SHKRIME & MISTIFIKIME

Pse është shkruar kaq vonë shqipja, në krahasim me gjuhët e tjera europiane, madje edhe ballkanike?
Kësaj pyetjeje historianët, filologët dhe gjuhëtarët i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme; sikurse i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme ideologët.
Teza se memecllëku i shqipes i detyrohet shtypjes dhe dhunës prej kulturave të huaja është çuar përpara prej kombëtaristëve, [...]

18 Komente

Shkrim i mire! Pergezime. Ai treqindvjeteshi pas mesharit, per te cilen nuk e sosem dot nje debat me emin-in te tema mbi fjalen e Kadarese, trajtohet mbarazi ne kete prurje. Eshte interesant fakti qe ne europe illuminizmi (te cilin ne per kollajllek e marrim te prezantuar vetem ne vatrat lbyrese te tij) nuk vezulloi me te njejtin intensitet, Europa ishte plot me fusha te erreta dhe vetem me njolla te ndritshme sa per ate pune; aq sa flitet per illuminizem "te larte" dhe "te ulet". Ne pa dyshim kemi qene te fushat e erreta. Mungesa e "qytetit" eshte shume shume bindese si kryefaktor ne traumatizimin e shqipes se shkruar. Nuk me ka vajtur mendja me pare, por kjo fare mire mund te jete baza e vertete e asaj qe i themi konvencionalisht "katunarizem" dhe qe keqkuptohet pothuaj gjithbnje. Te rrenqeth ajo ikje truri e athershme, sic pershkruhej edhe te fjala e Ismailit, qe per nga intensiteti duket se nuk ka qene brain drain, por brain wring-out! Nejse, s'po zgjatem, por nuk mund te rrija pa te shprehur vleresimin tim per ket shkrim, xha-xha. Edhe nje here, pergezime!

Une nuk mund ta kuptoj sesi mund te flitet ende per kete historine e çmendur te katunarizmit. Eshte me te vertete nje mister per mua. Te flitet, ne Arberi, per qytete dhe fshatra ne vitet 1400-1500, kur dhe vete ne Europen Perendimore keto gjera ishin mjaft te turbullta, sinqerisht kjo te ben te zgurdullosh syte.

Kjo lloj historie qe behet ketu, eshte nder historite me te çuditshme qe kam pare. Histori per se mbrapshti, keshtu e ka emrin. Pra nisemi nga 2009 per te shpjeguar 1400-en, dhe jo e kunderta. Meqe ne 2009 na mbyti katunaria, atehere ne 1400-en, na mbyste dhe na mbyste. Koncepti i sotem i mvishet nje ngjarjeje te djeshme.

Gjuha, ne çdo vend, ka qene e lidhur se pari me klerin. Ne France, me klerin katolik dhe protestant. Shkrim e kendim dinin vetem murgjerit, ata mbanin dhe studionin veprat e shenjta dhe komentimet e tyre. Mirepo katoliket dhe protestantet, megjithese u caperluan ndermjet vetes, kjo nuk solli asnje dem per gjuhen frenge qe filloi te zevendesoje latinishten.

Mirepo, ne Arberi, ndodhi ndryshe : shkaterrimi i mirefillte i tradites katolike (me shkronja latine dhe puro shqip) çoi ne rrenimin e asaj pak letersie qe pati lulezuar. Ortodokset, edhe keta pesuan deme, por demi i tyre ishte me i paket sepse keta s'shkruanin shqip fare por kishin alfabetin grek.

Nejse, edhe une bashkohem me xhaxhain dhe po them katunaria na e ka fajin. Te pakten keshtu kemi unanimitet.

Kete analize-ese vertet qe mund ta quash argumentim te sakte te fenomenit te gjuhes ne teresi. Mjaft me, se u lodhem me tjerrjen e osmanizmit si boshti i fatkeqesise se moszhvillimit. Eshte kendveshtrim dhe risi shume e rralle per analistet shqiptare. Bravo.

gaia, sorry; me duket se shtjellimi i xha-xhait, nuk e minimizon rolin frenues te pushtimit turk. E bukura ne shtjellimin e xha-xhait, sipas meje, eshte ne dhenien e nje perspektive te admirueshme ne perceptimin e rolit frenues. me fjale te tjera po thuhet: nqse nje njeri calon,  mos prisni qe ketij njeriu ti pritet kemba per dite. U pre nje here (ne shkencat numerike keto ngjarje "nje-goditeshe" quhen "intervencione&quotsmiley, dikur, me nje goditje fundore, u shkeput gjymtyra, humbi e u tret, dhe pasojat e asaj prerje do i shikoni tek ky njeri vazhdimisht me pas. Do eci cale cale.

Ku e lexove qe po thoja qe e minimizon? Ku e kishe menjen? Anywho, Nuk jam dakort me cale-cale. E bukura e qelizes eshte aftesia rigjeneruse. Me rregull treshi i bie qe ADN-ja jone etnike nuk arrin te ri-gjeneroje? Kete po me thua?

