Sali Berisha ka ndryshuar.

Normal 0 false false false MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;}

Sali Berisha ka ndryshuar.

Aida Popa

Dje ne interviste ne nje nga televizionet mbarekombetare Z. Pollo, Numri Dy i qeverise sone si dhe nje nga numrat 2 - 200 te Partise Demokratike (njeshi e dime qe nuk leviz madje mund te kete edhe ca vende bosh pas po sidoqofte…), tha se Partia e Tij ishte bashkuar me ate Demokratike sepse Berisha kishte ndryshuar – nuk ishte me ai i vitit ’97. E une qe mendoja se Ai nuk ka ndryshuar. Kot! Gabim, shume gabim madje. Solla ne mend ca ngjarje dhe perfundimisht e kuptova qe shume njerez e kane totalisht gabim kur mendojne apo me keq thone, se Sali Berisha eshte ai qe ka qene nga ’92 e ketej. Eshte shume e evidente qe ai ka ndryshuar. Dhe ka edhe fakte. Pershembull po te mos kishte ndryshuar Berisha, tani do te dilte ne televizion e do te thoshte: Po e bera tregetine e armeve me Afganistanin apo qofte edhe me Armenine sepse populli vella Afgan/Armen/tjeter kishte nevoje per arme qe te mbrohej nga armiqte e tij – njelloj sic doli dhe tha qe kishte bere trafik nafte me Jugosllavine sepse duhej ndihmuar populli Kosovar. Po kete ai nuk e ben dhe kjo tregon ndryshim. Doni tjeter: ja psh. News 24 nxori dicka kunder tij – thjesht u gjobit, nuk eshte se u dogj si Koha Jone ne ’97 - dhe kjo tregon ndryshim.

Po rasti i pak koheve me pare me Kosta Trebicka - kaluan gati tre muaj e gjysem dhe ende mezi u gjet se cfare ndodhi nderkohe qe po te ishte Berisha i vjeter gjerat do ishin marre vesh qe te nesermen njelloj sic ndodhi me te ndjerin Azem Hajdarin.

Po mitingu disa jave me pare- po te ishte Berisha i vjeter, Edi, Iliri, Skenderi apo Erjoni do te ishin duke numeruar ende dhembet e thyer e jo duke bere sherr me njeri tjetrin se kush eshte me anti-Berishe.

Nje rast flagrant qe tregon ndryshimin e Berishes eshte edhe Gerdeci. Vetem 26 te vrare, ja po themi 27 me gjithe Trebicken. E cfare jane keta per te fshehur nje afere qindra milioneshe. Po te ishte Berisha i nje here e nje kohe 3,000 do te vriteshin njelloj si ne ’97.

Po meqe folem per parate. Po te mos kish ndryshuar Berisha, ai nuk do te perpiqej te gjente nje forme kaq interesante si investimi ne rrugen Durres- Kukes (qe pervec te tjerave edhe do te na sherbeje) per ti gllaberuar parate njerezve po do te gjente nje menyre te ngjashme me firmat piramidale apo fondacionet fame-medha.

Pastaj po te ishte ai i pari, si mendoni ju qe Ngjela do te arrinte te dilte e te fliste kunder ne tribunen e Parlamentit. Jo ore jo me siguri do te kishte nje monument perkarshi atij te Azemit e do te duhej qe cdo vit te shkonim e ta perkujtonim- apo larg qofte do te kishte pire aq shume uje njelloj si i ndjeri Pashko e kushedi do te hidhnim edhe per te lule ne det.

Po zoti Baze qe nuk heq e nuk heq dore se kritikuari apo nxjerr ne shesh gjera te pathena per kryeministrin si mendoni se do te kishte mundesi perdite te dilte ne Vizion + ?! Jo ore jo kushedi ku do te ishte me ndonj ecep te Amerikes duke lare makina tani sic u ndodhte ish-bashkepunetoreve te Berishes njehere e nje kohe, qe aq shume i ka zene tmerri sa as sot e kesaj dite nuk guxojne te kthehen ne Shqiperi.

Po per ti vene kapakun, Berisha edhe lukun e ka ndryshuar. Tani nuk ka me pardesyra te bardha me rripa ne mes po vishet “trendy” me jelek pak a shume njelloj si Veliaj.

