Shqipëria përballë luftës - Një lëvizje pa histori (3).

.

.

. Përballë një popullate të organizuar sipas modeleve shoqërore tradicionale dhe arkaike, fshatare në shumicën e saj dërrmuese dhe analfabete që prej jetë të jetëve, deri në pragun e luftës së Dytë botërore lëvizja komuniste mundi të tërheqë vetëm disa adeptë të pakët. Pushteti monarqik i Zogut kishte ndjerë rrezikun potencial të " bolshevizmës " : policia e tij sekrete

2 Komente

Xixe,

sapo kane dale nga shtepia botuese volumet e Historise se Shqiperise per periudhen e Luftes dhe ajo e viteve te pas luftes deri ne vitin 1990. ( 16 autore me duket )

Jemi te detyruar ta lexojme. Eshte versioni i plote qe e sjellin per publik historianet .

E mira e do qe fillimisht te shkojme nga ballafaqimi i materialeve. E kam fjalen qe kjo do jete ajo qe do u mesojme atyre qe do vijne pas nesh.

Them qe kete here jane me te lire per te fol dhe une nuk dua qe te shkoj ne versionin qe kemi dy histori ose me mire histori alternative.

E thene me shkoqur : do me duhet te te bi kundra nese ajo qe do te lexoj atje ( kam filluar ) do jete ndryshe nga ato qe shkruan ti .

Tashme kemi nje histori zyrtare te gjithpranuar nga fillimisht vete historianet e pastaj me rradhe.

P.S. Do e pranoje dhe Jozefina edhe Postriba heroike , do e pranoje smiley

Tung Koth,

U bë një jetë që s’të kisha përballë.
Ato që po sjell përpara teje - dhe lexuesve të Peshkut - janë shkruar përpara se të dalin volumet e fundit të Historisë që ti përmend – versioni i plotë për publik i historianëve.
Askush nuk mund të të pengojë për të dalë kundra atyre që po lexon tek Peshku. Por jo për arsyen që më paraqet. Mund të jesh kundra tyre edhe sikur ajo çka shkruaj të përputhet 100% me ato çka lexon në këtë moment. Sejcili ka gjykimin e tij dhe jo forcërisht ai mund të përputhet me atë të historianëve.
E pra, « a priori » këto « dy versionet » kanë domosdoshmërisht pika të përbashkëta – ngjarjet dhe datat. Në se divergjojnë do të jetë në nivelin e interpretimeve. Më vjen keq kur të them – por jam i detyruar – se fakti se vëllimet që ke në dorë janë përgatitur nga 16 historianë (nga më të shquarit dhe më të zotët e shtëpis&eumlsmiley nuk mund të garantojë « vërtetësinë » e interpretimeve pasi kanë qenë po aq në numur, në mos më shumë, po aq të zotë, po aq të lirë në opinione dhe po aq të ditur që kanë shkruar edhe volumet e mëparshme (Ilirët, mesjetën, pushtimin otoman, Rilindjen) dhe një Zot e di përse këto versione kanë ngjallur dhe vazhdojnë të ngjallin debate aq të pasionuara si në rastin e Skënderbeut.
Sa për këtë ndërmarjen e fundit, jam i bindur se ajo do të mbushë një boshllëk të ndjeshëm por ajo do të mbetet gjithmonë e pamjaftueshme – dhe objekt debatesh dhe kundërdebatesh.
Së pari, bëhet fjalë për atë çka historianët e sotëm evropianë e quajnë « histori imediate » - e gjysëmshekullit të fundit, me dëshmitarët ende gjallë. Një iniciativë e tillë e titulluar « Historia e Shqipërisë…. » që synon të formalizojë dhe të zyrtarizojë tendencat është fort e guximshme – për të mos e quajtur të krisur. Të gjithë historianët seriozë janë gati të t’a përsërisin. Shumë shumë, ata guxojnë dhe eksplorojnë tema të veçanta, rrethana fort të përcaktuara duke ja servirur publikut dhe duke mbledhur opinionet për debat. Lum si ata 16 historianët tanë që e kanë atë guxim të deshifrojnë historinë e vendit deri në vitin 1990 !
Së dyti, çdokush është i ndërgjegjshëm që në këtë nivel, « historia » është e pazgjidhur nga konteksti specifik ekonomik i vendit, nga konjukturat ndërkombëtare, nga rrethanat fort të ndërlikuara gjeopolitike rajonale, nga zhvillimet shpesh të paparashikuara të grupeve sociale, të grupimeve të interesit brenda strukturave politike etj, etj… pra një kantier fort i ndërlikuar që e tejkalon së tepërmi kapacitetet dhe prerogativat e historianit. Në se nuk ka një vështrim të tillë analitik dhe sintetik jashtëhistorizues – pra gjithëpërfshirës - jam më se i bindur se përpjekja nuk ka për t’ja arritur qëllimit të saj dhe me kohë do të shvlerësohet.
Thjesht për ilustrim : në një nga sjelljet e mësipërme, një nga historianët e ekipit, z. Milo, na rrëfente lidhur me anekset e fshehta të diplomacisë së E. Hoxhës. E pra, thelbi i politikës së jashtme të këtij rregjimi kaq emblematik mund të përcaktohet me dy rreshta : aleancë të ngushte « vëllazërore » me të gjithë ato fuqi që siguronin njëkohësisht mbijetesën ekonomike të rregjimit dhe mbijetesën politike të diktatorit Hoxha, përleshje dhe përplasje me të gjithë ato fuqi që venë në rrezik këtë objektiv të dyfishtë. Sipas këtij rregulli mund të shpjegohen luhatjet e vazhdueshme të aleancave të rregjimit komunist. Ndërkohë, fati i këtij apo atij « shoku të luftës » apo edhe e ndryshimit të njëpasnjëshëm të strategjive të brendshme – bile edhe të objektivave të momentit - përcaktohet nga zhvillime gjeopolitike të vetë sistemit komunist ndërkombëtar ku adheron Shqipëria komuniste dhe s’kanë të bëjnë aspak me dëshirat dhe vullnetet e njërit apo tjetrit brenda vendit.
Po e mbyll këtu këtë koment tashmë fort të gjatë, duke të uruar lexime të mbara.. dhe debate të ardhshme me bereqet.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).