Rrofte Palestina!

Rrofte Palestina!

Artan Pine

Indiferenca qe karakterizon situaten palestineze dhe gjithcka qe ka te beje me popullin palestinez rrezikon te denoje dhe te lere ne harrese per te disaten here kete njolle te zeze te ndergjegjes perendimore. Nje histori e nderthurur me gjak, me vuajtje dhe terror, qe mbush faqet e gazetave dhe hapesirat televizive ne menyre te mbrapshte dhe shume devijuese mbi ate qe insistojme ta quajme "drejtesi".

Viktimat nuk numerohen me dot dhe i referohem vetem viktimave fizike, pa numeruar jetimet, te dhunuarit dhe te gjithe ata qe kane pesuar traume te forte psikologjike, te cilet ne nje te neserme mund te shtojne radhet e atyre qe kerkojne shkaterrimin e Izraelit. Dhuna e ushtruar ndaj qytetareve palestineze ne Gaze shenon nje pike referimi ne historine nderkombetare, me te cilen do te kemi te bejme shpesh ne kete shekull te ri.

Terrorizmi, ky term kaq i shperdorur dhe i perfolur, eshte justifikimi kryesor per sulmin ne shkalle te gjere qe forcat e armatosura izraelite ndermoren kunder forcave te Hamas-it ne Gaza, por ne te vertete goditen me nje dhune te papare popullsine e pambrojtur palestineze. Ne te gjitha gazetat me te medha, apo ne televizionet me te ndjekur nga publiku, menyra me te cilen trajtohet kjo situate te shtyn te besosh sikur viktimat e pafajshme te jene izraelitet, dhe djajte terroriste - palestinezet. Nuk eshte absolutisht nje gabim informativ, behet fjale per nje propagande te gjere mediatike te mbeshteur nga shtetet perendimore dhe aleatet kryesore te SHBA. Keta te fundit jane dhe mbrojtesit me te vendosur te politikes izraelite ne rajonin e Lindjes se Mesme, po keta qe ne rrymen famekeqe te luftes kunder terrorizmit i dhane shtysen vendimtare makines ushtarake cifute, dhe rezultatet e kesaj mbeshtetjeje na paraqiten ne formen e nekrologjive.

