Shorties

- Orvatje paranormale -

Psikokineza ime
Pru’ një hënë Jupiteri
Në raftet bosh të qiellit,
Mu dhimb vetmia e hënës sonë,
Prandaj.

Nga goja nxora tymin
E cigares së fundit thithur para dhjetë vjetësh,
Mbi magmën e ftohur të buzëve
Një liken,
Prekja jote
E atëbotshme.
Zot, kisha dhjetë vjet
Që e mbaja at’ psherëtimë!

- Si do flemë -

Çarçafët të larë me helm kentauri.
Më vjen gjumë.
A do fle prapë mbi gur,
Me kokën mbi cung,
Apo do vdes i qytetëruar?

- Comfortably numb -

Jam nofull me dhëmballë të malcuar
Që do të bluajë kujtimin tënd.
E kupton pra pse nervi është armiku im Nr. 1,
Dhe pse ti mund të vish tek unë veç si mpirje?

33 Komente

...idem, eshte nr 1 edhe per mua...

bukur Emo, me pelqyen keto.

Emo,

sado e cuditshme qe me duket, ka ca cikle e caste ne jete, qe mendon se i kalon personalisht ti dhe askush tjeter, por ne nje menyre a nje tjeter sikur ndihesh me mire kur psheretimen, dhimbjen a mpirjen, a nervin e gjen dhe tek te tjeret... jo me teper per egoizem, sesa per ta ndare ate ndjesi molisjeje, qe s'te leshon asesi.

emo rrofsh per keto smiley

P.S.  ju skini gure neper rruge anej, po shif kthe nai stol parku permys, se ket radhe, me ne fund, e bleva librin smiley

ke moj shoqe ?

Po librin, de, ke kocomiun?! smiley

librin e emos moj ?

pse e ke kerku ti dhe se ke gjet ?

 

Do me thuash ku e ke blere, apo do behesh si zotrulezi "pthe, pthe, pthe"... smiley

mire, shif ktu ti motra kureshtare.

qe mos me lodhesh here te tjera me pyetje smiley

Una sjam si juve qe zhyteni neper panaire qe te lene breathless ne kuptimin e pare te fjales, me katunari, tallava dhe fara luledielli.

Una blej libra aty ku ka lezet me ble libra, dhe ku vjen era lavande smiley

Una, biles, per ta ble librin, prita qe libraria te rikonstruktohej e te merrja nje cike me shume ajer aty brenda, dhe mundesisht te kisha ku te cmpija kembet.

Ndakort pra ?  Shko dhe hudhi nje sy lukut te ri te librarise Adrion ke pallati kultures dhe aty do gjesh ate qi kerkon smiley

Se kush gjen, kerkon smiley

 

eh mi moter,

rrofsh qe ma the, se mu qy ka kthesa kamzes me duhen nja dy atabuza per te shku ke skenderbeu, se s'na bi rruga asiheeere anej... e s'na mbajne gjunjet te gjezdisim na qendra, a te keqen, se eshte larg nga katuni im... smiley

larg larg nga katuni, por kur ka panair me pare vdisni sesa mungoni smiley

E po, ja, gjejme sebep te zbresim n'qytet... te shohim dynjallek me sy... smiley

meqe emi e lejon (edhe pse i kemi ca borxhe), po fus putrat dhe une:

1- ana ia ke marre stilin e zbritjes nje tjetri me duket;

2- bedrije sa po shqyeja syte nga surpriza qe ti ishe e rregullt tek e pershtatshme, kur ti shkruajte 'adrion', antitezen par excellence te se pershtatshmes (me staf harbut dhe te paditur se te adrioni s'kam pare ne ndonje librari, shoqeruar kjo me ca kile pol me arome lavande);

3-pershnetje smiley

smiley

E po, keshtu fillojne gjerat, njehere kopjon, pastaj provon te shkruash dicka origjinale smiley    Po c'te thosha une, qe kaloj aty 2 here ne dite, po s'kam ku te le makinen, se s'ka vend parkimi... smiley

dhe vertet une s'para hyj ke adrioni, kam nja dy librari te miat te preferuara, bej nje dore muhabet me ata xhaxhat e tetat qe jane atje, ca ka ardh ndonje gje e re, a ndonje e vjeter e ribotuar e keshtu keshtu...

hape veten e goce smiley

nuk rrotullohet bota ke hatibi smiley

cer m'duhet mu stafi mi, stafit i jap paret, m'fut librin n'qese.

kur marr mbesen me vete nuk i bertasin kur bon zhurme ene e bon lomsh gjithe raftin e kalamojve smiley

E si parellije qi jom, asiher s'm'gjenden t'holla n'kulet, e per rrjedhoje i marr perhere sendet nja pesqin gjer imilek ma lire ke adrioni smiley

une sjam ne kerkim te dijes qe te me nimoje stafi ta gjej, por dhe aq anjorante sa mos lexoj seksionet dhe titujt nuk jam. pra si te thush jam modeli i 'self service' ne lidhje me librarite, ku meqe ra rasti, nuk jam asi fije 'e rregullt'

ene librin e emos e bleva per qoke, por nuk eshte se e kam ves ket te blemit e librave smiley

smiley

 

 

 

bdrj, une prej dashnise per self-service nuk pazarosem dot n'tajrone, por per librarite eshte ndryshe, duke qene se eshte veshtire te gjesh informacion te mire per librat e rinj n'atdhe dhe duke qene se dashuria per librin shijohet shume edhe vet i dyte, a vet i trete. kalo iher tek e pershtatshme ti dhe do ta shohesh qe as hija e hatibit qe te kompleksoka s'ka per te te bezdis smiley

jo jo zdu ..

jam marre me kritike letrare kur isha e mitur dhe me ka lene handikapate nga ky drejtim hahahahah

plus skam qef t'hyj n'muhabet me librashites smiley

pune pa bereqet smiley

Flm per komentet.

