RRETH TIRANES PER 80 LEKE

* * * Nga cikli “Aventurat e Arifit ne Tirane” * * *

RRETH TIRANES PER 80 LEKE

Nga: Dorian Matlija


Ne vend te prologut…

Ky shkrim eshte endur diku andej nga koha e zgjedhjeve lokale 2007, por per arsye etike, dhe per te mos u ankuar edhe une se pse ne Puke rizoto ka shume pak fruta deti, atehere vendosa ta lexoj vetem vete. Kur erdhi nje kohe tjeter, miku im AK, pasi mori persiper ta gjente nje mundesi per botim, nuk e botoi por gati sa nuk e sabotoi duke e harruar ne tavolinen e EQ. Keshtu i vetmi vend ku shqetesimi im per nje transport urban te paorganizuar, jo per mungese fondesh, por per injorance dhe mosperfillje te vendimmarresve, mund te behet publik, eshte FB. Miqte AK dhe EQ me detyrohen me kete rast nje kafe per te kompensuar leket e internetit…

* * *

Kishte kohë që nuk i binte rasti të mendonte se një mjet tjetër transporti ishte edhe autobuzi, kjo mbase ngaqë Arifi ishte mësuar të kishte komoditetin e makinës sw tij. Por pikërisht ky komoditet tashmë kishte zënë rradhën në servis dhe ai u bë pjese e trafikut te kembesoreve qe lemojne shollet e kepuceve te tyre ca ne trotuare e ca neper rruget e Tiranes. Ndjesia e pamesuar e kembesorit i vuri ne levizje te gjithe energjite e tij mendore per te gjetur si mund te levizte me shpejt dhe pa u lodhur shume dhe ja... mendimi gjenial i beri t’i kujtohet autobuzi, mjeti qe dikur ishte me i zakonshmi dhe me familjari per te gjithe. Arifi ishte diku tek zona qe e quajne "burgu". – “Unaza, - tha me vete, - me duhet te kap autobuzin e unazes se nuk do te kete tjeter". Mendja i shkonte te kujtonte hartat e vjetra te levizjes se autobuzeve te transportit urban te udhetareve ne kohen kur shteti nuk te lejonte mjet tjeter levizes qe kishte me shume se tre rrota. Iu kujtua linja Kinostudio-Kombinat, aq shume e rrahur nga ai-femije, iu kujtua Tirana e Re, Porcelani etj, etj. Te gjitha linjat kishin emra pikash referimi dhe mbaheshin mend mire. Kerkoi rreth e rrotull dhe ne momentin kur degjoi qafen t’i kerciste, pa nje stacion autobuzi dhe nga njerezit qe rrinin aty prane, kuptoi se kishte pare vertet nje te tille. U nis drejt tij duke u perpjekur per te kuptuar se ku mund ta shpinte ajo linje. "Do kete ndonje gje te shkruar" - mendoi me vete, - "Edhe jashte shtetit keshtu e bejne, dhe bashkia do kete organizuar ndonje gje te tille sot ne prag europianizimi". U rrotullua rreth ngrehines se stacionit, por me kot, nuk kishte asgje. Pyeti. "Unaza" - i thane. U qetesua, te pakten tani e dinte ku do te perfundonte. Nga njera ane pallatet Agimi - destinacioni i deshiruar - ishte me larg se ti binte rrumbullak, por mendoi se edhe rrumbullak nuk eshte ndonje gje e keqe, pasi perseri do te perfundonte atje ku duhej. Ne fakt ai donte te shkoja tek Libri Universitar, por nuk kishte aspak idene se si mund te kombinonte dy linja bashke. Hipi ne autobuz. Instiktivisht kerkoi te mbahej te nje nga hekurat e ftohte dhe te nikeluar, ku dukej imazhi i fytyres se tij te deformuar cilindrikisht. Nderkohe qe ulte pak me dore ca floke qe dukeshin te ngritur, ndjeu nje ere te forte duhani jocilesor. Pa e gjetur ende se kush ishte duhanxhiu i paedukate, skanoi me shpejtesi tavanin dhe panelet anesore te autobuzit per te pare se ku ishte ajo tabela e famshme "ndalohet duhani, ju falenderojme per mirekuptimin". Ne vend te saj syri i ndeshi me nje reklame te stisur keq grafikisht dhe qe fliste per nje qender estetike. Ja nje tjeter per ilace rrobash, ja dhe nje per pica, aha kjo po qenka e bukur me ato dy z-te e medha e te kuqe. Po ajo e duhanit ku ka humbur? Mos!... kjo tjetra qenka reklame duhani... a ka ndonje antireklame duhani gjekund? Duke kerkuar Arifi shihte se gjithcka qe shkruar ne frengjisht dhe e vetmja gje qe kuptonte me intuite ishte se xhami perballe mund te thyej ne rast rreziku. Duke u endur neper fjalet frenge, nje djale i ri qe vinte ere qepe i zgjati doren. E pa me habi dhe nga levizja e kokes dhe e mimikes i beri te kuptonte se po i thonte "cfare dreqin do?".

- Leket – tha djali.

- Sa?

- Dyqind mo si te tere.

