Rruzarja e D. Mesulit

Shumë prej jush kanë lexuar gjatë vitit që shkoi poezitë e Dritan Mesulit, që poeti i ndante me ne përunjësisht, një nga një, në bllokun e vet virtual. Dritani i ka përmbledhur pjesët në një libër të titulluar “Fjalët e rruzares”, të cilin na e dhuron në avantpremierë në formë numerike.

Me një printer, dy kapëse metalike dhe tre lëvizje, “Fjalët e rruzares” bëhen të prekshme. Ato qëndrojnë rëndë mbi tavolinën e punës e të thërrasin herë pas here gegnisht, lakonike e me zë të fortë, për të të britur si dashuri e tretur, për të të dhembur si vëlla, për të të dashur si nënë, e për të të dhënë dritë si meshë e gemit që lulzon n’plasë të gurit.

T'u rrit' nera, Dritan Mesuli!

Shkarko "Fjalët e rruzares"(PDF)

12 Komente

Akullnaja, të falenderoj për punën mjaft të mirë që ke bërë!

Dritani ka me të vërtetë shumë vargje që të bëjnë të drithërohesh!

te lumte qe e vure kete shkrim e dashur Akull.

dhe suksese Dritanit!

Poet qe me ka lene mbresa  e dhuruar emocione me vargje te jashtezakonshme. Ka dinamizem shpirteror Dritani, ndjenja qe te tronditin. Mund te them pa dyshimin me te vogel qe eshte nje nga me brilantet e blogosferes. Trishtimi i tij eshte buke e embel dhe e ngrohte.

Dialekti eshte ajo qe e ngre ne tjeter hemisfere. I love it.

 

Nuk e di nga humbi blogu i tij, por nese ka ndonje lidhje tjeter, mund te ma tregoni.

 

Urime kapiten perzemersisht.

Dritan, sukese mik edhe ta nigjosha perhere te miren kado te shkosh!

p.s. Akull tu rrit nera edhe ty qe e solle ketu. smiley

 

Cun i talentum me tere mend !

Mua me prekin poezite e ketij. Ta ngulin gozhden ne zemer.

Suksese Dritan !

Tushe, a te kam than mos u merr me Lezhjanet, po s'te nigjo koka ty jo smiley

leshjanet ?  smiley

Sjam marre naihere per zotin.

Nqs e ke mik poetin mos me provoko tashti se filloj une dhe i prish temen. Ska lezet. Hik tutje !!!  smiley

 

jo sdu !

Akullnaja flm per kete prurje te mrekullueshme!

mugesa e kapitenit aq te talentuar ishte mjaft e ndjeshme.urime kapedan!

Gjeneral!Sado me vonesë,të përshëndes.As që dyshoj në vlerat dhe,them pa frikë,je nga poetët me vlerë.Je një alter-ego made in Martin Cama.

Akullin e përshëndes për altruizmin e saj që ia dyfishon vlerat si njeri,së pari,dhe si krijuese po me aq vlera.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).