rrugë dhe rrugica

I.
Kjo rrugë e prishur vënde-vënde
Gjymtuar si vajtje-ardhjet tona
Në pjesën e dënuar të kryeqytetit
Ku vendasit nën zë bëjnë dallimin
            Midis europianëve dhe të tjerëve
Një shtresë e hollë zifti
Pret të shtrohet këtu
Tre ditë para zgjedhjeve
    Për tu hequr përsëri
            tre ditë pas tyre
Si pretendimet tona mbi dashuritë
e gjymtura, si vajtje-ardhjet tona
Në pjesën e dënuar të kryeqytetit.

  
II.
-Fmijt jon bo kallkan.
-Edhe unë jom bo dru.
-Veç aty t’rri menja.
Heshtje.
-E kom medjen ke Moli që puno jasht gjithë notën.
-Edhe unë gjithë notën menjen ke puna e kom.
-Po,po. Puna jote osht qejfi.
Heshtje.

  
Kuajt digjen nën akull.
Karroca sillet si lugat në lagje.
Kush e ka kismet të varroset në dimër?
Karroca dorëzon një sobë.
Zëra të mbytur. Do ta djegim Mol.
Po, po do ta djegim. Flej rahat.
Minutat digjen nën akull.
Qetësia është mbuloja e dimrit
   mbi të vdekurit që presin të varrosen
     prej të gjallëve që presin të vdesin.
Dimri i ndan jetët në kutiza fati
Pa mbrojtje, pa akuza, pa dëshmitarë
Ka plane që megjithë kërshërinë e hënës
Vetëm dimri i di.

  
-Si s’thu nji herë i fjalë të mirë.
Heshtje.
Dimër pambarim.
-T’du shum.

22 Komente

Flor-o! .... (sa inot qe komentet nuk kon audio, se kjo "Flor-o" qe sapo te thashe, shqiptohet vetem ne trekendeshin alidem-vorribomit-selvi. Nga tirona re psh, ky do ishte slang i papranueshem. pra ku e lam...) Flor-o! Cer do porosisesh? Paguj un' mer, c'ke ti? O zjushe, t'lutna, fernet branka, ose jo jo, cer kojaku keni, mo t'mirin, bjere per ket zotnin! ... dopje, kuptohet... s'ke nevoj me pyt!

Ne note me serioze: copera si kjo me lart, kam i fryk, fratello, qe me gjiFFF respektin e pamate qY kom per Peshkun, dun stomaqe te tjere e enzima nryshe me u metabolizu tamom!

KUDOS! Respekte! Ene dy si kjo, dhe e di vete si kom per ta von emrin!

wow!!!!

PS gripi vazhdo, por cer s'na vret, na bo mo t'fort, o flori! (me theks te rrokja funit)

Kete poezi (te dobet  e aspak perfaqesuese  te krijimtarise se F H) po e konsideroj te ngjashme me hudhren  qe duhet te mbaje  autori per te mos iu marr m'sysh krijimtaria  e tij e vertete (lol)

ps. apo m'u duk mua e dobet  dhe nuk e ka fajin poezia ndoshta smiley

po whisper, ajo qe ke thon te "ps"-ja osht!  smiley 

Vjersha e mesiperme (per mu gjithnji) eshte nje margaritar ne llojin e vet! Une per vete jam pa fjale! Pa fjale!

Jam plak gazmor që dehem nga rakia, 
Ku rrugës më ngacmon një pijetore, 
Pastaj me zor shtyj këmbët tek shtëpia 
Në çaste vape, shiu apo dëbore.
Dy sytë e mi, të dy si xixëllonja, 
Largojnë njeri-tjetrin, qajnë e feksin 
Dhe dy pastruse rrugës si dy zonja, 
Më duket se plot nderim më presin.
Jam plak çapkën, i çmendur nga rakia, 
I çmendur jam, por jam shumë i gëzuar. 
Dhe si Sokratin plak në shan Sadija, 
Sadija ime, grua e bekuar...

