Shen Valentin

Shen Valentin



Andi Kananaj

Nga syri i atij qe e jetoi ne vitet e para Shen Valentinin.

Në vitet e para Shën Valentini u bë hero nga TVSH (televizioni, jo taksa) andej nga viti '92, pak për inat të komunizmit e pak për qejf të seksit. Në ato fillime, të rinjve iu kaluan ca kompetenca që nuk zgjatën shumë vite. Por kjo histori ndoshta kujtohet me nostalgji vetëm prej pak njerëzve. Shumica në ato vite ishte e zënë me biznes, vjedhje nëpër supermarketet e BE - së, tendera, transport kushërirash nëpër semaforë, kontrolle xhepash nëpër gjimnaze, apo paralele për tu bërë bodybuilding... si kohë produktive pune... Apo me biseda intelektuale nën kumbull që donin të ndanin me çdo kusht se çfarë ishte më mirë, demokracia apo komunizmi, si kohë pushimi kuptohet. Ka mbi 200 vjet që ky debat ka ngritjet dhe uljet e veta, perveç se ne Shqipëri ku mori gati me plebishit popullor pergjigjen e merituar: të fitojë më i miri. Kjo nuk vlejti shumë për dashurinë që ashtu platonike kaloi nga stolat me bojë jeshile në klubet ndërtuar mbi tuba alumini, dhe që në fund u rehatua nëpër pube disi më dinjitozë. Për dashurinë s'fitoi asnjëri. Përgjatë të gjithë historisë erotike, nga pellazgët e deri në vitet pas '97, shqiptari i shëndoshë kur bën seks merr hak dhe për gjyshin.

Shprehjet "të isha i ri në kohën tuaj" u zëvendësuan me urgjencë nga epitafet "në nuk jemi si ata", "nuk kemi të njëtën kulturë" (kush, çfarë??). "Kjo rini është e degjeneruar, pi drogë", "s'janë seriozë". Me kët' vrull u marketua vetëm anti-seksi, si nder dhe moral i padiskutueshëm. Po Tirana është e vogël dhe kur s'do të takosh njerëz që do ndikojnë në mendimin tënd... i gjen përballë ironike me tezën tronditëse. Rastësisht (e them kot, se e kisha në plan) takova një psikologe që po më tregonte sesi në zyrën e saj ishin shtuar rastet e zonjave ca të kaluara në moshë që vinin të ankoheshin për burrat. Na kanë gënjyer, thoshin... dhe tani kishin prova të krimit sa herë bënin kodin e dixhitalbit. Zezakët dukshëm, janë më të bëshëm se bashkëshortët dikur krenarë, e tani me bisht në shalë (nëse mund të thuhet). Kush do t'u tregojë zonjave që u martuan të virgjëra e s'bënë asnjëherë bis, se përmasat nuk janë gjithçka (apo jo?).

Nga syri i Shën Valentinit dhe Che Guevares.

Çfarë i lidh këta dy burra të shekujve të ndryshëm, me bindje kaq fatalisht të kundërshtueshme, sidomos për ditën e Shën Valentinit. Në parim i lidh fakti që i shkuan deri në fund idesë së tyre. Deri në vetëmohim. Por sa vlerë pati?

Shën Valentini burrë zotni u shenjtërua nga tre kisha me rastin e besimit të tij që s'kishte lidhje fare as me dashurinë e as me komunizmin që martonte me pahir të gjithë të virgjërit e Shqipërisë. Për hir të korrektësisë numërojmë kishën katolike, ortodokse, dhe anglikane. Sa ishte njeri, pa u bërë i shenjtë, qendroi në burg se nuk tërhiqej nga ideja e të konvertuarit të paganëve (qofshin këta perandorë të egër), në katolikë. Prifti Valentin u mundua të bënte sa më shumë kristianë, siç bëjnë derë më derë dhe dëshmitarët e Jehovait, pa ditur që në emër të tij do shiteshin çokollata pa mbarim. Nuk pati asnjë lidhje me dashurinë përveç se asaj për zotin. Dashurisë, kesaj që njohim sot, që kalon nga këmbët e Sharon Stone tek Ciçiolina, nga Charlize Theron tek Nusja e Beckam-it, ai i bëri bisht sa mundi. E dimë që janë ngatërruar datat, po s'na hyn në xhep. Në emër të Valentinit tani shiten lule, lugë, unaza me gurët e Aldinit, programe TV, dhoma moteli, telefona për gra të tradhtuara, fytyra politikanësh, gjithshka që lëviz dhe që mund ta hash dhe nëse s'të hahet.

Pak si Che-ja që vdiq në emër të idealit të tij... dhe tani bën konkurencë me Cristiano Ronaldon për shitje bluzash. Vdiq duke tentuar që ideja e tij të kalonte atje ku kishte njerëz më të dobët (Cristiano Ronaldo ndoshta do kalojë te Real Madrid këtë vit). Nëse ke një ide vritu, dhe pa të pyetur të bëjmë ikonë të konsumizmit brutal. Je manekin që po paguan për barbekynë e një tregtari pëlhurash. E trishtë. Pashë dje Little Tonin që pasi pësoi infarkt në skenë duke kënduar "Cuore matto", aktronte për një reklamë medikamentesh të zemrës. Është thjesht çështje çmimi mesa duket, çdo gjë.

