Rollin’ North on 85 (Why didn’t we do it in the road?)

Po të le, Atlanta,
Grua e bukur që s’flet fjalët e mia,
Natën,
Turpin nga dritat e tua
Më mirë e mbaj
Se diellin e nxehtë të zhgënjimit.
Je grua
Libaneze me buzë të trasha
Dhe gjinj qumështi të lodhur
Që përton të bjerë,
Në restorantin poshtë diellit “Salar”,
Je ngopje,
Grua e lindur nga mesi,
Mbushur si zarzavate e zezë,
Zbrazur nga pirunj obezë;
U zgjova,
Ana jote e shtratit
Zhubër pa kureshti,
Librazhd
Kur mendja kërkon liqer,
Gjol me liker,
E ti dhegrryer prrenjasi,
Atlanta,
Truall i shogët,
Me njerëz transplantuar si flokët
Në çaçka djerrë,
Shkulur nga vise të tjerë
Ku harbojnë filizat.

North I-85 braktisja,
Zift dhe vija-vija
Tradhëtia,
Dritat e tua vdesin mbi paqsyrat e mia që grahin
Mes ajrit të ngjeshur nga tropiku dhe vetëdija
Venitur me zagushitë e ditës.

Sy të xhamtë dreri flakërijnë në udhë,
Shkon te e dashura në anë tjetër
Të highway-t,
Do vdesë me siguri,
Do e vrasë civilizimi njëdrejtimsh
Me djegie të brendshme.
E megjithatë:

“Why don’t we do it in the raod,
Why don’t we do it in the raod,
No-one will be watching us,
Why don’t we do it in the road”?

Djemtë e mirë janë prishur gjysëm shekulli më parë, Atlanta.

Çdo kohë prish djemtë
Si fruta harruar mbi tryezë,
Djemtë prishin vajzat
Me pirunë obezë,
Fermente djemsh
Okside të errët
Mbi pjeshkë të kafshuara
Me babëzi të penduara.
“Welcome to South Carolina”,
Një pjeshkë të kafshuar hodha pas,
Pështyma ime faqeve të saj
Do thahet si boja mbi fytyrë të Xhokondës,
Do plasaritet
Me detaje gjeometrike moskuptimi.

U shpëtoj paraleleve duke nxitur drejt veriut,
Paralelet si laqe
Ngushtohen gjerësisht çdo minutë e sekondë
Shpirtin t’ma marrin në pol
Të durimit.

Nga mitra e rrugës kilomitrat klonuar,
Përsëritje rreshtash
Hipnozë,
Që larg të zbehtë hotele luksozë,
Me dritat klonuar gjithashtu,
Çdo linjë ndarëse korsie një rresht i vrarë poezie,
Çdo dritë e zbehtë hoteli një sy i fikur dreri,
Stacione gazi të dyshimta
Zhduken anash si zymtira nate,
Dialekt jugu dhe zezak bashkë
Me ashkla copton foljen ‘ask’,
Pyetjen e bën sopatë,
Sopatën pyetje,
Të dyja godasin mprehtë në asht;
Makina me ulçer,
Bosh serbatori si stomak superstari,
Ndaloj,
Kepucë e dyshimit vret e ngushtë
Në kallot e frikës,
Sy të zbrazur nga mirësia,
Fytyra vjedhur nga xha Tomi,
Ngjitur si gravura të errëta mbi mure të pistë,
Orvatje për blues,
Nuk pranojnë kartë krediti
Nuk prodhojnë krizë,
Më të mençur se uollstriti,
Janë të “krahut të gjelbër”
Këta të zinj bjerrakohës të karburantit jugor
Pa emër.

Kam ftohtë.
Dy jorganët e Karolinave më ranë poshtë nga supet,
Virginia,
Poezi në mur të WC-ësë
Në rest area,
Më përmend më shumë se amoniaku,
Më vret sinqeriteti,
“Here I sit/ brokenhearted/ had to shit/ but only farted”,
Mungesa e inicialeve
Të autorit më mundon,
Fundja një nickname, them,
Të paktën,
Ti s’u more as me politikë.
Pse s’gjen politikë,
Në muret e nevojtoreve të tua, Amerikë?
Romanca e tjetrit shpëlahet,
Automatikisht,
Me relè,
Rreze të ndërprerë,
Suzi i vogël u zgjua,
“Get your kicks/ on route sixtysix”,
Get my jive / on I-85.

