Shqiptarizmi dhe shqiptaria në një vështrim të ri

Mbi librin "Në fillimet e ncionalizmit shqiptar" të Nathalie ClayerPas promovimin të librit "Në fillesat e nacionalizmit shqiptar "të Nathalie Clayer (botime përpjekja, Tiranë 2009) një i pranishëm erdhi e më kërkoi t’i shpjegoja pak më hollësisht se pse u shpreha se ky libër do të trondisë vetëdijen që kanë shqiptarët për shqiptarinë si ndjenjë identiteti kombëtar. Nga biseda që pata me të

10 Komente

Mire, goxha promovim.

Hobsbawm nga ana tjeter, s'eshte dhe aq trondites.

Hajt per shume vjet e gezuar! Z. Lubonja do na coje nga fazat infantile ne pjekuri, kshu fashatce, si komb.

Nga c'shkruajne, autore si ky (Lubonja) nuk kane haberin e dialektikes dhe ligjeve universale te mataries qe gjejne zbatim edhe ne fusha te ndergjegjes; kurre nuk iu beri dora dhe mendja te thone se asgje nuk krijohet nga hici, por eshte thjesht transformim i nenshtrati  ASPAK te pangjashem ne thelb me ate c'ka rezulton pas transformimit.

Plus, ideja qe shqiptaria/shqiptarizmi u merrkan si dicka konstante ne kohe eshte nje sajese e trurit te Lubonjes. Te vesh gomarlleqe ne trute dhe gojet e te tjereve per t'i mshuar tezes tende, eshte jo vetem poshtersi, fyrje e paster e te tjereve, mendjemadhesi e pakuptueshme (who the hell do you think you are?) - ajo eshte dhe dobesi e padiskutueshme ne argument e pales qe e ben ate.

Presim "tronditjen" e rradhes, sic do na trondiste edhe Pipa me kritken e padegjuar letrare ne trojet shqiptare, dhe po ashtu sic do na trondiste edhe Shmidi apo me gjase, Pukevili. Termet dynjaja! Zone tekntonike aktive Shqiperia.

Ky liber duket me te vertete interesant dhe une jam totalisht dakord me Lubonjen kur thote qe nje liber i tille duhet te lexohet nga cdo shqipetare per te te njohur me mire vetveten. Une gjithmone kam qene skeptik mbi historine e shqiperise si na eshte e presantuar neve gjate shkollimit 8-vjecar dhe te mesem dhe te larte. Kjo per faktin, qe une kam pasur gjithmone bindjen personale qe ka qene komplet e politizuar.

HIstoria eshte shkence dhe si e tille, e verteta qe percillet nuk eshte absolute por gjithmone ne pikepyetje dhe nen vezhgimin kritik te argumentave te reja. Per me teper kur keto argumenta vijne nga nje burim independent (sic eshte autorja ne fjale), i edituar dhe botuar nga shtepi botuese serioze, vlera e tyre eshte akoma me e madhe.

Mua ne fakt rastesisht me ra ne vesh librit ne fjale kur doli botimi ne frengjisht, nepermjet nje te njohuri qe pat lexuar nje artikull ne Le monde diplomatique:

http://www.monde-diplomatique.fr/2007/08/GESLIN/15014

dhe ai filloi te bente pyetje te pergjithshme te cilat une iu pergjithat me aq sa dija duke shtuar ne fund qe burimet e mia nuk ishin dhe aq te sigurta.

 

Ah, doja dhe te shtoja qe puna kritike e Fatos Lubonjes ne kete drejtim eshte per tu pershendetur. Eshte me te vertete shume interesante te ndjekesh nderhyrjet e tij qofte ne median e shkruar apo ate televizive.

Paska rishpikur rroten kjo keshtu? Sidoqofte, te pakten qemtimi i arkivave osmane prej autores ja vlen leximin

 Lancé par des intellectuels de la diaspora, l’« albanisme » s’est développé en fonction des évolutions politiques régionales, « en lien avec les transformations de la société provinciale ottomane » et « en étroite symbiose avec les autres projets nationaux de la région ».

Qafo, une kete autoren e kam lexu ne anglisht. Nje permbledhje shkrimesh, ku edhe Lubonja ka te veten, mos gaboj Pirro Misha etj. Ka nje keqkuptim pothuaj fatal ne gjithe kete meselene e cmitizimeve dhe gjuajtjes se te "vertetes" dhe hapjes se syve pas errsines ku paskeshim qene endur deri tani. Dhe kjo nuk qendron ne analize te fakteve, por ne sinteze dhe konkluzionet qe dalin prej tyre.

