Serbë Ndryshe!

ISMAIL KADARE

Shkëputur nga "Ra ky mort e u pamë"
22 Qershor 1999

ARRI (Rayonnement Français Realites Internationales), më ka ftuar me këmbëngulje në një tryezë të rrumbullaktë, organizuar prej tij, me temën : “ Të jesh shqiptar, të jesh serb….e të bësh dialog”.Më duhet pra të bisedoj me një shkrimtar serb, per atë cka ndodh sot në Ballkan, në sytë e publikut francez. Shkrimtari serb, Vidosav Stevanoviç është i njohur. Kam përshtypjen se diku jam takuar me të, po s’jam i sigurt.Tryeza zhvillohet në Avenynë e Observatorit, përbri Kopshtit te Luksemburgut, në orën 5 mbasdite. Meqenëse është fare pranë shtëpisë sime, nisemi në këmbë, të dy me Elenën, një çerek ore përpara pesës....
Me teper KETU.

25 Komente

Prejardhja ilire e shqiptarëve, zanafilla e shqipeve prej ilirishtes dhe legjenda e Skënderbeut janë tre macet e zeza që tmerrojnë paqeruajtesit kulturore te Ballkanit. Përsëris mendimin tim të njohur, se edhe sikur këto të jenë tre përralla të cmendura të shqiptarëve, ato s’janë të dëmshme për askënd. Shtoj se të trija janë zbulime të Evropës dhe nëse në Shqipëri ka tre ose katër libra për Skënderbeun, në Evrope ka 300 ose 400. E po kështu qëndron puna me sheshet dhe rrugët dhe me shtatoret e portretet.

Av,

Gadite i cike blongun smiley  se e ke per faqe te zeze, ose importoi shkrimet te plota ktu.

Se mu me Firefox, perhere ma xen Jutubi shkrimin aty ke blongu jot. Aq me teper qe L.Fabian is absolutely one of my fav. Kshu qe une ngela tu nigju kengen.

Sa per shkrimin : What's the big deal about it ????

 

 

tushe, blogu me duket ok, try Internet explorer ose Google Chrome...

Shkrimi ka nje moment shume te forte. Mendova se e kishe kapur smiley

ciao.

smiley

Se lexova dot tamam praaaa. Se nuk lexohej,me kishte hy jutubi ne mes te pilafit.

Pastaj pse do me me lodh kot, si me IE , si me Google Chrome qe une i kam lene perjashta kompjutrit tim, po kshu dhe me momentin e forte te shkrimit. M'punon ingranazhi javash.

Ja po pres nai koment dhe ndricohem smiley   Nuk ma ha menja qe eshte the black pussy cat right ??   Se ktu i ka vajt syni te gjitheve si fillim  smiley

smiley     smiley

 

 

Edhe mua s'mu duk si ndonjë artikull kushediseçfarë. Biles habitem me habitjen e madhe që kemi kur gjejmë ndonjë serb që mendon ndryshe. Për më tepër, theksojmë se si serbët e tjerë e kanë quajtur tradhtar. Jam i sigurt se edhe ne kemi quajtur tradhtarë disa shqiptarë që mendojnë "ndryshe".

Mua ne fakt gjithmone me ka habit fakti qe prejardhja e Shqiptareve ka qene subjekt i debatuar ne plenumet e Partise Komuniste te Serbise.

Prejardhja ilire e shqiptarëve, zanafilla e shqipeve prej ilirishtes dhe legjenda e Skënderbeut janë tre macet e zeza që tmerrojnë paqeruajtesit kulturore te Ballkanit.

Më interesantja në këtë fragment, është takimi i dy shkrimtarëve kaq të ndryshëm, një serb dhe një shqiptar - që të dy të shqetësuar vetëm nga nacionalizmi serb dhe aspak nga nacionalizmi shqiptar. Bravo!

 

Nacionalizmit shqiptar t'i marrin te keqen xixa dhe kushdo qofte tjeter qe ben apo leshon xixa.

Qe ta mesojne njehere e mire keta tipa, te cilet prej ca kohesh, na jane bere teper kozmopollituqa me lloj-lloj teorish Aleks Xixash, po them vetem qe :

ASNJE POPULL, NE BALLKAN APO GJETKE, NUK KA VUAJTUR NGA NACIONALIZMI SHQIPTAR.

Nqs ne me goje hame mendere dhe s'leme gje pa thene, me vepra nuk ka ndodhur kurre qe te kemi marre ne qafe kete apo ate. Keshtu nacionalizmat tona prej fishekzjarresh dhe pistoletash me uje nuk iu afrohen kurrkund nacionalizmave greke dhe serbe e sorollop qe e kane PROVUAR ME VEPRA qe ata dine fort mire t'i vene FJALET NE ZBATIM.
_____________________________

Eshte bukur ta denosh nacionalizmin ne parim. Edhe une e bej kete, dhe per mua eshte atdhetarizmi dhe jo nacionalizmi ajo qe na duhet. Por une nuk jam aq i mencur qe te ve shenjen e barazimit midis NACIONALIZMIT SERB DHE ATIJ SHQIPTAR.