E megjithate pavaresisht ndryshimeve 14 Shtatorin tjeter po patet prekur diku me Z. Berisha, mos beni gabim te dilni per te takuar dike qe ju kerkon ne telefon e aq me pak te dilni per gjah. Me mire kalojeni mbyllur ne shtepi se me sa duket ai per ate dite e le gjithmone per te paguar faturen ose sic thote populli per te lare hesapet.

14 Komente

Aida, je mundu te besh humor po ja ke fut kot, ama kot fare.

Sidoqofte me pelqen fakti qe ka cupa te reja qe perpiqen te shohin me sy kritik ate qe ndodh ne politiken shqiptare...

 

 

 

S'ka ndryshuar, eshte zgjuarsuar smiley

Sdo mend qe ka ndryshuar, tani ai eshte 10 vjet me i rritur. Marshallah kapni ndonje gje me dore se mos bie me sysh.

Kjo goca ka tall menderen, vetem se Sala kroniken roze e ka TABULARASA,

per te tjerat ka ndryshuar DHE a e din ti goc se kush eshte ai ndryshimi i madh pa sarkazma.

SALEN SOT E KONSIDEROJNE "L'ULTIMO DEI MOHICANI", dmth

ISH POLITIKANI I FUNDIT I NDERSHEM...

Zarathustre, po te ishte te fliste kshu si flet ti Zarathustra, atehere Frojdi do ta titullonte "Keshtu foliZarathustra..nga maja e thanes"!

smiley

Ndoshta Niçe në vënd të Frojdit smiley

Yes, lapsus smiley Thanx

Dhe gjëja më e bukur pas gjithë këtyre llafeve, vërtet që Sala ngelet alternative e vetme për t'u votuar.

Në vënd që të votj njerëz të tjerë që si program politik kanë vetëm gjetjen e difekteve të Salës, do të votoja Salën... të paktën ky ka bërë ç'ka bërë, por nuk do të jetë aq hajvan sa të përsërisë dy herë të njëjtat gabime, garanci që të "tjerët" nuk mund ta japin.

atehere Frojdi do ta titullonte "Keshtu foliZarathustra..nga maja e thanes"!

Po se ka shkruar Frojdi o ta marrsha, që ngele duke dhënë mend poshtë e përpjetë.

Unë u flas drejt, ju adminët mi fshini.

Po nuk lihen ca qënie azat mer, pa samar e pa kapistër. Se thonë çudira pastaj.

Edo, atë që thua më lart e thonë këtej si barcaletë. PASOKU kishte 20 vite në qeveri. Edhe mbështësit u thonë: Mos e vrani mendjen, ne do ju votojmë derisa të mësoni si të qeverisni. smiley

I vetmi ndryshim eshte se ka ndryshuar mendimin per veten.Nese ne 97 per nje cast/nje ore/nje dite  (mbase) pati dilemen e madhe te ikte perfundimisht nga politika,  tashme eshte bindur perfundimisht se ne kete vend dhe ATE pozicion ka ardhur me urdher te  Zotit dhe vetem me lejen  e Zotit  do te largohetsmiley

ALSO SPRACH ZARATHUSTRA

Berisha ka ndryshuar doemos . Gjate viteve deri nga 2000 ai perfaqesonte nje bande hajdutesh arrogante te pa cipe,pa asnje skrupull dhe e quante Parti dhe Shtet Demokratik burrerrore.

Tani Berisha perfaqeson nje superbande  hajdutesh ,me shume arrogante dhe e quan Parti Gerdecare -edhe femerore . Po ka ndryshuar edhe ne nje  pike  . Tani zgerdhihen me shume neper ekrane .

të paktën ky ka bërë ç'ka bërë, por nuk do të jetë aq hajvan sa të përsërisë dy herë të njëjtat gabime, garanci që të "tjerët" nuk mund ta japin.
 

Ke "te drejte" o Edrus, ky ka bere c'ka bere i ka fut dhe nje gote vere me pas, dhe e ka harruar, dhe ka perveshur menget te beje procken tjeter te radhes!! 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).