Kjo pune e shqiptarllekut, psh, del sikur nje dite te bukur, andej nga shek 19, mbiu pa prit e pa kujtu si ide. Erdhen ca rilindas dhe e mbollen si nje fidan, ashtu per qejf. Me pare na paskish qene elementi fetar ai sunduesi etj etj. Por asnje bime nuk mund te zhvillohet vetem nga fara (edhe kur transplanti eshte bere me qasje shume te kultivuara) pa patur habitatin e natyrshem ne toke. Shqiptaria/shqiptarizma kane ekzistuar medoemos ne nje forme qe po e quaj per kollajllik "proto-shqiptarizme". Nuk duhet abuzuar mbi ekstremizmat e shkences moniste, qe ka pat edhe ajo Beqiret e vet dhe e nxirrnin ne mos Skenderbeun, nipin e tij si shok me gjyshin e Marksit dhe ne hasmeri te papajtushme me gjyshin e Dyringut. Pse nuk lindi shqiptarizma edhe ne France? Dhe nqse paska qene nje komponente puro fetare deri ne "momentin fatlum", si shpjegohet qe shqiptarizma lindi menjehere ne te trija grupet kryesore fetare? Sa jane gjasat qe kjo gje te kete ndodh rastesisht, pa nje nenshtrat perbashkues? Keto jane pyetje mjaft kokeforte dhe nuk duan asnje hulumtim arkivash. Keto nuk jane gjera qe kundershtohen nga nje logjike normale; dhe ato thjesht duhen shpjeguar jo diskutuar, pale me hedhur poshte.

If it makes you feel any better, ne teorine e Hobsbawn te nacionalizmit dhe "nacionit" (qe thote Lubonja qe duhet me se s'ben te lexohet autori ne fjale,) edhe ne Evropi (Angli-France) nga shek. 18 linden keto nocionet kombetare perkatese.  S'jena keq, me planin, vetem nje shek mbrapa smiley.

PS: Pertej mjeteve te promovimit te Lubonjes, Hobsbawn duhet lexuar.  Ndersa Clayer s'e kisha hasur ndonjehere. 

Pse ve baste kaq tronditese more z.Lubonja? Nga promovimi librit lihet te kuptohet dhe biles ngulmohet se  kjo autorja do na hedhe para turinjve ca te verteta te papara qe do tronditin konceptet tona mbi shqiptarine.

Libri eshte i mirepritur dhe duhet lexuar per te pasuruar mendjen me nje veshtrim ndryshe dhe informacion te ri. Mbase edhe me nje qasje te re krahasuar me shkrim-leximin e Historise tone. Por ajo qe te ben pershtypje eshte promovimi librit si shpikja e shekullit. Dhe ajo qe te gudulis nervat eshte shperfillja per te moderuar kenaqsine  qe parandjen Fatosi kur te shikoje sesi  shqiptarizmi dhe shqiptaria tek te cilat kishin besuar deri tani ,pas kesaj do plasin si flluska sapuni.

Nga sa na thuhet ne kete shkrim ,me duket se autori paramendon nje kendveshtrim skich per  te  ndertuar  shtratin e "Nacionalizmi kitsch" Megjithate libri duhet lexuar pa patur frike se do te na tronditi deri ne cberje te shqipetarise!!

 

 

Shqiptaria/shqiptarizma kane ekzistuar medoemos ne nje forme qe po e quaj per kollajllik "proto-shqiptarizme".

Pikerisht. Kjo francezka ben mire qe shkon deri ne 1820 (sic duket ka rremuar dallaveret e Ali Pashait me Ballhausplatz-in), por do pare kjo pune qe nga emigrimet e proto-shqiptareve ne Greqi ne shek e XIV se eshte tjeter gje te pershkruhet procesi i transformimit nga 'fermer' ne Francez, e tjeter gje te pershkruhet procesi nga 'bari' ne 'whatever'. Dmth eshte proces komplet tjeter.

Keta barinjte tane e farketuan identitetin e tyre para 'fermereve' thjesht per arsyen e thjeshte qe nuk u pranuan asnjehere prej askujt si qytetare, dhe kerkonin ti shfarosnin si miza. (dicka shume e ngjashme me farketimin e identetit te barinjve te tjere qe sot i quajm hebrej)

Po, po.

Sa here qe shoh artikull te dale nga "Le Monde diplomatique", une e di fort mire per çfare flet. Dhe as qe lodhem me tej, zere se i di te gjitha permendsh. Disa kane rene shume ne dashuri me kete gazete. Eh mire o mire ! Ajo qe ata s'e dine, eshte qe ky Hurbineku i keq ketu ka rremuar mire neper arkivat e saj, te pakten qe prej nja 10 vjetesh. Edhe i ka mesuar emrat dhe artikujt, si me qene ne koken e tyre.

Nejse.

Nqs doni te lexoni franceze te mrekullueshem, me nje logjike dhe qasje njerezore, lexoni keta emra :

Alain Ducellier - profesor ne Toulouse (deri para ca vitesh, nuk e di tani)

Pierre Hassner - ky eshte ne nje institut studimesh, goxha i njohur.

Paul Garde - profesor edhe ky, nuk e di ku, e po pertoj ta gjej.

Jacques Rupnik - gjeopolitolog.

_____

Besoj se ju dalin per fillim. Si dreqin nuk kujtohet kush nga keto institutet tona te bukura e te thote : ore, pa na i sillni ne shqip, çfare thone keta zoterinj ? Po hiç fare. Rrine me ca George Castellan dhe Pierre Cabanes qe ne 600 faqe histori Ballkani, Skenderbeu ze 25 rreshta te ngopur ne nje paragraf te humbur. Eh mire o mire ! Para e madhe luhet ne keto pune. Si s'na ra nje kacidhe ne te vegjelve, kete s'e marr vesh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).