Shqiperia eshte OK

Edhe mes problemeve te shumta ne zgjidhjen e halleve te shqiptareve, qeveria dhe natyrisht kryeministri Berisha po i kushton te gjithe vemendjen e nevojshme per tju pergjigjur pyetesorit te vizave te Bashkimit Europian lidhur me korrupsionin, pasaportat biometrike, lirite dhe te drejtat e njeriut, zgjedhjet dhe liria e vjedhjes se votes, etj. Si per koincidence, te gjitha keto kushte jane plotesuar nga qeveria e Berishes qe para vitit 1997 dhe keto kater vitet e fundit vetem sa jane persosur me tej.

Vete kryeministri Berisha personalisht ka perveshur menget por ka mbetur i habitur kur ka vene re se pyetesori i vizave ngjante shume me pyetjet e kursit te patentave. Meqenese Berisha nuk e ka bere kurre veten ta marre njeri ne pyetje, nuk di as te ngase makinen sepse nuk ka bere kursin, prandaj e ka te veshtire te kuptoje se si plotesohet ky pyetesor.

Behet e ditur Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka rregjistuar kryeministrin ne nje kurs intensiv per te mesuar makinen me qellim qe te mesoje edhe si plotesohet nje pyetesor. Kjo do kerkoje kohe deri ne korrik te vitit qe vjen. Deri atehere kryeministri do ta kete mesuar edhe si plotesohet pyetesori, do kete mesuar edhe makinen, madje do ti jape vete makines deri ne Bruksel.

Me pas Kryeministri ka kerkuar takim me zevendesin e tij dhe Ministrin e Puneve te perJashtme z.Ilir Meta dhe i ka dhene si detyre qe ti shpjegoje Bashkimit Europian se Shqiperia me kohe e me vakt i ka plotesuar kushtet qe kerkojne ato dreq vizash qe po ja permendin cdo dite ca palo opozitare.

“Shqiperia eshte OK, dhe ka arritur nivele te larta suksesi persa i perket korrupsionit, pasaportave biometrike, dhe lirive te njeriut sa qe edhe vete Europa nuk do tu besoje syve kur te lexojne pyetesorin i cili do te publikohet ne te gjitha shtetet e Afrikes, Azise dhe Amerikes se Jugut duke sherbyer si shembull i nje shteti me qeverisjeje qe ka vullnet ne te miren e popullit” mesohet se i ka thene Berisha vartesit te tij Ilirit.

Zv.kryeministri Ilir Meta do te jete i shoqeruar nga kolegu i tij Lulzim Basha, i cili ka experience ne te mbushurit e mendjes te nderkombetareve, per te realizuar me se miri misionin fisnik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).