Cilet jane terroristet e vertete? Te gjithe jemi te bindur qe te hedhesh ne ere nje lokal, nje autobuz, etj. dhe te vrasesh njerez te pafajshem eshte nje akt terrorist. Te leshosh raketat Qassaam mbi shtepite e qytetareve izraelite te pafajshem eshte vetem nje akt i mizorshem terrorist. Kuptohet lehte qe referimi ishte per palen palestineze, per Hamas, per OCP e dikurshme te Arafatit. Historiografia nderkombetare dhe mendjet me te ndjeshme te inteligjencies perendimore nuk kane reshtur ende te denojne keto akte makabre qe kane si perfundim final vetem vdekjen dhe urrejtjen. Deri ketu jam tejet dakord mbi gjithcka, por problemet (dhe me kete nenkuptoj censuren, devijimin e lajmeve, akuzat per antisemitizem) fillojne te dalin ne pah kur analiza prek krahun tjeter te konfliktit, Izraelin. Mbi terrorizmin cifut nuk kemi shume lajme apo publikime te njohura, por edhe ne ato pak raste qe mund te hasim, epiteti terrorist evitohet me shume skrupull nga shtypi dhe mediat perendimore. Duke filluar qe nga vitet 40-te te shekullit te shkuar mund te permendim hedhjen ne ere te hotelit King David qe ishte dhe shtabi i pergjithshem i forcave angleze ne Palestine, kur kjo ishte nen mandatin Kombeve te Bashkuara, pak perpara pavaresise se shtetit te Izraelit. Atentati terrorist ne te cilen humben jeten dhjetra ushtarake angleze u krye nga organizata hebraike paramilitare Stern. Pushtimi i paligjshem i territoreve palestineze qe ndoqi pavaresine e Izraelit do te denohej nga organet e OKB, rezolutat e te ciles ne shumicen e rasteve do te zhvleresoheshin prej vetos se SHBA. Ne luften e Libanit te 1982 ish komandanti i shtabit te pergjithshem izraelit i asaj kohe, Ariel Sharon do te lejonte forcat paramilitare libaneze te djathta, famekeqet falanga maronite te masakronin palestinezet e paarmatosur ne kampet e refugjateve Sabra dhe Shatila. Ironia e fatit ishte se ne kete periudhe kur ushtria izraelite luftonte kunder militanteve palestineze te OCP ne lagjet e Beirutit gjeneralet cifute studionin taktikat ushtarake urbane qe ushtria gjermane perdori kunder cifuteve te getos se Varshaves, kur keta te fundit organizuan nje kryengritje te armatosur kunder nazisteve. Bombardimi i papritur i nje lagjeje te Tunizit (kryeqytetit te Tunizise) ku mbeten te vrare dhjetra pjesetare te OCP dhe disa dhjetra qytetare te pafajshem do te shenonte nje akt te ri terrorist ndaj nje shteti aleat te SHBA. Ne 2006, po ne Liban, mbi 1000 te vrare do te ishin viktimat sakrifikuese te bombardimeve izralite, kryesisht ne kryeqytetin Beirut. Ne 2008 ne Palestine pervec perdorimit te bombave me fosfor te bardhe, te ndaluara nga normat nderkombetare, nga ana e aviaconit izraelit patem fatin e keq te shihnim edhe si bombardoheshin shkollat, spitalet, xhamite deri edhe magazinat e ndihmave te OKB. Duhet te shtoj dhe dicka tjeter per te cilen pak flitet. Izraeli disponon nje arsenal ilegal armesh atomike qe mendohen te jene rreth 100 njesi. Eshte ilegal ky arsenal, sepse shteti izraelit mohon ekzistencen e tij, por nuk lejon Agjensine mbi Energjine Berthamore te OKB qe te kryeje inspektimet e rastit ne territor. E te mendosh qe e gjithe bota shokohet nga fakti qe Irani kerkon te zoteroje energjine atomike per funksione civile. Ne kete analize te krimeve terroriste izraelite per efekt sinteze nuk permenda perdorimin e lendeve kimike anti-biosfere, perdhunimet, burgosjet e paligjshme, torturat, ekzekutimet e shenuara ndaj individeve te caktuar pa nje vendim gjyqesor, shkaterrimet abuzive te shtepive, ndertimet e paligjshme te koloneve cifute ne territore palestineze, akte genocidi, etj. te cilat populli palestinez po i duron mbi kurrizin e vet prej dhjetra vitesh. Perseris pyetjen: "Cilet jane terroristet e vertete?".

Populli palestinez ne keto dite qe mbajne akoma era gjak meriton ate drejtesi qe i eshte mohuar prej kohesh. Realiteti nuk premton asgje te mire dhe as presidenti i ri amerikan qe duhej te misheronte te ardhmen e re nuk duket se do ndryshoje shume nga politika qe ndoqen parardhesit e tij, pra nje mbeshtetje ekonomike, politike dhe ushtarake pa kufi ndaj Izraelit. Derisa kjo gjendje te jete e njejte, atehere mund te thuhet pa asnje dyshim se asnje shprese konkrete nuk do te ekzistoje per Palestinen. Kjo nuk do te thote qe njerezit, pra vete ne, nuk duhet ta ngreme zerin mbi kete apartheid ne Lindjen e Mesme. Le te ulerijme dhe deri ne qiell te arrije zeri yne, te çjerre erresiren, dhe te ndeze qiellin me britmen çlirimtare...Rrofte Palestina!!!

38 Komente

Le te ulerijme dhe deri ne qiell te arrije zeri yne, te çjerre erresiren, dhe te ndeze qiellin me britmen çlirimtare...
____________________________________________

Eh medet halli per mendte e krese !