Kumtesen e Kadarese ne Universitetin e Palermos e lexova me vemendje dhe mu duk: the wrong message, at the right place and time, nese do te flisnim per rigjenerim dhe ruajtjen e tradites dhe gjuhes. Nuk mund t'ja veme fajin gjithmone vetem faktorit nga jashte. Ti dhe une, te pakten, e dime dhe e kemi shume te qarte kete gje. Une prisja tjeter fjalim ne sensin e unit nga Kadare, kur dihet qe kemi mbi 450,000 shqiptare ne Itali dhe kur e dime statusin e politikes integruese (0)/kundrejt asaj asimiluese qe ndiqet per shqiptaret emigrante ne Europe.

Ky shkrim ne vecanti me pelqeu se te pakten per mua, perpiqet qe te gjeje te ploten, jo te pjesshmen, pa e mohuar te pjesshmen. Prandaj thashe, mjaft me me osmanizma ne boshtin e kendveshtrimit.

Une jam per teorine e qytetit dhe metropolit si model zhvillimi dhe prosperiteti historik, etnik, ekonomik, dhe kulturor. E kam studju thelle, gjere dhe gjate. Prandaj dhe mu duk risi perspektiva e kesaj eseje.

PS. Se desh harrova me kryesoren, jo per gje po nickun e ke emigrant.

Ndjese ne te kam keqkuptuar. Rigjenerimin natyra duket sikur ia ka mohuar stadeve me te zhvilluara. Krejt pa lidhje po lexoja nje artikull para ca kohesh, qe do ta jap ne fund si link. Shume interesant! Mekanizmat e riperteritjes jane nje cudi me vete. Pse riperterihet nje bisht zhapiku dhe jo nje krah i prere luftetari?

Nejse, po pate kureshtje dhe kohe, ja ku e ke:

http://health.howstuffworks.com/extracel...

Edhe nje here ndjese ne se nuk te kam kuptuar tamam.

Kjo ishte shume interesante:

"Fetuses can regrow almost anything that gets damaged while in the womb. Scientists have long believed that when a fetus reaches full development, this extracellular matrix stops functioning."

----

flm.

sikur të mos e kish goditur epidemia e murtajës ushtrinë austriake në Kosovë, në fund të viteve 1680, ndoshta Ballkani sot do të kish pasur një pamje krejt tjetër…

 

 

  Imagjino sikur te deshtonte nena e sulltan Muratit, ku do ishte ballkani sot.

Shqipja eshte shkruar shume heret o djema, por xhaxhi serbi dhe xhaxhi greku mund ti kene djegur, ose i keni para syne, i lexoni cdo dite nen trajten e letersise antike (me nje faje te piste nga pas) e se dini se nga vijne realisht...

Pas 200 vjetesh asnje shqiptar sdo ta pranoje se vepra e buzukut eshte shqip, pasi sdo te marre vesh asgje...

Gjithcka eshte relative, ke te quajme katunar e cfare katunarizem, te quajme katunar ate qe vjen nga nje katunf 2000 vjecar, apo qytear ate qe vjen nga nje qytet qe mezor e kalon nje shekull e gjysme jete...

Me tregonte nje mik per nje fjalor "Garzanti".

Kete e kam marre, kur po prisheshin kishat, "populli" hidhte midis rruges letra, libra, piktura, dhe i vinin flaken.

Kemi bere ndonjeher pyetjen" Sa e kemi shkaterruar me duart tona kulturen Shqiptare ?"

Me te drejte sot, kushdo mund te shkruaj se shenjat e civilizimit ne Shqiperi nuk kane ekzistuar, çfare u dogj u dogj, me nuk kthehet.

Lum, e vertete absolute kjo qe thu. Kujtoj ca fragmente te ish-kryegjyshates botereore te bektashinjve qe une kam pa vetem si azile. Kam pare dele duke bere kakerdhi mbi varr te Naim Frasherit! Po ashtu, kam pas ndenjte ca kohe ne Shkoder - dava nji muaji or so. Nji shoku jon ishte volejbollist me Tironen, dhe shkonte bente stervitje me Vllaznine te pallati sportit. Shkonim edhe ne. Sado qe ishin bere ndryshime, prape aty ketu dalloheshin gjurmet e vjetra. Ishte e trishte. Vite me vone shkova ne Austri dhe nje nga gjerat qe ua kerkoja me ngulm miqve vendas ishte te me tregonin katedralet. Nuk di, mbase kam vizitu 50 a me shume. Prane kishin gjithnji godinen ku flinin murgjit. Aty me kujtohej Shkodra me ate ndjenjen e rrenimit. Te gjitha keto pa qene aspak naj besimtar. Nejse. Po du me te tregu nje foto e bere s'ka shume nga nje njeriu im, kjo eshte diku nga lagjia e ish kombinatit Ali Kelmendi (per ushqimore). Them se e jep nji fare soj cfare du me shpreh.

http://photos-b.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs116.snc1/4967_1078419880488_1225983125_30210009_7714638_n.jpg

Nja 6-7 paragrafe kane nevoje urgjente per referenca

Emo.

