Shqipëria po ndryshon!


Këtë postim do të doja ta nisja me lajme të mira nga vendi ynë.Edhe pse e fillova duke marrë hua sloganin e një force politike shqiptare ky shkrim nuk ka të bëjë as me të e as me arritjet e politikës po thjesht me ecjen normale(të vrullshme apo jo) të një vendi.Mora shkas nga një lajm i vockël,i vockël i shkruar shumë shkurt në një gazetë shqiptare a thua të ishte e përditshme në Shqipëri kjo ndodhi.Bëhet fjalë për një spot mbi promovimin e turizmit në vend.Për tu thelluar më tej hyra në faqen e Ministrisë së Turizimit Rinisë e Sporteve.Bah!Aty mora vesh që jo vetëm s'na qënka spoti i parë(tri të tillë po trasmetoheshin ndërkaq në CNN)por që ky spot do të prodhohet nga vetë Euronews me një fond limit prej 170.000 eurosh.Si shqiptar i rregullt që jam u kujdesa me vrap për të parë nëse dhe Euronews ishte dakort me pagesën(praktikisht akordi ishte bërë).Pas 2 orësh shëtitje në sitin e kanalit në fjalë mora vesh që shuma e përmendur më lart i takonte vetëm xhirimit të spotit e do kishte një marrëveshje të mëtejshme për pagesën e trasmetimit.Pra eurot shkonin e vinin pa u kursyer.Nuk i di tarifat e xhirimeve po me po Martin Scorsese ma ha mendja i ka më të ulëta.Po doja ta mbaja bisedën në një temë më optimiste dhe shpresoj që sa më shumë të huaj ta shohin spotin,ti pëlqejë vendi e të na vizitojnë sa më shpesh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).