Ritratti nga Francesco Guccini.

“Ritratti” eshte, kronologjikisht, albumi i fundit i Françesko Guçinit. Dhe titulli nuk eshte i rastesishem. Ritratti,ne fakt, pershkruan shume personazhe historik, duke filluar una Uliksi e duke perfunduar tek Karlo Xhuliani, nje i ri i vrare ne Xhenova gjate mbledhjes se G8, duke kaluar nga Kristoforo Colombo dhe Ernesto Ce Guevara.

Ideja eshte e bukur, normal, por nje disk i bazuar mbi nje ide te tille, kaq ambicioze, thoshin zerat e keqinj para se te dilte albumi, ndoshta eshte shume edhe per nje poet te paster si Guçini. ( “Kujtesa ngaterrohet nga harresa / kush ishte Nauzika, dhe ku ishin sirenat?” thote nje Odise qe udhetimin se ka kerkuar kurre, por “Zoterinjete e Olimpit dhe njerez/ me detyruan nje dite qe te udhetoja” )Per fatin tone te mire, natyrisht qe gaboheshin. Asgje nuk eshte shume per ate kengetar qe ngelet njeri nga te paktet poet italian ne qarkullim. Dyshime? Mosbesim? Atehere me sa duket nuk e keni degjuar.

Posted in Ata që na kanë shpëtuar jetën, Muzikë

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).