Bedrije, t'vejn gjobe knej mer, pa e kisha kthy permys gjith Pelham parkun smiley

Special Thanks to You!

iii sa i keq smiley, fill pas moskomentit tim. mua ne fakt me pelqejne me shume me te gjatat e tua, te tipit mbremje me flirt. por edhe kjo e krevatit nuk ishte keq.

nuk e kisha pa per at Zot. Nderkaq, njekohshmeria (simultaneity) e komenteve mu m'foli shum (se i mor gjonat n'favor tim un, PK, e kom zakon t'keq ket smiley )

E bukur, poezi. Shkruaj gjithmone kshu, ne gjendje paranormalesmiley

Në raftet bosh të qiellit,
Mu dhimb vetmia e hënës sonë

****

Zot, kisha dhjetë vjet
Që e mbaja at’ psherëtimë

 

Great!!

E, shume e bukur kjo Em. Do ta lexoj prap nja dy here te tjera kur te kem kohe. 

@ Emig, librin tend e kerkova edhe une lart e poshte, duke filluar nga Panairi, po Spiro Dede me Albinin e vet s'kishin zbritur aty. S'me shkoi mendja fare te Adrioni dhe mendova qe edhe ky (S.P.) si koleget e vet botues ia ka varur shperndarjes se librave artistike e merret me librin shkollor, ku e ku me fitimprures. Do t'ia kerkoj si nder ndonje miku te ma sjelle... 

Poezite mesiper fillimisht i mora si nje te vetme dhe me funksiononin edhe ashtu. Jane qe te treja poezi mungese dhe duket qe jane te shkruara me te njejten gjendje.

Kam nje problem me logjiken e kater vargjeve te para:

"Psikokineza ime
Pru’ një hënë Jupiteri
Në raftet bosh të qiellit,
Mu dhimb vetmia e hënës sonë"

ne kuptimin qe hena e Jupiterit eshte déjà ne qiell, apo jo? Por ndoshta s'e kuptoj une!

Dhe cfare eshte "helmi i kentaurit", c'eshte "kentauri"? Centauri?

Emo do ti qe keto te shkurtrat mbase nuk te ngopin po te hapin mire oreksin smiley dhemballa-nervi-mpirja me pelqeu vecanerisht! FLM!

Hi Finisterre, do kisha shume deshire te organizoja vete promovimet e librave te mi, por nuk mundem me ardh ne Shqiperi per momentin - pune (halle me sakte) personale qe me mbajne te lidhur ketu. Shpresoj te mos jete keshtu per nje kohe shume te gjate. Jo se do behet nami, te kuptohemi drejt, por imagjinoje se si ndihem une kur degjoj qe atje nje liber i imi qe ka fare pak qe ka dale ne qarkullim nuk paraqitet fare. Shpresoj ta ve ne vend ket deficit nje dite. Por gjerat kane prioritete dhe libri nuk eshte prioriteti im Nr. 1 ne ket cast qe flasim - fatkeqsisht, se shume do doja te ishte highest priority. Nejse.

Tani logjika e 4 vargjeve te para: Une sjell me mend (prandaj edhe psikokineze) nje hene te Jupiterit (ja ketu i ke smiley ) per ti bere pak shoqeri henes sone qe eshte e vetme.... eshte vertet mungese, sic thua ti. Besoj qe del e qarte.

Centauri lidhet me mitin e Nessusit (& Herkulit), me mantelin mitologjik.

Spiritus, Av, Monda, PF, HG: Howdy fellas! smiley

Emig, une e kuptova qe ti kerkon t'i sjellesh "nje shoqe" henes se Tokes, meqe Jupiteri ka plot, por kam frike se mos ashtu sic eshte ndertuar poezia duket sikur kjo hena e Jupiterit nuk eshte ne qiell por diku tjeter. Dhe ti me fuqine e mendjes e sjell ne qiell. Ndoshta don te thuash ne qiellin tone nese mund te quhet qielli yne ai me prane Tokes.

Centauret i njihja, por lexova Kentauri dhe me thene te drejten s'kisha degjuar ndonjehere per "helm centauri". Por thashe kjo eshte "licenca poetike", keshtu qe ngre duart dhe dorezohem.

Sa per ceshtjen e shperndarjes se librave kjo me c'pashe eshte plage e madhe ne Shqiperi. Botuesit ankohen se shperndaresit nuk ua marrin librat, keta te dyte qe librat nuk shiten e keshtu me radhe...

Per heteroglossia1: kam nje te gjate, me dhemballe-mpirje-dentiste nga kohet e shkuara te Peshkut. smiley  Ja linku. Nqse s'te pelqen, ma bo hallall, se per mire u nisa  smiley

 

Hahaha, rrofsh Emo, me zuri nje krize e madhe te qeshurash! Mendova se dentistja ishte thjesht metafore e jo personazh kryesor... po i kthehem pak blogut tend per nje big quantity of the quality. cheers!

Nice shorties smiley

psikokineza me kujton vargun e rhcp "psychic spies from china trying to steal your mind's elation..." rrezik kjo fjale ka sherbyer si spunto smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).