Short cuts - Abraham

Abrahamin e njoha në avion, rrugës së kthimit për Zürich; në krahët e Christinës, gruas që i kishte qëlluar karrigia pranë meje. Abrahami është nje bebe 8 muajshe; kurioz, me belbëzitjet e moshës, me të qeshurin gurgullues dhe, në pamje të parë, nuk dallon nga asnjë moshatar i tij. Christina është një murgeshë gjermane që shërben në një mision katolik në lindje të Zvicrës. Që prej diçka më shumë

6 Komente

Eh, për shkrime të tilla je e vetme Self. Ndjenjë, ngrohtësi, afërsi, dashuri prej nëne. smiley

Pshnes.

 Zoti bekofte femijet dhe te gjithe ata qe kujdesen qe te kene gjithnje ngrohtesi!

 Flm self per kete pjese.

Self,

kjo shprehja e fundit

Një fëmijë që të bën për vete; një fëmijë që në pamje të parë nuk dallon fare nga moshatarët e tij

nuk e di përsenë, por më le një shije disi të çuditshme në flegra. Po sikur Abrahami ynë jo-biblik të kish një pamje lemeritëse, apo qoftë edhe një formë të përçudnuar si ajo e një fëmije të prekur që në embrion nga sëmundje gjenetike "jetime"?

Ja përse një shpallje dyfaqëshe që lexova diku mbi një vitrinë ".. na ndihmoni të mbledhim 5.5 milionë euro pêr t'ju ardhur në ndihmë gjashtë fëmijëve motakë të prekur nga mykoviscidoza...", plot me shpjegime dhe terminologji savante, krahas së cilës mezi qëndronte një tjetër fletushkë ".. dhuroni një çek prej 10 eurosh për të shpëtuar nga uria vdekjeprurëse një fëmijë sudanez..." më shtiri në mendime që s'mu ndanë një natë të tërë.

 

Nje shkrim i thjeshte, por shume i vertete. Pa melodrame. Dashuri dhe elegance.

Sens i mases, sens i mases - mos na braktis! smiley

 

Une e lexova ne gazete. Per humanizmin nuk mund te shkruhet ndryshe vecse me dashuri dhe drite thjeshtesie.

Ndoshta edhe emri i shenjte Abraham do ta ndihmoje femijen .

pershendetje

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).