Ne vend te kesaj, une do te ulerij :

O na mbyten hajvanet o Zot piskuriq qe nuk ua fut nje shtupe ne goje e te na bien veshet rehat !

O na mbyten hajvanet o Zot piskuriq qe nuk ua fut nje shtupe ne goje e te na bien veshet rehat !

Ka pas kenduar dikur nje kenge Francesk Radi:

Ne Vietnam o shoke, bombarduan prap sot

Sindroma e njeriut internacional. Ndjeshmeria internacionale disave u mbyll syte perpara problemeve tona akute. Po shkruani more njehere per Kosoven, Presheven, Shqiptaret e Maqedonise dhe pastaj tregoni dellin internacional.

Nuk ka mundesi Spiritus,

Ne Vietnam o shoke, bombarduan prap sot

 

Kjo eshte kenduar solo me kitare. Si te ra ndermend sot ?  Keto nuk mund ti mbajne mend perdoruesit e FB -se ! smiley

Pra duhet te nenvleftesojme ate cka ndodh prej dhjetra vitesh ne ate toke te shkrete?!!!

E kam then ketu ne peshk dhe e perseris prap ate qe me ka then Norman N.(mbijetoi ne L2B, nga miljoneret me te medhenj cifut ne bote):" Ate qe na bene Anglezet nuk na e bene as Nazistet"..

spiritus, e ke kopsit...

 

 

...nje shkrim eshte  ,nje opinion personal dhe nuk eshte nje kushtrim !

 

nuk eshte shkrim internacionalist, flet per nje fenomen te kufizuar ne kohe e ne hapesire, nga nje kendveshtrim human

"Ne Vietnam o shoke, bombarduan prap soNtE"

Jalla.... o spiritus...  (halla ime nga gropovethi kjo...)  smiley  smiley 

Ka shko e hudh grepin ene ti...  smiley  

Nigjo, po te bi Morandin un ty, me "c'era un ragazzo" per ksi variantesh, se anej ishte "qyngjia" n'fakt.

Nel petto un cuore più non ha.
ma due medaglie o tre...

Stop ! Coi Rolling Stones !
Stop ! Coi Beatles, stop !
Nel petto un cuore più non ha.
ma due medaglie o tre
tatatatatatatatatatata

E megjithate filmi "Floket" sintetizon gjithe filozofine e nje brezi te humbur me kot... arkivolet me ushtaret e rene ne beteja po vijne...mbuluar me 40 ujet e krenarise ko(m) betare  ... nje mantel fjalesh hedhur mbi kufoma (L.Aragon) Amen!

Si vajti kjo pune keshtu... jemi katandisur si mos me keq... Kane humbur idealistet, nuk gjen asnje per be.

Ah sikur te ishnja nja 24 vjet e 7 muaj me i ri, pa do te merrnja dyfekne me gjalme e do ta hidhnja mbe sup, dhe do te dilnja maleve per lirine e Pallestajnes.

E do te linja nje mjeker te gjate kacaku, e do te merrnja nje pamje fisnike pe Ce Guevare, e do te leshonja nje kushtrim anembane botes :

PO NGREHUNI JU ORE TE MUNDUAR
ME KOSA DHE DRAPERINJ MBE DUAR
E T'I KALLME DATNE ARMIKUT CIFUT
E TE KEMI PERHERA NAFTE E MAZUT !

SE SHQIPTARI NJEHERE LIND DHE VDES
PRANDAJ DHE NUK FLE GJER MBE MENGJES
NE MEJTIME ZHYTUR PER MEMEN PALESTINE
NGRIHU T'I BIEM FYELLIT MBE NJE VRIME !

