Si kolapsoi gjuha shqipe

Shkëputur nga ” Gjuha albaneze”, 23 janar 2023
Si kolapsoi gjuha shqipe
Ndodhi aty, nga vitet 90 e vazhdoi edhe në New Century. Në shqip filluan të inseroheshin fjalë të reja. Në fillim i pamë me difidencë e me shaka, i mbanim larg por ato maledetë ishin virus terribel. Na invaziuan sa hap e [...]

16 Komente

Shume i bukur. Duket si nje e ardhme imagjinare distopike, por ne fakt, nese vazhdohet ne rrugen qe kemi nisur, mund te jete nje makth i kthyer ne realitet.

Me duke e paevitueshem. E ndoshta eshte teper vone. Duam polici gjuhesore, duam gjykates

Des, me pelqen ironia jote... ose autoironia!

Nje korrigjim: smiley

U gjendëm vetëm, komplet të braktisur - eshte shume shqip...

U gjendem da soli, komplet te abandonuar. 

Fjala "abandonuar" ka hyre gjeresisht ne zhargonin gazetaresk! 

Me fal, s'te korrigjoj mo! smiley

Ah...gjes. S'ma merrte mendja ne fakt te kishin ecur kaq para..., dmth, kete se kesha degjuar kurre, "abandonuar", mah...e shkrujne neper gazeta/ e shqipojne neper radio/tv?

Me sa me thane, Cen, ne shqip u quajtkan bime sukulente. Une, kur i kam has neper dokumentare, me thene te drejten i kam quajtur thjesht kaktuse, megjithate, do interesohem prape.

 Ndonse artikulli ishte shkruar me nota humori, mendoj se gjuha jone ka pesuar caze transformim nga importimi i fjaleve te huaja. 

Ne fillim e pame me difidence! smiley

Hahahaha!

5 pike, hallall!

Tani, ne mund ta qesendisim sa te duam kete prirje (trend smiley ), por ama ti japim gjuhes shqipe ate qe i takon!

Eshte nje nga gjuhet me te zhdervjellta ne bote! Eshte nje nga gjuhet me mekanizma qe i punojne si sahat! E merr nje fjale te huaj, dhe e ben te veten me te gjitha! I jep gjinine qe i vete per shtat gjuhes vete, i jep prapashtesat qe do, e zgjedhon sipas mekanizmave te saj te celikta!

Kete mund ta beje nje rob pa shkolle, ose nje rob i shkolluar deri sa i kane pelcit syte, dhe prape, te dy keta njerez, instiktivisht, e kane natyralizuar (abzorbuar smiley ) nje fjale te huaj ne menyre gati identike! Pavaresisht nga niveli i arsimimit!

Pse? Sepse gjuha jone eshte ngjale, mer ngjale! smiley

 

E c'na u dogj shpirti per ca ngjala Janine. Kur do mbaroje kjo e shkrete lufte!

proponoj:

aBsorbim = perthithje

aDsorbim = mbivenie, mbiveshje (???)

Fjale e madhe shqipe: Pervetim (= mataboliizim) --> kjo do shkonte shume me rastin e absorbimit me nolt, mroklle.

perfitoj nga rasti te rikujtonj kroniken e pavdekshme me gur: pasi moren kuximin te zevendesojne fjalen e bukur shqipe ajror me avion, tani po perdorin "nendetese" per fjalen e bukur shqipe "kredharak"...  smiley 

merhaba!  smiley

Peqe Efendem! smiley

Pervetim per metabolizim?

Ka ngjitur kjo si fjale Emo?

E kam fjalen, perjashta Librit te Biologjise apo Anatomise!

Per te tjerat dakort jam!

te thuash qe pervetim=metabolizim do te thote te mos dish kuptimin e asnjeres prej ketyre fjaleve (qe nuk eshte kurrsesi i njejti)

Se ç'dreqin japin ca programe kuzhine keto kanalet shqipetare ene une, si kuzhiniere e mbaruar qe jam, i ndjek nganjehere. Pak per te thene 60% e kohes me kalon duke uleritur para televizorit demek duke ju korigjuar huazimet italiane dhe franceze.

Shampinjona

Krepa

...

 

Une gjithmone kam urryer "sponsor gjeneral" qe vjen nga "general sponsor" qe ska piken e lidhjes me shqipen, dhe "do ju mbajme ne korent"... teper teper komike ne shqip.

Keto kohet e fundit ka filluar te futet shume fjala "inseroj" ne te foluren e gazetareve, te "modernizuarve" dhe drejtueseve te emisioneve televizive.

Duhet t'ia inseroj nje te fikme televizorit sa nuk m'i kane inseru keto fjale te mallkuara te huaja edhe mua....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).