Shkarko librin Vrasësi i qymyrit

Personazhet e kësaj historie janë të gjithë krijim i fantazisë.

Shkarko Librin

Po e shkruaj të zezë dhe të nënvizuar që të mos keni dyshime mbi këtë fakt.
Nëse ndokush mendon se ndonjë situatë a personazh është i vërtetë kjo varet nga fantazia e kufizuar e autorit dhe nga banaliteti i jetes/ fakti që realiteti është shumë banal.
Autori [...]

20 Komente

Kërkojeni titullin në internet... do t'a gjeni gjëkundi, dhe ju garantoj që do të kërkoni të dini shumë më tepër për autorin pasi ta lexoni librin.

 po mire, kur qenka puna kshu, ngjiteni pak linkun tek peshku, une s'gjeta gje..

Po une e kam lexuar kete liber, muaj me pare ne internet dhe me ka pelqyer shume, ju keshilloj te gjitheve ta lexoni, se eshte vertet shume interesant.

Suksese autorit dhe e falenderojme qe e ndan me ne ketu.

Sa shume, qe kam gabuar...

 

Nejse. Me duket se e rregullova. Thoni bismilah e klikoni ketu, duhet te dali...

E fillova une... smiley

E fillove ta përkthesh?
Shumë mirë bën... është më kollaj të botohet në Itali smiley

Joooo! Mos ma ngarko dhe kete se s'baj dot mo... smiley

prit gjer nga behari, te pakten... smiley

 falemnderit per librin falas; tani me duhet te gjej dhe diku ku ta printoj falas lol

 

urime darien!

Po të duash (gjithmonë falas) mund edhe të kërkoje që ndokush të ta lexonte me zë të lartë smiley

Shiko, shiko, dmth. dhe une perkthimin falas, eee? smiley

Hë mer mirë... se edhe ti si gjithë gocat e tjera je... në vënd të përkthimit do që të recitosh (vdisni me u bë i çik aktore ju gocat smiley )

P.s: Darienin mund ta lexosh edhe në shkrimet që ka bërë në italisht... edhe shkruan ai dreq... shkruan smileysmiley

Nje nga endrrat e mia te femijerise... smiley

jo, jo, jam i sakte ne kerkesat e mia - s'du as me pak e as me shume smiley

mos u merzit darien, nuk ndryshon ndonje gje e madhe edhe sikur ta botosh ne shqiperi, pervecse do perballeshe me botues cinike dhe lexues indiferente...

komplimentet t'i kam bere kohe perpara se te te hasja edhe tek peshku, sidoqofte edhe nje here pergezime per stilin e spikatur...

me falni... a do beni ndonje koment per te qene mbi vete shkrimin, romanin.. apo thjesht do thoni "bravo shume i bukur... lexojeni te gjithe"..

p.s. autorit: per cfare flet ky roman? si do e pershkruaje ti me 4, 5, 6, ose 7 paragrafe? shpresoj se bashke me romanin u ke derguar edhe ndonje fare permbledhje shtepive botuese.

ke disa gabime drejtshkrimore ne tekst qe nuk lene pershtypje te mira per lexuesin. Detektiv e jo dedektiv... thjesht e ben te tingelloj qesharake sidomos ne kontekstin "ne dedektivet jemi te papare" ("ndoshta ngaqe te tjeret jane detektive&quotsmiley

mos prit pergjigje prej shtepive botuese kur qe ne fjali te katert ke gabime. Ji serioz, nqs do te te marrin seriozisht.
 

Eeee, me "t" dhe jo me "d"?

Nuk e dija.

Per dreq nuk besoj qe egziston fare ne shqip, por "hetues" eshte teper e shemtuar per t'u perdorur.

 

 

per cfare flet ky roman?

Per vrases, komunizme, kurva, hakmarrje, per tiranen, iluzione te pahumbura, konjak Skenderbeu e s'e di, ndonje gje tjeter qe s'me vjen nder mend. ah po, edhe per shpresen, ndoshta

 

 

 

mos prit pergjigje prej shtepive botuese kur qe ne fjali te katert ke gabime. Ji serioz, nqs do te te marrin seriozisht.

 

nuk pres pergjigje serioze nga t'a sidoqofte lal, me T apo pa T

e vetmja gje qe detektova une prej 10 faqeve te para qe lexova ishte nje fare pasqyrimi banal i nihilizmit e cinizmit egoist, metropolitan shqiptar... konkretisht... biles ndoshta jam edhe gabim ktu.. me korigjo nese gabohem.. por zeri i autorit eshte zeri i protagonistit dhe protagonisti eshte detektiv.. dhe kur i thon ktij te fundit "O detektiv i k.".. vi re sa natyrshem ai e pranon.. menyren se si reagon detektivi/protagonisti/autori... ai NUK reagon por shkon e pi konjak! Per mua ky eshte pasqyrimi banal i nihilizmit profesional metropolitan! Protagonisti nuk reagon sepse ai e di se eshte nje "detektiv i k."... por ktu kam pershtojen se vjen zeri i autorit.. i cili ndahet nga zeri i protagonistit e denoncon kete fenomen shoqeror.. ose te pakten te distancoj veten prej ktij nihilizmi e mediokriteti.. por nqs nuhas se autori nuk ka ndermend ta distancoj veten fare prej ksaj tradite te kalbur.. atehere kuptoj se kalbesia thjesht ka arritur nje shkalle me tutje ne profesionin e shkrimtarit.. dmth ti nuk je pjese e zgjidhjes por perforcon me tej problemin.

por mund te jem edhe gabim.. ndoshta e paragjykoj romanin duke u bazuar ne 10 faqet e para.. ndoshta toni i autorit ndryshon bashke me tonin e protagnistit me tej ne liber... mgjths e dyshoj.

Keshtu si e shtron ti deri diku te jap te drejte.

Por ndoshta eshte nje diskutim/verejtje qe duhet bere mbas fundit te librit, ne ate pike ke nje vizion me te pergjithshem dhe i shikon gjerat ne teresi. Besoj se vetem keshtu arrin t'i japesh gjithçkaje rendesine e duhur.

ndoshta duhet te flas dikush tjeter per romanin.. qe e ka lexuar, pjeserisht ose te gjithe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).