SE PASTAJ USHTON SEMAN SHKUMBINI
FORT PO CIRRET AI SHQIPTAR TRIMI
QE GJITHE BOTEN NGA DUSHMAN' CLIROI
E NE JETE TE JETEVE LAPIDARIN TEK KROI !

ps : kush e ndjen ne gjak dhe ne shpirt qe duhet bere diçka, ju lutem me shkruani ne kete adrese : umevdekperlirineepopujve@tiubiemcifuteve.bum">dumevdekperlirineepopujve@tiubiemcifutev...

A te erdhi mire kur te ndihmuan te huajt ne 99 per kosoven? jo se mua mu be zemra mal kur filluan bombardimet e OTANit

Popujt e vegjel, si puna jone, qe abuzohen e pesojne genocide te vetmin shans e shohin te solidariteti njerezor. Te pakten te llafi i mire...

C'flet ore ! Kujt i erdhi mire qe na dolen zot, mua ?

Jo gringo jo, ato dite gjendesha ne Palestine, krah per krah me vellezerit e mi palestineze, duke djegur flamurin dhe foton e atij kelyshit te shitur tek cifutet, Bill Klintonit.

Kur ra bomba e pare ne Serbi, m'u duk sikur te me kishin rrezuar shtepine, sikur te me kishin vrare babe e nane, e moter e vella. Dhe pernjehere dola ne sheshin e Martireve ne lagjen Gozhda dhe Bulona te Gazes dhe shpreha zemerimin tim te pakufishem kundrejt jankive te qelbur amerikane.

Miqte e mi palestineze ndiheshin shume te fyer per vrasjet e te pafajshmeve ne Serbi. Me dridhej mishi kur mendoja viktimat serbe, ushtaret trima qe goditeshin neper kazerma.

Jane shqiptare te tjere ata qe u gezuan nga sulmi ndaj Serbise, qe mos pafshin dite keta shqiptare, na moren erzin duke u bashkuar me amerikanet dhe cifutet e pashpirt.

Ufffff pse me fute ne kujtime se m'u ndez gjaku tani, do vish ti te luftojme per Palestinen tone te dashur ? Te mirepres, jemi vellezer, e duhet te gjendemi ne dite te veshtira.

aaa po, se ne koken tende prej antirrote palestinezet dhe serbet kane kete aleancen e vjeter e te hekurt antishqiptare. Po po, palestinezet jane muxhahedine, fondamentaliste islamike, ultranacionaliste, ergo, pro serbe.

Me fal qe te fola, se te paskam shqetesuar, gabimi im, po tani e kuptova kush qenkerke

Solo se i vonume je ti kaihere o burre!

Lene mos u lodh kot se ate qe boni Kara-Bushi ne kokat e ktyne s'ka çbllokues halesh ta nxjerri! Rrezik as matrapiku s'i bo dermon.

Të provonin kosovarët të bëheshin kamikazë në qendër të Beogradit, pa do e shifshim sa mirë do na vinte sot.

Kur u rrëzuan kullat binjake, Palestina ishte në festë.

Po mer, sherndanin karamelet grate...

Maj men grun e presorit tim, qe e ka pa shume mire boten, me thojte e frustrume: nuk i kuptoj, ato (grate) po shperndanin candy...

... nderkaq neper rruget e Atlantas periferike shifshe rednecker me trucks, ne xhamet e te cileve shkruhej "Bush, kick ass".

Popull mer, edhe anej, edhe knej... uff amon... gjindje pashkoll' zotni hetus....

  Fshihet një naivitet brenda këtij internacionalizmit ore Emo, sa më duket më shumë se i ligjëruar ndëshkimi me ironi të fortë fare si raki Përmeti* 22 gradëshe. Ça t'i bosh tashi shumicës së ktyne mështetësve të Palestinës pa kushte, që sia dinë kimenë rakisë. smiley

 

Unë popullit të Palestinës, mundem vetëm t'i jap mëshirë dhe keqardhje. Për të tjerat nuk jam i kualifikuar të shprehem.

 

* ti lexoje Skrapari po deshe. smiley

 

 

Harrohet dialektika e se drejtes shtegtare. Por nuk kane faj, se eshte muhabet i vjeter shume ky, nja 2500 vjecar - i te drejtes them.