 

dhe nje haiku qe pak a shume thote se "Pere buzederri shpjegon golat e Brazilit, ndersa ne cigaret na kane mbaruar".

 

Whisper, eshte nje folk i super-rrafinum qe vetem me erezat e folkut te esnafeve te tiranes (zanatcinj, tifoza me 17 nentorin) mund te merret tamam. si sushi qe nuk shkon po nuk e ngjyve pak...

 

si sushi qe nuk shkon po nuk e ngjyve pak...

Eh, dhe kur sjemi ngopur ne shqipot, te pakten e kemi ngjyer nje cike smiley

-Si s’thu nji herë i fjalë të mirë.
Heshtje.
Dimër pambarim.
-T’du shum.

Ketu ja plasa gazit, mesje, se gjithe ai tension e ngrice gjate rrefimit poetik me shtyu aty vetiu. Flm persrit!

Ndihem mire. S'kom cer me thone! E lexova ene i her, (efekti whisper), por jo. Osht birinxhi!!!

-Si s’thu nji herë i fjalë të mirë.
Heshtje.
Dimër pambarim.
-T’du shum.

Ah, mer ah, do vdesim ene s'do na mori veshT njeri...  smiley  

ndoshta, Cim, ndoshta smiley por une  mendoj se difekti qendron te hibridi: te perzierja e elementeve  evgjitoromantike e socialo erotik..te perzjerrja  e zhargonit  dhe dialektit  me gjuhen e paster me figuracion te bukur vende vende...lol.....Pra poezi hibride m'u duk smiley  dhe jo folk...m'u duk si dikush qe ka veshur kostum  e gravate  firmato, nderkohe  qe ne koke mban nje qylaf tere zhul (lol)dhe ne kembe nallane  te drunjta...

Do ishte e bukur besoj nese do kish shkruar ne nje gjuhe te  vetme, pak rendesi ka zhargon apo letrare, por jo perzjerje te tyre...

nejse...keshtu  e mendoj une...

Do takohena dhe do flasim. Imagjno, ti kthehesh per ne shpi (alidem, fundshekulli 20), me cante ne dore, duke menduar "shkencen e modhe", dhe dikush qe me nje feltere (=tigan) po skuq dicka (ksaj i thuhej "kerme", me fal e?) anes gardhit, te asgjesonte formulat dhe cdo kuptim mbi jeten kur te thoshte: "o prEfesor, mos rri i vranum".

Eh mer Tan, osht jete paralele kjo, tjeter univers, me beso.

smiley ok, Cim...

qe te jem me i qarte, une e kuptoj sh mire cfare me thua, por kembengul te defekti i hibridit ( me sakte strofa e dyte dhe e fundit, qofte si zhargon e qofte si ide  qe duan te percjellin  me duken si te futura dhunshem ne kete poezi si per hater te alidemsave lol  dhe  stonojne shume me te paren e cila eshte vertet  e shkruar bukur  dhe me strofen "kuajt digjen nen akull...etj..." e cila mund te ishte edhe mbyllja e poezise) . Provo njehere ta lexosh ate poezi duke i hequr  ato pjese qe permenda me siper  dhe besoj do te te tingelloje vertet  poetike

ps. dhe qe te bindesh qe nuk e kam aspak kundershtine te qebabtorja me tym...lol  lexo me poshte dicka timen te viteve me pare:

 

Ne mejhane...

Mejhanja tym...
mbi vozin e vjeter
aty le te rrime...
Usta..dy krika birre...
sill edhe nje tjeter...
edhe dy berxolla...
(po munde edhe nje vrime...)
te kendshme...te ngrohta...
si shalet e holla
te kurves qe sot
ne prehrin tim lodron
e neser qe pa gdhire
e kafshuar molla
nuk do i bjere ne sy
atij qe heshtur shkon...
Na ver dhe nje cike muzike
violine cigane...
ngrihu jevga ime...
jevge e rralle azgane
tundi gjinjte e tu nen mustakun tim
dhe djersen mes tyre do e pi me fund
do te te puth zhuritshem....
do te te kafshoj ne fyt....
Pi ...akoma pi...
pi.. edhe lepij...
do behem jevgu yt...
Hej usta...usta...
mes tymit na shkoi jeta...
genjyem... na genjyen...
se prapthi prap' xhaketa...
dhe prap' ne rruge te madhe
eh... dynja me halle...
ashtu sic na rrefyen...
ne stilin rus ruleta...
vjen dhe prap' shkon...

