Rinia mendjehapur e Erion Veliajt (që fle gjumë)

Rinia mendjehapur e Erion Veliajt (që fle gjumë)

Almir Rrapo


Shpresoj, o Mr. PR që ti të mos kesh te drejtë kur thua se rinia mendjehapur, apo të qenit mendje e hapur të ngjason ty. Nëse të qenit mendjehapur është të jesh si ty, vaj hallit hapësirës së mendjes, mendjehapur sipas teorisë tënde është padyshim të jesh në gjumë. Ne jemi shqiptarë dhe flasim Shqip dhe “mendje” në gjuhën tonë do të thotë “të ndjesh (me-ndje). Ndërsa soji jot dhe i shumë shumë bashkmoshatarëve të mi është kthyer në njeriun e përgjumur post-modern, që ka frikë të përqafojë një akt të lavdishëm politik dhe kur i shfaqet përpara zgjedh të bëjë nani-nani te doçkat e mamit. Në rastin tënd ti ke dy baballarë, Ramën dhe Berishën, zgjidhe vetë kush do të bëjë rolin e mamit. Pretekste të tjera po degjoj plot pse këta miqtë e bashkëmoshatarët e mi nuk po solidarizohen me 10 burrat që sot mua më bëjnë krenar, të cilët i kanë bërë ballë aktuales që kërkon të bëë një padrejtësi. Pretekste të tilla si po të solidarizohem mbështes LSI-në. Po të mos solidarizohesh o mik mbështet Salinë, dhe e ke parë mirë se ç’të bën ky po e le të livadhisë i lirë. Po megjithatë rrini më të qetë sot, se sot si Saliut si Rames i kanë bërë ballë 10 burra (siç na e ka zakoni ne shqiptarëve i bëjmë ballë të keqes në numra të vegjël). Le ta lëmë të qetë Erion Braçen të na fyejë të gjithëve prej institucionin që ku na përfytyron si komb, dhe të tallet me ata që për çfarëdo interesi po mbrojnë lirinë e votës tonë. Fundja le ta humbim dhe votën, se mesa duket nuk e meritojmë. Unë e them hapur për të gjithë miq apo familjarë, të njohur e të pa njohur me Partinë Socialiste apo me Partinë Demokratike, të djathtë e të majtë e çfarëdo qofshin, që herën tjetër që do të votojnë, tu vijë turp, nëse sot nuk i kanë përkrahur 10 deputetët e ngujuar në parlament. Dhe ju lutem shumë që të mos përmenden argumente si kush apo çfarë kanë bërë këta burra në të shkuarën, sepse qëndroni përpara një akti politik të drejtë, për të cilin e them përsëri, na bën krenarë, pasi një qëndresë e të tillë përballë tiranisë në një institucion si parlamenti po ndodh në vendin tonë. E shkruaj kete copëz me buzeqeshje sepse e di që çdo ndërkombëtari, që ne i shohim me aq simpati, sot i është shtuar respekti për kombin tonë dhe për politikën tonë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).