E drejta s‘është virgjëreshë, kot e kujtoni të tillë.
Ajo s’kurvëron, por ju do me kushte

Spiritus, nuk di a e ke pa nji episod te Xherri Zainfeldit me purot kubane. Prit ta gjej ne yutube. Ketu e ke.

- Jerry Seinfeld, please?

- Ah, you must be the Cramer's guys. Come on in. You' got the cigars?

- What cigars?

- Cramer said you're supposed to bring back some cubans.

- We are the cubans....

...  smiley  smiley  smiley  

turqeta!  :-D 

Nje sekonde, mos beni naivet edhe rreshkisni si njala drinit. C lidhje kane grate qe shperndanin karamele me civilet qe vdiqen?

Popujt ne ato zona kane vuajtur, kane frustrime te medha, jane nen regjime fetare te ashpra e konservative (shfrytezuese), dhe per me teper shpronesohen e bombardohen prej kohesh. Patjeter qe ne nje moment turmat do te shtyhen drejt urrejtjes. Kjo nuk i jep te drejten asnje politikani apo lideri ushtarako politik qe te vrase civile.

Per me teper, edhe vrasja e ketyre civileve (1500) nuk eshte zgjidhje per problemin. Se mund te kuptohet njefaresoj vrasja per te zgjidhur nje problem (edhe pse mua me duket e papranueshme). Po kjo eshte absurde.

Nuk eshte internacionalizem, as globalizem, nuk po predikon njeri bashkim me palestinen, asgje e ngjashme. eshte thjesht solidaritet i njeriut per njeriun. Megjithate ndoshta autori ka nje kendveshtrim tjeter, une po jap timin.

Sol, energjite per "solidarnostin" harxhoini ne tjeter segment te popullates botnuere. E di si o puna? Me termodinamik. Ka nje energji qe nevoitet per intergritetin e materies si te tille. Energji e mrencme. I thot Entropise dil te dalim. Masanej ka nji energji qeter, "e lire", e Gibbsit (jo nga BeeGee-s, sado qe i dum ne ato australiont e poshterM, jo per internacionalizme por per tjeter gjo....), ene ajo osht n'fakt enegjia aktive ene vepruse. Ajo bo fajde ene te qit ne selamet nAper rreaksione. Po osht e limitume ajo, sol-o, finite, ene po e harxhove anej knej, tuj e shpernda si ato candiet qe thame, pa kriter, s'njel mo gjo per vete. Ene kur s'ke m'shpi, s'quhet sevap n'xhami.

Do te them nje storia d'AQO, e ndodhur jo shume larg pshatit Dobrushe. Ishte nji shpi me i goc te vetme. E martun. Vlleznit dojshin dasem te modhe. Baba thojte, po s'kena mer.. me cer me e bo? Jo, jo, kta djemt, do e bojm. S'jena pacake, s'jena lacarone. Ene e bon dasmen, lujti qeni i kallajxhiut, ka nuk erdhen per te mor pjese, me solidarnost, you know, "ja miqesi e pandare", "ja arme te pathyera" etj etj, shendeja e ciftit... e mire. S'njeli mo gjo n'shpi se u harxhu per dasem. Te nesermen cunat e shpise do iknin ne pune. Ene simas adetit donin me mor rroten e bukes me vete nen sqetull. "Ne nje shtrajce leshi nene gune". Po buke gekundi hic. Ku o buka, than? S'ka buk, tha baba, tani hani koqet e Ademit... (Adem qunin dhondrrin, qe thu tina...)  Ho mer qesh i cik, se s'u bo qameti... mos shif me gjet shum lidhje... slight correlation osht, and non-significant me at muhabene e Palestajnes.

Popujt ne ato zona kane vuajtur, kane frustrime te medha, jane nen regjime fetare te ashpra e konservative (shfrytezuese), dhe per me teper shpronesohen e bombardohen prej kohesh. Patjeter qe ne nje moment turmat do te shtyhen drejt urrejtjes. Kjo nuk i jep te drejten asnje politikani apo lideri ushtarako politik qe te vrase civile.