Ne 1999, vetem nje tuhaf mund te fliste per nacionalizem shqiptar. Kur bota digjet nga flake gjigande, ca shqiptare merren me shkrepjet e xixave te ndonje çakmaku : mos e ndiz ore cigaren se ka zjarr sa te duash. Dhe keshtu keta zjarrfikes na shpetuan planetin nga keto çakmake !

Shkurt, fjalet nuk duhen leshuar si lopa bajgen, nga t'i vije e si t'i vije.

Per nacionalizmin shqiptar duhet folur, por duhet gjetur vendi dhe pastaj te behet kuvendi.

Arr, falemdnerit per komentin tek kjo tema ime, po Xixa, per hir te se vertetes, nuk po ze gje te tille ne goje...te pakten ketu jo, sdi c'behet ne lendina te tjera... cik me serioz, se u be boze fare ky muhabet. per t'u habit je bere, per zotin.

Av,

Une lexoj cka shkruhet ketu. Gjekundi tjeter, s'kam fuqi. Dhe nuk i hyj kurrkujt ne koke, secilin e njoh per aq sa shkruan ketu. Po the "poshte antirrota !", edhe sikur te jesh adhuruese e flakte e antirrotes, une kuptoj qe ti je anti-antirrote. Besoj se e kupton qe fjala qe shkruhet ketu eshte KUSHTETUTA jone. Zemrat dhe mendjet nuk ia njoh askujt.

E dyta, sido qe te jete, ndoshta jam dhe pak i nxehur sepse kjo fjala "nacionalizmi shqiptar" me eshte bere e kuqe, s'mund ta shoh. Qofte dhe kur te tjeret e perdorin me ironi apo tjeter.

Nacionalizmi shqiptar ? Posi. Kur Naim Frasheri shkruante gerxhet dhe brinjat e tij, o keshtu e o ashtu, ca serbe andej lart pergatiteshin te zbatonin Nacertanien, qe e kishte me program zhdukjen e cdo cope shqiptari qe do t'iu zinte rrugen. Dhe e kane bere nje me nje, deri ne fund.

Keshtu qe ky nacionalizmi yne famemadh eshte fllucke sapuni per kalamaqer, plot ngjyra ylberi.

Ja u takua nje serb me nje shqiptar dhe nuk folen per nacionalizem shqiptar. So what ? Mos duhej te flisnin ngaqe duhej patjeter te flisnin ? Mos do ta shpikte nacionalizmin ai Stefani qe te fliste me te ? Lere qe ai edhe e njihte kete nacionalizmin tone, por ne fakt nuk ia kishte friken. T'i thuash atij : me leje, kam nje pyetje, ku e njeh nacionalizmin shqiptar ? Me jep nje shenje te tij, dhe pastaj eja se do te te ndihmoj dhe une ta demaskojme keq.

Shkurt, ne maje te hundes me kete nacionalizem. Aq sa s'guxon te thuash neper bote se je shqiptar sepse pernjehere te thone : aaaaaa jeni shume nacionaliste ju, e doni shume flamurin dhe gjuhen tuaj ! Mos more !

Kjo qe ka kap xixa me huton ( ne sensin pozitiv) sa here qe e lexoj. Dhe ne fakt prandaj dhe e kam sjelle. Shkrimtari serb mban qendrim ndaj barbarise ne emer te humanizmit te paster dhe jo se eshte proshqiptar, e qarte kjo. Ne kete sens, krahasimi me shqiptaret qe qenkan quajtur " tradhtare" nuk fle mire ketu.

Ajo qe thote Qafiri, eshte tragjikomike. Nje kongres politik qe sqaron gjenezen e nje populli. Ne sikur s'para kemi bere budalliqe te tilla, apo??

M'falni nqs po bej si njeri i trashe, por a nuk e lidhni dot nje cike me daten  ?

Qershor 1999, pak kohe pasi Serbet e kishin marre "shperblimin" per nacionalizmin e tyre te semure.  Pasi urat e beogradit ishin bombarduar dhe vdekja kisha kaluar tangent me kokat e qytetareve serbe, dhe atyre qe mendonin se lufta ishte shume shume larg tyre, perfshire dhe intelektualet serbe. Ishte koha kur cdo gje u kthye permbys per serbet dhe u be nje kthim mbrapsh ne kohe ne te gjitha aspektet e zhvillimit te vendit.  Une sdo prisja qendrim tjeter nga nje shkrimtar, intelektual apo njeri me mendje te zhvilluar.

