shkëputje ditore

j0396100.jpg

Në dyer të mbyllura
Sa herë ke trokitur
Me gishta të vrarë
Me sy të uritur

  
Pas dyersh ngjeshur
Në shi, në borë
Me shpirt të paveshur
Me zemër në dorë

  
Në dyer të mbyllura
Sa herë je rrëzuar
Në ngrohtësinë e një zjarri
Dashurie të ëndërruar

  
Vetveten ke ngritur
Sa herë këmbëndrydhur
Çalë – çalë në ikje
Derën tënde ke mbyllur

                                                     fh

1 Komente

shuuuuuuuuuuuuuuuume here.i madh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).