shtatë ditë shi

_________
Djersa e fushës avullon nën mundin tim
Bishtalecat e shiut i përkunden nëpër shpinë
Unë jam Njeriu që përdhunon tokën
Dhe farën e shpërndaj në shtatë kontinente.
  
Në gji të fushës së butë, plug i shtaznisë time
Klithma e saj e gurtë, kokëhekurin ma zbut
Rolet tona orë e çast shkëmbehen
Gojët nofullrëna kërkojnë të ushqehen
Prej nesh e me ne
Fusha ime e [...]

7 Komente

mrekulli o njeri. as always.

ore, me duket mua apo keto poezite e tua jane gjithnje kaq te sakta, ngado qe t`i vertisesh, ne kuptimin e mases se ndjenjes, ritmit, imazhit, te pathenes, po aq sa e sakte eshte ne llogaritje ajo dhoma e tortures, ne te cilen s`mund te rrish as ne kembe, as ulur, as shtrire. (as nuk rroj, as nuk vdes...)

s`e di c`desha me thane tamam, po e thash njifaresoj.

kane nje gje si prej panic disorder keto poezite e tua gjarperushe. 5 *

fh, te pershendes me kete, mendova se mund te te pelqente. Dhe me pelqen menyra se si e ke perdorur ti vargjet e Poradecit, krejt ndryshe nga ai, po flene shume bukur me poezine tende dhe percojne nje ndjesi trishtimi, por pa mall brenda. "Faji" i iluzionizmit tend qe na zbulon ne te tjereve depresionizmin tone.


E mora shoqezen perkrah

E mora shoqezën përkrah,

E matmë rrugën ca-nga-ca, Sikur na ndillte larg diçka.   Pa zu dita perëndoj, Pa zu nata na mbuloj, Pa zura shoqen ta pushtoj.   Përse buçet liqer i qet! Liqer, ti ç'thua ndaj buçet! Ç'far' pe, liqer, mi zall të shkretë?   E çasin kur e sjell nër mend, Kur sjell nër mend, ah! atë vend, As rroj as vdes, po jam pa mend. p.s. s'e di pse del keshtu kjo poezia, po nejse...

falemnderit robs,

tek kto vjersha po i vertitesha muhabetit se sa dashurisht shkaterrojme dhe sa shkaterrueshem dashurojme.. Mbase ia dal me mire here tjeter smiley

keshtu faqeskuqur si jam prej turpit, vij te them se vjersha 2 iu bashkangjit shume mire dickaje budisto-gjermane qe kam qene duke lexuar, gjithashtu, kjo me erdhi personale (por me bukur se fjalet e mia smiley ):

Kjo javë e gjatë trembëdhjetë netë Dhe vetëm një ditë sypadritë kjo javë Trazomë herë pas here në këtë zjarr të avashtë Në këtë ferr cfilitës më jep një valë.

shkaterrueshem dashurojme

 

Dashuria eshte nje koncept aq fluid sa nuk lejon emertime aq te ngurta sa dashuri shkaterruese ose engjellore por vetem dashuri te ndryshme(fizik, emocional, intelektual,...).

2 dhe 3 me pelqyen. Bukur, Fh, bukur!

trop, la rosse gezohem qe ju kane pelqyer. falemnderit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).