Pikërisht kjo më pengon mua tu jap të drejtë pa kushte. Po tua jap, çfarë do bënin ata me të?

Ata janë fatkeqë, të frustruar, të mbushur me urrejtje, me fanatizëm fetar etj etj.

Pro ndaj çdo iniciative për t'i ndihmuar, për t'i edukuar, për tu dhënë dinjitet human. 

 

"e drejta me kushte" eshte si puna e "shtatzanise se pjesshme". e drejta o eshte o s eshte. Megjithate ne shkrim flitet vetem per te drejten e jetes, e shkelur gjate bombardimeve te objektivave civile, s'besoj se e konsideron mjet edukimi per dhenie dinjiteti human kete...

Oh e paske kuptu gabim ket. Behet fjale per kalimin e mases kritike, pas se ciles ndodh shtegetimi i te drejtes. Koncept i vjeter shume i dialektikes greke, trajtuar me pas edhe nga Hegeli e natyrisht, Englesi.

Pra e drejta eshte nje sistem me "boundary conditions".

Sol,  nuk te qorton askush te jesh i ndjeshem dhe perdikosh humanizem dhe solideritet njerzor me kedo  qe lufton  per  nje kauz te drejte.

Personalisht me tingellon cuditshem angazhimi yne permanent per ceshtjen palestineze. E kam thene dhe here tjeter:  u lindem dhe po plakemi duke ndigju ne ket vend si lajm te pare vetem Gaza.Gropoveth me nji fjalesmiley

Spiritus, nuk eshte vetem angazhimi "yne" permanent. Edhe ne famemirin perendim brezat jane rritur duke pare lajmet mbi palestinen ne tv, duke ndjekur debatet politike pro dhe kunder izraelit apo palestines, dhe duke u angazhuar ne levizje sociale ne mbeshtetje te te drejtave te njeriut ne ate cep te botes, ose duke shkuar ushtare ne ate vend si paqerruajtes.

Une nuk e ndjej veten te angazhuar personalisht, sepse nuk e quaj angazhim te lexoj nje shkrim te dikujt tjeter, dhe te bie dakord me faktin qe nuk duhet te vriten civile. Ky nuk eshte kurrfare angazhimi nga ana ime (sepse jam i angazhuar ne ceshtje me nacionale e me lokale). Por kjo nuk me ben te mbyll syte dhe veshet per cka ndodh ne bote...

Ne te vetmin shkrim timin per Palestinen e Izralein, qe e nisa si analize te se drejtes fluide (festen sipas kokes) me nderhyrjet nderkombetare ne Kosove e mos-nderhyrjet e te njejteve nderkombetare ne Palestine, kam marre reagimin me te eger dhe me hakerrues ndonjehere.

Reagimi erdhi nga njohes te shkelqyer te realitetit izraelit (qe mua s'ma mbush me mendjen, sepse nuk ma mbush me as Izraeli vete, me gjithe perrallat e bukura qe jam e detyruar t'i besoj tek pres); ama sjellja njerezore s'eshte vecse nje imorale e virgjer, qe pretendon te jete e verteta absolute.

E perkunder te gjitha skepticizmave, beni mire qe i quani halucinacione idete se perplasjet shfarosese te se ardhmes kane per te ardhur nga fete, e jo nga bombat atomike.

E perkunder te gjitha skepticizmave, beni mire qe i quani halucinacione idete se perplasjet shfarosese te se ardhmes kane per te ardhur nga fete, e jo nga bombat atomike.

Pikërisht, pikërisht. Për këtë jam antiteist.

Nuk u jap dot të drejtë fanatikëve fetarë, asnjëherë!

