Si ndikoi kriza financiare në ekonominë kineze?!!!

Si ndikoi kriza financiare në ekonominë kineze?!!!Derisa këtyre ditëve të gjithë janë të fokusuar ndaj zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kriza ekonomike që kaploi gjithë botën si duket nuk dëshiron të dëgjon për Obama apo McCain. Thuajse çdo ditë jam i implikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me lajme nga ekonomia, ndërsa vëmendjen ma tërhoqi veçanërisht fakti i ndikimit të krizës financiare në ekonomitë e dy shteteve me rritje më të madhe në botë.

Bëhet fjalë për ekonominë kineze, e cila gjatë muajit tetor ka pësuar një ulje të ndjeshme të rritjes. Sipas të dhënave të fundit, prodhuesit kinez gjatë këtij muaji kanë pranuar numër më të vogël të kërkesave nga jashtë, pasiqë ekonomitë e tregjeve më të mëdha ku eksportohet malli kinez kanë pësuar recesion. Në bazë të këtyre të dhënave, pritet që për së pari herë pas gjashtë viteve, Kina të realizon rritje njëshifrore. Bruto Prodhimi Kombëtar (GDP) i shtetit me popullsi më të madhe në botë ka shënuar rritje prej 9 përqind në kaurtalin e tretë të këtij viti, që është për 3 përqind më pak në krahasim me një vit më parë.

Gjithashtu, edhe banka qendrore e Indisë ka paralajmëruar se do të ulë normat kamatore me qëllim të përshpejtimit të rritjes ekonomike.

Çfarë ndikimi kanë zgjedhjet në SHBA me krizën financiare botërore? Apo tani ka ardhur koha që Kina të lajë borxhet kur paralajmërohej se rritja kaq rapide e ekonomisë së saj do të ndikonte negativisht në plan afatgjatë?!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).