Second sentence

" Ridenimi" i Fatos Lubonjes eshte, per mua, nje nga librat me te mire, ne mos me i miri, i shkruar pas viteve '90. Dhe, ndoshta, i vetmi liber qe merret seriozisht me epoken e diktatures. Me duhet te pohoj qe fillimin e pata jo te lehte. Per shkak te menyres se te treguarit paksa jokonvencionale, te rrefyerit dokumentarik. Por, ne fund te librit kete veshtiresi te fillimit e kisha harruar fare.

4 Komente

Do te mundohem ta gjej, ne shqip, sigurisht. Kam lexuar ca letersi burgjesh dhe vuajtjesh nen komunizem, levruar nga shkrimtare europiane. Kjo lloj letersie, duhet thene kjo, bie ne patetizem atehere kur ajo nuk eshte e sinqerte. Por nese ne flete flasin rropullite e tua, atehere perftohet diçka qe mund te percillet tek çdo njeri, çka kjo quhet dhe universalizem.

Ajo qe me ben pershtypje ne shkrimin me lart, dhe qe me duket me interes per ta "hulumtuar" eshte raporti yne ndaj diktatures, pavaresisht mjedisit tone te ngushte familjar. Me shkoqur :

 

Me eshte dukur gjithmone se Bashkim Shehu, i biri i Mehmet Shehut, meriton nje vend te veçante ne studimin e nje morali te ri : morali individual njerezor. Megjithese i biri i numrit 2 te regjimit, Bashkim Shehu nuk ka pushuar se larguari nga praktikat komuniste, duke vene ne shkak dhe vete te atin. Ka shume mundesi qe kjo te kete ngjare dhe tek Fatos Lubonja, si i biri i nje udheheqesi te larte komunist.

Eshte e ditur tashme se formimi individual nder Shqiptare eshte ende ne nivele qe lene per te deshiruar. Lidhjet fisnore dhe klanore (anembane Shqiperise) jane treguesit me te qarte te ketij niveli. Sot, madje dhe ne faqet e peshkutpauje, ke plot qe kane mendime tipike komuniste thjesht ngaqe eterit e tyre kane qene dhe jane komuniste. Duhet nje lartesi shqipterore qe te ngrihesh mbi "frenimet dhe ndrydhjet" e lindura nga marredheniet farefisnore. Te rralle jane ata bij komunistesh apo xhelatesh te ish-regjimit qe te jene demokrate dhe njerez me mendje te hapur.

Sidoqofte, do te mundohem ta lexoj librin, qofte dhe per ta krahasuar me letersine e huaj ne lidhje me kete problem.

 

Ky liber eshte thjesht fenomenal.

Urime zotit Lubonja.

Nuk e kam lexuar kete liber te Lubonjes, por persa i perket pershkrimit te kohes se vjeter, shnderrimit dhe percudnimit te njeriut ne ate periudhe, per mua, si e pershkruan Fatos Kongoli nuk e pershkruan njeri. I hyn njeriut gjer ne thelb, gjer ne palce dhe ta jep ne pellembe te dores, thuajse tronditese, realitetin e brendshem, krejt te ndryshem nga ajo cka shfaq njeriu jashte.

E kam lexuar... mbreselenes.

Nuk e mbaj mend nese e kam lexuar ne shqip apo italisht, por pervec pershkrimit me besnikeri te jetes se nje njeriu te detyruar qe te vuaje ... me kujtohet qe ka qene nje liber qe, dukej sikur e kishte redaktuar ndonje femije i klases se peste... uroj qe ta kene kuruar, sic e meriton, ky version i ri ne anglisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).