Kuptoj mire piken e veshtrimit.

Kam pasur nje liber, qe jepte te dhenat ekonomike te vendlindjes.

Fillonte nga 1700 deri ne fillim te shekullit kaluar.

Me emra e mbiemer, sa lekure kaloi ne dogane, sa drithe, sa bageti.

Nder ato emra ishin shume familje te njohura te qytetit.

Ne te gjithe ate "historik" ekonomik te vendit, ne shume libra te tjere, nuk gjen nje rast te njejte me ato te viteve '66-'67.

Ku Shqiptari nuk eshte vetem i eger kunder Shqiptarit, po pa me te voglin hezitim i shkaterron te kaluaren, lidhjen me te kaluaren, indentitetin, personalitetin.

Akuza bie mbi diktatorin, se "profeti" yne nuk donte paraardhes, nuk eshte krejtesisht keshtu, mjeti po, ishte personi ,diktatori, qellimi ishte tjeter.

E quaj te qellimshme, ose me sakte, studim shume i dobet, se mungesa e shkrimeve ne gjuhen tone, tregon se ishim shoqeri  tribale.

 

Nje hipoteze eshte qe nuk ka pas qene ndonje dallim thelbesor me pjeset e tjera te Evropes. Edhe krushqi fisnikesh jane bere me ata "pertej". "Turqit" u duken me se pari ne vitin 1385. Topia i ftoi ata ne nje lufte me Balshet e veriut, ne mos gaboj. I njejti muhabet gjithnje, perseritje fatale, sic shihet. Zihemi brenda, kerkojme mbeshtetje nga jashte. Kujtoj ketu edhe propozimin e pare per martese mes nje turku dhe nje arberesheje, pershkruar nga Kadareja; me ka ngel ne mend forma zvogeluese-perkedhelese e emrit te atij turkut qe "kerkonte doren e goces tone": Abdullahth.  smiley

Emo.

Duhet shume pune e kohe per te nxerr nje konkluzion te besueshem.

Dy artikuj te njepasnjeshem, me nje pazash studimi shume te lehte, te nxjerrin nje ide kaq radikale, puzza! Teper do thoja.

Drejt. Aq me teper qe ne shkenca jo ekzakte me te dhena vezhgimore vetem, hipotezat shpesh nuk marrin dot as nje pergjigje fundore.

Po sjell nje shembull, ne cfare kendveshtrimi i sheh keto gjera nje studiues, M. Kiel (hollandez). Ky ka shkruar dy libra per ndertimet turke ne Bullgari dhe Shqiperi. U intrigova nga ky lloj paralelizmi, sepse shumecka qe eshte evazive kur studiohet ne vete, merr nje tjeter sens besueshmerie kur shikohet ne nje gjendje krahasimore (ka nje te ashtuquajtur "baseline&quotsmiley. Une nuk mund te bie dakord me shume perfundime te Dr. Kiel, (jo ne ato qe i prkasin fushes se vet te arkitetures Islame - aty mu s'me kane lene akom mendja te mos ul koken e te msoj naj gje po munda); ama ato cfare une i pervetoja ne nje menyre te caktuar kur flitet vetem per nje objekt (psh Shqiperia nen Turqit) i kap ne nje menyre krejt ndryshe ne rrethine krahasimore (psh Shqiperia vs. Bullgaria nen Turqit)

Eshte trinom shume intrigues: Shqiperi-Bullgari-Greqi, po te vendosesh baseline. Impakti/rezultati nga i njejti fenomen eshte i ndryshem. Greket kane kaluar te njejten periudhe nen regjimin otoman, por pakti i kishes ortodokse ishte i tille qe e njihnin pushtetin osman nese popullsia nuk do te detyrohej te nderronte fene. Heavy diplomacy and politics.

Nje nder arsyet e pavaresise shume te vone te shqiptareve mendohet se eshte edhe frika jone se fqinjet me te fuqishem do na benin cope cope nen mungesen e "cerberus"-it turk. C'ka me vone u provua se nuk ishte aq pa baze si frike. E kisha kete per nevojen e studimit te ketyre ceshtjeve (gjuha perfshire) si "sistem i hapur", pra perfshirja e gjithe gadishullit ne "consideration sets". Fakti eshte qe shqiptaret vetem nen perandorine osmane me ne fund, per here te pare, jetuan nen nje shtet (gje qe ne fakt as sot nuk e kane dhe qe nuk dihet kur dhe SI do ta kene) dhe besoj qe per ata qe u adoptuan ne klimen e re, perandoria ishte nje fare "land of opportunities" atebote.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).