Diku 85-a bëhet 95
Si dekadë problematike.
Why didn’t we do it in the road?
Why didn’t we do it in the road?

26 Komente

*mori kokoshkat, u ul kom permbi kome...

M'pilqejn shkrimet ku Atalanta, Librazhdi dhe Prrenjasi jane ne te njejten strofe smiley

Sa e bukur! Why didn't we do it on the road?

We only ask these questions when its too late. What's gone is gone, it never comes back. No use trying. I was reading on things like these this morning. About looking back at things we did wrong or people we wronged somehow and trying to make up for it. No use. And i felt sad.

pastaj lexova kete. dhe nuk isha me aq vetem.

5

PS. 95 nuk eshte fort e keqe. Plot me aventura per te zbuluar, te garantoj.

kjo eshte e madhe: “Here I sit/ brokenhearted/ had to shit/ but only farted”,

emo,

shume spontane... nice

why didn't we do it on the road?

sic e pershkruan me lart: jugu, theksi (ke harruar betonin e rruges)... all a turn-off smiley

oh, nuk e di cimo,

kur mbrrita ke librazhdi dhe prrenjasi mu bo koka corap.

librazhdi ene prrenjasi brenda poezise, ma largoi qejfin per momentin.

por do ti rikthehem, i promise smiley

Why didn't do it on the road, would be the correct grammar my friend.

Whatever....

Daniel, eshte nderfutje e bitellsave ajo... nuk eshte e imja (eshte CD playing muzike ne makine, ke edhe te tjera aty, psh wake up little sussie, route 66 )  ketu e ke...  smiley   

Ketu do me thene tjeter gje, nuk jane majmunet qe pa McCartney duke e bere ne rruge... po nejse; ta kam llafin une nuk mund te marr "the liberty" me ndryshu nje titull hit-i...

Flm per komentet!

Mua me pelqeu fotoja shume dhe them te marr poezine e emigrantit dhe te ulem kembekryq tek 85, nje kafe XL dhe ta shijoj, kush eshte afer meje dmth ne kete zone po te doje le te vije po kafen ta marri me vete se skam te paguaj.

Ah Blend, per foton, FLM eshte e nenkuptume, besoj.

Would be gramatically correct dejshe me thone ti plako?

Don't split hairs when it comes to poetry! smiley

 

Question for the masses!

How do you avoid sounding cynical when it comes to know-it-alls?

P.S.

Spare me the obvious answer of not leaving a comment at all...

...ku rri pula...smiley

 

ooooohhhhhh I didn't know you thoughts were so "deep"..... If you get offended that easy make sure to come clean first...... You had better know where chickens stand.....

Bullshit.

Keshtu tha njeri njehere, kur lexoi nje poezi metalixata, shkerrmoqur nen tokmake hekuri me forma pesekendore nen pjerresine 65°.

Ka mundesi qe ekziston nje semundje, (presje, merrni fryme) te cilen e kam vene re para plot dy vjetesh, ne nje poezi qe ma derguan ta perkthej ne JAPONISHT (sorry, kam mesuar japonisht autodidakt - konichiwa, meqe ra fjala), ta kete emrin "brein disfankshën ordër".

Poezia ishte pak a shume keshtu :

Ku po shkon keshtu o harketar
topash 82-milimetersh, me pushke ne krah ?
A mendon vertete se bota eshte prej ndryshku
hekuri te papunuar mire nen farken e supermenit ?
Jo, jo, harketar, gabohesh qe mendon se Hena eshte
kenddrejte, gabohesh qe mendon se acidi dezoksiribonukleik
ka forme tetraedrike ne mbajtese trekembalecesh !

S'mbaj mend me teper. Por mbaj mend qe kur poezia u botua ne nje gazete letrare japoneze, pas 3 oresh gjeta policine ne shtepi. Me akuzuan per nxitje vetevrasjeje. Kur pyeta cka ndodhur, m'u pergjigjen qe akti yt eshte i denueshem me 18 muaj burg ne nje ishull ku Edmond Kristo Dancja do te ishte lule. Plot 17 vete, japoneze te te gjitha moshave, kishin vrare veten nga leximi i kesaj poezie te perkthyer nga une.

