nuk ja ka idene historise? Po gafat qe ka bere aty siper... Apo ashtu e dini dhe ju historine, si telefon i prishur...

Termi "clirim" paska rendesi, pa se ca thua, nuk ka rendesi fare.

Ja fusni ko(s'e keni lexuar fare artikullin)t!

Zotrules, për kë artikull e ke fjalën ti? Për të Klosit apo të Xixës? Sepse mashtrimin që ju bëhej kalamajve të kopshtit që Skënderbeu e çliroi Krujën, e bëri Klosi (sipas tij, Shmiti kishte zbuluar që Skënderbeu nuk kishte luftuar, por e kishte marrë Krujën me fermanin fallso smiley ... që çudi se si Klosi, që e mbajnë për studiues të zotin, të mos ta kishte dëgjuar më parë... Kështu është kur nuk lexon historinë e komunistëve smiley

Kjo puna e fermanit eshte shume argument anemik... biles do t'thoja se fshihen tendenca cinizmi patetik mbrapa ktij argumenti... jo per gje por nuk llogjike ne asnje kod luftarak ne bote qe thot se marrja e nje keshtjelle ose qyteti me ferman te rreme, ose ne menyre dinake, nuk duhet festuar si clirim... por duhet gjasme pagezuar me nje term tjeter negative, tip, mashtrim. A nuk ka qene Sun Tzu ktu e 2500 vjet qe ka shkruajtur tek Arti i Luftes se "All warfare is based on deception"? Apo nuk ishte Homeri qe shkruajti per Kalin e Trojes? Ose Makiaveli qe shkruante ne te njejten kohe me Skenderbeun, se nje prijes i mire mund te jete luan e te thyej ujqrit, por po s'qe dhelper t'u shpetoj kurtheve s'e ka te gjate.

Shume i mire ky artikulli i sjellur. Ndoshta disi i ngarkuar, por nga ana tjeter edhe stili i ngarkuar ilustron natyren e ceshtjes... dmth vete legjenda e Skenderbeut eshte teper e nderlikuar per te ardhur nje i huaj ktu e te thot, ej kshtu kshtu, shih si eshte puna e ktij Skenderbeut, sepse une kam lexuar per kete Owain Glyndwr te Wales-it edhe e di mire kete pune... lexoni kete tezen time, te perkthyer prej ktij Klosit, edhe do ta kuptoni si qendron muhabeti.

Them se ne, si shqiptare, do te benim mire t'i shihnim me dyshim te dyfishte kto mundimet e te huajve per te "na ndritur", dhe nqs ka arsye per ti perkthyer, te jete per ti kritikuar e jo per t'u intoksikuar ne ato qe gatuhen. Tip Edward Said-izem shqiptar.

adios, peshkupauje.

ruy5trvuytfbiuy,

Me e pas dit se aroma e drandafillit t'ernave të paskish rane kaq rand n'kok, vallahile..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).