RREGULLSI NGA KAOSI

Kur dëgjoj të flitet për lexim ose deshifrim mbishkrimesh të tilla si ato të Vincës ose të Mesaplikut, ose të tjera petroglife dhe vizatime simbolike gjithnjë më shkon mendja te lajmet e herëpashershme për imazhe me natyrë hyjnore, zakonisht të Krishtit ose të Shën Mërisë, që shfaqen në objekte nga më të ndryshmit – trungje [...]

3 Komente

Xha xha, teorite e kaosit jane jo pak te komplikuara dhe shpesh rregulli eshte nje perfundim jo vetem logjik, por edhe i pashmangshem i proceseve ne kaos. Libri i Kohonen Self Organizing Maps (SOM) eshte bere tashme nje titull i famshem ne kete domen, vetem se eshte tejet teknik (nuk eshte per tu rekomanduar per masen me nje fjale). Kjo thjesht per nje terheqje vemendje ne raportin kaos - regull si te tille, jo per tjeter gje.

Emigrant, e kisha më tepër fjalën për atë lloj rregulli që e gjejmë nëpërmjet perceptimit shqisor, jo atë tjetrin, që zbulohet nëpërmjet analizës së të dhënave. Për shembull, ata që merren me EVP, marrin shirita magnetofoni të regjistruar në heshtje të plotë, dhe i dëgjojnë të amplifikuar, derisa ndeshin në zhurma të cilat i interpretojnë si fjalë të të vdekurve. Një tjetër shembull është forma e reve ose e njollave të testit të Rorschach-ut – produkt i kaosit (dhe i rregullave që mund t’i nënvendosen kaosit, p.sh. fraktaleve), por syri dallon aty ndonjëherë forma të njohura. Në historinë e muzikës rock, ka pasur raste kur fansat kanë gjetur, të shpërndara nëpër albume, fraza kriptike, p.sh. “Paul is dead” në një këngë të Beatles, çka u bë shkas pastaj për një thashethemnajë gjigante; ose “zbulimi” tjetër i çuditshëm, se albumi “The Dark Side of the Moon” i Pink Floyd i përgjigjet pikë për pikë, nga pikëpamja e sekuencimit në kohë, filmit “The Wizard of Oz”, të vitit 1939.

Xha xha, kuptoj. Cfare doja te theksoja ishte karakteri deterministik i kaosit. Per te bere nje analogji me zhurmat dhe perpjekjet per te kapur sinjale (sistematike) ne te, ne statistike "Gabimin" e quajne shpesh "white noise". Gabimi ne vetvehte eshte nje modus operandi e jona per te hedhur diku paaftesine tone per te shpjeguar-parashikuar nje dukuri. Paftesia vjen si rezultat ose i mungeses se informacionit/te dhenave, ose i mungeses se metodes studimore, ose i te dyjave bashke. Ama duhet te jete e qarte qe nuk ka kaos ne kuptimin popullor qe i japim ne, nuk ka rastesi si te tille (randomness). Ne thjesht emertojme (e kemi zakon kete) gjera te tjera me emra qe shprehin paaftesine tone - me se shumti njohese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).