Nuk e di c'fryme frynte ne kete poezi frymezuese, por di qe fryma e vdekjes kishte frymezuar plot 17 frymore te leshonin frymen e fundit.
__________________

Kurse poezia me lart me pelqen shume. Eshte shume e bukur. Mos me pyesni pse, nuk di ta them. Por ama ka 5 yje nga une. (Sekret : hera e pare qe votoj).

dezoksiribonukleik smiley

hur,

nga e gjete kete fjalen lart? Kur po e lexoja instiktivisht hodha syte tek nicku jot se mos kishte ndonje lidhje smiley

Po edhe ne kemi studiuar shqenca, ti mik(eshe) pa fill. Jam njefare shqencetari edhe une.

Tani te flas seriozisht : eshte e vertete qe para nja dy vjetesh rashe ne nje poezi qe, me besoni, ama me besoni symbyllur se s'ju genjej, thashe me vete se truri qe i ka shkruar keto vargje qenka ne fazen e big-bangut.

Nje poezi e gjate qe kur i dola ne fund, shkunda koken se kujtova mos dola nga ndonje tunel duke shtyre vagona. Nuk merrja vesh asgje. Por jo vetem kaq, nuk merrja vesh as pse ishte shkruar keshtu. Qe nje poezi te kthehet ne nje Fjalor Shkencash Gjeologjike, kete s'ma kishte marre mendja. Gjithcka ishte perfshire aty : fotonet, protonet, acidet, llojet e alumineve, te gjitha, boksitet, qymyrguri, hena hekurnikelore, njerezit me koka kubike, ne nje cast te dhene pickova veten se nuk e dija ku jam.

Nuk kam guxuar as t'i them atij poetit qe te nderronte zanat sepse shihej qe ishte i perkushtuar. Dhe une e kam provuar vete : te te thone qe ti shkruan si tutkall, ska gje me deshperuese. Sepse ti i futesh kesaj pune njelloj sikur te jesh i pari ne kete fushe, perkushtimi yt eshte nje perkushtim shenjtoresh te lare ne gjak (dakort dakort se nuk do filloj prape te lajthis).

Gre, me ka marre malli te lexoj nje poezi te tille :

Ne nuk e dime cfare themi dhe pse e themi
Ne nuk e dime as kujt ia themi dhe per ke ia themi
Por dime megjithate qe ajo duhet thene e sterthene
Sepse shpresa e njeriut mbi toke nuk mbaron sot.

meqe une nuk marr vesh fare nga shkenca jote kam pershtypjen se do i themi dhe sterthemi gjerat deri sa te merremi vesh smiley

Si mendon ti Hur si shkencetar qe je: a eshte me e lehte kur nje poeti i thone "lere se nuk je per kete pune" apo kur i thone nje shkencetari? Se qe ndodh ndodh ne cdo profesion. Ne s'ta thone keshtu troc i bien anes e anes. Po normal, pjese e kritikes me te cilen duhet te mesohemi.

Nganjehere kritika vjen ne formen e "ik mendohu dhe pak". Kjo eshte mire se vlen per te dy fushat.

Por, ne shkence kritika mund te kete edhe formen, "ik lexo dhe pak", psh. Po ne poezi, a vlen kjo?

Gre,

Ne e paca kuptuar mire postimin tend, them se ai eshte i shkelqyer.

Sa keq qe nuk mund ta zgjas shume biseden, por gjithsesi do te mundohem t'i them te gjitha pernjehere, dhe pastaj shihemi pas 24 oresh.

Poeti dhe Shkencetari.

Keto dy bote jane te ndryshme dhe madje te kunderta. Menyrat si e shohin ato jeten jane te papajtueshme. Poeti ngre qytete aty ku nuk ka asgje, ndersa shkencetari kerkon shenjen V (vertetesi) apo R (genjeshter) pas cdo fjalie te degjuar.

Per poetin, vlerat e vertetesise nuk kane kurrfare gjeje shkencore, dhe anasjelltas, per shkencetarin, vlerat e vertetesise nuk futen tek poezia.

Kur i thua nje poeti : ik o mik se s'je per kete pune, ketu duhet shume kujdes. Sepse ketu jemi ne subjektivizem te plote.
E kunderta ndodh me shkencetarin : t'i thuash nje shkencetari qe te shkoje me pushime se s'eshte per ate pune, kjo do te thote t'i vesh atij nje dosje perpara dhe t'ia numerosh te gjitha genjeshtrat qe ai thote ne lidhje me boten reale. Ketu jemi ne objektivizem te paster.

