Rezyme e Keshillit te Ministrave.org ne kuadrin e 100 diteve

KryeMinistri Sali Berisha (dora vete) ka dale para gazetareve dhe ka bere nje rezyme te punes se tij por edhe te qeverise ne 100 ditet e mandates se dyte.

Viti 2009 ishte dhe mbetet viti i fitorjeve  tona me te lavdishme. Luftuam korrupsionin ne masen 182 % , shtepi me shtepi,  biznes me biznes, dhemb per dhemb madje deri ne piken e fundit te dhembit, saqe sot me krenari te plote ne deklarojme me shifra te sakta se Shqiperia ka zero korrupsion ne nivelin qytetar.

Ndersa ne vitin 2010 premtojme ta shkulim korrupsionin edhe nga institucionet shteterore.

Une dmth Qeveria ime shtroi 145.785.023. km rruge te reja, madje nga vrulli i punes kemi asfaltuar edhe rruge pertej kufitit me greqine, Maqedonine dhe pak fare nga Mali i Zi.

Une dmth Qeveria ime ka hapur 3 milione 78 mije e 987 vende pune dhe keto vetem keto 100 ditet e fundit.

Elektrifikova cdo cep te Shqiperise duke u kthyer ne vendin e pare ne bote qe e prodhon dhe siguron energjine ne vend madje eksporton duke bere realitet endrren shekullore te shqiptareve “Shqiperia SuperMega Fuqi Energjitike”.
 
Ua kam shtrire kabllin cdo familjeje shqiptare, duke u dhuruar internetin dhe sot numerohen 4.678.345. abonente te cilet kane non-stop linje 512 kbps.

E bera vendin tone nga "Shqiperia per 1 Lek", ne "Shqiperia 1 Euro".

Anetaresova ne mes te dites Shqiperine ne NATO duke realizuar endrren shekullore te NATO-s per tu bashkuar me mua, dmth Shqiperine.

Liberalizova vizat me Ohrin, Budven, Mavroven, Peqinin, Lazaratin dhe ishullin e Sazanit dhe sot mbi 3 milione e 457 mije e 23 shqipetare bredhin lirisht nga tu teket tra. . . trageti.

Ekstradova ne Shqiperi qindra-mijera kriminele qe vidhnin hurma ne bahcet e Evropes. Burgosa qindra-mijera vjedh-hajduta xhepi qe vepronin ne linjat e autobuzave urban.

Realizova endrren shekullore te shqiptareve : bashkimin e demokrateve me socialistet dhe si nje trup i vetem do te kalojme nga integrimi ne integrim nga demokracia ne demokraci.

Ne muajin korrik ne, dmth une do te pranoj lutjet e pafundme te Europes per te liberalizuar vizat me ta. Shqiperia nuk ka qene asnjehere me afer dhe me prane Evropes se sa ne kete vit i cili ishte si nje drite ne fund te nje tuneli. Dhe meqenese ra fjala, si mund te harrohet tuneli madheshtor, rruga e kombit i cili bashkoi Kosoven me Shqiperine.

Se shpejti me ftese time, vjen ne Shqiperi presidenti serb Tadic. Vizita e tij do te jete deshmia e miqesise se perjetshme serbo-shqiptare per te cilen kemi luftuar dhe kontribuar qe ne kohen e diplomatit krutan Skenderbeut.

Nese kemi kohe, do te mirepresim edhe Bake Obamen, por Bamkes i thashe “na rrofsh per vere” dmth eja ne Shqiperi kur te ngrohet koha.

Gjithsesi po e mbyll me nje urim per kreun e PS, Edvin Rama i cili vazhdon te mos pranoje arritjet e nalta te qeverise time dhe te hedhe balte mbi fitorjet e mia, te cilat admirohen nga mbare kumuniteti nderkombetar, evropian, dhe nga ai nderkombetar.  Une i uroj Rames, Gezuar Vitin e Ri 2010 dhe tu realizofshin deshirat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).