__________________

 

 

 Flor, nuk besoj se merzitesh  nga keto replika  ee? smiley

do behem jevgu yt...

...  smiley  ... ka dicka nga zotimet kjo: "do mobilizohem", "do permiresohem". Anej nga ne thonin "shyqyr qe na boni Zoti jevgj me bo pak qejf...  smiley

 

Tan, s'munda me vazhdu qepari. Edhe une e kuptoj problemin e hibridizimit qe thua; kam pershtypjen qe lexuesi duhet te jete pak i parapergatitur per thyerjen ketu; gje qe shkakton ndoshta nevojen e nje leximi te dyte. Fqinjerimi i zhargonit si ketu me sublimen e poezise per mua eshte mese normal. Ideja e Izabeles qe dialogu degjohet nga dritarja eshte gjetje shume elegante, qe kete poezi ta shijosh natyrshem. Strofa e fundit eshte e hatashme. Vargu i fundit eshte I VETMI qe do jepte penelaten ala van gogh te periferise tiranase te lene pas dore. Une e kam te jetuar dhe mbi lekure ate ndejsi/realitet. "si nuk the nji fjale te mire/ ...t'du shum" jane elemente me ndikim gati eksuberant per dike qe e njeh ate bote.

S`mu duk se ka ndonje gje "evgjitoromantike" ne kete poezi. Pjeset e dialogut (dialekt) jane te ndara nga rrefimi poetik (gjuhe letrare). Kjo ne vetvete nuk eshte domethenese, sepse fare mire mund te ishte dialekt jugor apo me verior; dialekti percon nje fakt te thjeshte, eshte nje happestance, dhe une e shoh utilitar ne ate qe e ben me te vertete thelbin e vete poezise.

Dakort, s`eshte nga me te mirat e Flor-iut, por besoj qe eshte nga me te vecantat.

Ato dialogjet ne zhargon, une i lexova ( imagjinova) si te degjuara nga ballkoni, ose me mire te them nga dritarja ( se ben aq ftohte sa nuk mund te rrish dot ne ballkon). E pare ne kete kendveshtrim, nuk mu duken sikur nuk shkonin me te teren. Mendoj qe autori i ka dhene per te theksuar mizerjen e te ftohtit dhe te ftohtin e mizerjes. Edhe mendimi im eshte qe eshte poezi e mire, por jo me e mira e fh.

Shiko, eshte nje lloj tjeter poezie. Por qe eshte poezi me art dhe pa brima nga kullon uji, eshte. Thjesht eshte nje gur lumi i ndryshem nga ato qe ti koleksionon, por ti nuk ke asnje aresye bindese per te shpjeguar se guri i kuq eshte me i bukur se i ziu.

P.S. "Ti' jam "une" dhe thjesht po flisja me vehte

smiley

Mos u zini.

Thjesht ju ka marre malli te gjitheve per qofte te qelbta me mish qeni ke Tymi  me qepe te njoma, salce kosi, gjys panineje dhe nai shishqebap shoqeruar me birre kriklli me gota me brymë smiley

smiley 

Pra Cim  qe te jem me konkret  dhe te mos tingelloj se po flas kot ne ajer...    ja si do dukej  poezia qe po diskutojme e zhveshur nga ato pjese qe (sipas meje)  ia ulin vleren poetike :

 

 

Rruge dhe rrugica

Kjo rrugë e prishur vënde-vënde
gjymtuar si vajtje-ardhjet tona
në pjesën e dënuar të kryeqytetit
ku vendasit nën zë bëjnë dallimin
midis europianëve dhe të tjerëve...
Një shtresë e hollë zifti
pret të shtrohet këtu
tre ditë para zgjedhjeve
për tu hequr përsëri
tre ditë pas tyre
si pretendimet tona mbi dashuritë
e gjymtura, si vajtje-ardhjet tona
në pjesën e dënuar të kryeqytetit.