Mirepo, subjektivizmi i rastit te pare (ne lidhje me poetin) nuk eshte gjithmone aq objektive (dmth e pamenjanueshme). Sepse ne mund te jemi fare mire dhe objektiv ne thenien ndaj nje poeti : "ik o mik se s'je per kete pune."

Nga vjen kjo ? Kjo vjen nga mprehja e shqisave, nga nuhatja qe kemi. Nese lexon me mijera poezi, e sigurte qe ti nuk do te jesh me aq subjektive, sepse pervoja do te te kete mesuar ku eshte kungulli i papjekur e ku ai i pjekur. Njelloj si me veren : oenologu do nje gllenjke te vockel dhe ta thote cope ne sy : bullshit ! Nuk ka nevoje ta pije te gjithe shishen qe t'i bjere ne te se vera s'ia vlente.

Keshtu dhe puna e poezise : poezia eshte nje zanat. Nuk eshte as dhunti qiellore, as gjak mbreteror dhe as trashegim meleonash. Poezia eshte degjim, mprehje shqisash, veshtrim i ngulitur, heshtje gumezhuese, biseda pa ze, dhe te gjitha keto MESOHEN. Sigurisht, mesohen ose vijne vete nga jeta qe ke pasur, por nuk mund te themi se ato na i dergoi Krishti me email apo Muhameti me pellumb.

Dhe se fundi, eshte pikerisht sic thua ti : ne poezi vlen se tepermi madje urdherimi "ik lexo dhe pak". Dmth, i duhet thene poetit qe zanati i tij nuk fitohet para pasqyres duke u krehur dhe as ne tavoline duke pire me tre shoke. Per te shkruar, duhet te kesh c'te shkruash. E per te pasur c'te shkruash, duhen dy kushte : baruti dhe kapsolla.

Barutin mund ta fitosh nepermjet jetes tende, pervojes tende gjithandej, kurse kapsollen e merr nga LEXIMI i me te mencurve nga ti. Nuk ka rruge tjeter. Cdo perpjekje per futje ne territorin e shkences duke shpikur formula per te shkruar poezi, eshte e deshtuar.

Ja, tani shendet se poci im i reres u zbraz. Have a nice day.

Këtu folën për  Librazhdin, Atlantën, krizën, zezakët, theksin e jugut e ku di unë, por për Coca-Cola-n nuk foli njeri?!

E lexova tre here, Emo.

Pse?, per tre here qe e lexova me kujtonte tregimin " kodrat qe dukeshin si elefant te bardhe".

 

e ndjere dhe dritheruese Cimo si perhere

E bukur, me pelqeu.

Hurbinek; ".... Plot 17 vete, japoneze te te gjitha moshave, kishin vrare veten nga leximi i kesaj poezie te perkthyer nga une..."

Po ç'tu desh ta perktheje ne japonisht, nuk e dije se ata jane si te goditur. Te pakten ta perktheje ne arabisht, po te kemi parasysh qe ata shtohen si far e miut. 

Hurbinek.

Kam lexuar nje lajme te tille;

"Policia pas nje hetimi te gjate, doli me konkluzionin se nuk ishte poezia shkaku i vetvarsjeve, por premtimi i perkthuesit se javen qe vjen do sjell nje perkthim te ri".As.Ps

S'mora vesh gjo hic. Duhet t'jem n'trash n'emigracion. Agollin a Kadarene i kisha mo kollaj me i kuptu?

Flm per komentet!

treni, do kisha dash me te ndihmu. po nuk besoj se do bente fajde perpjekja.

@bardhi koka: meqe permende ate aromen, dhe meqe po flitet per poetin N. Gjetja te tema tjeter, po sjell nje poezi te Gjetjes qe sapo e lexova.

Ne pervjetorin e lindjes sime

Se si me shkrepi sonte ne moshen 50 vjec
te bej ne heshtje bilancin e jetes sime
me del se kam fituar shtatemijedyqind dhembje
dhe kam humbur po aq gezime.

Pesedhjete vite... kaq pat rrojtur i ndjeri
poeti i panjolle Xhinamedin Hafiz Ibn El Sabah
icili thone kronikat pati leshuar nje pordhe
Ne castin e dhenies shpirt (Allah!)

Gjithe te afermit thone ia paten krisur gazit
dhe nja dy ore e paten pase veshtire te qajne
ma jep dhe mua o Zot kete lloj entusiazmi
ne castin e ndarjes me jete-shakane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).