 

Rrofte Palestina padyshim por ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte ne kete rajon sa te hidhet ideja e nje wstandarti nga komuniteti nderkombetar  kur krahasohet me rastin Kosova. E drejta, kur kerkohet me mjete te gabuara  dhe tejkalohet , kalon ne anen e kundershtarit.

Mjete te gabuara!!!!Rezistenca palestineze eshte mjet i gabuar?Nenshtrimi eshte mjeti i duhur?

50 vjet muhabet, edhe do perdoreshin ato mjetet e gabuara...sidomos kur kundershtari ka sherbimin informativ me efektiv, ushtrine supermoderne, shtet militarist, kontroll te burimeve te medha financiare, dhe lobe te forta kudo qe duhen

S na mbetet gje tjeter vecse te kthehemi te vleresimi i EH: Izraeli-kobure e USA ne Lindjen e Mesme smiley Kur hyn ne nje sherr nuk gjykohet vetem ai qe provokoi i pari por edhe tjetri per menyren si reagoi. Nejse , specialitet e ceshtjes palestineze mase kane te drejte.

Ne shumicen e komenteve vihet re nje cinizem i frikshem ndaj kesaj situate humane. Minimizohen fakte si psh. rezistenca e popullit palestinez, krimet e luftes, dhuna e pakufi, mohimi i te drejtes per te jetuar etj, apo me keq, ftohen qellimisht anetaret qe te perqendrojne vemendjen ne situata shqiptare dhe jo kaq te komplikuara e te largeta. Mbi Kosoven ka me shume motive per te qene skeptike dhe cinike. Atehere zoterinjte komentues le te perqendrohen ne shkrime te tjera, pa qene e nevojshme te hedhin balte mbi artikullin, meqe nuk i intereson dhe e meqe e konsiderojne medioker. Autori i shkrimit merret per nje budalla qe humb kohen kot. Nuk shoh asnje kritike konkrete mbi ate cka shkruhet ne artikull, por vetem opinione te vetkenaqura, konvencionale, konformiste dhe me kordinata te dehura. Kam ngelur i habitur dhe zhgenjyer nga menyra se si trajtohen shume ceshtje ne keto blogjet te ashtequajtura te majta. Ajo cka mungon eshte qartesia e se vertetes, nje pozicion i vendosur perballe situatave ekstreme dhe mbi te gjitha ndershmeria. Nga ana tjeter, si per radikalizuar kete tendence, ekziston nje mendjemadhesi snobe ne trajtimin apo kritiken pseudointelektuale te argumentave te thjeshte, te qarte, te mirenjohur dhe mbi te gjitha te vendosur. Per sa i perket shumices se artikujve te tjere, jo te gjitheve, qe karakterizohen qellimisht nga metafora te forta e te gjera qe mbartin nje ambiguitet te dukshem, apo per pozicione lehtesisht te negociueshme, atehere mbeshtetja eshte e gjere dhe komplimentet bien si kokerrat e bresherit. Ekziston nje si lloj frike nga ndonje ndeshkim i mundshem. Nese kjo eshte ajka e mendimit rinor te majte, atehere shume rruge duhet bere ende. Ka teper konvencione te mbrapshta qe merren ende gabimisht si te mireqena. Edhe pesha i infiltrimit ideologjik ndihet mjaft ne keto grupe e blogje te majta. Kujdes duhet pasur edhe nga infiltrimet me konkrete, sepse me duken shume te pranishme.

ke te drejte o tristan. por medet!!! keshtu populli jemi, ishalla kemi buke per te ngrene dhe neser. Levduar qofte kush na e jep...!!!

Jooooo!!!! Nuk jemi i atille popull. Une jam pjese e atij populli dhe nuk ndihem i pasqyruar aspak ne ate pershkrim. Ashtu si une ka edhe shume te tjere. Fatkeqesisht po na mesojne, po na indoktrinojne qe te behemi te tille dhe rezultatet duken, por jo gjithcka eshte e humbur. Shpresat dhe vullneti nuk duhen humbur, anarkia totale po na pret....smiley

No arabs, no terror

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).