- E ku e di une sa eshte, une nuk e frekuentoj autobuzin.

- Cfare nuk i ben ti autobuzit...?

- Lere fare, urdhero leket.

Kaq dhe djali qepngrenes i dha nje bilete te vogel ne dore. "Mos valle nuk eshte me ndermarrje publike dhe eshte privatizuar?" mendonte Arifi me vete. Ne fakt fatorinon e perfytyronte me uniforme qe te pakten ta dallonte nga pasagjeret e tjere. I hodhi nje sy biletes dhe aty lexohej me shkronja te vockla "Republika e Shqiperise". Ja pra sherbim publik qenka, mendoi. Me poshte lexohej "5/2005". "Shume te vjetra keto biletat" -tha me vete - po te ishte vere tani do ishte bere relativisht e mire". Me shijen e mire te veres ne mendje nuk kuptoi se kishte nje cope here qe kishin ndaluar dhe se nuk po ecnin me asnje meter. Jashte dritares, perballe, kishte te njejten peme te palevizsshme. Nga uf-bufet e pasagjereve, sidomos e atyre qe rrinin ne kembe si Arifi, kuptohej qe durimi ishte sosur dhe se kishin mbetur ne mes nje trafiku te pashprese tek tregu i famshem i Medresese. Tashme dhe shoferi kishte hapur dyert ne shenje ftese per te zbritur nga autobuzi per ata qe kishin humbur durimi se bashku me kohen e vyer. "C'presim me? Ikim...Ketu do plakemi" - i bertiste nje plake nje vajzeje te re, qe mesa dukej i qante hallin me shume asaj se per vete ishte plakur mjaftueshem. Bashke me to doli dhe ai. Ec e ec ne mes te nje balte te bere capraz nga gomat e makinave, arriti nje tjeter autobuz perpara. Hipi. Pagoi leket tashme tek nje djalosh qe nuk mbante ere qepe. Era e duhanit ishte e pranishme si era e parfumit ne ne nje dyqan parfumerie. Ketu gjeti vend per t'u ulur dhe kontrolloi sa kohe kisha harxhuar kot. Ora i thoshte shume. Ndoshta me mire do te kishte arritur me kembe. Levizja ec e ndalo harmonike e autobuzit i solli gjume. Jashte kishte shume njerez qe perpiqeshin te lyenin vetem kepucet me balte dhe te shpetonin pantallonat, sidomos vajzat e reja te pashoqeruara ne ndonje veture baltemosperfillese. Por atehere kur mendoi se i shpetoi trafikut ndeshi ne nje tjeter ne afersi te zones se "Brrylit". Avazin e hedhjes nga nje autobuz ne tjetrin tanime e kishte mesuar dhe pa u menduar fare beri nga dera, e cila njelloj gjendej e hapur. "Epo keta shoferat" – tha Arifi me vete - "ja paskan marre doren dhe te thone te ikesh vete per ta share trafikun jashte dhe jo brenda autobuzit". Me ne fund diku ne kthine per syrin hapej nje pamje e gjere. Ishte nje nga rruget me fame te Edi Rames. Ishte Lana. Gjeresia e rruges dukej sikur thoshte me mburrje: "Ha ha ha .... Ketu nuk ka sesi te mbetesh ne trafik. Po ndodhi jam gati te kepus uren time me te mire". Gjeti nje autobuz qe nuk po perfillej dhe aq shume nga njerezit, por ai ama e ndoqi dhe hipi ashtu ne ecje. Tashme ishte bere klient i rregullt e pa pretendime. E dinte qe duhet te shquante dike qe kerkonte leket si fatorino. E njohu nga fytyra. Nuk e dinte pse keto fatorinot po i kuptonte tashme nga mimika qe donin dyqind leke. Ishte eksperienca e udhetarit publik urban. Ky autobuzi i fundit ishte me i mire, fizarmonike dhe per me shume gjerman. Kishte shkrime gjermanisht ngado. Duke qene se gjermanishten e kuptonte me shume se frengjishten u argetua duke lexuar derisa arriten ne nje stacion qe nuk e priste. Ishte xhamia e famshme e Et'hem Beut ne qender te Tiranes. "C'ne?" - pyeti - "Nuk duhet te benin xhiron ne unaze?". Nuk mori pergjigje se gjithkush zbriti nga autobuzi dhe per te mos mbetur fillikat, ndoqi turmen. "Hej dreq! Tani me duhet te vete me kembe deri ne qender dhe te gje ku eshte linja qe te con ne Tirane te Re, nese quhet akoma keshtu". Ndjeu lodhje, me shume nervore se fizike. Tani nuk po zbavitej me. Kishte plote 1 ore e gjysem qe endej si turist neper zona te kthjelluara dhe ta pakthjella te Tiranes. Kishte shume pune dhe pak kohe. Doli tek shatervani i dikurshem, atje ku tashme dikush lante kepucet. Edhe kepucet e Arifit ishin bere per t'u lare, por nuk kishte aq shume kohe dhe aq pak turp. Pa nje stacion autobuzi. Vajti ta vizitonte nga afer qe te mesonte se ku te shpinte. Perseri nuk kishte asnje tabele sqaruese. Ca me lart vetmonte nje tabele e verdhe me ca orare dhe titullohej “Pleqer pa vetmi”. Nenqeshi me kete gabim drejtshkrimi sepse shumesi i fjales plak ben pleq dhe jo pleqer... Jo… ne fakt shkrimi ishte ne rregull, vetem se kishte rene nje germe “i” pasi duhej te ishte “Pleqeri pa vetmi”. “Paska kohe qe askush nuk kujdeset per pikat mbi i” - mendoi. "Kinostudio-Kombinat" shkruhej mbi nje autobuz qe po rrekej te hapte krahun per te ndaluar aty prane. E kuptoi qe ishte ne stacionin e gabuar. Vajti me tutje tek nje tjeter stacion. Kamza. Vajta tek nje tjeter. Perballe tij ishte stacioni qe po afrohej nje tjeter autobuz qe shkruante "Tirana e Re". "Ky duhet te jete" - bindi veten. Si kishte mundesi qe nuk kishte asnje lloj orientimi per linjat, stacionet, etj.etj.? Ku dreqin jemi ketu? Ne nje qender perfekte ne imperfeksionin e saj. Nderkohe qe filozofonte me mllef, dikush pak me tutje thyente ca euro. Kambisti e habiti me shkathtesine e numerimit te parave. Pas njerit klient vjen nje tjeter. Perseri nje numerim rrufe, si e vetmja gje e shpejte ne horizont, sepse autobuzi qe priste Arifi ishte ende jashte rrezes se shikimit te tij. Me ne fund nje i tille erdhi mu perpara kembeve te mia dhe ndaloi krejt indiferent dhe nuk hapi asnje dere. I beri me shenje i cuditur ndersa shoferi indiferent si autobuzi i tij, nuk levizte qerpikun, ndonese e kishte vene re shume mire. Me ne fund vendosi te thyeje heshtjen dhe hapi dyert. Puf-pufet e dyerve u degjuan me fort se zakonisht.