Pastaj, aman, bisede ne tavolinen e frengut qe knaqet pa mase kur ka rob (IK included smiley ) qe shajne vendin e tyre   *

AV, e di kush ishte rradha me e gjate qe kam pa ne Beograd, 10 vjet pas kesaj bisede ?  Tek ambasada Kanadeze smiley   Rradhe per te ikur AV....

Kshu qe na gjeni nai bisede te 2009, me perberje te ngjashme nqs ekzsiton smiley

Te shofim c'do te thonin.Do ishte vertete interesante smiley

* boj shaka smiley

 P.S. Rrofsh qe e gadite blogun AV. Tani lexohet clear as crystal smiley

mire mi pragmatistja vogel mire, si s'u bane i here kombtariste mi aman smiley po pati lajme te reja do i sjell... por dhe knej sikur ka ngec sahati e mezi leviz. ket e kam pa shaka. ciao.

 

smiley

Po jo ti mi jo,

Le ta sjellin te tjeret smiley

Pse vetem ti te lodhesh ?? Rri se t'kemi me kimet smiley

Av, m'u dha rasti me ne fund ta lexoja, sepse me pare ashtu si dhe Tushja, kisha problem me video e L. Fabien (meqe ra fjala, e kam ne listen time : )

Nuk eshte rastesi apo nuk eshte per t'u cuditur qe shkrimtaret, apo intelektualet e ketij rangu do gjejne gjuhen e perbashket, dhe te krijojne nje atmosfere te tille dialogu.  Do ishte me interes te madh te kishim nje video te bisedes, por dhe ne pamundesi, merren me mend ca gjera. 

Sa per ate qe thote Qafiri, kemi pasur dhe ne tonat.  Me ndoshta ndryshimin e vetem qe "kongreset" tona merreshin me gjenezen e Shqiperise (mire a keq.)  Eshte pikerisht ky aspekt qe ka sulmuar Lubonja ne shkrimet e tij.  Por ndoshta tjeter teme.  

PS: Duke e krahasuar me incidentin tek artikulli "Nje udhetim i papritur" kontrasti te le pa fjale. 

Monda thanks. Kete fragmentin e kam marre vete nga libri, nuk di ne ka video per kete gjekundi. Eshte bisede klas. Ne kufijte e te pabesueshmes duhet thene.

S'e paskam pare kete pjesen tjeter...

Kur te kesh kohe, hidhi nje sy ketu.

Ehhh, c'me zure ngusht me librat e Kadarese, me vjen turp ta pranoje jam pak prapa nga ajo ane.  (Jo per mungese deshire, por per pamundesi, po nejse se s'kam alibi ne fakt.) 

Bile, desha te pyesja ju peshqit njehere, se ku mund te blihen libra nga autore shqiptare "online."

Po si ta kesh menjen ke kanget me dashuri kacakesh, cobanesh, kopukash ske per te fut liber tjeter ne shpi smiley

Une e kam i liber te Kadarese poshte krevatit, ka nja 4 muaj monde. Quhet Pasardhesi. Nuk e shtyj dot per qamet smiley Do me ta sjelle ? smiley

Ehhh moj Tushe, nuk thone kot me mire syckat se nami smiley.  Po jo mi zemer, se isha 9 vjet pa vajt ne Shqiperi.  Dhe parvjet kur vajta, aq isha e etur per libra shqiptare, sa s'dija c'te blija me pare.  Si perfundim pagova qimet e krese ne aeroport nga pesha lol. 

Specifikisht per Kadarene, vetem Eskilin kam ne shtepi ... C'kam lexuar pastaj ne shkolle te mesme, dhe gjithe artikujt e tij te botuara ne shtyp, por veprat e tij te fundit, jo. 

Po te kerkoj te falur tek emisioni yt, do ma dergosh librin? smiley

Une te sjell cer te dush ti mi .

Puna eshte qe une Kadarene se kam lexu fort, gati qe prej femijeris. Shkolle skam bo, kam ngrene vetem fara luledielli ne ore te letersise dhe kam mesu vetem llafet : 'te rafte pika" " mbylle gojen ere dreq" smiley 

Me Perbindeshi-n kam bo divorcin final sepse nuk po thithja asnje gje edhe e kam hudh nga dritarja.

Kshu qe se di ca librash ka bo ky burri huj. Po ti dija po ti sillja ato te miret smiley

Por sdi gjo per zotin, po i fus nje shkelm bufese, ene cer te bjeri m'toke po ta sjell ty. Mire ?

smiley

 

Nuk bëhet pasardhsi duke e mshef nën krevat... atë... provoje hype cipër smiley

Po sjemi te gjithe si ti, qe menja na shkon vetem ke macja me lesh te zi smiley

 

Ene un qi kujtojsha se e bote hidrauliku pasardhsin smiley

hahahahahahaha filloi turni notes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).