Shën Valentini mund të binte edhe dakort me lindjet e shumta në emër të shtimit të kristianëve, po zor se do të donte që të ishte pjesë integrale e histerisë mbi pizza të përziera me kokrra mimoze shkulur pa takt nga pemët e liqenit artificial.

Nga syri i një parkuesi të keq por inteligjent.

Duke qenë një parkues modest, nga ata që mund ta lënë makinën në një vend vetëm nga qejfi që e hoqën qafe, dëgjoj shpesh me deshirë dhe pa perbuzur ata që si unë s'dinë të bëjnë çudira me mjetin e tyre. Dy vajza, për San Valentin neë mohim të plotë të kombinimit mashkull-femër të festës, kishin dalë për të pirë birrën e zakonshme nëpër rrugët e bllokut. Atë ditë nga dheu mbijnë mijra dashnorë pak si Romeo e pak si Xhuljeta, version dramatik. Çdo cm katror pushtohet nga këmbët e mëdha dhe mjetet si elefantë lufte. Ose dorëzohesh ose mendon. Vajzat pa humbur gjakftohtësinë menduan dhe vajtën të parkojnë përpara Partisë Demokratike... ku mesa duket nuk parkon asnjeri për Shën Valentin. Flenë shpejt tek PD, se janë të martuar të gjithë... si kryetari.

13 Komente

vetm kjo shprehje me pelqeu nga artikulli ... po me pelqeu shume ama smiley

"...shqiptari i shendoshe kur ben seks merr hak dhe per gjyshin."

E vertete, per San Valentin keshtu u mbivendosen ngjarjet dhe njerezit.

Kishte nga pak per te gjithe, skeptike, festonjes, parkues me apo pa eksperience.

U shperndame me te njejten energji te nesermen smiley

Ktu i ke thene te gjitha: "... Ate dite nga dheu mbijne mijra dashnore pak si Romeo e pak si Xhuljeta, version dramatik. Cdo cm katror pushtohet nga kembet te medha dhe mjetet si elefante lufte. Ose dorezohesh ose mendon..."

smiley

 

 Eshte nje shkrim vertet, vertet i mire...

 

"Vajzat pa humbur gjakftohtesine menduan dhe vajten te parkojne perpara partise Demokratike... ku mesa duket nuk parkon asnjeri per Shen Valentin. Flene shpejt tek PD, se jane te martuar te gjithe... si kryetari"

Futja kot,eshte kjo pjese...,por pjese kot ama...! Po clidhje ka kjo gje?!

Se pari,Shen Valentini eshte feste  e Te Dashurve apo Dashnoreve  mo,jo te martuarish.

Se dyti, ne kete dite tek PD-ja eshte  me se arsyeshme te mos parkoje njeri aty,sepse...ia lene vendin...opozitarve apo te...paangazhuarve...!

Se di, ishte fakt real qe te PD nuk parkon asnjeri per festasmiley)Me duket se sjell ters si grupimsmiley

dhe tani kishin prova te krimit sa here benin kodin e dixhitalbit

nuk e kapa metaforën  smiley

Kur shofin dixhitalbin kto grate e shkrimit kuptojne qe ka ca burra ndryshe nga burri i tyre i perhershem dhe i perjetshem, qe ne nje moment iu kthehet pothuajse ne vella e ne baba smiley

Blej dixhitalb, ose merri telekomanden ndonjerit qe e ka.....smileyNr ne pergjithesi eshte kater 0..smiley

hajde karrem hajde smiley  injorance je i/e papam/e smiley

 

Bukur, jam gajasur fare.
"Pergjate te gjithe historise erotike, nga pellazget e deri ne vitet pas 97, shqiptari i shendoshe kur ben seks merr hak dhe per gjyshin."
E madhe kjo....hahahaha. E bukur dhe lidhja PD-Shen Valentin. Djale me fantazi...

me shkerrmoqet se qeshuri.allallsmiley

"Nëse ke një ide vritu, dhe pa të pyetur të bëjmë ikonë të konsumizmit brutal. Je manekin që po paguan për barbekynë e një tregtari pëlhurash."

 

Ky eshte agresioni i marketingut te koherave moderne,

per nje agjent marketingu impenjimi eshte njelloj si per ; nje ideal, si per nje i thes me patate...

Shkrim shume i qellua ky, komplimente Andi.

Nje paralelizem te tille do beja edhe me artin...

po ulem e po shkruaj pak ca fjale qe ti lexoje mikja ime ...

nuk kam patur kohe fare te ulem te llafosem peshkerisht, por ama ne daten 14 me shkoi mendja e thashe me vete sot te peshku do kete ndonje gje te bukur..

ate dite vete isha me dhimbje koke  po ama i kisha zili ata qe merrnin te pakten qofte edhe nje sms valentinse...

ne kete vend ku njerzit nuk dine te dashurojne per san valentin behet dhe ca zhurme ... zhurme si per çdo gje...

personalisht do preferoja te lexoja poezi, nese mund ndonje nga peshqit te sjelle poezi dashurie do ti lexoja me qef dhe shkrimi nuk se ishte i keq...

kaq per momentin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).