  
Kuajt digjen nën akull.
Karroca sillet si lugat në lagje.
Kush e ka kismet të varroset në dimër?
Karroca dorëzon një sobë. Zëra të mbytur

“Do ta djegim Mol.”
“Po, po do ta djegim. Flej rahat.”

Minutat digjen nën akull.
Qetësia është mbuloja e dimrit
 mbi të vdekurit që presin të varrosen
 prej të gjallëve që presin të vdesin.
Dimri i ndan jetët në kutiza fati
pa mbrojtje, pa akuza, pa dëshmitarë
Ka plane që megjithë kërshërinë e hënës
vetëm dimri i di.

  

 

Si te duket keshtu?  Nuk mendoj se ne kete rast do i humbiste  dimensioni folk  sic e quajtem... 

Whisper, natyrisht vazhdon te jete e bukur, por nuk eshte e njejta gje. Ka dicka puritane, qe i ngjason akullores monoflavor (psh vanilla only; ajo me siper do ishte psh "rocky road"  smiley  )

Te kom kthy pergjigje edhe te Mejhania, just so you know. I'll be(come) your jevg.... etc etc...  smiley  

rrofshi per zgjanimin e konceptit  smiley

po i shkruj do rreshta ndonese e di qe ska me i lexu njeri mas asaj temes me çmimin e pjeshkut :-D

Mos u eksitoni vellezer.  Eshte poezi dhe kaq (TM Sol-i). Gjoja e modhe eshte qe vazhdojme me shkrujt edhe mas kaq vjetesh. Poetet jane ata qe e shofin te keqen e se rregullojne dot, jane ata qe gezohen e qeshin por s'u shtohet jeta.  Poeteve iu duhet me zhdrivillu qe nga hallet e insekteve te Sahares, tek levizjet repetitive te grave e deri tek unisoni kor-ial i universit. Jo pak çikerrima qe iu duhet gjet vend. Shtoi kesaj faktin qe gjerat ndryshojne, e ne nuk; ne vetem pershtatemi.

Qe nga shkrimi me sy, tek ai me zë, tek pendet e pallojve - ai me dy gishta e tani, tek ai me dhjetë, vijimesia e te shkrujtmes kur tejngopja me fjalen dhe ridekorimin e saj, koha - kohes behet qorruese, eshte si vijimesia e notit ne tallaz. Ta keni  ket me siper prej meje, e une pra nuk jam poet i mirefille.

Amator.

Naj kamardare here mas here sikur te genjen...e vazhdon. Nga ana tjeter sa me shume i iken bregut, me p;ak shance ka ta rruash mjekren, e, zoti do ta gjeje nje cope ishull.

Nga i cili prape do kesh deshire te kthehesh tek njerezia ne breg.

Sa ne te thella paske hyre edhe ti. Leri more njerezit t'i shijojne poezite. Ti edhe i sjell, edhe thua s'bejne. Edhe ia fut me not per nga ishulli, edhe kthehesh prape kendej nga bregu.

Na more ne qafe tani. Edhe poezite me kishin ngelur manget mua. E kam folderin e gjerave qe me pelqejne full, por ti sec sjell ca gjera qe le te themi, edhe po s'gjeten vend ne folder, marrin persiper ta "rename"-in te gjithe ate smiley

 

1-poezia e mrekullueshme

2-Em,mos u deshpro aq shume se une t'kuptoj fort mire,eshte ligji i bilançimit s'ke ç'bo smiley

3-tushe, t'honksha paninet,ene taljont vdesin per qebap smiley

4-Whisper ,duket qe ne bardhoshet ishim n'zborr se qeket knoq me jevgat smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).