Shiu i Marrë

poezi nga Dritëro Agolli
Dikur na bridhte qiejve një shi,
Që veç poetët çmendte po t’i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.
Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë,
Për shembull: “Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.
Jam rrugë vetëtimash e rrufè,
Jam dhe kostelacion [...]

1 Komente

Fabul interesante e kapur nga Driteroi dhe e zhvilluar nga kendveshtrimi i poetit. E kam degjuar per here te pare si perralle kur isha e vogel ku i gjithe fshati kishte pire nje uje dhe ishte cmendur pervec nje cifti pleqsh dhe ku gruaja e dergon burrin  te mbushe nga i njejti uje sepse 'nuk do bejme vec fshatit'...

Mendoj megjithate se Driteroi ka poezi me te arrira se kjo...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).