  • Si te vene punet byrazer? – tha me ton gjysem ironik shoferi
  • Do me venin me mire po te shkoja deri ne Tirane te Re – iu pergjigj Arifi
  • Po jo ketu, tek tjetri andej
  • Po pse ky autobuzi jot nuk leviz? – pyeti i lodhur
  • Jo, ketu eshte vend per pushim. Ky nuk eshte stacion. Mos shiko qe ka baraken dhe stolin.
  • Si ore nuk eshte stacion? Po atje perballe tek Teatri i Operas a eshte stacioni i kundert?
  • Jo or byrazer se ky eshte nje vend kot qe rrijne autobuzet.
  • Hajde luks hajde ... mesi i Tiranes dhe paska vende kot. Epo keshtu eshte kur nuk ka asgje te shkruar
  • Byrazer, ju qe vini nga migracioni pisk e keni sa te mesoheni ca. – i qau hallin shoferi
  • Jam tirons e jo emigrant – sqaroi Arifi – por kam makinen me defekt dhe prandaj me duhet autobuzi, por kjo pune qenka lesh e li e nuk po i marr vesh stacionet fare...
  • Atje tek 15 kateshi shko se atje eshte vendi

Duke falenderuar “byrazerin” bujar iu drejtua stacionit te vertete te Tiranes se Re. Hipi serish. Rremoi xhepin per qindarka serish. Hulumtoi per fatorinon serish. Asnje tabele serish. Asnje shkrim shqip serish. Asnje harte linje serish. Asgje. Nje sherbim sa per te lare gojen. Nje barrake qe pinte karburant per te cuar njerezit kuturu. Megjithate, fatkeqsisht ishte dicka me te cilen mesoheshe. E trishtueshme por e vertete. U mundua te zgjidhte dicka te kendshme per te pare gjate kesaj cope te fundit te odisese me te bezdisshme qe kishte ndermarre. Syte i kryqezoi me ato te nje vazje te re e cila kishte shtrenguar fort violincelin e saj nga frika se mos i thyej. Dukej sikur stresi ja kishte akorduar telat edhe kesaj vegle druri dhe ishte gati te nxirrte tinguj te tharte inati. Ne sfond degjohej nje kenge ku nje ze i njohur recitonte Zhurme...Zhurme...Shume shume zhurme....shume zhurme, shume zhurme.... Shume shume zhurme... sa zhurme....

Duke veshtruar nga dritaret, imazhet e kullave binjake, kryeministrise dhe presidences, qe kalonin si kuadrot e nje filmi me metrazh te shkurter, kuptoi se po arrinte me ne fund atje ku deshi. Filloi te qetesohej sepse tashme diten e punes e kishte humbur krejt dhe nuk ia vlente qe te lodhej me dhe te ndiqte ritmin. Te pakten nje gje perfitoi nga e gjithe kjo mesele. Beri nje udhetim turistik neper Tirane vetem me 80 leke... dhe shijoi nje qytet me rruge te shtruara, por me kulturen e rruges. Turp..Turp ...Shume shume turp ....shume turp, shume turp.... Shume shume turp...sa turp ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).