SILUETE

Normal 0 MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";}

I.

Ky diell përtac që shkon të flerë

atë çka dogji,

mashtrueshëm e lëpin...

Mbi minaret dhe kryqet

rrëshket ngadalë,

ngadalë zvarritet, zvarritet pa pushim

para se muzgu nën zotërim

krejt tokën të marrë.

Pemët rrëshkasin

mbi barin e përgjumur

gjithë lagështi.

Dyert po mbyllin

të gjitha foletë një e nga një..

II.

Po ja nga turmë e murrme

përballë del ai

dhe shëtit me ngadalë

gjithmonë në qetësi,

veshur me një pallto

të zezë, të gjatë...

Nga pas e ndjekin kinezja

e tij

dhe qeni

i tij…

Kinezja mban në kokë

një kasketë ngjyrë gri

ndërsa qeni i madh

është pis i zi.

III.

E ngrohtë qëlloi

kjo ditë e vjeshtës së vonë...

Si ashkël më merr rrjedha,

të rrezistoj nuk mundem

Njerëzit më afrohen

me shumë fytyra

që si letra bixhozi

hapur i mbajnë nëpër duar.

« Zgjidh një » më thonë

« atë që të pëlqen më shumë »...

Unë zgjedh fytyren time

me zgjedhje të detyruar

pas orës së dymbëdhjetë

të ditës së gjatë të punës,

mbërthyer

në kornizën e xhamit të derës,

të subëay-t që do më abortojë

së shpejti.

« Ta zhubros » mendoj

« dhe ta hedh nga dritarja ? »

IV

Përse e ngjit ashtu vështrimin

në fytyrën time të xhamtë ?

Është krejt e kotë...

Nuk e kupton që sferat

janë të ndryshme ?

dhe ne rrotullohemi brenda tyre

si hamsteri i vogël

në rrotën e tij burg-lodër

me të cilën kujton se luan.

Mos më shiko.

Jetojmë brenda rrotave

që burgosur i mbajnë

gishtërinjtë tanë të lodhur.

Rrathët si vathët e syve

monedhat paguese të dëshirave

të kësaj bote rruzullmbyllur.

V

Bën vapë.

Buzët e mëdha zinxhiri hap...

Ky diell budalla

me kohë ka perënduar

dhe bebëzat e mia

brenda tij tashmë janë shuar.

Vjen ora kur nga turma

shkëputet ai

me pallton e gjatë...

i qetë e me ngadalë

me kinezen ngjyrë gri

dhe qenin e tij të zi.

3 Komente

Poezia eshte mjaft e mire. Dhe per kete nuk kam kurrfare dyshimi. E vetmja gje qe do te doja te dija eshte sesi ka lindur kjo poezi ? Ka ndodhur diçka qe te ka ngjallur kete ndjenje, por kam pershtypjen se ndjenja e paraqitur ne kete poezi nuk eshte e plote, sikur ke ruajtur dicka per vete, sikur je treguar ca doreshtrenguar.

Gjithsesi, poezi e bukur.

Imazh i natyres; imazh i dikujt; imazh i hipokrizise; imazh i iluzionit... Nje fryme qetesie pershkon te gjitha pjeset, por nuk eshte qetesi pozitive. Me pelqen shume, por edhe s'me pelqen smiley

Ju falendroj per komentet antirrote dhe Aria.

Ju pershendes qe te dyve smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).